Sonntag, 15. Dezember 2019

Demush Gjonbalaj: LOKEMADHJA SHQIPËRI

Demush Gjonbalaj

LOKEMADHJA SHQIPËRI

Larg më ka degdisur jeta
E malli më përvëlon për Ty
Natëpërnatë të shoh në ënderr
Dhe zgjohem përplot me dashuri 

Oh - të kam si dritën e syve
Dhe më je e vetmja dashni
Ti më e bekuara e planetit
Lokemadhja ime - Shqipëri

1 dhjetor 2019

Freitag, 13. Dezember 2019

Raporti financiar i LSHKSH "Aleksandër Moisiu" në Austri

Atë që nuk e ka bërë deri më tash LKSHM, e bëri shoqata "A.Moisiu" në Austri. Sipas raportit të tyre financiar (2012 - 2019), del se fondi është menagjuar në mënyrën më serioze të mundshme. Prandaj, lirisht mund të themi se ky mund të jetë shembull i mirë edhe për shoqatat tjera simotra.

Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë "Aleksandër Moisiu" në Austri
Raporti financiar 2012 - 2019
(Klikoni mbi foto për ti parë ato në format të madh)
























Montag, 9. Dezember 2019

Kah i bie rruga për në Kleçkë?

Shkruan: Rrustem Xhemajl Seferi

Isa Boletini në konakun e Sefer Kleçkës

       Isa Boletini, pasi ia kthej pushken pushtusit gjonturk dhe pas luftes që e bëri në Boletin, shkoj të kusheri  i tij prej gjaku ne Isniq. Pasi qëndroj për disa kohe aty, një natë pyeti të pranishqmit që ishin në odë:
       - A din kush se kah i bie rruga për në Kleqkë?
       Isniqasit e gjeten një person që e shoqeroj Isa Begun deri në LLadrovc, në oden e Beqir Veselit. Dhe, pasi pushojnë pak aty, burrat e Lladrovcit e dërgojnë Isa Boletinin drejt e në kullën e Sefer Kleqkes. Me ta parë Isa Boletinin, Sefer Kleqkës filloj t‘i shndriste nuri nga gezimi qe ne konak i kishte shkuar Isa Begu, ky burr i lavdishem i Kosovës heroike.

       Seferi, me ta kuptuar se Isa Boletini kishte plagë ne trup,  dërgoj menjëherë një njëri të vetin në fshatin Shkozë për ta ftuar mjekun Shaban Mjeku, qe të merrej me kurimin e plagëve të Isa Boletinit.  Pastaj, Seferi njoftoj edhe miqte e tij besnik se ne konak i kishte ardhur Isa Begu, dhe njëri ndër ta ishte edhe Adem Voci nga Samadragja.

       Isa Boletin qëndroj tre vjet në konokun e Sefer Kleqkës, përderisa e mori veten mirë nga plaget që kishte marrë. Dhe nga kulla e Sefer Klqekës, ai bënte plane për organizimin dhe vazhdimin e luftës kundër pushtuesit. Kësisoj, Isa Boletini e dha kushtrimin dhe u bëri thirrje të gjithë prijësve të krahinave të Kosovës qe të mblidheshin në një kuvend të Verrat e Llukës,  për të lidhur besë që bashkarisht t'ja kthenin pushkën hasmit dhe të luftonin përkrah njëri tjetrit deri në çlirim.

       Vlenë të përmendet se nga ajo kohe, dy familje te respektuara krijuan miqësi. Kjo miqësi nuk u ndërpre asnjëherë dhe vazhdon edhe në ditët e sotme. Është fjala për familjet e nderuara të dy atdhetarëve, Sefer Kleqkës nga Kleçka dhe Adem Vocit nga Samadragja e Suharekës. Ishte pikërisht ideali i tyre i shenjtë për çlirim që i lidhi këto dy familje për ti qëndruar besnik njëri tjetrit dhe për të luftuar krapërkrah kundër pushtuesit të eger turk.

       Për luftën e Carralevës nuk ka shkruar askush më mirë se nipi i Isa Boletinit – Tafili, në librin e tij me kujtime në formë të ditarit me titull: "Pranë Isa Boletinit 1892-1916". 
Në atë liber tregohet se në lutën e Caralevës mbeten të vrarë e të plagosur 48 luftetarë. Nder ta ishin edhe vëllai i Sefer Kleqkës, Shaban Kleqka dhe kusheriri i tij Rexhep Kleqka. Tashmë, eshtrat e këtyre dy luftetarëve janë varrosur në kompleksin memorial të dëshmorëve në Kleqkë.

       Duhet cekur se gjonturqit u hakmoren në mënyrën më të vrazhdë ndaj familjës së Sefer Kleqkës. Ata ia dogjën shtëpinë dhe ia rrafshuan deri ne themel, kurse gruan Nailen dhe vajzën e Seferit - Fetijen, ia burgosën dhe ia torturuar në mënyrat më të tmerrshme fizike dhe psiqike. Mëpastaj, bija e Sefer Kleqkes - Fetija, rrefenë se në burgun e Prishtinës ishte edhe familja e kolosit të luftës për liri, Idriz Seferi.


Miku i mirë, për ditë të veshtirë!

       Një natë, bijtë e Adem Vocës sjellin në shtëpi dy kuaj të ngarkuar me miell. Pak më vonë shtrohet darka me të gjitha të mirat. Të gjithë fillojnë të hanë me lezet, përveç Ademit. Atij, sikur iu kishte ldhur një nyje në fyt. Ishte ngrysur në fytyrë dhe nuk hante. Nuk hante, sepse mendja i kishte fluturuar diku tjetër. Përderisa anëtarët e familjës së tij kënaqëshin duke e shijuar darkën e bereqetshme të asaj nate, Ademit iu kujtua miku i tij Sefer Kleqka, të cilit pushtuesit ia kishin shkrumbuar shtëpinë dhe ia kishin shkatërruar të gjithë pasurinë. E si mund të kënaqej Adem Voca duke mbushur barkun e vet, përderisa familja e mikut të tij t’mos ketë buke në sofër?! Në atë çast, papritmas, lëshoj një ofshamë dhe ca pika lotësh iu rrokullisën faqeve. Bijt e tij e vërejten menjëherë se diçka nuk shkonte.
       - Çka ke o babë, nuk ndjehesh mirë? – e pyeti djali i madh.
       - E si mund të jetë mirë baba ore lum djali, kur e di se familja e Sefer Kleqkës nuk e ka trohen e bukes në sofer…
       - Hajt o babë, nisja me hangër e mos ke dert se n’kofshim gjallë e shëndosh, po ta japim besën se edhe jaranin tënd nuk kemi me e lënë pa buk në sofër.
       Pas fjaleve qe i dëgjoj nga biri i tij, Adem Vocës sikur i erdhi shpirti në vend. Filloj edhe ai me hanger darkë.
       Dhe, ashtu si u tha edhe u bë. Të nesërmën, djemt e Adem Vocës arrijnë në Kleqkë. Kur i afrohen shtëpisë së mikut të babait, ashtu si e do rendi e zakoni,  lëshuan një zë:
       - Oooo Sefer Kleqka, a do miq?
       - Oooo mire se ju bjen i madhi Zot! – u dëgjua zëri i thekshëm i Sefer Kleqkës.
Seferi kishte dalur te dyert e oborrit për t‘i pritur miqte. Fshiu syte dhe përballë iu shfaqen dy djem,  me një kali që mbante në shpinë dy thasë me miell.
       - Për besë, ju duhet të jeni djemt e Adem Vocës se, edhe po i përngjani! – tha Sefer Klqka, duke ua zgjatur dorën.
       - Po qëbesa, djemt e Ademit jena. – U pëgjigjen ata, dhe mëpastaj u marrur ndryk mes vete.
       Atë ditë Sefer Kleqka kishte pasur edhe miq të tjerë. Në zjarr vëlonte kazani me mish, por ai ishte zën tepër ngusht, sepse nuk e kishte pasur as një fije buk për miqtë. Pasi që i mbërrini mielli të cilin ia kishte dërguar shoqi i tij, mori frymë më lirshëm dhe, duke qeshur tha:
       - Nuk kanë thanë badihava se miku i mirë njihet në ditë të vështirë! Sot, jarani jem Adem Voca, sot mi paska dërguar krejt hambarët e Samadragjës!


* * * * *

Kjo ngjarje, të cilën e tregonin shpesh babi im Xhemajl Bradheci dhe Halil e Fazli Seferi, më është ngulitur në mendje dhe vazhdon të rikujtohet brez pas brezi, në shenjë respekti për Adem Vocin dhe pasarësit e tij: Qazimin, Hysenin etj.

Montag, 11. November 2019

Driton Smakaj: USHTARI NGA MËRGATA



USHTARI NGA MËRGATA

Sa i çmendur je!..
Po ik nga e ëmbla jetë
Po ik nga krahët e mi
Po më le në ankth për ty
Po më le në vetmi.

Po shkon në një katrahurë
Ku vdekja merr gjithçka
Burra gra e femijë...
Po shkon në një zjarr
Po shkon drejt e në varr.

Ah e dashur grua
Këtë jetë shumë e dua
Por s’rrij dot në shtëpi
Duke parë këtë çmendi.

Sa shumë shpirtin ma tërbon
Që jam larg në vend të huaj
Vetëm shoh barbarinë
Vrasin gratë dhe feminë...
Ai gjak i derdhur që po vlon
Është gjaku im,
Andaj zemrën ma trazon.

Nuk po dua të ndaloj
Me dhembje në zemër
Shumë fat t’uroj
Mos harro një dashuri
Femijët të presin në shtëpi.

Do jeni kudo në mendjen time
Ju jeni vet jeta ime...
Po shkoj të mbroj lirinë
Po shkoj të mbroj drejtësinë
Po shkoj të mbroj gra e femijë
Po shkoj në luftë për atdhe
Siç bëri i madhi Skënderbe.

Je një nënë një mrekulli
Të lutëm në paqe mi rritë k’ta f’mi
Nëse nuk kthehem në shtëpi.

Montag, 25. März 2019

Çmimi i tretë për poezi, poetes Sevëme Fetiqi.


















































































Kjo është poezia e vlerësuar me çmimin e tretë në manifestimin "Pavarësia poetike 2019", të mbajtur me 21 mars të këtij viti në Ofenbach të Gjermanisë, në organizim të Lidhjës së Krijuesve të Mërgatës. Kurse me çmimin e parë dhe të dytë janë vlerësuar poezitë e autoreve Angjelina Marku dhe Sylë Bajrami.
Juria përbëhej nga Shaip Ademaj, Gonxhe Letmi-Begisholli dhe Fran Tanushi.

I përgëzojmë autororet dhe iu dëshirojmë susese të reja!



Çmimi i parë për poezi, poetes Angjelina Marku.


Kjo është poezia e vlerësuar me çmimin e parë në manifestimin "Pavarësia poetike 2019", të mbajtur me 21 mars të këtij viti në Ofenbach të Gjermanisë, në organizim të Lidhjës së Krijuesve të Mërgatës. Kurse me çmimin e dytë dhe të tretë janë vlerësuar Sylë Bajrami dhe Sëveme Fetiqi.
Juria përbëhej nga Shaip Ademaj, Gonxhe Letmi-Begisholli dhe Fran Tanushi.
I përgëzojmë autororet dhe iu dëshirojmë susese të reja!

Sonntag, 24. März 2019

Çmimi i dytë për poezi, poetit Sylë Bajrami.

Kjo është poezia e vlerësuar me çmimin e dytë në manifestimin "Pavarësia poetike 2019", të mbajtur me 21 mars të këtij viti në Ofenbach të Gjermanisë, në organizim të Lidhjës së Krijuesve të Mërgatës. Kurse me çmimin e parë dhe të tretë janë vlerësuar poetet Angjelina Marku dhe Sëveme Fetiqi.
Juria përbëhej nga Shaip Ademaj, Gonxhe Letmi-Begisholli dhe Fran Tanushi.
I përgëzojmë autororet dhe iu dëshirojmë susese të reja!



Mittwoch, 20. März 2019

Faruk Tasholli: ME „ZOTIN E VESHUR NË TË BARDHA“

Dr. Arjan Mullahi, mjeku shqiptar që bën mrekulli të pacientët.

(Reportazh për punën e mjekut shqiptar Arjan Mullahi që transplaton kockat e të vdekurve te pacientët e gjallë që rrezikojnë të mbesin në karrocë të paralizuar)

Shkruan: Faruk TASHOLLI

Në shtypin gjerman të rrethinës ku jetoj, në Aachen të Rajnës Veriore, rastësisht has një emër të një mjeku shqiptar, i cili bën mrekulli duke transplatuar kockat e të vdekurve tek të gjallët. Është ky shefi i klinikës kirurgjike në spitalin Shën Josef në Linnich, Arjan Mullahi, i specialiazuar në kirurgji, traumatologji dhe ortopedi. Ai ka nëntëmbëdhjetë vite që punon në Gjermani, ndërsa në pesë vitet e fundit, aplikon metodën e transplatimit të eshtrave të të vdekurve në personat e gjallë, duke eliminuar në shumë raste vënien e protezave dhe implantateve gjigante ose te quajtura proteza tumorose, të cilat jo gjithherë janë aq të përshtatshme, ose lëvizjet e pacientit nuk i kthejnë përpiktë në gjendjen normale. Për t’u njohur nga afër me punën e këtij dijetari mjekësor, i cili po bën mrekulli me pacientët e pashpresë, i shkruaj pasi gjej të dhënat e tij në adresarin e spitalit. Të nesërmen në telefonin tim kumbon zëri i mjekut pedant Arjan Mullahi, i cili pa përtesë, miraton kërkesën time për t’u takuar dhe për të parë në vendin e punës se çfarë bën ai. Eja, më thotë doktori, se ke qëlluar të më kontaktosh kur kam ditë pushimi! Plus kësaj, sapo kam bërë transplantin e kockës e një kosovareje, e cila me këmbët e veta në levizje do të dalë nga spitali për të shkuar në shtëpi! Nuk pres shumë. Fushës së gjerë të Vestfalisë, nxitoj me veturë drejt qytezës Linnich ku është klinika dhe pak pa rënë muzgu, ndodhem në recepsion. Nuk vonon shumë dhe sipas marrëveshjes, mbërrin edhe mjeku modest, energjik, i dashur dhe shumë komunikativ Arjan Mullahi. E fillojmë bisedën rreth historisë profesionale të tij, që nga Fakulteti i Mjekësisë në Tiranë dhe puna si mjek në spitalin e Krujës dhe ne Qendren Spitalore Universitare Tiranë Nënë Tereza (QSUT) , ku vazhdon edhe specializimet në Gjermani në fushën e kirurgjisë dhe ortopedisë, duke bërë përvojë në shumë klinika gjermane. Më në fund ai zë vend në spitalin e vogël të qytezës, po ashtu të vogël, në Linnich, ku si shef i repartit të kirurgjisë, me punën e tij, më dijen e tij dhe aplikimin e transplantimit të kockave, reflekton namin e tij jo vetëm në rrethin ku punon, por tutje edhe në hapësirat shqiptare prej nga vjen. Në kabinetin e tij të punës, në dy monitorë përmasash të mëdha, më tregon se si bëhet transplanti, procedurat e punës dhe gjithë ecuritë përcjellëse që e karakterizojnë një procedurë të tillë, kur masa kockore e të vdekurve mbillet tek kockat e të gjallëve, zakonisht të goditur nga trauma ose defektet e mëdha kockore rreth protezave dhe implantateve ose nga tumoret dhe njerëzve iu kthehet lëvizja në gjendje normale si të mos kishte ndodhur asgjë. Deri tash, zgavrat ku eshtrat janë ngrënë nga proteza ose tumori, zakonisht janë mbushur me cement, por me kohë kanë ndryshuar gjërat. Doktor Mullahi ato gërryerje që i ka bërë tumori, i mbush me inde kockore të të vdekurve, ku pjesa e transplatuar revitalizohet plotësisht. Kështu ndodhi edhe këto ditë, kur pasë shumë transplatimeve të suksesshme tek pacientët, rastisi që këtë fat ta ketë edhe kosovarja e re, që me dijen dhe punën e doktor Mullahit një javë pas operacionit, e shëruar ta lëshonte spitalin. Prandaj doktori na shpjegon i entuziazmuar rastin më të freskët.

Për këtë rast, nis rrëfimin doktor Mullahi, bëhet fjalë për një vajzë 22-vejçare nga një qytezë e Kosovës, e cila duke ndenjur ne dritare papritmas i është thyer këmba në gju. Pasi bëri ekzaminimin në Kosovë, u vu re që ishte një thyerje në bazën e një tumori në pjesën e fundit të kofshës në afërsi të gjurit, direkt mbi gju. Pas ekzaminimit, ku është vendosur diagnoza, është dyshuar për një tumor kompleks që quhet chondromyxoid fibrom. Ky tumor që ka përfshirë kockën në një gjatësi gati 13 centimetra dhe gjithë gjerësinë e kockës e ka grirë, e ka ngrënë. Kështu që këto kocka dhe ekstremitete janë shumë të rrezikuara për thyerje spontane. Trajtimi i këtyre rasteve është trajtim shume i vështirë, sepse nuk ka material kockor brenda dhe është e vështirë se si të gjej një procedurë për të shpëtuar kockën, për të shpëtuar kyçin ose për të shpëtuar këmbën. Ky tumor zakonisht përfshin moshat e reja, diku nga 11 deri në 50 vjeç dhe zbulohet në mënyrë të rastësishme, ose kur ata pësojnë frakturë spontane patologjike. Trajtimi i tyre në moshat e reja ka si qëllim ruajtjen e kyçit të gjymtyrëve, për të ruajtur ekstremitetin dhe janë tumore relativisht të rralla, kështu që ka edhe shumë pak përvojë per trajtimin e tyre. Duke pasur këso rastesh pak në përgjithësi, ka edhe përvojë të vogël të trajtimit kirurgjikal të këtyre tumoreve. Unë i kam afruar këtë teknike speciale operatore për të ruajtur artikulacionin, për të ruajtur kyçin dhe gjymtyrën njëkohësisht, për të mos e vendosur një protezë. Ka qenë ideja ime thelbesore për ta ruajtur gjymtyrën dhe artikulacionin kështu që është bërë një procedurë speciale duke hequr gjithë tumorin. Ky defekt, që krijohet pas heqjes së tumorit është mbushur me kockë transplantive, të marrë nga kofsha e njerëzve që nuk jetojnë më dhe është mbushur me kockë dhe rreth e rreth, mbulesa gjithashtu është mveshur me një kockë të këtyre njërëzve që nuk jetojnë më dhe është vendosur një pllakë në këtë efekt dhe mbi të është bërë stabilizimi me disa vida. Operacioni ka zgjatur mbi 5 ore dhe është është kryer me sukses, pa kurrëfarë komplikacioni dhe pacientja ecën me paterica. Ajo është 22-vjeçare, është në gjendje të mirë fizike, ecën më ndihmën e patericave, lëvizë dhe këmbën dhe është në gjendje shume-shumë të mirë dhe të kënaqshme. Tani kemi marrë edhe përgjigjen nga biopsia, kemi marrë edhe përgjigjen e analizave laboratorike të cilat kanë nxjerrë rezultatin se origjina e këtij tumori nuk është se është një kancer, por ka ardhur nga një funksion i shtuar i gjendjes paratiroide. Për gjëndrrat në qafë kemi gjëndrrat tiroide dhe disa kokrra të vogla që quhen gjëndrra paratiroide që formojnë një hormon i cili është përgjegjës për nivelin e kalciumit në gjak, në trup dhe në kocka. Kjo gjëndërr prodhon shumë hormon kështu që kalciumi largohet nga kocka dhe në raste të rralla sjell këtë komplikacion dhe shkakton këtë deformim, ose këtë ngordhje të kockës deri në këto thyerje. Në këtë rast që është shumë, shumë i rrallë dhe jo vetëm që është shumë i rrallë por edhe komplikacioni është akoma më i rrallë, prognoza të pacienti konkret është shumë e mirë. Sepse, në këtë rast, ne kemi trajtuar komplikacionet e kësaj sëmundjeje dhe kjo sëmundje mund të mjekohet me medikamente dhe nga ana kirurgjikale duke hequr këtë adenomën që është në gjëndrrën paratiroide dhe pacienti është shëruar në përgjithësi përgjithmonë. Në këtë procedurë që ne i kemi bërë transplatimin nga kockat e të vdekurve në kockat dhe në trupin e të gjallit, do të revitalizohet dhe rimodelohet kjo këmbë do të jetë edhe nga ana e gjurit sikurse të mos kishte ndodhur asgjë.


Do të thotë që pacienti në të ardhmen nuk do të ketë asnjë lloj çalimi, kur edhe nga një thyerje e zakonshme, jo rrallë është vështirë të rikthehet gjendja e mëparshme te kockat?!. Kjo paciente nuk do të mbetet me ndonjë defekt të vogël në lëvizje!, i shprehim habinë tonë dr. Mullahit. Jo, jo, asesi!, na e kthen ai. Ajo sot kur kaluar një javë pas operacionit dhe nuk ka as më të voglin komplikacion. Sot, tetë ditë pas operacionit është funksioni i gjurit më mirë se sa para operacionit. Sepse është bërë jo vetëm mbushja dhe stabilizimi i kockës, por dhe korigjimi i aksit te gjurit dhe kofshës të deformuar nga fraktura, si shihet nga grafia si ka qenë dhe si është tash, që do të thotë, shtrihet këmba më mirë se ç’ka qënë para operacionit. Është pa asnjë dallim në të dy këmbët.
 Mjeku shqiptar, në këtë spital të vogël, përpos vendësve, ka shëruar edhe pacientët shqiptarë. Por një nga rastet më ekstreme ka qenë kur ka bërë transplantin në kofshën e një zonje nga Kuçova, që derisa ajo rrezikonte të mbetej në karrocë, pas operacionit, edhe pse në moshë të shtyer, iu kthye jetës normale. Shtypi gjerman, mjekun shqiptar Arjan Mullahi e ka cilësuar si „zoti i veshur me të bardha“. As ne nuk mund ta quajmë ndryshe. Ai është pjesë e mërgatës së madhe shqiptare, jo vetëm në Gjermani, që dijet e fituara në Tiranë, i ka thelluar në Europë, ku kohët e fundit qindra intelektualë shqiptarë të rinj janë ngritur nëpër universitetet prestigjioze. Ky është ai truri elit i kombit që po t’i kthehej veprimit në trojet shqiptare si do të ishte mbarë, do të ishim në lagjen e popujve më fatlumë të botës.

Mittwoch, 13. März 2019

"Iliret", kremtuan ditën ndërkombëtare të gruas.


Organizuar nga shoqata "Iliret", në Linz të Austrisë për të parën herë është kremtuar 8 Marsi, dita ndërkombëtare e gruas. Në ketë ngjarje kulturore merrnin pjesë femrat shqiptare qe jetojne, punojne dhe veprojne ne Linz dhe rrethinë.

Fillimisht, pjesmarreset i përshendeti me një fjalim rasti kryetarja e shoqatës, znj. Adriana Sherifi; e cila ndër të tjera tha se 8 marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 10 dekada.
Bashkë kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe më shumë arritje! Por të drejtat e grave janë ende një punë e papërfunduar! Ne nuk dorezohemi, ne do ia dalim!
Duke ua uruar me krenari dhe dashuri të gjitha femrave ketë ditë, le të zotohemi se do të vazhdojmë betejen tonë për barazinë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vëllait; vendimtare kjo për emancipimin e familjës, shoqerisë dhe kombit tonë.

Mëpastaj, në sallën ku mbahej ky manifestim, nisi kënga dhe vallja. Dhe, pa humbur kohe, gratë filluan ta tregojnë veten dhe të dëshmojnë se janë të zonjat në vallëzim. Për kënaqësinë e tyre u përkujdesen Grupi "Pro Band" dhe këngëtarja Ganimete Abazi - Ganja. Njëherit, në program mori pjesë edhe grupi i vallëzimit "Atdheu", njofton Radio Liria.

Montag, 11. März 2019

Takime e veprimtari diplomatike të konsullit Isa Kosumi

Pamje nga pritja në ambasadën bullgare në Vjenë


Me rastin e ditës së çliriumit të Bullgarisë

KONSULLI I AMBASADËS SË KOSOVËS,
NË AMBASADËN BULLGARE NË VJENË.

Me rastin e kremtimit të ditës së çlirimit të Bullgarisë, i ftuar nga ambasadori z. Ivan Stoyanov Sirakov, në cilsinë e Konsullit të Republikës së Kosovës në Vjenë, mori pjesë edhe z. Isa Kosumi.
Ai në fjalën e tij me ketë rast, ai ndër të tjera tha:
- Kam nderin dhe kënaqësinë e madhe që me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Bullgare, t’ju shpreh Juve dhe popullit mik bullgar, urimet më të përzemërta dhe të sinqerta, më dëshirën qe të keni lumturi, prosparitet dhe mirëqenie të pëgjithshme!
Uroj që marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, mbështetur në vlerat e miqësisë tashmë të dëshmuar, të thellohen dhe begatohen edhe më shumë gjatë bashkëpunimit të mëtejmë në fushat e interesit reciprok për të dy popujt.

Mëpastaj, edhe Ambasadori bullgar shprehu falënderimin e tij për pjesëmarrjen e z. Isa Kosumi në këtë ngjarje të rëndësishme shtetërore, duke u zotuar gjithashtu për një bashkëpunim edhe me të frytshëm mes dy shteteve, njofton Radio Liria.   

Vjenë, 3 mars 2019



Pamje nga pritja solemne e mësuesve shqiptarë në Ambasadën e Kosovës në Vjenë


Nga veprimtaria e Ambasadës së Kosovës në Vjenë

PRITJE SOLEMNE E MËSUESVE, 
ME RASTIN E FESTËS SË TYRE.

Në emër të Ambasadës dhe në cilësinë e Konsullit të Republikës së Kosovës në Austri, z. Isa Kosumi kishte nderin dhe kënaqësinë për të pritur mësimdhënësit shqiptar të Austrisë, të cilët japin kontributin të madh në mësim plotësues të gjuhës shqipe, për nxënësit shqiptarë qe jetojnë këtë shtet. 
Me këtë rast, atyre ua uroj përzemërsisht "7 Marsin", Ditën e Mësuesit; duke shrehur më pak fjalë konsideratën dhe admirimin e tij për punën që ata bëjnë.
          Mësuesit shqiptarë, janë ata që në kohërat më të vështira për kombin tonë, na mësuan ndër shekuj qëllimin e rrugëve tona të ndritura, duke qenë gjithëherë faqja më e ndritur e historisë me mision të shejtë që shkrinë vetën për të ndriquar rrugën e të tjerëve. 
          Jeni ju ata të cilët me dashuri e vullnet, përcjellni tek brezat e rinj, vlerat shpirtërore të kulturës dhe traditës shqiptare.
          Ambasada e Kosovës në Austri e përcjell me vemendje punën e mirë që ju bëni mësimdhënje. Dhe padyshim, mbështetë realizimin e aspiratave tuaja arsimore, kulturore patriotike dhe kombëtare,
duke qenë gjithnjë mirënjohës dhe falënderues për mundin, kontributin dhe sakrificën Tuaj, në  ruajtjen, pasurimin dhe zhvillimin e gjuhës së shenjtë shqipe ndër breza.
          Në përgjithësi, liria, pavarësia, shkolla shqipe, ditëlindja e sajë, paraqesin vlerat supreme të identitetit kombetar shqiptar, ndërsa në veçanti bazament gjenerues që prodhoni dhe distribuoni në vazhdimësi energji dritë, dhe gjithë atyre dhe vetëm atyre, që mbajnë lartë dhe të pacenuar etikën dhe emrin mësues.
          - Gëzuar për të gjithë ju mësues të dashur, në ditën e nderimit të madh që i bëhet veprës suaj të ndritur! - ishte urimi i përzemërt në fund të fjalës së z Isa Kosumi, Konsull i Kosovës në Austri.
   
          Siç njofton Radio Liria, më pas në emër të mësuesve, u falënderua znj. Miradije Berishaj, kryetare e SHMSH "Naim Frashëri" në Austri, e cila theksoi se nuk ka si të mos jemi krenar pasi që institucionet tona shtetërore na përkrahin dhe gjithëmonë i kemi pranë. Ajo e përmbylli fjalën e vet duke u zotuar për një përkushtim edhe më të madh, në mënyrë që arsimimi i brezave të rinj të jetë edhe më cilësor dhe kësisoj të realizohet si duhet misioni madhor që bartin mbi supe.

Wjenë, 7 mars 2019

Dienstag, 26. Februar 2019

Poezi nga Hekuran Miraka

Hekuran Miraka

Babai dhe vajza

Babai dhe vajza 
kane te njenjtat rrahje zemre.

Vajza ka frike se rritet, 
e s'i ben kafene.

Babai ka frike se plaket, 
e s'e ka me prane.

New York, shkurt 2019



Syri genjen per yjet

Yjet i paskam pare i qene shtrire.
Sa here levizja koken mbi nekrese,
Me dilte nje cep.
Here me dilnin pese.
Here gjashte.
Here-here tre.
Ashtu kisha pare henen kur zhvishej per gjume.
Tre. 
Pese.
Shtate.
Rrethi ka perseritje.
Eshte kalendari i syrit.

Syri genjen per yjet... 
I ben me cepa kur flene...

New York, shkurt 2019



Kam frike nga dhimba

Kembet duhet t'i kem te miat,
Deri sa eci rruges.
Te mite s'jane veshet,
As syte nuk jane.

Kam te mite ca zhardhoke,
Flene te heshtur nen toke. 
Bertasin nen dhimbe.
E, atyre ua kam friken.

Keta, mos pyet te kujt jane.
Besoj se jane te tute...

New York, shkurt 2019



Kalendari henor

Dimri nuk del pa dimer.
Pushtetet dorezohen te ndergjegjshem.
Keshtu nderrohen stinet ne paraudhe,
Si dhune e pranuar prej mejshkujsh.

Instiktet jane banka publike me kapital grash.
Kane vlere te shtuar veçmas.
Kujt i plasi per nje shkurt te shkurtuar,
Te pengoje daljen e plakave ne stan?!

"Shkurti, shkurton urat,
Marsi, rjep lekurat"
Po kush e pa?!
Bie bore ne shkurt.
Ne mars ngrijne qyrrat...

New York, shkurt 2019



Vaji i Ajkunes

Deri vone kreshniket i pata ne buke.
Hanin dhe qeshnin.
E, prej gazit grahja jashte,
Te sillja dru te ushqeja zjarrin.

...humben shpejt.
Si geshtenjat nen hi.
Harruar nga Zanat ne Bjeshke.
Qe s'dine kujt t'ia japin tamlin,
Mujit, a Halilit?

Dy cunga duarsh mbaj per vete,
E s'po di te qaj si AJKUNA...

New York, shkurt 2019



Ere dylli

Nuk po fle akoma.
Te mbarojne me pare qirinjte te qaret.
Kam frike se po mbeti ndonje pa djegur.
E ndezin per mua...

New York, shkurt 2019




Time aut

Me ka hyre frike te zbres ne Rinas.
Njehere me llogarisin si turist,
Njehere si protestues...

New York, shkurt 2019.




Sulova

Ne Sulove nuk ka manastire.
Nuk ka murgj,
Nuk ka murgesha.
As prifterinj,
As hoxhallare.
Asgje mbyllur.
Ne Sulove vjen duke qare,
Iken duke qeshur...

New York, shkurt 2019




Sonet i rame ne "Lagjen Kala"

Kam patur moshen e bardhe te djalit,
Qe ishte rritur me lulet ne mal,
Kur shkela rrugicat ne "Lagjen Kala".

I kisha korrur me kose ne livadhe.
Te thaheshin per dimer per Bozhurren,
Te na jepte ne te vegjelve qumesht .

Bozhurrja ishte emer luleje.
Aso moshe nga ta dija?!
Kurreshtar i rrihja rrugicat ne "Lagjen Kala",
Me koken lart duke pare nga jargavanet:

Ma shponin hunden karafilat,
Kur era i rrihte pas dritares.
Piqej syri i djalit pas saksive,
Ku vajzat fshihnin cicat...

New York, shkurt 2019



Shpellezat karstike

Me rrahen ne grup burrat,
Kur me mbyllen ne shpelleze naten e dasmes.
Durova si cunak,
Ndersa fshihja syte nga kripa qe nisi te tretej.

Ti qeshe e shtirur e turpshme perfund buzes.
Dhe hape hisen e pajes.
Nga tavani u varen pike-pike stalakmitet.
Nga dyshemeja moren majez stalagmitet.

E cili nga ne nuk do te donte t'i piqte!
C'kolone magjike!
Po, ku i dihet?!
Shterohem une se sipermi.
E ti se poshtmi s'ngjitesh.

Po, fundja...
Ne shpellezen tone qeme vetem.
Pastaj... 
Muzete jane publike dhe vizitoret s'fyhen...

New York, shkurt 2019

Montag, 25. Februar 2019

"28 Nëntori" kremtoj 11-vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Nga veprimtaria e shoqatës „28 Nëntori“ në Kirchdorf am der Krems të Austrisë

Shkruan: Haxhi MUHAXHERI

Në organizim të Shoqatës „28 Nëntori“, në Kirchdorf am der Krems të Austrisë, u kremtua denjësisht 11 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Pikërisht, të shtunën me 23 shkurt, në lokalin hotelier të bashkatdhetarit Fatmir Hasani, kishin ardhur bashkëatdhetarë nga e gjithe hapsira shqiptare, të cilët jetojnë e punojnë në Austri, me dëshirën që bashkarisht të kremtonin përvjetorin e njëmbdhjetë të pavarsisë së Kosovës. Aty ishin edhe shumë veprimtarë dhe përfaqësues të shoqatave tjera simotra që veprojnë në Austri. Aty ishte edhe konsulli i Republikës së Kosoves, z. Isa Kosumi. Aty ishte edhe Radio LIRIA… Ambienti ku mbahej manifestimi ishte stolisur me flamuj dhe me portrete të figurave të ndritura kombëtare.
Imer Aliu

Fillimisht, manifestimin e hapi dhe e udhëhoqi veprimtari i shquar Besart Ramabaja. Ai pasi ua uroj festën te gjithë atyre qe kishin ardhur për të marrë pjesë në ketë veprimtari kulturore, ia dha fjalën kryetrit të shoqates z. Imer Aliu, i cili foli për rëndësinë që kanë veprimtaritë e shoqatave shqiptare në mërgatë në ruajtjën e vlerave të gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Ai, më ketë rast foli edhe per punën organizative qe bëhet në shoqatën "28 Nëntori" dhe premtoj se ko shoqate do t'i gëzoj bashkëatdhetaret edhe në ardhmen me organizimin dhe mbajtjen e veprimtarive tjera kulturore e sportive. Njëkohësisht, Imer aliu tha se kurrë nuk kemi qenë me të lire, prandaj tash kemi mundësi qe të bëjmë edhe më shumë pr atdheun.


Isa Kosumi
Më pas, pjesëmarrësit i përshëndeti edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Austri, z. Isa Kosumi; i cili kishte zgjedhur fjalët me të përzemërta për bashkëatdhetaret. duke i falënderuar ata për kontributin e madh që kanë dhën për çlirimin e atdheut të tyre dhe për krijimin e shtetit të Kosovës. Njëherit, ai foli edhe për sakrificat e medha që janë bërë gjatë historisë, duke mos harruar të përmend edhe rolin e UÇK-së e bijve me të mirë të kombit dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës. Fjalimi i konsullit, u shoqerua gjatë gjithë kohës me duartrokitje. Ndodhi kështu, sepse ai fliste me gjithë zemër për prespektivën e shqiptarëve te të gjitha trojeve, duke zën në gojë edhe Çamërinë, shqiptarët shtetformues në Maqedoni, shqiptarët në Mal të Zi, shqiptarët e Kosovës Lindore etj.

Gjithashtu, me një fjalë rasti u paraqit edhe veprimtarja e shquar, znj. Adriana Kelmendi, nënkryetare e Unionit të Shoqatave shqiptare për Austri të Epërme. Sekëndejmi, organizatori nuk harroj për t’i falënderuar edhe mbeshtetësit qe e ndihmuan shoqatën për organizimin dhe mbajtjen e manifestimit.


Fëmijët valltarë të Shoqatës ""28 Nëntori" në Kirchdorf am der Krems të Austrisë
Pas fjalimeve të përfaqësuesve të institucioneve, filloj program artistik dhe në skenë dolën vallëtaret e shoqatës “28 Nèntori”: Marigona Aliu, Erijone Shabani, Blerone Shabani, Azemine Aliu dhe Njomza Ramabaja. Ato shkëlqyen me vallet e tyre, përgatitjën dhe koreografinë e të cilave e kishin bërë Kosovare Aliu dhe Bukurije Hasani
Në funksion të manifestimit ishin edhe këgëtarët Erlinda Balaj dhe Burim Kosumi, të cilët me këngët e tyre arritën të kënaqin kërshërinë e dëgjuesve. Por. duhet veçuar patjetër muzika e bërë nga Mexhit Makiqi, cili me interpretimin brilant të valleve ritmike shqiptare, pjesëmarrësit të vallëzojnë hareshëm. 
Urojmë që shoqata “28 Nëntori” ta vazhdoj veprimtarinë e saj kësisoj, për të arritur edhe më shumë suksese!

Samstag, 5. Januar 2019

Albina Shyti - Mahnit jurin e X Factor 2019,në Danimarkë

Albina SHYTI
Në natën e parë të fillimit të sezonit të ri të X-factor 2019 në Danimarkë, performoi edhe shqiptarja Albina  SHYTI.

Ajo këndoi këngën e Katy Perrys 'The One That Got Away'. Albina me performancën e saj me kitarë dhe zërin e saj magjik, buzëqeshjen magjepse dhe me sytë e saj Disney- siç e përshkruan anëtarët e jurisë së X-factor Danimarkë,mahniti jurinë.
Albina konkuron në X-Factor me emrin artistik ALBI.
E veqanta e kësaj artistje është se Albina e suprizoi edhe familjen e saj ,pasiqë ajo nuk i kishte treguar familjës se saj që ka konkuruar në X-factor 2019 dhe performanca e saj ishte një surprizë e këndshme për familjen.
 Albina është me prejardhje nga Kosova dhe ka një gjen të trashiguar muzikanti nga nëna e saj e cila ka qenë këngëtare dhe anëtare e një SHKA-je në Kosovë.
Albina befasoi për të mirë edhe anëtarët e jurisë te cilet ngelen me gojhapur dhe te mahnitur nga interpretim i shkëlqyeshëm pa hamendje ia dhuruan tre PO te mëdha.
   Duke u bazuar në vokalin e saj dhe paraqitjën e parë brilante,njohësit e muzikës me të drejtë thonë qe Albina është pretendente potenciale për ventin e parë në X-Faktor 2019,në Danimarkë.
Suksese,suksese dhe vetëm suksese Albina!

A.Gashi