Samstag, 14. März 2015

Shoqata "28 Nëntori", veprimtaria dhe sukseset.

Shkruan Miftar ZAGRAGJA

Shoqata shqiptare  kulturore e sportive ,,28 Nëntori" në Kirchdorf  an der Krems të Austrisë është themeluar në fillim të viteve të 90-ta. Është pagëzuar me emrin Shoqata kulturore ,,28 Nëntori", me arsyetimin se kjo është datë historike për shqiptarët, datë kur burri i urtë i kombit shqiptar Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë, duke e bërë „Shqipërinë në vete dhe të mosvarne“.  28 nëntori për shqiptaret është një ndër ditët më të lavdishme dhe më të rëndësishme që nga koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Kombi ynë ka edhe ngjarje tjera të rënësishme që lidhen me këtë datë të madhe, si: ditëlindja e Komandantit historik të Kosovës Adem Jashari, dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etj.

Bashkëkombësit mërgimtar shqiptar në Austri, që nga koha kur kanë ardhur e deri tash, kanë gjetur strehim dhe ngrohtësi edhe në qytetin, Kirchdorf i cili gjendet në  Austrinë e Epërme. Pothuajse në të gjitha vendbanimet K.K. Kirchdorf an der Krems, tash e disa vite jetojnë edhe shqiptarët. Në shtetin austriak, shqiptarët nga Kosova, në numër më të madh kanë ardhur në fillim të viteve të 90-ta, si pasojë e dhunës nga pushteti i atëhershëm policor-ushtarak serb i udhëhequr nga politika shoveniste e Milosheviqit. Që nga koha kur kanë ardhur e deri  më tash,  numri më i madh i të rriturve kanë gjetur vende pune, punojnë, fitojnë dhe me djersë mbajnë anëtarët e familjeve të tyre.  Kurse bashkëkombësit tanë të moshës së re, të gjithë pa përjashtim ndjekin mësimet në të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë këtu edhe studimet.

Këta bashkëkombës  kontribuuan fuqishëm, shërbyen dhe dhanë  mbështetje të pa kyrsyer financiare për arsimin e organizuar në gjuhën shqipe në Kosovë, nëpër shtëpi dhe objekte private, për shëndetësinë  dhe sektorë të tjerë të jetës shoqërore që vepronin në Kosovë në kushte tepër të rënda në vitet e ’90-ta. Veçojmë këtu ndihmën për funksionimin e rrjetit të  ambulancave ,,Nëna Terezë”gjithandej Kosovës, si dhe për përkrahjen logjistike të formacioneve të FARK-ut dhe të UÇK-së.  Këto dy të fundit, ishin një formë e veçantë  e rezistencës  shqiptare ndaj politikës pushtues e egeresires   nacionaliste serbe në Kosovë.



Në si bashkatdhetarë, jemi përpjekur që të jemi aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive, kemi zhvilluar aktivitete të shumta si në  fushë-veprimtarinë kulturore, ashtu edhe në atë sportive. Posaçërisht kemi qenë bashkë kur kemi shënuar ditët e lavdishme të historisë sonë kombëtare siç janë: Shpallja e Kushtetutës së Kaçanikut (7 Shtator 1990) 28 Nëntori -  Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëndësi kombëtare, ashtu siç përherë kemi qenë bashkë sa i përket grumbullimit të  ndihmave për Kosovën. Nën organizimin e  Fondit të Trepërqindëshit, ,,Ndihma për Drenicën”, ,,Ndihma për Shkollën shqipe”,,Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”,Fondit të Universitetit të Tetovës, Fondit “Liria kombëtare”, Kosovën Lindore, Shoqatës Presheva, por nuk kanë munguar as aksionet tjera në të cilat kanë kontribuar bashkëkombësit tanë Integrimi  i mëtejmë i të gjithë shqiptarëve, pa dallim, regjioni e feje, në jetën dhe shoqërinë austriake, gjithashtu do të jetë pikësynim yni .

Përveç preokupimit, për gjendjen në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare, shqiptarët e Kirchdorf  i preokupon edhe një çështje tjetër mjaft madhore e me rëndësi kombëtare,  e siç është ruajtja e identitetit kombëtar shqiptar. Qysh prej fillimit, detyrë primare e prindërve shqiptarë, gjatë punës me fëmijë dhe të rinj ishte dhe mbeti gjithmonë ruajtja e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar. Prandaj, njohja e historisë, gjuhës, letërsisë, kulturës dhe traditës shqiptare është mjeti më i fortë kundër asimilimit.Në Kirchdorf, është i organizuar mësimi plotësues në gjuhën amtare shqipe. Është fat i madh, që shumica dërrmuese e fëmijëve shqiptarë e vijojnë me sukses mësimin. Mjaft e suksesshme në forcimin e identitetit dhe mbajtjen gjallë të atdhedashurisë është edhe forma e organizimit dhe kremtimit të manifestimeve, të ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare. Na bën të lumtur fakti që pas një pune dhe përkujdesje të tillë, sot me krenari të veçantë, fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë e flasin bukur dhe rrjedhshëm gjuhën shqipe. Po ashtu, ata ndihen krenare për prejardhjen dhe atdheun e tyre.

Sfidë, tjetër me të cilën ballafaqohen shqiptarët në Kirchdorf, është edhe integrimi në shoqërinë austriake. Duke u nisur nga fakti, se në fillim shqiptarët, kurrsesi nuk mund të pajtoheshin, me fatin e të qenit  mërgimtar dhe duke jetuar më shpresën se së shpejti do të kthehen në vendlindjen e tyre të dashur, procesi i integrimit në shoqërinë e re, në fillim ishte me plotë vështirësi dhe i ngadalshëm, por me kalimin e kohës, përkundër pengesave të ndryshme, ky proces edhe pse jo i lehtë, filloi të shkojë në rrugë të drejtë.

Na gëzon fakti, që në Kirchdorf  ka mjekë, inxhinierë dhe ekspertë shqiptarë, si dhe shumë e shumë punëtorë në vende ndryshme kyçe të punës  si dhe shumë biznesmenë të suksesshëm. Të rinjtë shqiptarë në Kirchdorf  kanë arritur suksese edhe në sport, sidomos trajnerë në futboll dhe si futbollistë. Emrat e tyre janë bërë të njohur.



Shqiptarët në Kirchdorf, integrimi dhe ruajtja e identitetit.

Pas çlirimit të Kosovës nga okupatori dhe pushtuesi serb, vizitat dhe kontaktet me vendlindjen, janë më të shpeshta dhe mënyra e bashkëpunimit në të gjitha sferat e jetës, është më e lehtë. Ky ndryshim rrënjësor, ka ndikuar që tani shqiptarët në Kirchdorf  të organizohen, përmes Shoqatës.
Roli i  shoqatës është mjaft i madh për ruajtjen e identitetit dhe kulturës, përmes organizimit të manifestimeve kulturore. Shoqata, po ashtu  luan rol të rëndësishëm edhe në procesin e integrimit. Informacioni për shqiptarë, në kuadër të shoqatës ka një rëndësi të veçantë. Nëpër radiot lokale në Kirchdorf, dëgjohet fjala dhe kënga shqipe, së paku një herë në javë e kjo njëherazi është edhe paraqitja e kulturës dhe traditës shqiptare para opinionit austriak. Përveç bashkëpunimit me institucionet e shoqatat shqiptare në Kirchdorf , ne zhvillojnë kontakte dhe bashkëpunim edhe me institucione dhe zyrtarë në Kirchdorf. Zhvillimi i këtyre kontakteve ka rol të dyfishtë.

Shoqata jonë është e regjistruar sipas ligjit për Shoqata në Republikën e Austrisë dhe ka këtë strukturë organizative:

1.    Kryetar, z.Imer Aliu   tel.0676-6722020
2.    Nënkryetar, Ali Shehu. 
3.    Sekretar, Fadil Hasani.       
4.    Zv. Sekretar, Besart Ramabaja.
5.    Arkëtar, Adem Tahiri .        
6.    Zv. Arkëtar, Halil Halili.    
7.    Këshilltar për muzikë,
8.    Këshilltar për mardhenje me Shoqata,
9.    Këshilltar për sport, Genz Hasani.


Auditori i Shoqatës,,28 Nëntori"  janë:
1.    Xhafer Aliu.   
2.    Bilall Miftari.   

Kemi përkrahjen e të gjithë bashkëkombëseve tanë këtu në Kirchdorf për themelimin dhe veprimtaritë e shoqatës, ku janë  të regjistruar 60 anëtarë, të cilët kanë pranuar Statutin dhe Planin për veprimtarinë e Shoqatës. Ata janë të moshave dhe gjinive të ndryshme, ndonëse pjesa më e madhe e anëtarësisë, aktualisht i takon brezit të ri. Presim që në shoqatë të anëtarësohen edhe bashkëkombës të tjerë. Në planin e veprimtarive për sivjet, kemi paraparë disa aktivitete. Do të angazhohemi në lojën e futbollit, të tenisit, shahut e të biliardit. Pastaj do të angazhohemi edhe në aktivitetet me fëmijë e rini, festa ndërkaq në bashkëpunim me organet kompetente të komunës, me anëtarët tanë do të organizojmë edhe kurse të ndryshme me qëllim të ngritjes profesionale të anëtarësisë. Integrimi  i mëtejmë në jetën dhe shoqërinë austriake, gjithashtu do të jetë pikësynimi, por këtu do të jemi të kujdesshëm që njëherazi të ruajmë edhe identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën tonë kombëtare. Shpresojmë fuqishëm që Shoqata,,28 Nëntori" do të bashkojë bashkëkombësit e sidomos të rinjtë këtu në Kirchdorf an der Krems,  për t’u marrë me aktivitete të mirëfillta kulturore e sportive. Pra, shoqata jonë do të jetë sofër e përbashkët edhe për parandalimin e ngjarjeve dhe rrugëve të padëshirueshme, në të cilat, fatkeqësisht nganjëherë po gjinden edhe të rinjtë shqiptarë.

Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm  për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Roli i mërgatës shqiptare për  trojet shqiptare  ka qenë dhe ka mbetur  shumë i fuqishëm, Këta njerëz të vyeshëm, çdo kontribut të tyre e kanë dhënë në emër  të përkushtimit  për atdheun e tyre.

Adresa: Shoqata-Kulturore-Sportive ,,28 Nëntori" Kirchdorf an der Krems
Kryetari i shoqates ,,28 Nëntori".z.Imer Aliu, info tel.: 0676-6722020.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen