Montag, 21. November 2016

Nga Shoqata „Ilirët“ në Linz të Austrisë

DO TË KREMTOHET DITA E FLAMURIT
DHE PËRVJETORI I KRIJIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR

Shoqata kulturore e sportive „Ilirët“ e formuar para disa muajsh ne Linz të Austrisë, e cila ka mbledhur rrethetes një numer të konsidderueshem veprimtarësh të vyer, ka bërë përgatitje serioze për kremtimin deinjitoz të ditës së flamurit dhe përvjetorit të krijimit të shtetit shqiptar.

Kryetari i shoqatës z. Nazmi Raci na njofton se është berë punë e madhe në përgatitjen e grupeve artistike që veprojnë në kuader të kësaj shoqate, në mënyre që programi të jetë sa më i pasur për nga përmbajtja dhe të kënaq  kërshërinë e pjesëmarrësve të manifestimit.

Kësisoj, atë ditë, secili grup do ta dëshmoj punën dhe angazhimin e vet duke u paraqitur para publikut më atë çfarë ka përgatitur. Prandaj, pjesëmarrërit do të kenë se çka të shohin e dëgjojnë, sepse balerinet e shoqatës do të paraqiten me vallëzimet e tyre të përgatitura më shume shije, kurse solistet me këngët e tyre të përzgjedhura. Po ashtu, do të paraqitet edhe grupi i recitatoreve me vargje poetike kushtuar ditës së flamurit dhe të pavarsisë.

Gjithashtu, me reportuarin e tyre të përzgjedhur do të paraqiten edhe këngëtaret e deshmuar Lirie e Malush e Krasniqi dhe Bekim Çaka.

Manifestimi mbahet diten e dielë më 27.11.2016 në ora 15:00 dhe hyerja është gratis.
Adresa e sallës ku mbahet manifestimi është kjo: Altdorferstrasse 2, 4050 Traun (Oberösterreich), prapa MAXI market.



Mittwoch, 15. Juni 2016

Reflektimi i mallit në valët poetike

Poeti Nazmi Rudari
Shkruan Hasan Qyqalla

Nazmi Rudari „Ah kjo jetë", Shtëpia Botuese „Faik Konica“, Prishtinë, 2015.

Poeti Nazmi Rudari, tani më është emër i njohur në krijimtarinë letrare. Kësaj rradhe, na vie më ndryshe kujtoj, seç e njohim, përgjatë tematikës së thurjes poetike. Kjo, nga se, poeti nxjerrë tërë dufin e mallit që ndjen për vendlindjen, njerëzit e dashur nëpër kohë, që i përshkruan me shumë nostalgji. Natyrisht, në disa raste e gjykon edhe fatin ose më mirë thënë pafatësinë e cila vie si shkak i angazhimit të tij krijues e atdhetar. Pra nuk ishte njeri prej atyre që për qellime apo orekse të ndryhsme le atdheun, por pse ndiqet, persekutohet, maltretohet pikërisht për librin e poezive „Helm e gjak“ dhe veprimtarinë shembull në aktivitetin e tij arësimor dhe kulturor, si luftëtar dhe mbrojtës i lirisë, pavarsisë së kombit dhe atdheut, i lirisë së të menduarit, të shkruarit, dhe të vepruarit.që për rrugën që kishte zgjedhur, i bie në qafë dhuna, dhe e dëtyron të marr rrugën e mërgimit. Pak kush ka pasur fatin e vet aq të lidhur më krijimtarin e tij se sa Nazmi Rudari. Pra ajo u bë shkak i ndjekjës, por edhe miku më besnik dhe i pandashëm. Dhuna e drejtpërdrejt telashet e forta njerëzore dhe jetësore për pak e prunë në pikëpyetje krijimtarinë e poetit. Fatbardhësisht ai nuk hoqi dorë dhe krijoj shumë më pak se sa kishte munësi pikërisht se kishte në rend të parë egzistencën dhe atdheun. I pritur mirë në mërgim, poeti u angazhua në aktivitetin e drejtpërdrejt politik dhe asnjë ditë nuk pushoi, por parreshtur i mobilizoj dhe ndihmoj atdhetarët e tij të cilët mundoheshin ta shpëtonin atdheun. Nuk mungoi në aktivitete më të ndryshne politike e kulturore për ta mbajtur të gjall dhe për ta rritur nder bashkatdhetar flakën e dashurisë për liri e atdhe. Ky aktivitet i ndihmoi që t´i kthehet profesionit të tij.Dhe me gjeturinë e tij përsonale dhe më atësitë profesionale arriti të lidh kontratë drejtpërdrejt më ministrin e arsimit të Rainland Falsit dhe prej vitit 1998 kur hapi shkollën shqipe e deri me sot ku edhe punon është njeri prej sukseseve të rralla dhe të veęanta te autorit. Po e përmendem këtë fakt sepse puna e drejtpëdrejt e tij e ndihmoi që të integrohet dhe shumë më shpejt qëndroi në këmbet e veta dhe pastaj rifilloi krijimin e angazhuar të cilin e mendon edhe sot si mjet të fuqishëm për t´i shërbyer mirëqenjës njerëzore e në radh të parë asaj kombëtare e atdhetare. Poetit i ndodh ashtu si u ka ndodhur pjesës më të ndritshme të kulturës botërore,. Pra qindra shkrimtarë në botë janë të dëtyruar ta lënë shtëpinë vendlindjen dhe atdheun dhe kjo ka ndodhur në secilin shekull. Ndalimi i atdheut, mohimi, ndjekja, përsikutimi do të lënë plagë që lënë edhe plagë e vrragë të pasheueshem. Këto dëmtuan dhe e bënë të mundimshme të poetit. I ndjen thellë peripetit, vuajtjet e sfidat nëpër të cilat kaloi vet, hiç më pak e as më shumë se përsonazhi kolektiv i vet popullit shqiptarë.

Ligjërimi poetik përms përshkrimit të tabllove, skenave, nxjerrin në pah mesazhin që poeti e përcjellë tek bashkëbiseduesi, e në këtë rast, lexuesi. Nuk frenon të ngre zërin edhe ndaj dukurive të shëmtuar kur shfaqen në shoqërinë tonë aktuale, e që nuk paragjykon fare; por nxjerrë mllefin përsonal, në formë rrëfyese. Poeti Rudari, del në një mënyrë, nga subjektiviteti, gjithnjë për të evoluar mirësinë, dashurinë, harmoninë, humanen, elemente që i përshkojnë vizualitetit të imazhit poetik. Prandaj, kujtoj, që poeti Rudari, ka krijuar një varshmëri relacionesh me pasionatët e fjalës së bukur artistike, me vargjet e tij të prajshme, të kapshme e komunikative… Kështu, arrinë të ngreh ura afrie , përkunder se disa analist letrearë, e njohin si „zë i fuçishëm i mospajtimit“! Mjetet artistike, figurat stiistike janë përdorur dhe kombinuar dhe i hasim shumë natyrshëm. Aty hasim simbolin, metaforen, krahasimin, hipërbolëen, litotën, e shumë figura tjera. I rëndësishëm dhe i rral është stili dhe qendrimi krijues ku disciplinohet, ndjenja, mendimi, dhe vargu. Poeti ka shfrytëzuar përvojen e tij krijuese dhe më mjeshtri i qaset edhe vargut të lirë i cili fuqizohet më ritëm e rimë të brendshme, por edhe formt klasike ku shquhet sidomos fuqishëm realzimi i sonetit i cili do saktësi vargu dhe rimë të përsosur.

Tematika e krijimtarisë së Nazmiut, është mjaft e larmishme, siç edhe e gjejmë në krijimtarinë e tij të mëhershme. Por, këtu në vellimin poetike “Ah kjo jetë”, shpërfaqen përsiatjet e poetit labirintheve jetësore, mbase nuk i bëjnë shumë përshtypje as dritat ngjyrë ylberta të metropoleve perëndimore. Brumosja e skalitja rinore e poetit, lënë gjurmë të pashlyera në brendësinë e tij, që shoqërojnë apo i barti mbi kurrizin e vet autori në fjalë. Për më tepër, kujtoj se është një vepër që sa të fillosh ta lexosh zgjon këshërin pastaj të bart varg pas vargu e poezi paspoezie sepse në esencë ajo i shërben plotësisht dashurisë. Pra aty dominon dashuria dhe të gjitha llojet e dashurisë.

Paraprinë dashuria për atdheun 
Dashuria për lirinë
Dashuria për gjuhën, dien,
Dashuria familjare: 
Dashuria për partnerin 
dashuria për të afërmit të ngushtë, dashuri për babain, dashuri për nënën 
dhe dashuria për miq, dashuria për vendlidnjën, dashuria për jetën, dashuria për dien, dashuria për poezinë etj. 

Po për këtë që u tha e për ate që do të thuhet më vonë për këtë libër se jam i bindur se do të zgjoj interesimin edhe të lrtëikës sikur që po bënë tek lexuesi libri “ Ah kjo jetë” do ta bëjë jetën e vet të në duart e të gjithëve atyre që jo vetëm e krijojnë poezinë por edhe që duan peozimë e bukur e artistike.

Edhe një fakt e has njeriu tek ky libër. Nuk është dhunuar më kapituj e nënkapituj për të fituar në volum. Ky libër rrjedh si një lum i madh qetë në sipërfaqe por ajo qetësi kur të merr më nuk mund të dalesh aq leht dhe pa i rënë deri në fund.
Autorit, pra poetit Nazmi Rudari i urojmë edhe shumë suksese në fushën e krijimtarisë artistike e letrare…!

Koblenz, 28. 05. 2016

Mittwoch, 25. Mai 2016

Korb i bardhë

„Kur të vdes lerni vajtoret të më vajtojnë se unë kaherë kam vdekur.“

Nga Nazmi Rudari

Kurrë nuk kisha besuar atëherë kur kisha marrur për herë të parë librin e parë të poezive të poetit që nuk e dija së ku jetonte, por që e dija së nuk jetonte më në Kosovë, por që e dija së ishte i padëshirueshëm për regjimin, dhe së librin e tij e lexoja krejtësisht fshehur, pothuajse në të njëjtin tension sikur kur i kisha lexuar tregimet e para të Afem Demaqit disa javë para romanit „Gjarpijt e gjakut“ Pra kishte hyrë ajo përmbledhje e vogël poezish në radhën e librave të ndaluar që bartej vetëm dorë pas dore e sidomos puna ishte keqësuar shumë pas një deklarate që kishte dhënë shkrimtari diku jasht nese nuk gabohem në Romë, një gazete italjane, por edhe në disa vende tjera të Evropës ku në artikujt që mund t´i numëroje në gishta që shkruheshin kundër Jugosllavisë atëherë e cila me propogande e saj të fortë kishte arritur t´i mbushi mendjen, jo pak shteteve së ajo ishte shteti ideal, dhe i së ardhmës së njerëzimit, dhe ja pra këtë ikon po dilka e „po e prishka“, ja një armik i saj një shqiptar i „ikur qellimisht“ për të propoganduar kundër saj...E kisha lexuar pothuajse çdo ditë atë përmbledhje dhe t´ju them të drejtën edhe pse e hollë prej librave më të hollë, që kisha lexuar ndonjëherë, pos titullin i cili diçka me grishte poezia e librit“ Një fyell nder male“, nuk ishte e zoja të më mirrte me vete dhe unë si për qudi e lexoja edhe një herë nga frika mos ishte faji tek unë, tek qëndrimi im inferior e jo tek pëmbajtja dhe vlera e poezisë...Kisha dëshirë të më pëlqente kjo poezi e cila ishte shkruar vetëm dy vite pas lindjës sime, pra në njëfarë mënyre ishim moshatar me te, dhe e kisha mik edhe kohe, edhe ideje, edhe dëshire, pra doja ajo të linte mbresa të fuqishme, sikur që kishte lënë Hamleti i Shekspirit, Komedia hyjnore e Dantes, Dekameroni i Bokaqës, poezia e Lazgushit dhe e Nolit, e Mjedes e sidomos poezia e Fishtës. e shumë e shumë libra që i kisha lexuar më vemendje e dashuri, por jo ky libër, me këtë tufë poezish, më mabnin jasht, në sipërfaqe dhe as nuk futeshin në shpirtin tim, e as lejonin të zhytesha në to...Një ndjenjë të këtillë e kisha pasur kur botova librin „Helm e Gjak“. Në fakt nuk kisha dëshirë që asnjë lexues të mos njihej kështu kur të lexonte poezitë e mia.

Ta lë për njëherë tjetër thash, por kjo ndodhi gjithnjë e gjithëmonë, derisa hasa librin e dytë të Martinit e ai ishte „Kënga e vërrinit“që ishte botuar kur unë i kisha vetëm tre vjet. Ky libër disi më mbështolli shumë më ngrohët dhe ishte më afër më mua si i ri. Por lidhja ime me Martinin që nuk e kisha parë kurrë do të jetë e fortë. Për qudi të zotit, do t´i kem librat e tij në dorë, papritmas dhe pak ditë pas botimit, të gjitha. Por libri që mua më bindi së Martini ishte një artist i madh, dhe i rrall në letërsinë jo vetëm shqiptare, do të jetë libri i prozës „Shkundullima“ të cilin e kisha marr dhuratë bashk me librin tjetër të Martinit romanin „Rrathët.“ Këta dy libra ishin dhurata më e mirë që më kishte dhënë dikush pas vitit 1981. Pra ishin vitet që më kishin qitur përpara dhe shpesh e harroje edhe nënën që të ka lindur, por edhe babanë që të ka rritur. Prandaj thënë sinqerisht e isha lënë e qitur Martinin, edhe pse e dija së ai në Itali, më Ernest Koliqin("Shejzat" e te cilit i lexoja herë pas herë) e në Gjermani me ndonjë tjetër, kurrësesi nuk do të parnonin të heshtnin para dhunës dhe padrejtësisë që i bëhej popullit shqiptar e liridashës, por të robruar e të përdhunuar rëndë e gjatë të Kosovës. Dhe poezia e parë që hapa tashti dhe po e lexoi kur po shkruaj kujtimet përball melankolisë dhe dhëmbjës e mallit të fortë ka një optimoizëm dhe dashuri mospërfillse. Pra kjo:
“Elegji e Parë” ofron dëshirën dhe amanetin e poetit që të kryhet cerimonia në mënyrë tradizionale,dhe të mos u ndalohet të qajnë e vajtojnë të vdekurin së do t´ishte paradoksale, sikur e kanë vajtuar e qajtur më vjet si mërgimtarin e ndjekur nga atdhue i tij që rrugën e kthimit ia mbylli dhuna…

Ku kam me qenë i këputun
nga mundi i vjetve të rrëpita sa ai shkamb, 
mos të vijë keq ty, Taze, për mue 
të shtrimë mbi drrasat e vdekjes, 
kingj i gatuem për flije.
Leni plakat të qajnë mbi mue at ditë 
për njerzit e vet, vdekë qysh kur.

E shihni pra, është e njëjëta kërkesë. Poeti nuk i frikohet vdekjës. Nuk përton as të vdes, por nuk e dëmton, as vajtimi, as kuja, një pse janë pjesë e traditës dhe ky nuk i ka ikur asaj asnjëherë. Dy pse ky vaj ka mundur të bëhet atij në cilendo ditë dhe në cilendo kremte së ka qenë i varrosur së gjalli. Pra po kthehet në varr, për të jetuar. Se kaherë së gjalli ka qenë i vdekur. Le të vajtohen gjithë të vdekurit që jetojnë se se paku edhe në vaj jetojnë, ata, si duhet dhe më mirë se shumë të gjallë. Edhe vajtimi ka shumë shtresime dhe vajtoret e kanë, pos shkak, të vdekurin se ato qajnë jo të vdekurin sa të dashurit e vet të vdekur…

Edhe një amanet, moj grue:
kur vdiq im atë, premë dy qe
me ngimun të unshmit e thneglat e lamit 
me grimca buke.
Por unë do të vdes mes njerzve gjithmonë
të ngishëm,
prandej ndër drekët e mija qitni 
vetëm kafe të idhta.

Dhe ky është kontrasti edhe i jetës edhe i vdekjës. Materialisht mirë, fizikisht mirë, por shpirtrisht "pelim", zi, katran, prandaj kafe të idhëta. Nese dikush është në gjendje të gjejë fillimin e kujtimit që gjallëron të vdekurit. Kurse pala tjetër e uritur e varfër, por nuk ka varfëri shpirtërore, prandaj atayre nuk u duhet meditimi, por pasja dhe tejkalimi i zgripsit egzistencial…
Kanë ndërruar kohët dhe tradita duhe poashtu të evolojë. Më nuk është nevojë egzstenciale as sociale në atdheun e poetit buka. Prandaj nuk ka, pse mundohet askush nga familja, të kthej drekë së njerëzit tashmë janë të ngopur, e jo të uritur, si për kohën e të jatit, prandaj atyre duhet t´u qiten, vetëm kafe të idhta.... qe të kenë kohë të meditojnë…

Nuk e kisha besuar atëherë së pikërisht, unë vetë do të marr rrugën edhe më të ndezur të Martinit, nuk e kisha besuar atëherë së amanetet e Martinit mund të ishin edhe të mijat, dhe së edhe poezia e tij elegjia e parë, do të ngerthente dëshirën që kur të vdes“ lerni vajtort t´më vajtojnë së unë kaherë kam vdekur , së njeriut në secilën ndarje i vdes diçka nga qenja e mërgimtari secilën ditë ka mos asgjë kujtimin për ndarjën dhe vdes në këmbë...

Nuk e kam ditur atëherë dhe nuk e kisha besuar së do të shetisë vjetë të tëra rrugët e Visbadenit ku kishte shetitr Martini ynë të cilin nuk e pash kurrë, por kisha dashur sikur të kisha mundësi ta shihja...Por, jo kurrë, unë e ai do të takohem vetëm më vaprat e lëna...Unë e di se kam shumëçka të përbashkët më Martin Camajan. Dhe mua më ka ndodh kjo në jetë. Asnjë shkrimtar që mua më ka ra në dorë si fëmijë, nuk është e mundur të mos kemi shumëçka të përbashkë. Unë them se Martini ishte një prej krijuesve që ishte lënë anash jo për frikën politike, po më shumë për shkak se ai do të mirrte vendin, që i takon, meritor në letërsinë shqiptare, dhe unë nuk frikohem të them publikisht se ai, ishte një prej poetve më të rëndsishëm të shekullit që kaloi, mbase edhe më i rëndësishmi. E Kjo ishte edhe mbetet një e përbashkët e imja më këtë krijues. E dyta është lindja dhe edukimi, në malin verior shqiptar të Kosovës dhe kjo ndodh, saktësisht me mua dhe jam i lumtur, po aq sa ai, sepse heret si fëmijë jam i lodhur më traditën e cila në malësinë shqiptare, ajo, se pari vie me gojë si janë , këngë, përralla , legjenda , ritet, mitet dhe thëniet e barinjve malore, mes të cilëve Martini, por edhe unë, kemi kaluar rininë. Kjo besoj, unë, është një pasuri, një thesar, qe ndikon në imagjinatën, edukimin shpirtërore e mental të të riut dhe fëmijës duke i dhuraur gjërat elementare jetësore që nejriut i duhën gjithë jetën...

Për mrekulli të zotit, për çka nuk kisha besuar kurrë, kur kisha lexuar librin e tij, të parë dhe e kisha lexuar si nxënës i shollës së mesme, e as kur mora, disa libra, që ai, m´i kishte dërguar prej Mynihut ose për të sqaruar më mirë unë librat i mora nga një mike e imja e cila kishte aso kohe respekt të veçntë për mua, dhe unë i lexova më vëndje, por jo nuk kisha besuar se pak vite më vonë, unë, do të marr rugën pikërisht për Gjermani, dhe atje, do të jetojë e krijoj më shumë se 20 vite. Në motive të poezisë, ndryshojmë, sepse ai temë kryesore e ka vetminë kurse unë e kam temë kryesore dashurinë...Edhe ai edhe unë, por sidomos unë jam i lidhur shumë më portretin e dashurisë, e se dashurës sime, e cila çëllimisht emërohet, dhe në poezi merr emra të ndryshëm. Në qendër te jetës, tek të dy këta krijues, sikur bredh dhe bënë kerdi vetmia. Edhe paraqitja e përpjekjeve, për të komunikuar, që ipen si deshtim të Martini, tek unë paraqiten edhe si revoltë, dhe kjo nuk ndryshon qellimin, e as mundësinë e realizimit artistik. Ne të dy unet poetike është i theksuar dëshmimi egzestencial. Pra motivet shtrohen me lehtësi dhe nuk mungojnë, as figurat e fuqishme prej krahasimi e deri tek Metafora. Forma dhe përmbajtja saktësisht iu kanë nënshtruar qellimit dhe ama asnjë fjalë nuk i lihet stihisë e as rastësisë.

Në popull dhe në besimin e tij, Korbi është i zi, se është i mallkaur, kurse korbi i bardh është një qenje e cila i ka shpëtuar mallkimit me punë, me shpirt, me gjendje fizike dhe shpirtërore dhe këtë figurë e kisha përdorur si i ri si metaforë, por kurrë nuk e di e kam marrur drejtpërdrejt prej Martini apo e kam hasur edhe diku pos mitologjisë gojore, të cilën nëna ime e shpjegonte, si korb shekullor i cili jeton më gjatë, dhe më shërbimin që i bë të mirës, e fiton shenjnën, se më nuk është metaforë, as simbol i së keqës, si korbi i Allen Poes. Ka të ngjarë qe dytë e kemi hetuar dhe trashiguar, nga miti dhe legjenda popullore të cilën e sqarova më lart.

Por në jetën e vetmisë së madhe njeriu është në gjendje të komunikoj edhe më vdekjën edhe më të vdekurit dhe prandaj përputhet shumë kjo jetë më të varrosurin për së gjalli sepse është njeriu de faktori edhe i kushtëzuar drejtpërdrejt, nga rethanat për të cilat askush nuk është fajtor, se askush nuk mund t´ia siell as vendlindjen e as shtëpinë e as atdheun me veti, por edhe ngurrimi për t´i takuar me përplotmëri atdheut të dytë shkakton gjendje shumë të kufizuar dhe të mbyllur në Metastazë.

Por ne kemi edhe shumë gjëra të ndryshme dhe origjinale. Edhe ritmi edhe qendrimi edhe mjetet e realizimit, edhe stili, por edhe përmbajtja na veçojnë prej nejri tjetrit. Edhe pse Camaj jeton mbi 50 vite jasht atdheut, ai vërtet është"korb i bardh". Është tepër paqësor. Për çka unë nuk mund të mburrem. Jam i lumtur që pata kontakt si fëmijë më këtë krijues dhe mburrëm më punën e tij, por pikëllohem shumë kur mendoj se ai pikërisht ai sikur edhe unë vet u takon pendave që pjesën më të madhe të jetës e krijimit e deshtën dhe e mbajtën të varrosur për së gjalli,

Samstag, 23. April 2016

Portreti i një mërgimtari - Rrustem Seferi

Rrustem Xhemajl Seferi
Njeriu i dashuruar në vlerat e kulturës 
dhe traditave shqiptare

          Rrustem Xhemajl Seferi është njëri nga pinjollet e familjës së Sefer Kleçkës, bashkëluftetarit dhe krahut të djathtë të Idriz Seferit e Isa Boletinit. Është njeriu i dashuruar në vlerat dhe traditat kulturore, shpirtërore e kombëtare. Është veprimtari i paludhur i diasporës dhe mërgimtari që flen dhe zgjohet me mendjen të atdheu.

         Si shumë familje shqiptare të Kosovë qe ishin tënjohura për kontributin e vleshëm qe kishin dhën gjatë historisë për çështjen kombëtare, e till ishte edhe familja e njohur Seferi, familja e atdhetarit Sefer Neziri (i njohur në popull si Sefer Kleçka). Kjo familje mbikqyrej nga organet e pushtetit komunist jugosllav, si familje armike që kurr nuk ishte pajtuar me të këqijat e komunizmit. Pushteti jo vetem qe e mbikqyrte familen Seferi, por ata ishin të përjashtuar nga e drejta e punësimit në ndëmarrjet shoqërore të asaj kohe.

        Personazhi i këtij shkrimi, Rrustem Seferi, kishte shumë ëndrra. Ndër të tera, ai ëndrronte për të studiuar historinë e lavdishme të popullit të tij, gjuhën e letësnine shqipe ose drejtësinë, por për shkak të gjendjes ekonomike dhe vështirësive të krijuara nga pushteti, e kishte të pamundur. Përkundër faktit se dëshirat e tij ishin krejt tjera dhe synimet shumë më të mdhaja, ai pas kryerjës së arsimit fillor u regjistrua në medrese. Pavarësisht se e kreu medresenë dhe punoj në disa vende si praktikant në mujat e ramazanit, atij ju pamundësua qe të bëhej imam. Kjo ishte arsyeja që ai vendosi që të vetpunësohej, duke hapur kësisoj një kisokë për shitjen e gazetave përballë minierës në Golesh, por edhe aty nuk e lën rehat. Akuzohet se qëllimisht nuk e ka qitur flamurin më 29 Nëntor. Pas akuzave të bëra, Rrustemi detyrohet për të marrur mëpastaj rrugën e kurbetit.

         Në vitin 1987,  Rrustem Seferi emigron në Norvegji. Atje angazhohet në veprimtari të ndryshme dhe merr pjesë në demostratat e athershme të cilat organizoheshin nga mërgata të cilat kishin për qëllim ta njoftonin opinionin ndërkombëtarë për padrejtësitë që iu bëheshin shqiptarëve të Kosovës nga shteti serbojugosllav. Sëkendejmi, në vitin 1999 angazhohet në reformimin e Qendrës Ismaike Kulturore  Shqiptareve që vepronte në Norvegji, duke hequr nga dokumentet dhe vula e kësaj Qendre gjyëmhenën dhe duke vendosur në vend të saj shqiponjën dykrenare. Njëherit Rrustemi e përkrah edhe veprintarinë kulturore e atdhetare të Shoqatës “Rilindja” që vepronte në kuader të QIKSH-së. Po ashtu, në atë kohë, Rrustem Seferi jep kontribut të vleshëm edhe për fondin e tre përqindëshit dhe në aksionin “Familja ndihmon familjën”. Gjithashtu Rrustemi fillon të bashkëpunoj edhe me Radio Tiranën, gjegjësishtë me gazetaren e departamentit për shqiptarët jasht atdhut, me z. Suzana Zurakja. Kurse në vitin 2015 e bën në projekt për themelimin e Shtëpisë së Mërgatës në Kosovë, të cilin ia dorzon zyrtarisht zëvëndësministrit të diasporës, z. Sahit Krasniqi.

         Veç angazhimeve tjera, Rrustem Seferi e jep një kontribut shumë të madh edhe në Radio “Zëri i Arbërit”. Ai bashkë me kryeredaktorin e kësaj radio z. Imri Trena e moderojnë emisionin shumë të qëlluar dhe të dëgjuar “Me thesaret e odave shqiptare”. Njëkohësisht është anëtarë i Këshillit Pajtues të Diasporës, duke ndjekur kësisoj rrugën e paraardhësve të tij Seferr dhe Halil Kleçka të cilët janë të njohur për punën e madhe që e kanë bërë në pajtimin e qindar familjeve të hasmuara shqiptare.

         Rrustem Seferi ështe edhe lexues i pasinonuar. Ai i reciton me dashuri vargjet nga Lahuta e Malcisë së Gjergj Fishtës. Mbledh me pasion dhe tregon më përkushtim anekdotat e tregimet popullore. Është i dashuruar në bardhësinë e plisit dhe në vlerat e kulturës dhe tradiave shqiptare.

H. Muhaxheri

Sonntag, 21. Februar 2016

Kremtim dinjitoz i 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës


Nga Shoqata Kulturore e Sportive "Selina" në Austri

KËNGË E VALLE DERI NË MESNATË !

Më 20 shkurt në Attnang Puchheim të Austrine, në organizim të Shoqatës Shqiptare Kulturore e Sportive "Selina" u kremtua denjësisht 8-vjetori i pavarësisë së Kosovës. Kishin ardhur për të kremtuar së bashku bashkatdhetarë nga të gjitha republikat e Austrisë, nga Gjermaina dhe vende tjera europiane. Të gjithë ishin të lumtur dhe krenar, sepse shenonin përvjetorin e shtetit të dyte shqiptar.

Pjesmarrës në ketë manifestim ishin edhe pëfaqësuesit dhe veprimtaret e shoqatave tjera simotra qe vepronjnë në Austri. si nga Shoqoata "Beslidhja Shqiptare, Shoqata "Iliria" e Vöcklamarkut, Shoqata !Aleksander Mojsiu" e Salzburgut, Shoqata "Dardania" e Linzit, Shoqata "28 Nëntori" e Kirchdorfit, Shoqata Bashkimi" e Gmundenit, Shoqata "Mërgimi" e Steyerit etj.


Manifestimin e kishin nderuar me pjesmarrjen e tyre edhe deputeti shqiptar i Asamblesë komunale te Gmundenit dhe kryetari i komisionit për ekonomi dhe turizëm, z. Lulëzim Fejzullahu; veprimtaret Miftar Zagragja, Imer Aliu, Mehdi Prushi etj., dhe poetet Izri Rexha, Haxhi Muhaxheri e Haxhi Morina.

Manifestimi filloj me intonimin e himnit kombëtarë, kurse të pranishmit me një fjalë rasti i pëshendeti letrari Haxhi Muhaxheri. Ndërsa kryetari z. Fehmi Spahiu, në emer Shoqatës "Selina" vlerësoj me mirënjohje kontributin e disa veprimtarëve që para disa vitesh janë ndarë nga jeta. Kësisoj me mirënohje postmortum u nderua ish vepritmtari dhe kryetari i Shoqatës "Beslidhja shqiptare" z. Jup Ukshini dhe babë e bir, ish anëtarë të po kësaj shoqate, Zeqirja dhe Rinor Aliji. Mëpastaj me mirënjohje speciale për veprimtarinë e tij jetësore ne të mirë të kulturës dhe çështjës kombëtare u vlersua veprimtari, rapsodi dhe krijuesi Agim Gashi. Po ashtu, me një mirënjohje speciale për punën e sukseshme shumëvjeçare u vlerësua kësaj radhe edhe Radio "Zëri i Arbërit dhe kryeredaktori i saj z. Imri Trena.


Për kënaqësinë e të pranishmive në ketë manifestim, kësaj radhe kënduan Kumrije Mustafa, Mimoza Nela, Besim Krasniqi dhe Doruntina Ibishi. Kurse për muzikën u përkujdes Bekim Çakaj. Atmosfera festime me këngë e valle vazhdoj deri në mesnatë.

/ h. m./