Donnerstag, 3. Dezember 2015

Këngë, valle e recitime për Ditën e Flamurit.


  • SHKA „17 SHKURTI“ në Baden të Austrisë, kremtoi Ditën e Flamurit dhe 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipėrisë.


Shkruan: Miftar Zagragja
                                                                                                                      
 Manifestimi fillojë me intonimin e himnit kombëtar. Në sallën, të stërmbushur me mërgimtarë, në një sallë të stolisur me flamuje dhe piktura, e foto të burrave te mdheje te kombit,kushtuar kësaj feste. Moderatorja: z.Kaltrina Durmishi, hapi  manifestimin, me urimin përshëndetës drejtuar të pranishmëve. Pastaje në pika të shkurtra foli mbi rëndësinë e 28 Nëntorit dhe pavarësinë e Shqipërisë. Dita e 28 nëntorit të vitit 1912, ishte ditë e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike, sepse patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti dhe ngriti me krenari flamurin kuq e zi. Si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore  e flamurit kombëtar ditës se Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë sot festojnë 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, daljen e parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Pastaj ia dha fjalën kryetarit të ,,SHKA 17 SHKURTI" të Badenit të Austrisë z.Tahir Turkaj, i cili iu uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve me këto fjalë: 
Zonja dhe zotërinj, të dashur fëmijë, të rinj dhe të reja, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, ish-luftëtarë, veprimtarë, mirë se keni ardhur në festën e madhe, ditën e Flamurit Kombëtar dhe 103 vjetorin e pavarësisë të Shtetit Shqiptar.
Falënderojmë sponsorët si. Z.Basri Miftaraj, dhe Firma ,,IAT". Të cilët me përkrahjen e tyre financiare e ndihmuan këtë tej mase. Një falënderim i veçantë për Ambasadorin  Roland Bimo, dhe shoqatat e aktivist te diasporës shqiptare në Austri, pastaj për SHKA "17 Shkurtin" në Baden i falënderojnë dhe i përshëndetin të gjithë pjesëmarrësit, për nder të festës 28 nëntorit dites  se Flamurit kombëtar.

Të pranishëm ishin edhe autoritetet shqiptare të akredituara në Vjenë.Ambasadori Roland Bimo, në emër të stafit të Ambasadës së Shqipërisë në Austri i përshëndeti dhe i uroi të pranishmit aji mes tjerash tha: Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë - 28 Nëntor 1912, ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj  historia do t'ua ngrehu lart krenarinë  shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Shqipëri, te lire, sovrane e te pavarur.
Gëzuar, për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit - Shpallja e Pavarësisë  së Shqipërisë.

Pastaj tubimi vijoi më Mësuesin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe z. Ibrahim Hasani me programin e nxënësve të shkollës shqipe, një program të pasur artistik më recitale, vjersha dhe këngë.
Manifestimi vijoi më valle e këngë të përgatitura nga SHKA „17 SHKURTI".  Baden  me programe të pasura kulturore, muzikore, valltare, edhe  më shumë me grupin artistik te kengve dhe valleve më  Korografja: Djellza Turkaj  me programin e u ngroh edhe më shumë atmosfera e kësaj kremteje, me valle e këngë dasmë, që paraqesin një thesar të vërtetë kulturor.  Krenarinë  ja shtua ,edhe grupi  artistik i  valltarëve  nga Austria, të cilët  u duartrokiten nga te pranishmit.

Pastaj programi vazhdoj më këngëtarët e mirënjohur Homdi Hyseni, Bajram Gigolli dhe Arben Bunjaku,  të cilët me këngët e tyre ngrohën atmosferën, duke ngritur në valle gjithë të pranishmit në sallë.

Kremtuan të gjithë së bashku dhe kjo dëshmoi se shqiptarët janë të bashkuar pasi që në mynifestim pati pjesëmarrës nga shoqatat shqiptare nga e gjithë Austria.
Këta aktivistë, bashkëatdhetarë tanë nga SHKA "17 Shkurti" e Badenit, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhe të punohet me dashur e përkushtim për nder të festës së  28 nëntori ditës të   Flamurit kombëtar. Salla ku u mbajt manifestimi, ishte e mbushur përplot, kishte mbi 1.200 bashkëatdhetarë, në sytë e të cilëve vërehej gëzimi e krenaria.

Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.Roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe mbetet shumë i fuqishëm. Këta njerëz të vyeshëm gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun e tyre, për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë  për të gjitha forcat politike  të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të shenjtë.