Mittwoch, 10. Oktober 2018

Musa Jupolli, laureat i çmimit "Pena e Artë - M. Camaj"

Poeti Musa Jupolli, laureat  i çmimit "Pena e Artë - M. Camaj" 2018

„Nji fyell ndër male“
              Martin Camajt

Në pranverë me „Nji fyell ndër male“
Para fjalës me zërinqë buqet me fëmiun në gji
Me lotët e Nënave Shqiponjat e lirisë !

Shpirt poeti, nektar shafrani, jetë e ritmeve mengjesore
Në pritje të një fjale të bukur për dëshmi të letrave
Lyrës do I dhë shpirt n’aromë të atdhut tim
Do e zbrazi gotën e dehjeve poetike, me ujë të bekuar
Me nota të poezisë, gjykimi ynë me një fletë të bardhë
Vashat lozonjare do të vallëzojnë për çdo ditë
Si kopshtare që endën në mes të trendafilave e bilbilbardhave

Gjykimet le të mbesin shpirtërore, ndaj se hija dhe drita
Janë shpresë e pa thënë, himn I penës larë me lotin tim
Në takim mërgimtarët e Arbërisë, krijuesit e kombit
N’emër të një kolosi të letrave shqipe, Martin Camaj
“Nji fyell ndër male” Notat e etjeve për mësim

Matematika e gramatikës sonë, vitet mos të mbesin vetëm fjalë
Dhe ja dallëndyshet e para pas një dimri të gjatë e t’acart
Nën gurët antik kundihet aromë bime, buka e shpirtit tonë
Odë e poemë për një zgjim të ri, me emër e mbiemër

Seigneur! si ta quajmë Pranverën e kohës sonë
Gjergj Kastriot! apo edhe poet! Që bota të thot
“Nga ju vjen kjo buzëqeshje,
Apo nji fyell ndër male ua solli zgjimin?”


PS: Informata është marrë nga profili i autorit në Facebook, 
publikuar me 8 tetor 2018. Urime!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen