Donnerstag, 3. Dezember 2015

Këngë, valle e recitime për Ditën e Flamurit.


  • SHKA „17 SHKURTI“ në Baden të Austrisë, kremtoi Ditën e Flamurit dhe 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipėrisë.


Shkruan: Miftar Zagragja
                                                                                                                      
 Manifestimi fillojë me intonimin e himnit kombëtar. Në sallën, të stërmbushur me mërgimtarë, në një sallë të stolisur me flamuje dhe piktura, e foto të burrave te mdheje te kombit,kushtuar kësaj feste. Moderatorja: z.Kaltrina Durmishi, hapi  manifestimin, me urimin përshëndetës drejtuar të pranishmëve. Pastaje në pika të shkurtra foli mbi rëndësinë e 28 Nëntorit dhe pavarësinë e Shqipërisë. Dita e 28 nëntorit të vitit 1912, ishte ditë e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike, sepse patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti dhe ngriti me krenari flamurin kuq e zi. Si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore  e flamurit kombëtar ditës se Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë sot festojnë 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, daljen e parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Pastaj ia dha fjalën kryetarit të ,,SHKA 17 SHKURTI" të Badenit të Austrisë z.Tahir Turkaj, i cili iu uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve me këto fjalë: 
Zonja dhe zotërinj, të dashur fëmijë, të rinj dhe të reja, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, ish-luftëtarë, veprimtarë, mirë se keni ardhur në festën e madhe, ditën e Flamurit Kombëtar dhe 103 vjetorin e pavarësisë të Shtetit Shqiptar.
Falënderojmë sponsorët si. Z.Basri Miftaraj, dhe Firma ,,IAT". Të cilët me përkrahjen e tyre financiare e ndihmuan këtë tej mase. Një falënderim i veçantë për Ambasadorin  Roland Bimo, dhe shoqatat e aktivist te diasporës shqiptare në Austri, pastaj për SHKA "17 Shkurtin" në Baden i falënderojnë dhe i përshëndetin të gjithë pjesëmarrësit, për nder të festës 28 nëntorit dites  se Flamurit kombëtar.

Të pranishëm ishin edhe autoritetet shqiptare të akredituara në Vjenë.Ambasadori Roland Bimo, në emër të stafit të Ambasadës së Shqipërisë në Austri i përshëndeti dhe i uroi të pranishmit aji mes tjerash tha: Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë - 28 Nëntor 1912, ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj  historia do t'ua ngrehu lart krenarinë  shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Shqipëri, te lire, sovrane e te pavarur.
Gëzuar, për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit - Shpallja e Pavarësisë  së Shqipërisë.

Pastaj tubimi vijoi më Mësuesin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe z. Ibrahim Hasani me programin e nxënësve të shkollës shqipe, një program të pasur artistik më recitale, vjersha dhe këngë.
Manifestimi vijoi më valle e këngë të përgatitura nga SHKA „17 SHKURTI".  Baden  me programe të pasura kulturore, muzikore, valltare, edhe  më shumë me grupin artistik te kengve dhe valleve më  Korografja: Djellza Turkaj  me programin e u ngroh edhe më shumë atmosfera e kësaj kremteje, me valle e këngë dasmë, që paraqesin një thesar të vërtetë kulturor.  Krenarinë  ja shtua ,edhe grupi  artistik i  valltarëve  nga Austria, të cilët  u duartrokiten nga te pranishmit.

Pastaj programi vazhdoj më këngëtarët e mirënjohur Homdi Hyseni, Bajram Gigolli dhe Arben Bunjaku,  të cilët me këngët e tyre ngrohën atmosferën, duke ngritur në valle gjithë të pranishmit në sallë.

Kremtuan të gjithë së bashku dhe kjo dëshmoi se shqiptarët janë të bashkuar pasi që në mynifestim pati pjesëmarrës nga shoqatat shqiptare nga e gjithë Austria.
Këta aktivistë, bashkëatdhetarë tanë nga SHKA "17 Shkurti" e Badenit, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhe të punohet me dashur e përkushtim për nder të festës së  28 nëntori ditës të   Flamurit kombëtar. Salla ku u mbajt manifestimi, ishte e mbushur përplot, kishte mbi 1.200 bashkëatdhetarë, në sytë e të cilëve vërehej gëzimi e krenaria.

Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.Roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe mbetet shumë i fuqishëm. Këta njerëz të vyeshëm gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun e tyre, për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë  për të gjitha forcat politike  të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të shenjtë.

Freitag, 20. November 2015

Bisedë me z. Heset Ahmeti, veprimtar në Slloveni



Bisedës i priu gazetari Beqir M. Cikaqi

BASHKËVEPRIMI ME SINQERITET – 
STIMULIM PËR AKTIVITET…! 

Emri i z. Heset Ahmeti nuk është i pa njohur,  jo vetëm në Slloveni ku jeton e vepron, po gjithë andej e këndej diasporës shqiptare, madje edhe në atdhe. Bisedën me zotin Ahmeti kësaj radhe e fokusuam kryesisht rreth aktivitetit të tij kombëtar që po zhvillon ai dhe Shoqata ILIRIA e Koprit, kryetar i së cilës është tani e disa vjet. Fillimisht një biografi të shkurt për të kuptuar lexuesi se cili është bashkëbiseduesi  ynë i intervistës. 
 Heset Ahmeti ka lindur në Sllatinë të Epërme, komuna e Vitisë, si 5 vjeçar familja shpërngulet në Shkup, atje e kaloi fëmijërinë dhe kreu filloren në shkollën “LIRIA” të Çairit në Shkup. Shkollën e Mesme e kreu ne Viti, pasi që me familje u kthyen ne vendlindje. Ndërkaq në Universitetin e Prishtinës u regjistrua ne vitin 1981 dhe pa i mbaruar studimet në vitin 1983 si shumë të rinj shqiptar morri rrugën e mërgimit. Se pari në Lubjanë, edhe atë “për një sezon” me qëllim të kthehet e ti mbarojë studimet! Ajo sezon po zgjat ende tash e 32 vite! Është baba i katër  fëmijëve (dy djem dhe dy vajza) të gjithë të rritur, djali ka kryer fakultetin e Informatikës në Lubjanë, të tjerët ende shkollohen.

* Zoti Heset, e kuptuam se cili është profili juaj, a mund të na tregoni në pika të shkurta se cili është profili për Shoqatën Kulturore ILIRIA të Koprit? 

Kanë ekzistuar edhe shoqata tjera, ku bashkatdhetarët tan në vitet e 90-ta kanë ndihmuar arsimin në Kosovë me 3% dhe në forma të ndryshme... Shoqata Kulturore ILIRIA e Koprit, është themeluar në vitin 1998. Shoqata funksionon në bregdetin slloven, apo me mire të them në Istren Sllovene. Gjatë kësaj kohe, shoqata ka ndërmarrë shumë aktivitete të ndryshme, shumë aksione humanitare, si dhe grumbullimin i mjeteve materiale në periudhën e luftës së fundit çlirimtare në Kosovë. Shoqata numëron një numër të madh të anëtarëve. Në kuadër të shoqatës veprojnë këto seksione: letrarë, muzikorë, dramaturg, sportivë dhe informativë. Më aktiv janë grupi i valltarëve, grupi recitues, si dhe grupi sportiv. Të gjitha këto grupe kanë arritur suksese shumë të lakmueshme nëpër festivale të mbajtura, ndërkaq sportistet kanë fituar trofe te ndryshme... 

* Kush janë drejtuesit e tjerë të Shoqatës, që ti je kryetar tash e sa vjet? 

 Heset Ahmeti-kryetar, Bashkim Zyba-nënkryetar,  Driton Shehu-sekretar, Sabit Behrami-arkëtar,etj. Ndërsa, udhëheqësi i sektorit letrar dhe muzikor janë  Mexhid Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj; udhëheqës i sektorit sportivë është  Urim Spahiu; kryetari i këshillit disiplinor është Qerim  Elshani. Për të gjithë këta drejtues,  i kemi edhe ndihmësit e tyre. Ne kemi një bashkërendim të veprimeve me sinqeritet në mes vete, por edhe me bashkatdhetar tjerë, që e konsideroj si stimulim për aktivitete. 

* Cilat janë aktivitetet kulturore e sportive të Shoqatës ILIRIA? 

 Aktivitete tona janë vërtetë  të shumta e të llojllojshme, duke filluar nga aksionet humanitare që organizojmë çdo herë kur paraqitet nevoja, e sidomos për festat kombëtare. Nga themelimi i Shoqatës,  asnjë herë nuk kemi humbur rastin pa i shënuar festat dhe gjithnjë me program të begatshëm të përgatitur  nga grupi artistik i Shoqatës, duke sjellë edhe artistë e këngëtar të estradës shqiptare e kosovare. Bëjmë promovime librash disa herë në vit,  marrim pjesë në festivale të ndryshme që organizohen në Slloveni, mandej shkojmë edhe jashtë territorit slloven,  disa herë kemi qen edhe në Trevizo të Italisë si mysafirë me grupin  e valltareve të ftuar nga Shoqata si motër që emërohet me të njëjtin emër “Iliria” në Trevizo. Kemi ekipin sportiv në futboll, që disa vite ka qen kampione në Ligen Rajonale të Koprit, etj. 

* Shkolla shqipe e Mësimit Plotësues, kur ka filluar dhe si funksionon? 

Shoqata jonë ka organizuar shkollën shqipe qysh ne vitin 1998 dhe pat funksionuar tre vite, në at kohë nuk kishim lokalet tona dhe për mësim paguanim lokalin. Pas lufte kishim mungesë  të mësimdhënësve dhe nxënësve,  pasi  shumë u kthyen në Kosovë... Kur vitin e kaluar përfituam lokalet për Shoqatën, rihapem shkollën shqipe me mësim plotësues. Tani kemi tri mësuese vullnetare në krye me znj. Magbule Behrami. Puna me SHSH të MP është për çdo lëvdatë, sepse  pas përfundimit të vitit shkollor 2014/2015, Shoqata jonë ”Iliria” në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës, morëm pjesë në Kuisin e diturisë 2015, ku shkolla jonë ishte pjesëmarrëse për herë të parë. Në finalen e mbajtur me 25 korrik në Prishtinë, ekipi i shkollës sonë në saje të pikëve të fituara, ndamë vendin e parë me ata të Austrisë, në mesin e gjashtë shteteve pjesëmarrëse. Ne duhet të punojmë me shkollën edhe në të ardhmen në mënyrë që fëmijët të cilët kanë lindur  në Slloveni, ta mësojnë gjuhën e bukur, historinë e lavdishme, gjeografinë e kulturën ton të begatshme.  

* Keni një “shtëpi” që është e njohur me emrin “Kulla e Koprit”, si keni arritur ta fitoni këtë, që nuk e ka asnjë shoqatë shqiptare në migracion?! 

 Po shumë e vërtet, më duhet të lavdërohem pak gjë që nuk është në natyrën time. Ishim ne drejtuesit e shoqatës me një takim tek kryetari i komunës së Koprit, bëmë kërkesën për një lokal, meqenëse e dinte mirë organizimin tonë, kërkesa u miratua menjëherë. Komuna na i ndau një  shtëpi të lënë pas dore. Në shoqatë u organizuam, fillimisht bëmë projektin se si do të riparohet e të aftësohet. Menjëherë filluam zbatimin e projekti, ku i kryem punët në një afat rekord, për më pak se një muaj. Nëse pyetni pse me aq shpejtësi i kryem punimet, përgjigjja është gjithashtu e shpejt dhe e arsyeshme, pasi ishte fillimi i muajit nëntor, e ne u zotuam që të jetë e gatshme për 28 Nëntor –Festen tonë Kombëtare që e konsideronim me rëndësi të madhe të bëhej përurimi për atë festë. Ashtu edhe ndodhi! U bashkuam me punë vullnetare dhe investime me mjetet-donacione të bashkatdhetarëve, duke ia arritur qëllimit. Në përurim prezent ishin edhe autoritete të rëndësishme vendore e kombëtare, si ministri  atëhershëm  në Ministrin e Diasporës, z. Ibrahim Makolli, ambasadoret tanë  në Lubjanë, autoritetet komunale, etj. Ishte një kënaqësi e vërtetë, rast i vetëm në diasporën shqiptare, që me punë  vullnetare ta kemi “Shtëpinë e kulturës” në Kopër të Sllovenisë, sikur njihet “Kulla e Kopërit”. Tani kemi kushte shumë ma të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të llojllojshme. 

* Bashkëpunimi me shoqatat si motra? 

Kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me disa shoqata kulturore, si në  Slloveni, ashtu edhe jashtë Sllovenisë. Shoqata si motër që emërohet me të njëjtin emër si e jona “Iliria” në Trevizo të Italisë, me të cilën kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm në shumë aktivitetet të përbashkëta. Bashkëpunojmë edhe me Shoqatën “Migjeni” nga Lubjana , mandej me Shoqatën Teatrale "Mërgimtari" nga Zagrebi po ashtu bashkëpunojmë ngushtë, të cilët dy herë kanë shfaq drama në Teatrin e Koprit. Vitin e kaluar ishin me dramën historike “Dy krisma në Paris”, dhe në këtë vit komedinë e njohur shqiptare "8 persona plus". Komedi e cila u përshtat  për tu paraqitur në skenë nga regjisori dhe aktori Leonard Hamitaj. Kemi bashkëpunim edhe me shoqatat tjera këtu në Slloveni, sikur janë: Shoqata “Besa” nga Celja,  “Bashkimi” nga Maribori.  Më duhet të ceki edhe bashkëpunimin me Shoqatat vendore siç janë Shoqata “Pina” dhe “Zavod Krog” që kemi pas disa projekte të përbashkëta. Kemi bashkëpunim edhe me revistën “Žar” që ka dal në disa numra ne bashkëpunim. 

* Nga publikimet në faqet e internetit vërehet se shpesh keni zyrtaret e dy ambasadave shqiptare në Lubjanë, për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë? 

Po është e vërtet, kemi bashkëpunim të mirë dhe përkrahje të pa rezervë nga dy ambasadat: Ambasada e Republikës Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës Kosovës. Unë mendojë kështu, kur vepron e punon me sinqeritet,  e vërehet nga të tjerët  i gjithë ky aktivitet i mirëfilltë, është shumë normale që të shpërblehesh me të mira. Dhe, jo vetëm me ambasadat tona që kemi një mirëkuptim, por kemi bashkëpunim të mirë edhe me Ministrin e Diasporës Kosovës. Mandej, me individ krijuese, sportistë, etj.  

* Këtë shtator në Kopër u mbajt simpoziumi për Familjet Fisnike Shqiptare në Koprin e Venedikut. Ju ishit organizator apo bashkorganizator të këtij evenimenti? 

Po ne ishim bashkorganizator, në shkurt të këtij viti kur Biblioteka e Qarkut të Koprit shënoi 300 vjetorin e pallatit Bruti, familje kjo Fisnike Shqiptare. Më dërguan ftesën ne cilësinë e kryetarit të shoqatës. Të ju them të vërtetën isha i hutuar dhe nuk ju besoja fjalëve qe lexoja në ftesë. Ftesa ishte në gjuhën sllovene, e kam përkthyer dhe e ruajë  si një ftesë më të veçanet, më të mirë në jetën time. Nëse nuk është e tepërt për ju, do të iu prezantojë përmbajtjen e plotë të sajë: 
I nderuar zoti Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës Kulturore “ Iliria “ Kopër,                                      Ju njoftojmë se të premten në ora 10.00, në Pallatin Pretorio do të festojmë 300-vjetorin e Pallatit Bruti në Kopër, selia e bibliotekës në sheshin  Brolo nr. 1. Do prezantojmë librat e peshkopit të Koprit, monsinjor Agostino kont de Bruti, kurse në ora 12.00 do mbahet mesha në kujtim të peshkopit në pagëzimoren e Koprit (Rotunda). 
Duke pasur parasysh se anëtaret e familjes Bruti ishin zhvendosur nga Shqipëria (Durrësi) në Kopër, dhe kishin pranuar shtetësinë e Venedikut dhe kishin marr titullin e Kontit (mesi i shekullit 16), peshkopi Agostino gjithashtu ishte shambellan i madh, Maestro di Kamera në pallatin e Papa Klementit XI, i lindur si Xhon Francisko Albani, të cilët ishin me prejardhje shqiptare. Unë do isha shumë i lumtur në qoftë se merreni pjesë në jubileun e lartë të pallatit dhe librave të peshkopit Agostino, ku me praninë tuaj do i nderoni paraardhësit e juaj nga Shqipëria. 
Familja fisnike Bruti edhe në stemën e saj e ka shqiponjën në mesin e mburojës. Në stemën me formë katrore ndodhet feniksi i pozicionuar drejt diellit, në fushën e dytë është dora me shpatë të zgjatur dhe me mbishkrim Libertas – liri. 
Bashkëlidhur gjeni ftesën, 
Me nderime, mag. Peter Štoka, Biblioteka e Koprit 

Dhe që at dite me z. Peter Shtoka u akorduam se duhet të bëjmë diçka të tillë në mënyrë  
që bashkatdhetarët tan të informohen për këtë histori të këtyre familjeve, dhe jo vetëm ata, por, edhe vendasit e këtushëm, pasi shteti komunist këto fakte i kishte heshtur. 

* Për cilat familje Fisnike bëhet fjalë dhe në cilën periudhë kohore kanë jetuar? 

Shqiptarët janë përmendur në Kopër që në shekullin 13, me prezencën e familjes fisnike të kontëve Albanese, pak më vonë asaj i janë bashkangjitur edhe dy familje tjera fisnike të kontëve Brati dhe Albani. Më në fund, shkaku i prezencës së disa familjeve fisnike shqiptare emërohet edhe njëra nga rrugët e Koprit "Calle Albanese" (Rruga Shqiptare). Këtu jemi vendosur në periudha të ndryshme kohore për arsye të ndryshme politike ose shoqërore apo bindjeve fetare, edhe pse ne shqiptarët kryesisht jemi të njohur me aktivitete që kanë të bëjnë me gastronomi dhe ndërtimtari, por si popull ne jemi një komb i paraardhësve të kontëve, fisnikëve dhe eminencave tjera të rëndësishme, të cilët kanë lënë gjurmë të dukshme dhe të prekshme anë e mbanë botës. Kjo është krenaria jonë për çfarë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm. Strukturat administrative dhe ushtarake të Republikës Venedikase kanë sunduar vendeve përtej bregdetit, "lo Stato da mar", dhe me ndihmën e fisnikërisë lokale, shqiptare, vendoset edhe Shqipëria Venedikase. Më vonë, për shkak të kërcënimit turk këto familje fisnike kanë qenë të shpërndara në vende të ndryshme, gjithashtu edhe në veri të detit Adriatik. Këtë ishin të detyruar të bëjnë familjet fisnike Borisi, Bruti dhe Bruni, disa familje tjera kanë ardhur këtu nga kryeqyteti i Venecias, siç ishte familja Carpaccio, e cila në Kopër kishte marrë porosi të mëdha, dhe më pastaj i kishte lënë qytetit veprat më të rëndësishme të pikturës. Në këtë pikë, unë do t’iu kujtoja dëshminë e heshtur të shqiptarëve te thjeshtë, të cilët gjatë fatkeqësive të mëdha shëndetësore të mortajës në shekullin 17, u vendosën në periferinë e Koprit, dhe me zell kanë ruajtur imazhin e frytshëm të Istrës. 

* A mendoni se është thënë e tëra për kontributin dhe rolin e Familjeve Borisi, Bruti, Bruni, etj.? 

Jo  nuk është thënë e tëra, kjo është vetëm fillimi,  për shtatë muaj është siguruar kjo punë dhe janë gjetur këto materiale, tani mendoj që ne kemi bërë vetëm hapin e parë në mënyrë që historianët dhe personat  adekuat të merren me hulumtimin e materialeve që jam sigurt se janë në përmasa ma të mëdha, ku duhet të zbardhet e vërteta dhe të njoftohet opinioni shqiptar dhe botëror. 

* Me gjithë këto aktiviteteve tuaja individuale, e kolektive përmes Shoqatës dhe bashkëpunëtorëve, cilat janë planet-projektet tjera që presin të realizohen? 

Tani jemi në vlugun  përgatitjeve të festës kombëtare 28 Nëntori,  dhe aktivitetet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që nuk do të jen të pakta, si vazhdimësinë me Shkollën shqipe të MP, organizimin e promovimit edhe të dy librave, pjesëmarrjen tonë së bashku me vendoret edhe në festat e fundvitit, etj. Ndërsa për vitin e ardhshëm së shpejti do të dalim me një projekt interesant...! 

* Jemi në muajin nëntor, muajin e festave kombëtare, cili është mesazhi i juaj? 

Po mesazhi im do te ishte ky: që të punojmë të gjithë, secili në mënyrën dhe aftësitë e veta për të mirë tonë  dhe në llogari të kombit, atëherë do të jemi më të fuqishëm. Urojë të integrohemi aty ku edhe e kemi vendin si popull, pra në Bashkësinë Evropiane. Ju bëjë apel të gjithë udhëheqësve politik në të gjitha trojet shqiptare që të punojnë në të mirë të Kombit. Një përshëndetje të sinqertë për lexuesit dhe urime festat e 28 Nëntorit - të gjithë bashkëkombëseve të mijë kudo që janë. 
Në emrin e lexuesve të falënderohemi për këtë bashkëbisedim.         

Nëntor, 2015 

Bashkëbisedoi: Beqir M. Cikaqi








Freitag, 9. Oktober 2015

Poetja që i këndon me mall dhe dashuri atdheut

Miradije Zymberi Avdullahi është lindur më 31 tetor të vitit 1965 në Kapit të Medvegjës, aty ku pushtuesi po mundohej të shuaj gjuhë e kulturë me anë të dhunës së hekurt,vështirë ishte të shkolloheshin vashat shqiptare. Po prindërit e Miradijes si atdhetarë që ishin,si dashamirë të arsimit u shpërngulën në Fushë Kosovë ku Miradija kreu pesë vjet të shkollës fillore, pastaj në Prishtinë kreu shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi studimet. Miradija filloj të mirret me shkrime qysh si fëmijë në bankat shkollore. Ajo shkruan poezi dhe publicistikë, shkrimet e saja i hasim në shumë gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net.

Miradije Zymberi kishte disa përmbledhje poetike që po i ruante me kujdesë për të i hedhur në dritën e botimit, por në kohët e pa kohë iu konfiskuan. Ajo nuk u ndal për asnjë çast, ka filluar me të madhe punën e saj në poezi dhe po hapëron tejet bukurnë fushën e poezisë. Si shumë krijues të tjerë edhe zonja Miradije vepron dhe krijon në mërgim. Ajo ka tema mjaft të begatshme nga mërgimi, për vendlindjen, mallin, atdheun, kombin, njerëzit e dashur të vendlindjes, shkollën... e kjo është e shprehur më së miri në vëllimin e saj të parë poetik "Shtigjeve të heshtjes". /Përgatitur nga Shaban Cakolli/



Poezi nga Miradie Zymberi Avdullhi


SHTIGJEVE TË HESHTJES

U shoqëruam bashkë nga e imja fëmijëri
Shëtitëm gjithë botën pa fjalë
Të ndrydha në letër të hollë të mbylla në zemër
Po ti e ëmbla ime nuk u ankove se të lash pa emër

Qëndrove në errësirë pa parë dritë me sy
Se na kishin vjedhur diellin mua dhe ty
Në gjunjë të bie falje të kërkoj se s'kisha mundësi
Të sjellë pak rreze as të të ndez qiri

Deshën të të zhdukin barbarët ti e fortë qëndrove
Deshën të të heshtin ti dhe e mbyllur zërin s'e shterrove
Shtigjeve me heshtjen së bashku ndër vite rrugëtuam
Të ndrydhura të ngrira por nga njëra-tjetra s'u larguam

Poezia ime të mbajta në shpirt me kujtime
Ishe ligjërimi i heshtur i zemrës time
Me vite të tëra gjithkund më ndoqe pas
Këtu në mërgim për ty gjeta një laps

Grilat e hapur i kishim për të dal në liri
Çelësin e prangave ta përdorim na mungonte guximi
U trimëruam të fuqishme u ngritëm bashkë
Heshtjes i dhamë fund tash pa të shtegtojmë kah agimi

Sot bëj festë në të madhin nëntor
Për herë të parë t'largova nga vetja ime t'përcolla me dashuri
Drejtë shtypëshkronjës t'bëhesh nuse me kurorë
Të kthehesh prapë tek unë e artë në fletë libri

E lumtur do të jem atë ditë
Kur ti më në fund do të shohësh pak dritë
Errësirës e heshtjes i dhe fund e imja poezi
Krahëhapur në kthim të pres të ledhatoj me dashuri



NËNA SHQIPTARE

Më preu rrugën djalli
Nuk munda të shtegtoj
Sot nuk ndalem dot
Jetës 'i këndoj

Isha gurrë derdhesha lumë
Shëndërrohesha në ujëvarë
Sërish jam rrugë pafund
Hapin kush s'mund t'ma ndalë

E pamposhtur -plotë fuqi
Si mal i lartë shkëmbgur
Do të bëhem përjetësi
Si Shqiponjë në Flamur,

Më lindi nëna Shqiptare
Mirësinë ma mësoi
Të ruaj nderin të jem krenare
Ballëlartë të qëndroj.



SI SHQIPONJË MAJEMALEVE

( I kushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës,
Trimit të Kapitit, Florim Rushitit)

Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pa mposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti

I urtë për vëllezër e shok
U bë shqipe mali trimi
Në luftë kundër pushtuesit
U nis kur doli kushtrimi

Si shqiponjë majmaleve
Me pushkë e me flamur
Kapiti e Medvegja e halleve
Nuk e harrojnë kurrë

Në vargan të viganëve
Kingj e njohu altari
U dha barot e plumb tiranëve
Si hero Adem Jashari.

Lum Medvegja e lum Kapiti
Ty o Kingj që të rriti
Me trimëri armikun luftove
Për Liri gjakun dhurove



HASHIM HAJDINI

Armiku krime bëri
Deshi të na shfarojë
Një gjë ai se priti
Tha: S'ka kush t'i mbrojë

Çka mendove or shkja
Se Medvegja trima s'ka
Hashim Hajdini shqipe mali
Mori pushkën në krah

Zakon e ka shqiptari
Pret mikun me bujari
Por nëse ia robron vendin
E ndjek me trimëri

Si Baca Adem qëndrove
Hashim trim shqiptar
Vdekja nuk të mposhti
Jeton në lapidar



ATDHEU NA FTON

Kam lapsin në dorë
Më vërtitet një frymëzim
Të shkruaj vargje malli
Apo të bëj kujtim

Atje ku linda dhe u rrita
Tani dua të rri
Ka nisur tufani të fryj
Me erë borë e shi

Fjalët s'më vijnë sonte
Nuk i gjej dot rimat
Po mundohem kot
Të shkruaj për trimat

Mendja më është tretur
Nuk di pse vallë
Humbëm nëpër botë
Dhe jam shumë me mall

Të shkojmë në Kosovë
Atje të bëjmë gjallëri
Të jetojmë t'bashkuar
Me Nënën Shqipëri.



TRIMAT DHE FLAMURI

Shtat i kuq i larë në gjak
Janë bijtë që ranë u ngritën n'altar
Marigona shqipes n'qëndismë i dha hak
Kur valo në Vlorë simboli Komëtar.

Atje u mblodhën shqipet
Të shpallin Pavarësinë
Ismail Qemali me trimat
Ringjallën Shqipërinë

Të bashkuar rreth Flamurit
Më të fortë se çeliku
Jemi shkëmb i Arbërit
Nuk na thyen armiku

Trojet e ndara në copa
Do t'i bashkojmë të bejmë fuqi
Të bindet gjithë Evropa
Të mos bëjë më padrejtësi

Jemi të gjithë Shqiptarë
Flamur me shkabë në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s'vdes



VETËM PËR TY

A jam fajtore pse të dua
Më vret i trishtimit çdo çast
çdo mëngjes pres e zgjuar
çdo natë emrin ta thërras

Vetëm ty të desha në këtë jetë
Vetëm ty të shikjonë sytë,e mi
Në qiell emrin ta shkruaj mbi re
Vetëm për ty akoma marrë frymë

Të dhuroj buzëqeshje vetëm ty
Faqe të lagura treten një ditë
Pa ty ditët nuk bëjnë dritë
Pa ty unë nuk shëndritë



SONETE

Sonte ua hap portën ëndrrave
Ato këtë natë si dorëzoj
As dhimbjes e ndjenjave
Në krahëror errësirës s'ia lëshoj

Sonte do marr me buzët e mia
Frymëmarrjen tënde si erën e pranverës
Të fundosem mes yjesh nga dashuria
Pa asnjë fjalë veç me përkëdheljen e hijes

Sonte do të zhytem mes krahëve të tu
Do të ledhatoj petalet e dashurisë
Të ëndërroj se të kam pranë këtu
Ti burimi im i lumturisë

Sonte të dua pranë meje
Kambana e natës fundin të lajmërojë
Mes përkëdheljesh t' i shkrijmë ëndrrat
Derisa aurora e agut ditën e re të fillojë




DIKUR

Çdo ditë ngapak mundohem
Me laps të shkarravis
Ndjenjat seç më zgjohen
Për ditët e rinisë

Pa brenga kur shëtisja
Rrugëve në vendin tim
Për ardhmërinë kur flisja
Çfarë kisha qëllim

Shpirtin kam të bardhë si borë
Por nuk ndiej ftohtësi
Kam zemrën plotë dashuri e mbaj në dorë
Të jetojmë të pandarë deri n' përjetësi




THËRRET LUGINA

Jam Lugina,
Sërbisë i çoj fjalë
Mos u afro
Mos më prek në Lapidar

Mos më lëndo plagët e janarit
Se i kam dhembje e krenari
Në damar kam gjak të shqiptarit
E të djeg të bëj shkrumb e hi

Fjala ime udhëto qiellit të shqiptarisë
Mos të më lënë në mëshirën e sllavisë
Nuk e lëshoj djepin ku u përkunda
Pa ia mbush armikut ballin plumba

E të flijohem për këtë vatan
Si dëshmorët jetën që kanë dhënë
Se në krahërorët tanë
E trimave na rrah zemra

Që sot n’lapidar me shkronja ari
U janë gdhendur emrat
Në këtë tokë ku u është derdhur gjaku
Veq lulëkuqe mbijnë pranë çdo pragu

17.01.2013



KOHË E SHQELMUAR

Sikur të kishte
pak çaste të rastësisë
së bashku me kohën
të i këndonim,lumturisë
një ditë apo natë
së paku,një baladë
po,koha nuk ndalet
ikën,pa pyetur
për hallet
kohë e netëve me yje
fryje hallin,fryje
ikë dhe shtegëton
plot iluzion
hijet e jetës
me ëndrra i mbulon
kohë e marrë djalli
hijeshon pëlhura
me shkëlqim ngjyrë ari
botë e çmendur,
merr kthesa
ofron mijëra shpresa
e prej këtij ofrimit
hedh në dyshemet e injorimit
mendje e zemër
në lojën e vallëzimit
një hap,
pastaj i dyti
nga tundjet shpirti
të vjen te fyti
ngushëllim i jetës
si shami valvitë
në këtë lojë
vdekja,jetën e gëlltitë.



JAM KËTU...

Jam këtu ku jam
Tek ti Medvegjë vi rrallë
Që nga mëngjesi deri në mbrëmje
Me mendje të sillem vërdallë

Jam këtu ku jam
Larg nga ti o vendi im
Tek ti shetisë nëpër ëndrra
Që nga mbrëmja deri në agim

Për t’i mbuluar rrugët e yjeve me hi
Shpresat nuk i lëmë të digjen në flakë
Po një ditë do t’i flakim ata kufi
Se në damar i shqiptarit na rrjedh gjak

Le të mbesin vetëm ura kujtimesh
Mbi lumin e përditësisë , gurgullimë e ujvarë
Do ta largojë era tymin e idhtësisë
Do t’sjellë gëzime, kur t’festojmë Bashkimin Kombëtar!




ME LINDI NENA SHQIPTARE

Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegëtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!

Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mundtet ta ndalë.

E pamposhtur - plot fuqi,
si mal i lart me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.

Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë ajo më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj.



UNË TË DUA

Pranvera - me blerim,
lulet , lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, fluturojne.

Fjalet i bartë era,
shkresat i djeg flaka,
ditet - berë te zeza,
netet shume te gjata.

Ne fytyren shoh,
buzeqeshjen magjike,
ne syte e tu gezime,
Gezuae pra mike!

Vazhdo, pa vese,
më nuk të trazoj,
se ti je rrezeshprese,
nuk dua te lendoj.

Une te dua shume,
dua te me besosh,
me këtë rrjedhe lumë
gjithkah të blerosh.



NGANJËHERË

Nganjëherë -
dua te kuptoj, at qe Ti do,
të permbush me njomësi deshirën tënde!

Nganjëherë -
me duket, fare s’te kuptoj,
të spikas domethenien e mendimit me frymëzim!

Nganjëherë -
pyes çfare po ndodh ?
të hap shtigje për zgjidhje!

Nganjëherë -
Me behet, se s’të njof !
Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje



KOSOVË-DASHURIA

Një ditë të takohemi
ta plotësojmë atë shpresë,
aty do të përbetohemi
vepra kurrë mos vdese!

Eshte qëllim dinjiteti
më shumë se përmallimi,
kohë me thellësi deti,
si ndjenjat - përqafimi.

Kjo deshirë do të zgjasë
le të bëhet jeta ime,
armiku le të plasë
ne krijojmë kuptime .

Sa e fuqishme ndjesia
nuk na mposht furtuna
është Kosovë - dashuria
që s’e mposhti dhuna!



LARGOHESH

Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!

Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!

Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim !

Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj , zemra ime të pret !



NJË KOMB JEMI-NJË FLAMUR KEMI

Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak
janë bijtë që ranë u ngritën n’altar
Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak
Kur valoj në Vlorë - simbol Kombtar.

Atje u mblodhen shqipet
Të shpallin Pavarësinë,
Ismail Qemali me trimat
ringjallën Shqipërinë !

Te bashkuar rreth Flamurit,
Ma të fortë se celiku,
Jemi shkemb i Arberit,
Nuk na then armiku.

Trojet e ndara në copa
Do t’i bashkojme - të bejmë fuqi,
Të bindet gjithë Evropa,
Mos bëjë padrejtësi !

Jemi të gjithë Shqiptarë,
Flamur me shkabe në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s’vdes!



ENDE JAM GJALLË

Ja! Më prek ne faqe,
Unë, ende jam e gjallë.
Jam si manushaqe,
dua, ere t’më marre.

Dua ! Po çfare dua?
As vete nuk di!
Shpresa ime ndizet,
të ndriçojë n’lartesi.

Jeta ime ngjallet
fiton një kuptim
Jam shqipe qe s’mposhtem,
fitoj ne dyluftim!



TY

Leter të shkruaj,
Tani shumë kujtoj,
Nje fjale e jotja,
Më bëri të mendoj.

S’ kam nevojë të mbytem,
Më krijoj Perëndia,
Në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.

Por, fjalet e tua,
Sa më ngjallën shpresë,
Me vrragë kam luftuar
shpresa mos të vdese.

Sa kohë jam menduar,
I forte je! Ke zemer !
Vargje të kam shkruar
Te mbesish me emër



ME FALE ZHGENJIMIN

Brigjeve te detit,
M’shetisin mendimet,
Seç’ m’u keput shpresa,
Mbaruan dhe enderrimet.

Kaltersine e qiellit,
Erresira e perpiu,
Lulja ne kopsht,
u tha, e nuk biu.

Si do t’me zbardh agimi,
Drite me s’vjen pr mua,
Ndalet dhe burimi,
Larg te nje krua.

Me pranveren me ike,
Nuk e shof gjelberimin,
S’me deshe as për mike,
Me falë zhgenjimin.



UNË JAM MEDVEGJA

Unë jam nga Medvegja
Me plagë në krahët e mij,
Mbi trojet e mia stërgjyshore
Ende sillen korbat e zinjë!

Në këtë qindvjetor Lirie
Nuk munda të mos vij,
Të jem me ju motra
Kosovë, Malësi...
Iliridë e Çamëri.

Të shkojmë të bashkuara
Në prehërin e nënës Shqipëri,
Për të festuar një shekull Pavarësie
E të Flamurit Kuq e Zi.

Atje ku rreze Lirie
Sot më shumë lëshon dielli,
Kuq e zi ku janë veshur
Edhe toka e qielli!

Ku merr fluturimin shqiponja dykrenare
Të shetisë në trojet e Arbërisë,
Të nderoj gjithandej ku ka lapidarë
Dëshmorët e rënë të Lirisë.

Vij me ju bashkë motra këtë ditë
Me dallgën vigane të dashurisë,
Mos më lini n`mëshirë t`shkjaut
Jam rrënjë e trojeve të shqiptarisë.

E kemi një gjuhë e një gjak,
Një tokë e një diell që na ndriçon,
Kem flamurin në mes me shkabë
Kuq e Zi në qiell krenar t`valon




MEDVEGJË KRENARE

Medvegjë, për ty kam shumë dashuri,
dorën time mbi gjoks e qes,
në zemër, që ka aq kënaqësi,
të mbaj ty, në kujtesë.

Si të mundem të të rrëfej,
për ty kam shume mall,
nuk humba ashtu pa shenjë,
s' vdes, dhe njëherë, tek ti pa ardhë.

Medvegjë, me ty ne zemër jetoj,
si dikur, dhe tash ne kujtim
nga mjerimi, të lirë të mendoj,
do te vi tek ti me nxitim.

Çdo dite e lodhur nga puna vi,
kam mall të jem në kullën e vjetër,
ofshaj dhimbshëm, mendoj ate bukuri,
lodhjen e zëvendëson një ndjenjë tjetër.

Qëndro Medvegjë, e fortë, krenare,
djem e bija përshëndetje të dërgojnë,
do të kthehen tek ti, me këngë e valle,
aty në shesh, Lirinë tënde të festojnë.




KAPITIT

Nje dhembje m'shtrengon,
ketu larg ne kurbet,
Pikellimi shume rendon,
se jemi humbur, jemi tret.

Refugjatë, e shume ne azil,
jemi ne vend te huaj,
t'huajit i behemi servil,
e mallin s'ka kush te na e shuaj.

Ketu, larg, pak jam gjallë,
s'mund t'a shpreh sa jam merzit,
malli shume me ka marre,
per ato kodra ne Kapit.

Aty ku shqiptarinë,
s'e la ta ze gjumi,
edhe pse ne gjuhe te huaj,
mesues, Rahim Kosumi.

Aty ku s'la t'i ze terri,
te tijet bashkefshatarë,
Arsimtar, Sahit Zymberi,
per Medvegje u be fanar.

Ku na lindi dhe poeti,
me pene duke shkruar,
Ramiz Kadriu, frymezim gjeti,
trojeve duke u kenduar.

Me ndegjoni o rini:
Vendin e huaj mos e lakmoni !
Shpejt dita do t'ju vij,
balten e vendlindjes, ta doni.






ZËRI DHE MALLI I ATDHEUT 
I SHPREHUR PËRMES VARGJEVE

/ Shkruar nga Shaban Cakolli /

Miradie Zymberi - Avdullahu: “Shtigjeve të heshtjes”, Klubi letrar”NOSITI”, Dardanë, 2012.

Librat e miqëve tanë që po radhiten në vitrinat e bibliotekave tona, për ne janë gëzim i papërshkrueshëm dhe begati shpirtërore. Këto ditë falemnderuar mikes sonë dhe poetës Miradie Zymberi - Avdullahi, në vitrinën e librit tonë u begatuam me librin e radhës të Miradie Zymberi - Avdullahi “Shtigjeve të heshtjes”, për të cilën e përgëzojmë dhe i jemi mirënjohës.

Miradie Zymberi - Avdullahi vjen para lexuesit me një përmbledhje vargjesh letrare, artistike dhe atdhetare. Malli ndaj atdheut është tema qëndrore e kësaj vepre ku defilon dashuria ndaj kombit dhe identiteti kombëtar. Miradie Zymberi - Avdullahi shkruan për mallin e atdheut dhe mungesën e tij nga fëmijëria kur familja e saj qe detyruar, të shpërngulet nga vendlindja Kapiti i Medvegjës atë botë kur mbi popullin shqiptar të atjeshëm, u përplasën dallgë të egra shoviniste, me dhjetëra-mijëra ushtarak e polic të huaj të armatosur deri në dhëmbë, ku erdhen me tanke e avione. Kjo furtunë erdhi të shkatërroi çdo gjë shqiptare, para së gjithash shpirtërat dhe zemrat e zjarrta patriotike e revolucionare të rinisë sonë shqiptare. Dashuria për këtë tokë të Luginës, e kanë nxitur Miradien të mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen dhe njerëzit e saj. Nga fëmijëria Miradija mësoj rreth ogjaqeve të Kapitit se sa e rëndësishme është dashuria për atdheun, si jetohet dhe vdiset për këtë dashuri, si mbrohet nderi dhe dinjiteti kombëtar, ajo kuptoj sa e madhe është fuqia e atdheut, dhe kështu në fëmijëri u frymëzua të lexoj e të mësoj shumë për heroizmin e popullit, dëshmorëve të kombit dhe ky frymëzim nuk i erdhi vetëm nga guximi i veprimtarëve të Kapitit, por u frymëzua nga heroizmi i Teutës, Skënderbeut, Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Ibe Palikuqi, Avni Rrustemi, Mic Sokoli, Idriz Seferi etj…

Aty poetja mësoj sa e shejtë është dashuria për atdheun, si jetohet dhe vdiset me nderë, pastaj nga mosha rinore nisi të i përkushtohej me vargje dashurisë së atdheut dhe kombit,e ndër të parat poezi që iu botuan atëhere të kësaj natyre ishin në revistën”Shëndeti". .Ajo ka botuar një gjerdan poezishë nëpër revista, gazeta, faqe interneti, po edhe fletore me poezi që ka vargëruar nga fëmijëria.Ndryshe nga shumë krijues tanë, Miradia na u është paraqitur më rrallë me krijimtarinë e saj,por për asnjë moment nuk iu është ndarë leximit, duke lexuar krijues të mëdhenj ajo jo që ka mësuar shumë gjëra,por është aftësuar bindshëm në fushën e poezisë dhe prozës, edhe pse pasionin më të madh e gjenë tek përkushtimi i poezisë.


 Vargjet e Miradie Zymberit vijnë me një ndriçim të lartë poetik pavarësisht se në përbajtëjen e tyre dominojnë ngjyrërat e dhimbjeve, në shpirtin e saj buron fuqia poetike. Poezia për Miradie Zymberi - Avdullahi, e cila gjindet në mërgimështë qetësi e shpirtit dhe shërim i plagës.

Poetja me një ndjenjë dashamirësie, figura artistike të goditura, i thurr vargje çdo gjë që e rrethon, vëndlindjen e saj po edhe në mërgim ku jeton dhe krijon, duke mos harruar asnjëherë të kaluarën e dhimbshme historike. Shkrimet e Miradie Zymberi-Avdullahi sikur për një kohë patën rënë në heshtje, diçka po e trazonte shpirtin e saj poetik, por fatbardhësisht e hetoi se me heshtjen e penës së saj fillonin të shuheshin ndjenjat, e që këtë poetja nuk mund të e duronte. Pavarësisht se”Shtigjeve të Heshtjes” është përmbledhja e parë poetike e Miradie Zymberit, kjo nuk do të thotë se poetja jonë nuk ka arritur nivele të mbara në rrafshin poetik. Në letërsi nuk luan asnjëherë rol sasia e botimit, por cilësia e vlerave, e në këto vlera Miradia është nyje që bashkon aspektin letrar, ka të shprehur të nuancave të sakta kuptimore, ka mesazhe e ide të qarta, trajton tema historiko-letrare, shpreh emocione dhe i përkushtohet dashurisë kombëtare, vendlindjes ku urrit, kur u dëbua nga ajo, mallin e kujtesën që ruan për te etj…Fundja Miradia mund të ketë edhe shumë përmbledhje tjera poetike për botim,të cilat në të ardhmen dhimbshëm do të i shpërthej para lexuesëve. E themi këtë bindshëm, nga se Miradija është një poete dhe veprimtare me vullnet të pathyeshëm, të cilën e hasim kudo në letrat tona, në faqet e internetit, pastaj në një Forum i cili mbanë emrin e vendlindjes së saj”MEDVEGJA”, forum në të cilin Miradia ka bërë një punë të paepur.

Trajtimi i temave dhe mesazheve të Miradies është i dhimbshëm. I dhimbshëm si hasim temat e shumë poetëve tanë, nga se asaj i bie të dëbohej dy herë nga viset shqiptare, njëherë e dëbuar nga Medvegja ku strehohet në Fushë Kosovë dhe së dyti në Kosovën e viteve 90-ta, kur pushtuesi i cili
ngazhohej në zhdukjen fizike të shqiptarëve, po ua prishte çerdhën zogjëve të shqiponjave me breshëri automatikësh të gjarpërinjëve shovinist sërbomadh. Atëbotë kur rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona po ujiteshin me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të kombit tonë, katili sllav
nuk u kënaqte me kaq por na dëboi pamëshirshëm nga trojet tona, fat të cilin e ndoqi edhe poeten tonë Miradie Zymberin, e cila jeton e vepron në Itali, e zhuritur me mall atdheu. Këtë mall e përjetim, këtë dhimbje e pikëllim, kujtim e qëndresë,lexuesi i vëmendshëm mund të e gjejë të tërin në përmbledhjen poetike "SHTIGJEVE TË HESHTJES ” të Miradie Zymberi - Avdullahi. Fillimisht pak fjalë për poetën:

Miradie Zymberi - Avdullahi u lind më 31 tetor 1965 në fshatin Kapit të Komunës së Medvegjës. Qysh në moshën e saj fëmijërore familja e saj u shpërngul nga Medvegja për në Fushë Kosovë, ku Miradija kreu shkollën fillore, kurse të mesmen -gjimnazin e përgjithshëm e mbaroi në Prishtinë.

 Me shkrime letrare filloi të mirrej nga klasa e gjasht fillore, ku së pari botoi në revistën “Shëndeti”, shkruan poezi dhe prozë. shkrimet e saja i ka botuar në gazetat dhe revistat shqiptare dhe faqe të internetit. Kryesisht mirret me poezi dhe përkohësisht jeton dhe krijon në Itali. Tërësia poetike
e kësaj përmbledhje”Shtigjeve të Heshtjes” shtron mallin, dashurinë, plagën e kurbetit, heroizmin e njerëzve të vendlindjes së saj, ku me një ndjenjë të pashuar proteston mes vargjeve për padrejtësitë mbi popullin e vet, shkruan dashuri e mall, për tokën e të parëve, miqët e besës… Libri”Shtgjeve të Heshtjes i Miradie Zymberi - Avdullahi në brendinë e vet ka nëntëdhjetë poezi, ku temat dhimbshëm trajtohen duke filluar nga Nënat Shqiptare, Shqiponjë Majëmaleve, Mall Mërgimtari, Atdheu na fton,Trimat dhe Flamuri, gjuha, gjaku, Medvegja, Adem Jashari e shumë tema tjera kurbeti, malli për atdheun ku bukur vargërisht shpreh emocionet ndaj mallit dhe dashurisë së atdheut me mesazhe të qarta e stil tërheqës, me varg të fuqishëm e përkujdesëje gjuhësore.Tek poezia”SHQIPONJË MAJË MALEVE”, poetja i përkushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës, trimit të Kapitit, Florim Rushiti(Kingji) ku poetja shprehet:

 Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pamposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti…

Me një mall të ndezur mërgimi, të cilin e hasim te çdo poet i mërguar, edhe Miradia gjejmë mungesën e nënës te poezia me titull ”MË MUNGON NËNË”

Kaluan kaq shumë vera
S´më pret oj Nënë te dera
Po më gërryan kjo mërzi
Që s´të gjejë kur kthehem n´shtëpi.

Më tej poetja jonë Miradie Zymberi lëngon edhe për humbëjen e poetëve të cilët vdekja na i mori para kohe, kohën kur aq shumë na u deshën, si poetit Ferit Ramadanit, i cili bëri shumë për letërsinë tonë, i cili na la shumë vepra,të cilin e kujtojmë me mall shumë nga poetët tanë, ashtu edhe poetja Miradije. Një poezi tjetër”YLL NË PËRJETËSI” i kushtohet humbëjes së Diellza Berishës në një fatkeqësi komunikacioni, mbesës së poetit tonë të madh dhe të dashur Adem Berishës, i cili pësoi të njejtin fat si Djellza.

Sido që të jetë në librin”SHTIGJETVE TË HESHTJES”,vjen një ligjërim lirik, një nivel i bukur artistik, mesazhi i shtegëtimit nga ruajtja e ekzistencës të Luginës, trojeve amnore në veçanti Kapitit ku ndjeu fëmijërinë prej nga u dëbua pa e rritur shtatin.

Edhe pse ne bëmë disa venerime rreth këtij libri të bukur, lexuesit mbesin gjëthnjë vlerësuesit dhe mbështetësit kryesor të krijuesëve,por që ky libër meriton të jetë në duart e çdo lexuesi të vemendshëm. Me të e lexuar tërësisht “SHTIGJEVE TË HESHTJES”, kanëpër të lindur dëshira shpirtërisht që lexuesit të tregojnë interesim të dukshëm, për të njohur edhe më shumë shpirtin e më tejmë poetik të poetës sonë Miradie Zymeri - Avdullahi, e cila që tani na lë të kuptojmë se nga tani e tutje nga kjo poete do të njohim shpërthime të fuqishme poetike që do të na gëzojnë me ndriçime të mëdha në fushën e poezisë.