Mittwoch, 6. Februar 2013

INTERVISTE ME LETRARIN ARQILE GJATA


TË QENËT NJERI KA BRENDA VETITË, QË TË JETOSH E TË PUNOSH SI QYTETAR
-thotë poeti, shkrimtari dhe gazetari Vlonjat në mërgim Arqile Gjata

Nga SOKOL DEMAKU

Të flasësh e të vlerësosh veten, mendoj se ka një kufi, përtej së cilës është mendjemadhësia dhe egoizmi!
Jeta, në çdo stinë të saja është e bukur dhe duhet jetuar dhe atëhere kur mendon se nuk ka më hapsira për ti shkelur! Këtij parimi i jam përmbajtur gjatë ecurisë së jetës time.
Të qenurit Njeri, ka brenda vetitë, që të jetosh e të punosh si qytetar.
Kur të pyesin, apo dhe kur vetvetja të bënë pyetje, ‘’se si e ndjen veten në emigrim?’’, është shumë të thuash, shumë mirë, të thuash e të shkruash se po përjeton ditë të lumtura. Gënjen veten dhe opinionin po të pranosh se, tani ke gjetur një Atdhe si Atdheu që lam pas ikjes prej tij..!
Atdhe ka vetëm një!
Të qenurit ‘’Poet’’ nuk është titull, as relikte që blihet, apo shitet.Nuk them, as kam për ta pranuar se unë jam –poet, pasi nuk është dëshira dhe vullneti im që vendos.
Nuk do dëshëroja një bashkim mekanik të trojeve tona, por një ribashkim shpirtëror, institucional e demokratik me rrënjë të thella në traditat tona e duke mos lënë teritore bosh me pikësynime për të populluar zona të tjera për interesa të çastit e jo perspektive. Shqiptarë janë krenarë për qenien Shqiptarë, mund të them, se ka kohë që Athina flet shqip, këndon shqip, botohen gazeta në shqip, fëmijët, në pjesën më të madhe flasin shqip! Në Athinë ka një jetë shumë aktive artistike, letrare e shoqërore!
 
Zoti Arqile Gjata, ju jeni i lindur në qytetin e Vlorës.Shqipëri, ju lutem një vështrim të shkurtër rreth vetes tuaj!
 
Arqile Gjata:-Është kënaqësi e vlerë të bashkëbisedoj me Ju Zoti Sokol! Ju falenderoj që po më jepni mundësinë , që nëpërmjet këtij bashkëbisedimi të shpreh disa çaste jete, dhe pse janë jetuar, ato duhen të rizgjohen.
-Për ata që nuk më njohin...Unë jam Arqile Vasil Gjata, qytetar nga Vlora, lindur më 24-6-1942 në një nga lagjet më të vjetra të qytetit me emrin‘’Vrenes’’, më saktësisht në Shenin e Kateqit. Rrjedh nga një familje qytetare me të kaluar zanatçinj! Dhe gjyshi nga babai dhe xhaxhallarët e nënës time provuan qysh në vitet 1914 emigrimin. Xhaxhallarëve të nënës time iu kanë ngelur eshtrat në Amerikë.
 
Keni ndjekur shkollën shtatëvjeçare dhe të mesmen, më pas Institutin e lartë të Shkodrës për Gjuhë-letërsi Shqipe...


A.Gjata:-Sigurisht, jam shkolluar në sistemin shtatëvjeçar të asaj kohe, më pas vazhdova Gjimnazin ‘’Ali Demi’’, të cilin nuk e mbarova normalisht, pasi nevojat ekonomike ishin të atilla, që unë të ndihmoja me punën time familjen, e cila nuk e përballonte dot jetën në ato vite.Gjimnazin e mbarova vite më vonë në sistemin pa shkëputje nga puna. Mbas përfundimit të gjimnazit dëshëroja të studjoja për gjuhë-letërsi në universitetin e Tiranës si student i zakonshëm, por për fatin tim jo të mirë, pas disa vjetësh më dhanë të drejtën të studjoja me korespondencë në Institutin e Lartë të Shkodrës, në degën gjuhë-letërsi shqipe. Këmbëngulja ime për të studjuar për letërsi e gjuhë shqipe ishte e përligjur,pasi kam ëndëruar(kisha pasion) për letërsinë. Në familjen tonë libri ishte pjesë e jetës së përditshme, ku vazhdimisht librat e ndryshëm mbushnin raftet dhe tavolinën ku rrinim ne, fëmijët për të lexuar.
Qysh në vitin 1958 fillova punën fillimisht si nxëns në ekonomi(ndihmës) në profesionin elektriçist dhe shkallë-shkallë u kualifikova deri në shkallën më të lartë profesionale në profesionin elektriçist. Kam punuar në disa ndërmarje në qytetin e Vlorës, 20-të vitet e fundit punova në Uzinën e riparimit të anijeve luftarake në Pashaliman. Gjatë dekadave të jetës, në çdo kohë kam qenë njeri punëtor i përkushtuar për profesionin, duke mos lënë mënjanë punën artëdashëse e letrare në shumë aktivitete të atyre viteve, sidomos puna me rininë më ka dhënë shumë energji, vizion dhe aftësi organizuese. Ato vite të jetës time kanë qenë të mbushura me dëshirë e zell për t’u pasuruar me kulturë, dije e për të lexuar sa më shumë. Kam provuar të shkruaj dhe vargje, artikuj të ndryshëm dhe reportazhe në gazetën lokale të qytetit të Vlorës, në gazetën‘’Zëri i Rinisë’’. Ato pak vargje, që më mbetën i kam pasqyruar shumë vite më vonë kur iu qasa së afërmi artit të të shkruarit pas viteve 1996 e deri më sot!


 
Çka ju shtyti të emigronit nga Shqipëria dhe çfarë njohurish kishit për shtetin fqinjë Greqin ju atë kohë?

A.Gjata:-Nuk mund të them se jam i ardhur rishtas në Greqi.Kam afërsisht 18-të vjet që jetoj e punoj me familjen time në emigrim-Athinë. Erdha jo rastësisht, por me mendim dhe dëshirë që të ‘’largohesha’’ nga një fatkeqësi që na ndodhi! Pas humbjes së dhëndrit(ata ishin 10-të vet të ikur me varka të ndërtuara vet për në itali në Qershor të vitit 1991, që nuk u gjend deri më sot dhe nuk ka akt vdekje.) Për të ‘’harruar’’ sado pak dhimbjen e vajzës së madhe u nisëm për në Athinë me mënyra që na i diktoi koha. Shkalla e njohurive të mia për historinë, kulturën dhe artin nuk ishte e ulët përsa i përket gjeopolitikës së saja, kulturës dhe artit të antikitetit Grek. Po kështu kisha njohuri shumë të mjaftueshme gjeografike dhe ekonomike për shtetin Grek. Natyrisht që e njihja, jo shumë, por mjaftueshëm i kisha njohuritë rreth letërsisë dhe autorëve Grekë.

 
Jeni ardhacak në Greqi, si e ndjeni veten në këtë shtet fqinjë?

A.Gjata:-Dihet, që, edhe kur ndërron një vend banim nga një shtëpi në një shtëpi tjetër jashtë lagjes, do ndjesh vështirësi. Më e madhe është dhimbja, lodhja, shqetësimi, sidomos kur emigron matanë kufijve që realisht ishin ditë, javë e muaj shumë të vështira për t’u përshtatur jetës ndryshe...Nuk mund të them, se erdhëm në parajsë, as në një lumturi të përhershme, por me punë, me sakrifica, me ndershmëri dhe respekt ndjaj popullit grek mundëm të mbijetonim, të ndërtonim një jetë me dinjitet, me kulturë e të mira materiale, pa iu nënshtruar politikisht e shpirtërisht askujt!
Kur të pyesin, apo dhe kur vetvetja të bënë pyetje, ‘’se si e ndjen veten në emigrim?’’, është shumë të thuash, shumë mirë, të thuash e të shkruash se po përjeton ditë të lumtura. Gënjen veten dhe opinionin po të pranosh se, tani ke gjetur një Atdhe si Atdheu që lam pas ikjes prej tij..! Atdhe ka vetëm një!
Të qenurit Njeri, ka brenda vetitë, që të jetosh e të punosh si qytetar. Qysh në muajtë e parë këtu në Athinë pas viteve 90-të rashë në gjurmë dhe në idetë e bashkëatdhetarëve të mi, disa dhe i njihja qysh në Vlorë.Ishte formësuar një grupim shoqëror e intelektual, të cilët kërkonin ura dhe forma lidhje midis emigrantëve. Nga fillimi i vitit 1996 i jam bashkëngjitur të parës Shoqatë të emigratëve Shqipëtare pas vitit 90-të, asaj me Emrin Shoqata Atdhetare‘’Vëllazërimi’’. Shoqata ‘’Vëllazërimi’’ tashmë është një pjesë e jetës time. Si shumë të tjerë dhe unë kam dhënë ndihmesën dhe kontributin tim modest gjatë gjithë këtyre viteve dhe për këtë jam krenar. Shoqata ‘’Vëllazërimi’’ ka një histori të ngjeshur me suksese për punën e saj ndër vite, për ruajtjen dhe promovimin e vlerave atdhetare, kulturore, të traditave më të mira të popullit tonë, në veçanti për të ruajtur e mbajtur gjallë gjuhën tonë Shqipe. Unë, familja ime dhe qindra e qindra emigrantë Shqiptarë janë krenarë për qenien Shqiptarë, mund të them, se ka kohë që Athina flet shqip, këndon shqip, botohen gazeta në shqip, fëmijët, në pjesën më të madhe flasin shqip! Në Athinë ka një jetë shumë aktive artistike, letrare e shoqërore!
 
Me çka merret sot A.Gjata?


A.Gjata:-Dhe pse në moshë ca të madhe, unë përsëri punoj kur gjej punë në profesionin tim si elektriçist.Në këto 17-18 vite kam punuar në çdo skaj të Athinës në profesionin tim. Këto dy vjetët e fundit kohën më të madhe ia kushtoj punës time modeste krijuese, duke pasur dhe si dëshirë të merem me organizimin e shumë aktiviteteve letrare e artistike.Nuk mund të mohoj se, mbi njëqindshkrime të ndryshme me tematikë të larmishme në gazetat që botohen këtu në Athinë në gjuhën shqipe janë frut vetjak . Jam munduar që krijimtarinë time letrare mos ta reduktoj vetëm tek mesazhet që mund të përciell, por dhe të krijoj një realitet individual në fushën krijuese, që sigurisht sot, apo nesër do më gjykojnë. Dëshëroj të shpreh një të vërtetë, një dukuri timen që vazhdimisht e kam kultivuar. Më është rrënjosur thellë në ndërgjegjen time porosia e Anatol Frans se: ‘’Ligji i parë i artit është: në se ke gjë për të thënë, thuaje dhe mos gënje, në të kundërt hesht.’’ Koha është e rreptë me këdo, por më e rreptë është në fushën krijuese. Them, se fjalët i mer era, e shkruara, e jetuara vizive mbetet.Por sa vlerë kanë ato çka një individë lë pas? I lumtur do isha të kujtohesha dhe si një gjethe e veçantë! Si kudo, dhe këtu në emigracion ndihet një mangësi, një formë jo e natyrshme për ti thënë gjërat.Do të doja ta bëja pjesë të punës time një mësim, një të vërtetë që ka thënë Abraham Linkolni, se si duhet të bashkëbisedojmë midis njeri-tjetrit. Kam parë tek njerëz të veçantë në sjellje vlerësuese me takt, ashtu si thotë A.Linkolni:‘’Takt do të thotë ti përshkruash të tjerët në atë mënyrë, ashtu siç e shikojnë ata veten e tyre.’’


 
Ju jeni aktiv në jetën kulturore të emigrantëve(të Komunitetit) Shqiptarë. Si është përvoja juaj?

A.Gjata:-Të flasësh e të vlerësosh veten, mendoj se ka një kufi, përtej së cilës është mendjemadhësia dhe egoizmi! Nga kushdo, të folurit për vetveten duhet të jetë ‘’memece’’. Nuk është në natyrën e karakterit tim të flas për Unin tim, mjafton të citoj disa vargje nga krijimtaria ime:
‘’Në shumë vite mblodha një grusht me dritë. E dhurova...e shpërndava, por ende dritë nuk pashë!’’.
Gjithëkush që krijon në letërsi duhet ta dijë mirë një aksiomë që thotë:‘’Krijimtaria poetike (letrare) i ngjanë vijës së horizontit, të cilës sa më shumë i afrohesh, aq më shumë ne (krijuesit) i jemi larg asaj’’. Botimet e mia janë në një periudhë kohore të shkurtër prej vitit 2000 mijë e deri më sot, ato jan në gjininë e poezisë, të prozës dhe të estetikës letrare. Kam gati për botim vëllimin e gjashtë me poezi, në se gjej mundësi finaciare për ta botuar.Vëllimi i fundit të porsa përgatitur ka një tematikë sa të ndryshme e të shumëllojtë, aq dhe të veçanta në problematika, të cilat kanë individualitet e pozicionime të qarta estetike e kompozicionale.
Sa për ta ravizuar realitetin që thashë, po paraqes për lexuesin një nga ato poezi.



NJË DITË FESTE ME TË ÇMENDURIT


Në nderim të kujtesës!
Unë e di...
ku e kanë derën e mendjes të çmendurit.
Ata,
janë kalimtarë të ëndrrave, shtratin e kanë të thyer,
brohorasin,
si epshorë tundin mendjen e tyre!
Nuk janë të dhunshëm,
me kokë poshtë e shikojnë kohën,
janë pa sy,
kujtesën e kanë të ngujuar në nervin e ballit!
Të çmendurit numërojnë kokrrizat e rërës,
nuk ndjejnë uri, as ngopje
festë kanë në çdo orë në mendjen e tyre.
Një ditë
më ftuan...
më gostitën me fjalë çmendurisht të bukura,
nuk ju gënjej, kanë fantazi e trillime reale!
Janë të besueshëm
e kanë njohur botën pa mëkate e dëshira seksuale!
Në kopsht,
aty ku dëfrehen, nuk shajnë
veç përgjërohen për dashurinë.
Në gji,
kanë të palosur një letër
a fotografi të heronjve të tyre.
Qajnë e qajnë deri sa qeshin me veten e të thonë:
-Nuk jemi të çmendur...
Ju të qytetit jeni të sëmurë, vidhni dashuri,
fëlliqni biblioteka e shtëpi publike!
Më dhanë shumë kartolina e letra...
më dhuruan nga një buzëqeshje pa maska!

Dy Nëntor 2012
 

Çfarë konsideroni si suksesin më të madhdhe si është nga natyra Arqileja?


A.Gjata:-Suksesi më i madh për mua do jetë: ‘’unë të jem deri në fund të jetës-Njeri!’’ e si një Shqiptar dua më shumë Mëmëdhenë, Familjen dhe dinjitetin tim! Por, jo vetëm kaq, është koha të jemi aktivë e të përkushtuar për çështjet që janë madhore për jetën në emigracion. Dhe në këtë drejtim, këtu në jetën intelektuale e krijuese ka një dukuri shumë pozitive dhe të vazhdueshme.Bëhet jetë e mirëfilltë letrare e kulturore nga shoqatat, nga grupimet me drejtim letrarë e individë të veçantë. Në këtë kënd vështrim, dhe unë kam një pjesë modeste të punës time si dhe shumë të tjerë ndër vite. Jam një njeri shumë i ndjeshëm, sakrifikoj e dua të nderoj më shumë shokun,mikun e të jem pjesë e atyre që kanë dëshirë e vullnet për ti dhënë komunitetit tonë në emigracion sa më shumë vlera dhe arritje!


 
Tham se jeni poet i shquar, nga vjen inspirimi juaj çfarë është tematika në veprat tuaja?


A.Gjata:-Të qenurit ‘’Poet’’ nuk është titull, as relikte që blihet, apo shitet.Nuk them, as kam për ta pranuar se unë jam –poet, pasi nuk është dëshira dhe vullneti im që vendos. Si shumë e shumë të tjerë, kam dhe unë ca vëllime të botuara me vjersha. Duke ndjerë peshën e moshës, nga një përvojë jetësore të përfituar nga koha jam munduar të mos përsërisë të tjerët, jam munduar të kem një mendim poetik ndryshe , por se sa ia kam aritur qëllimit... veç lexuesi e koha e di! Sapo kam mbyllur vëllimin e gjashtë me vjersha, kam besim se diçka do i përciell lexuesit... ‘’Me krahë të hedhur mbi dritën e njohjes/pashë veten time aq të vogël,/sa një fije kashte.’’


 
Ku mendoni konkretisht që duhet ndryshuar diçka për të mirë?


A.Gjata:-Kur jeton në emigracion, për një intelektual, për një krijues detyrimet ndaj Komunitetit janë më të mëdha, sidomos në fushën e publicistikës, të informimit dhe detyrimit që ke ndaj jetës shoqërore për të dhënë maksimumin e mundshëm. Mundësitë dhe problematika e jetës sot është e atillë që duhet të veprojmë për të mbrojtur dinjitetin tonë Kombëtar, intelektual, artistik e në shtrirjen sa më shumë të mësimit të gjuhës shqipe tek fëmijët.Mendoj, se ky dhe kryesisht vëmendja e Komunitetit Shqiptarë duhet të përqëndruar tek gjetjet e rrugëve, mundësive dhe bërja realitet mësimi i gjuhës Shqipe nga fëmijët emigrant, jo vetëm hapjen e disa klasave me kontribut vullentar e me një numër të kufizuar nxësish, por në rrugë ligjore, të hapen klasa të mirëorganizuar e të ligjëruar nga Shteti Grek që fëmijët e Komunitetit të mësojnë gjuhën e tyre amtare si një detyrim ligjor!


 
Çfarë kushte kanë krijuesit emigrant për krijimtari letrare e poetike?


A.Gjata:Gjithkush krijues duhet të jetë i ndërgjegjshëm se, krijimtaria e seicilit është vetjake, dhe si e tillë, në kushte të një ekonomie tregu ndaj pronës tënde krijuese do i përgjigjesh vet, nuk ka detyrim askush të botojë ato çka ka krijuar dikush. Në këtë këndvështrim dhe këtu në emigracion ndihet shumë pamundësia finaciare për të botuar. Askush nuk të pengon të shkruash, të krijosh e të botosh. Kjo ka sjellë dhe një det me botime letrare, ku një pjesë e madhe, që dallohen si zhurmuese e mediokre e kanë mbushur shtëpitë botuese dhe tregun e librit artistik.Mendoj se, disa Shtëpi Botuese janë ende shumë larg për të përzgjedhur botimet e tyre, ato janë kthyer në biznese jo të ndershme dhe aspak dinjitoze.


 
Sa jeni ju të kënaqur me punën në shkollat në emigrim për mësimin e gjuhës Shqipe dhe sa produktiv realisht është mësimi i gjuhës Shqipe nga fëmijët?

A.Gjata:-Stadi i tanishëm i komunitetit Shqiptar në Greqi ka arritur në pika të përcaktuar mirë, të dallueshme dhe me problematikë të specifikuar.Dhe ajo më e qënësishmja, më e domosdoshmja është ndërgjegjësimi i tërë shtresës së intelektualëve, të Shoqatave dhe të vet Shtetit Shqiptar,por në veçanti Shoqata e Mësuesve (që deri tani ka bërë një punë shumë të lavdërueshme me programe të hartuara e të miratuara dhe nga Ministria e Arsimit në Shqipëri.) Është detyrë e kusht i këtyre hallkave që, me punë të mirëorganizuar për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës Shqipe në tër hapsirën ku jetojnë emigrant Shqiptarë të punohet sistematikisht e të bëjnë realitet që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën e Nënës. Mendimi im është, që këtij objektivi i duhet një përkushtim dhe organizim cilësor, jo thjesht për të hapur kurse për mësimin e gjuhës shqipe...por ka ardhur çasti të bëhen përpjekje të mëdha për çeljen e shkollave shqipe në vendbanimet me shumicë shqiptare. Por, por, kjo nuk është thjeshtë çështje vullneti e dëshirash! Ky problem madhor për fatet e mijëra fëmijëve emigrantë në masën më të madhe varet nga politikat arsimore që shteti e Qeveria Shqiptare ka vullnet, kapacitete e vendosmëri politike për ta zgjidhur e për ta çuar realisht në rrugën e realizimit të një nga të drejtat kushtetuese e ligjore që ia jep Kushtetuta e vendit tonë!

 
Çka mendoni ju për gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe troje të tjera!?

A.Gjata:-Sa për gjendjen politike në Atdheun tim, shpreh indinjatën dhe revoltën time personale se, klasa politike në Shqipëri është e konsumuar moralisht, e korruptuar deri në qelizat e saja më të thella dhe më e keqja, atje nuk ka pavarësi pushtetesh, mbizotëron krimi, jeta në varfëri ekstreme dhe një kaos në institucionet qeverisëse në të gjitha nivelet.
Nuk do dëshëroja një bashkim mekanik të trojeve tona, por një ribashkim shpirtëror, institucional e demokratik me rrënjë të thella në traditat tona e duke mos lënë teritore bosh me pikësynime për të populluar zona të tjera për interesa të çastit e jo perspektive.

 
Krahas punës krijuese, si e kaloni kohën e lirë?


A.Gjata: -Jeta, në çdo stinë të saja është e bukur dhe duhet jetuar dhe atëhere kur mendon se nuk ka më hapsira për ti shkelur! Këtij parimi i jam përmbajtur gjatë ecurisë së jetës time.Krahas punës pak a shumë sistematike për të lexuar dhe krijuar kam detyrime familjare, sidomos në përkujdesjen ndaj nipërve e nbesave e familjes time. Vend të veçantë në jetën e përditshme ka dhe kontaktet e herëpasherëshme me shokë e miq, por sidomos për të qenë sa më pranë Shoqatës‘’Vëllazërimi’’, por sidomos takimet e shpeshta me miq e koleg krijues ku bisedojmë për letërsinë. Ka kohë, që këtu në Athinë është krijuar një shtrat krijuesish që tashmë njihen për vlerat e tyre letrare në prozë, poezi e në gjini të tjera si: Myslim Maska, Murat Aliaj, Nase Jani, Novruz Abilekaj, Grigor Jovani, Stefan Martiko, Alush Avduli, Thanas Boçi, Filip Prifti, Gëzim Strora, Andrea Petromilo,Luan Xhuli, Leon Leka e të tjer!


 
Çka ju bënë të lumtur dhe çka ju mundon më shumë në jetë?


A.Gjata:-Të lumtur më bën realiteti i shëndetshëm i familjes time, i fëmijëve dhe nipër e mbesave, vëllezërve e motrave të mi! Dhe kundërta...ajo që më mundon...të këthehem në qytetin tim të lindjes e të shijoj deri në çastet e fundit lindjen dhe perëndimin e diellit, hënën përmbi Karaborun, këngët e pavdekshme të detit dhe aromën e këngëve popullore vlonjate!
Ju faleminderit!
Zoti Sokol!
 
 
Marrë nga VOAL


Dienstag, 5. Februar 2013

Namik Selmani: Trokellima e poezise se Xhevit Gases


Trokellima e poezise se Xhevit Gases

Xhavit Gasa vazhdon të trokollijë me vargjet e tij të bukura, ndjesore, tërë aromë shqiptarie po aq sa edhe me njëllojuniversialiteti mes hapësirave poetike. Një trokëllimë që nis diku në një LuginëDiellore si do ta quaja me plot gojë Matin e tij të lindjes,Zenishtin ku çiftelia është bërë njësh me bukën e sofrës. Ka nëpoezitë e tij një frymë atdhetare të Pjetër Budit që është nga Mati.Vjen nga oda ku flet shumë për hije mbretërish (Burgajeti i mbretitAhmet Zogu është vetëm pak minuta larg Zenishtit) dhe ndalet nëstacione të dritëzuara të Anglisë. Në ca stacione londineze që tëjapin një tjetër madhështi, mbretërish e i bëjnë sfidë mjegullave të kohërave, të izolimit dhe aq të mbushura me dialogje shekspiriane. Padashur që të jap një kurorë të zyrtazuar librit të dytë të XhavitGasës po me plot gojë (dhe besoj se me mua janë edhe të gjithëlexuesit e miqtë e poezisësë tij) them se poezia e tij ka këtëgjeografi .Natyrisht duke i shtuar edhe atë“gjeografi” të shpirtitnjerëzor që gjithmonë është një minierë ku të gjithë hyjnë me dëshirëtë mirë për të bërë gjëra të bukura e të dobishme, por që gjithmonëlëmë pas vetes ca fjalë të pathëna, ca pengje të bukura poetikë, patë cilat nuk do të ishte e bukur dhe e mundimshme rruga e secilit art.
****
Duket se fort e mbarë është tringëllima e poetit Xhavit Gasa në këtërrugëtim sa të prekshëmaq edhe hyjnor. Në pak kohë dy vëllime tëbotuara edhe pse thinjat ia merr era e qiejve dhe e arave tëvendlindjes sa herë që ai vjen për të takuar gurët e njerëzit e dashur me të cilët ka ndarë dhimbjet e gazet. “Jehona e dhimbjes”përcillet sot në “Trokëllimën e poetit” Një ballinë mehekura të kryqëzuara e me një pëllumb të plagosur ia lë vendin njëdielli të fortë që rrezaton disa lastarë të brishtë lulesh .Tamam si ëndrrat e dikurshme të jetës së tij. E mendova me vete nënjë monolog poetik me vetveten. Doja të bëja urimin më të ngrohtë.Nëtë dy këto libra është një tjetër simbolikë e udhës njerëzore e
poetike të Xhavit Gasës.Në këtë liber të dytë poetik tëtij që lexohet me një frymë përngrohtësinë e mesazhet që ai jep, mësojmë se Xhaviti është në tënjëjtën kohë edhe bujk lavërtar edhe arkitekt i fjalës së mençur dhe injë ëndrre të pa realizuar e të vrarë nga vitet eegra të dikaturës,është edhe klithmues i padrejtësive politike, sociale, por edhehistorike të kombit tonë. Është një i dashuruar i përjetshëm , sfidanti frikës, liridon i kohës së trazuar një kreshnik që flet me yjet përtë rrëfyer të pathënat e shpirtit të tij. Është biri i devotshëm për nënën e tij e për të gjithë nënat ku bën për to sa e sa poezi tëbukura.
Për këtë meditim më vjen në ndihmë edhe fjala e redaktorit të librit, e mikut tim të penës e kritikut shumë të njohur Fatmir Terziu. Për të ai shkruan: “Poezitë e Xhavit Gasës janë trokëllimajete derti e malli. Janë nëfakt vetë vargjet e poetit që sjellin vetë jetën etij të vapëmugëtirtënë të shkuarën, të tashmen e e të ardhmen e saj…” Për këtë ai thotë vetë: “I thashë një ditë vargut tim poetik/këtijvargu që pafundësisht e dua/uroj sinqerisht të mos kesh fatin tim/ e shndritshme si drita e diellit e lehtë si era t’u bëftë rruga”E në këtë mision fisnik duket se e përfytëroj Xhavitin si një vraparakqë ecën për të fituar kohën që ka shkuar pa ia parë dobinë që ajoduhet të kishte për të e për shumë shqiptarë të tjerë.Vargu i tij zakonisht është një varg i lirë i thyer e pak na jepetvargu klasik me strofa të rregullta. Ndoshta është një rendje e tijpër të dhënë sa më shumë mesazhet e poezisë. Ndoshta kërkon që të jetëbashkëkohor. Gjithsesi ato janë edhe poezi të shkruara në masën evargjeve që ato kanë. Në poezitë me motive popullore ai na e sjellkëtë ngrohëtësi e me poezi të njëjta me formën e tyre. Kështunë njëpoezi ai shruan:
“Më ka rënë shamia
/ ma ka marrë një djalë/
djalit i thërras
/ sillma ta marr prapë

Një nga bashkëudhëtarët e karvanit të poezisë Gasiane është LOTI.Diku i dhimbshëm loti i prangosjes së lirisë sot në shumë raste ështëkthyer në lotë gazi, aq sa të duket një çast se ky lot është brumi imjaft poezive të tij.
Si kristal shkëlqen
loti i gëzimit
të mbushur me helm
ai lot i hidhërimit.
Vargu i Xhavitit i ngjan shumëherë një kalërimi fisnik jo vetëm nëudhët e jetës që kanë të gjithë dritëhijet njerëzore, por atë eshqetëson shumë edhe historia e kombit të tij. E ndaluar qëtë jetë etillë, kjo fjalë në kohën e dikaturës ajo sot është më e matur emençur,Po në këto vargje që zgjojnë historinë në ditët tona ai nukështë i mllefesur po ka maturi ka ndjenjë, ka detaj.Në këtë grup poezish do tëdallonin në mënyre të veçantë poezinë përÇamërinë. Pikërisht në Londër nëvitin 1913 Fuqitë e Mëdha zyrtarizuanndarjen e Çamërisë nga trualli shtetëror kombëar. Ai është edhe njëpoet patriot.
Që pa shpalosur mirë vargun e poezive të tij në poezinë “Thirrje came”ai shkruan: “Dëgjoje zërin e Çamërisë
moj Europë
është zëri i një populli
që trojet kërkon…
Po,me këtë shqetësim atdhetar ai këndon edhe për Kosovën tashmë përlirinë e saj. Për këtë ai ka zgjedhur një formë shumë origjinale atëtë rapsodisë. Me një harmoni të brendshme brenda hapësirave të saj.Libri i Xhavit Gasës duhet respektuar edhe për një risi që ka sjellë në portretizimin e disa njerëzve të njohur e të dashur të tij. Ai nukka rënë në skematiziminqë bien shpesh poetë të tjerë që zënë një nganjë me radhë figura të ndyshmedhe pa asnjë detaj poetik vargëzojnëvargje që nuk të mbeten në kujtesë aspak, as kur mbyll kopertinën elibrit pa le të të mbesë në një kohë të gjatë . Në këto kushtimepoetike janë poezitë për shkencëtarin Qamil Xhika. Për patriotëtShahin Toçi e Bajram Hoxha, për këngëtarin e talentuar e të dënuar ngasistemi komunist Sherif Merdani e për ushtarin shqiptar Feti Vogli qëra nëkrye të detyrës në radhët e forcave të Natos .Gati te të gjithë poezitë ai bashkon edhe ndjenjën e respektit ndajatyre që kanë luftuar e punuar për lirinë drejtësinë sociale, për njëjetë sa më të mirë, që u vranë nga diktatura, e sot nuk kanë as varrpër t'ju vendosur një buqetë me lule. Mes tyre do të veçonim poezinëpër BajramHoxhën ku në fund të poezisë ai shkruan:
Ti je larg, në prag të ëndrrës/
ngjitur-o në majë nderimi /
ulur-o në cep të këngës
nëpër krisma çel filizi.
Ku ke shkuar, Bajram Hoxha???..
Diku në një letërkëmbim me Migjenin e madh, ai na intrigon me njëpërfytërim shumë interesant. Ai më tregon
/për kohën e tij
askush nuk më censuronte
/fjala ishte e lirë/
kurrë nuk ma prenë fjalën
edhe kur flisja keq për qeveritë.
Në këtë dialog poetik me lexuesit Xhavitin e shqetëson fort edheMisioni i poetit .Koha e jetës që ka kaluar ai, vështërsitë e pasioniaq i madh që ai ka patur e ka për poezinë e për fjalën e bukur nëveçanti ka bërë që këtë ai ta tregojë disa herë në librat e tij me njësinqeritet goditës herë herë ai – ashtu si ne,si të gjithë, bie nëlakun e mëdyshjes për të thënë të vertetën.
“A nuk ngjajmë ne, poetët ndryshimit të Motit/
dhe stinëve të vitit
/ a nuk janë vargjet tona
mbushur me rreze dielli
me bubullima vetëtime
me dallgët e trazuara deti
dhe me lule të bukura ngjyra –ngjyra.
Po është e vërtetë Xhaviti me fisnikërinë e tij mentare nuk mund t’ubëjë moral të tjerëve, nëse nuk e bën vetë këtë gjë sa më mire.Nëse do të t’i referohemi mjaft poezive që i bëjnë jehonë periudhëssë para viteve 90, do të thonim që autori ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëmnë trajtimin poetik të kësaj teme. Kjo gjë ia shtonvlerat njohëse librit përmasën e lexuesve të rinj që nuk e kanë jeturkëtë kohë e nuk kanë jetuar drama të jashtëzakonshme jetësore. Në toka shumë ndjenjë, ka shumë trishtim e kjo e bën dhe më të dashur poezinë, por edhe atë si autor para lexuesve të Evropës.Në poezinë “ Barku i hekurt” (shumëmetaforik ky titull) ai na sjellmes nesh atë pamje ndjellakeqe që sillnin bunkerët edhe për ne, edhepër të huajt
Ah,
Sikur të hapte
Atë gojë
E të fliste bunkeri
Dhe brezave të rinj
Vetëm t’ju rrëfejë
Me ato dhëmbë prej hekuri
Sa shumë mund e djersë ka ngrënë.
Do ta përshëndesnim poetin edhe për shumë poezi me statusin e llojittë fabulës. Këto poezi i pamë edhe në librin e parë, po në këtë libërato janë të arrira Të tilla janë “Merimanga”, “Lepuri”, “ Kali”,etjPërherë për një libër mbetet diçka pa e thënë. Por do ta mbyllja këtë diskutim me një poezi me titull të thjeshtë por që bën një llojskanimi të të gjithë viteve, të të gjithë poezive të shkruarae tëpashkruara nga ai në vite. Është fjala për poezinë “Ëndrrat”. Për këtë po citojmë vetëm strofën e parë dhe të fundit
Ku t’i gjej vallë , ku t’i gjej
Ëndrrat që keq m’i vranë?
Ku ta gjej pranverën
Që pa lulëruar e lanë
……..se ëndrrat kurrë nuk vdesin
Ato të gjalla rrinë
Se nuk mbarohen kurrë pranverat
Pas dimrit të tjera vijnë
Në këtë garë libromanie edhe libri më i ri i autorit Xhavit Gasa kanjë vend të respektuar dhe të merituar. Urimi më i saktë në këtëshkrim do të ishte që trokëllima e poetit Xhavit Gasa të mos mbarojëkurrë, edhe te fletët e bardha të librave të tjerë, por edhe tëlexuesit që do të marrin në duar këtë libër.

Ramiz Selimi: INTERVISTË ME DR. MICHAEL SCHÖDERMAYER


Flet drejtori mjekësor i "Aleancës për Fëmijët" Dr. Michael Schödermayr
1700 Fëmijë të shëruar i dërguam në shtëpi

Nga Ramiz Selimi

Organizata “Aleanca për Fëmijët” ndihmon fëmijët kur ata janë të sëmurë ose të plagosur dhe kur nuk kanë perspektiva për ndihmë. Organizata ofron ndihmë mjekësore për fëmijët, qoftë në Shqipëri, Kosovë apo Afganistan dhe vende tjera pa dallim. Fëmijët dërgohen në Austri për shërim, pasi trajtimi në vendin e tyre nuk është i mundur, ose në qoftë se prindërit e fëmijës nuk janë në gjendje për të financuar vetë shërimin. Gjithashtu organizata përpiqet shumë për të ndihmuar fëmijët në vendlindje përmes medikamenteve, protezave, fashave lidhëse,ndërtimin e klinikave për fëmijëve, etj.,etj.





Dr. Michael Schödermayr, mjeku që ndihmoi shumë fëmijë shqiptarë
 





"Mos e ktheni kokën" ose “mos i injoroni njerëzit në nevojë”, ishte motivi i “Aleancës për Fëmijët” në Steyr, për të themeluar organizatën në vitet e 90-ta. Infrastruktura e shkëlqyer mjekësore në Austri mundëson dhe lejon, që shqetësimet e këtyre njerëzve për shkak të mungesës së objekteve shëndetësore të ju lehtësonte sadopak dhimbjet.

Bordi i tanishëm janë edhe themeluesit e organizatës, si Dr Michael Schödermayr, Dr. Christoph Jungwirth dhe Dr. Barbara Kampas. Në ketë organizatë gjithashtu është duke punuar zonja Fatime Blakaj e cila lidh dhe koordinon punët me bashkëpunëtoret në Shqipëri dhe Kosovë. Ne vizituam këtë organizatë, ku zhvilluam një intervistë me drejtorin mjekësor Dr Schödemayr.

Dr Micheal Schödemayr u lind në vitin 1959 në Steyr, jeton në qytetin e tij, punon si mjek i përgjithshëm në ordinancën private. Gjatë angazhimeve për kujdesin mjekësor të fëmijëve të sëmurë dhe të plagosur në zonat e luftës dhe të konflikteve, ai ka udhëtuar për më shumë se 20 vite,në vende të tilla si Shqipëria, Afganistani Rumania, etj. Fëmijët mund të jenë të kombësive të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët, e ajo është mungesa mjekësore, veçanërisht kjo gjë bën që fëmijët të jenë viktima të pafajshme, ku organizata u del në ndihmë.

Ju jeni drejtori mjekësor i "Aleancës për Fëmijët"dhe njëri nga themeluesit. Kur dhe pse u themelua kjo shoqatë?

Dr. Schödermayr:” Po, unë jam drejtor mjekësor i “Aleancës për fëmijët” dhe një mjek i përgjithshëm. Shoqata u themelua në vitin 1990 me qëllim për të ndihmuar fëmijët në nevojë, veçanërisht të fëmijëve jashtë territorit austriak, të cilët nuk e kanë përkujdesjen dhe shërbimin mjekësor si fëmijët në Austri. Deri tani në Austri kemi marrë fëmijët nga Afganistani, Rumania, Angola, Vietnami, Kosovë, Shqipëri, etj, ku ju kemi ofruar atyre përkujdesje dhe shërbim mjekësor.”

Në çfarë përqendrohet puna juaj?

Dr. Schödermayr: “Ne i trajtojmë fëmijët të cilët në shtëpitë e tyre nuk kanë asnjë shans për shërim, por në të njëjtën kohë trajtojmë ata fëmijë të cilët e kanë një mundësi të mirë për shërim tek ne dhe ku prindërit e tyre nuk janë në gjendje që të mbulojnë kostot e trajtimit dhe dërgimin e tyre jashtë vendit. Prindërit duhet të na sigurojnë që ata do të marrin përsëri fëmijët e tyre."

Z. Schödermayer, ju jeni më shumë se 20 vite në këtë shoqatë. Cilat ishin momentet pozitive të shpresës dhe çfarë ishte eksperienca më e keqe?

Dr. Schödermayr: "Unë kam pasur shumë momente pozitive. Deri tani kemi trajtuar më shumë se 1.700 fëmijë dhe pothuajse të gjitha rastet ose shumica j e tyre janë kthyer shëndoshë e mirë ose me një përmirësim të dukshëm të shëndetit në shtëpitë e tyre. Rrallë, kemi pasur edhe raste të këqija kur fëmijët nuk kanë mundur të u mbijetojnë sëmundjeve të tyre. "

Personalisht ju keni vizituar gjatë 20 viteve shumë vende me kriza. Cila ishte eksperienca juaj më mbresëlënëse?

Dr. Schödermayr: "Para së gjithash, varfëria ishte shumë mbresëlënëse për mua, sepse njerëzit duhet të kënaqen me ato pak burime që posedojnë. Edhe më mbresëlënëse ishte se njerëzit përkundër varfërisë kanë mbetur miqësor, të hapur dhe mikpritës, ata janë të kënaqur me disa gjëra. Kolegët e mi në këto vende kanë shumë pak burime mjekësore në dispozicion, por arrijnë shumë gjëra të mëdha me pak mjete. Kjo është një admirim dhe mrekulli për këto vende. "

Si koordinohen punët me vendet e tjera?

Dr. Schödermayr: "Ne punojmë vetëm në atë mënyrë që gjithmonë një anëtar i stafit nga organizata e jonë koordinon punët nga vendi ku marrim fëmijët. Ne kemi partner edhe në Tiranë edhe në Prishtinë. Ju keni nevojë për një partner të besueshëm, se përndryshe është e pamundur. Për fat të mirë, ky është rasti me ne, që edhe ne në Shqipëri dhe në Kosovë të kemi një staf atje.”





Dr. Schödermayr dekorohet me medalje nderi për punë humanitare nga Kryetari Bamir Topi



Pse organizata juaj ka qenë shumë e angazhuar për fëmijët e Kosovës dhe të Shqipërisë?

Dr. Schödermayr: "Në vitin 1993, Shqipëria ishte shtëpia më e varfër në Evropë. Ne kemi qenë të informuar nga një mik dhe menjëherë pastaj e kemi kontaktuar. Përveç kësaj, Shqipëria nuk është larg nga Austria dhe gjithashtu për këtë arsye ajo u zgjodh. "
"Siç ju thashë edhe më parë Shqipëria dhe Kosova janë në afërsi me vendin tonë edhe gjenden në mes të Evropës dhe ju nuk mund ti shikoni në një mënyrë tjetër. Pasi që Europa politikisht po bashkohet, ne kemi filluar 20 vite më parë për të siguruar ketë bashkim, që edhe përkujdesja për fëmijët të rritet së bashku. "

A jeni të kënaqur me bashkëpunimin me grupet emergjente nga vendet e origjinës së fëmijëve?

Dr. Schödermayr: "Po funksionon shumë mirë. Në parim, ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Ndonjëherë politika ka interesa të tjera dhe nganjëherë ka dëshira për ndërhyrje në biseda dhe vendime. Por ne jemi një shoqatë e pavarur, domethënë, një OJQ. Prandaj, ne nuk do të lejojmë që të ndikohemi nga politika. Politika ndryshon vazhdimisht, por ne do të qëndrojmë dhe do të ndihmojmë, ky është fakt i vështirë. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin e Kosovës dhe ne shpresojmë se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen. "

A jeni i përfshirë në politikë?

Dr. Schödermayr: "Po, unë jam duke punuar këtu në Steyr."

Sa jeni të kënaqur me dhurimin (donacionet), sepse konkurrenca po bëhet më e vështirë?

Dr. Schödermayr: "Po unë duhet të them se donatorët tonë po na mbeten besnik. Unë nuk dua të them se jam i pakënaqur me dhurimet . Paraja është e kufizuar gjithmonë dhe sa më shumë njerëz të dhurojnë, aq më shumë fëmijët ne mund të shërojmë. Ne të gjithë e dimë se, sot në tregun e donatorëve është një konkurrencë shumë e nxehtë,. Siç ju thashë, ne nuk jemi të pakënaqur, por nëse mund të kemi pak më shumë donator do të ishte më mirë."

Sa jeni të kënaqur me donatorët shqiptarë që jetojnë në Austri?

Dr. Schödermayr: "Ne jemi shumë të lumtur, sepse ata jo vetëm që dhurojnë, por ata edhe na ndihmojnë në mënyrë aktive. Prej tyre kemi marrë mbështetje të madhe çdoherë, ata pranojnë dhe kujdesen për fëmijët në shtëpitë e tyre gjatë periudhës së trajtimit."

Po në lidhje me idenë se fëmijët në të ardhmen duhet të operohen në Kosovë dhe Shqipëri?

Dr. Schödermayr: "Ky është edhe qëllimi ynë përfundimtarë, që ne mos të kemi nevojë për organizatën tonë. Kjo do të thotë, sa më shumë që të ngrihet përkujdesja dhe trajtimi i fëmijëve në shtëpitë dhe vendin e tyre, më pak e nevojshme do të jetë ndihma jonë, aq më shumë ne jemi të kënaqur. "

Spitalet janë të pranishme në Kosovë dhe Shqipëri. Atyre ju mungon vetëm një pajisje moderne. A nuk është e mundur për të krijuar pajisje të tilla moderne në këto spitale?

Dr. Schödermayr: "Ky është problemi më i vogël... pajisjet janë me të vërtetë problemi më i vogël. Problemi është se dërgimi i pajisjeve kudo nuk ka asgjë nga kjo, nuk sjellë përfitime, por ju duhen njerëzit të cilët mund të fusin në përdorim këto pajisje. Natyrisht, duhet pasur një infrastrukturë të mirëfilltë, për shembull, një furnizim të mirë dhe të qëndrueshëm të energjisë në spitale me oscilacione të pakta. Ju duhet personeli mjekësor i kualifikuar që mund të veprojë dhe fut në përdorim këto pajisje si dhe persona tjerë si mjekët dhe infermieret, të cilat gjithashtu mund të përdorin këto pajisje. Kjo është një kthesë që kërkon një shkallë të lartë të përgjegjësisë. Këto pajisje duhet të jenë në dispozicion për të gjithë njerëzit dhe jo vetëm për disa, ku atëherë në mënyrë private mund të përfitojnë të holla. Pajisje të tilla kemi dërguar në spitalet shqiptare dhe kosovare dhe për fat të keq ato sot nuk përdoren. Këto pajisje shpesh zhduken në bodrume të spitaleve, për shkak të mungesës së kualifikimit."




Z. Fatime Blakaj me dy fëmijët e parë në 2013 Gent Zejnullahi dhe Ibrahim Muraqa


Në organizatën tuaj punon një bashkë-punëtore e cila është nga Kosova. Çfarë mund të thoni?

Dr. Schödermayr: "Po keni të drejtë. Ne kemi një kosovare, zonjën Fatima Blakaj, të punësuar në organizatën tonë, e cila është e pa-pagueshme. Ne jemi më se të kënaqur me të, sepse ajo është një punonjëse e shkëlqyer dhe e cila i di kulturat dhe njerëzit nga Kosova dhe Shqipëria. Pa atë, gjithçka do të ishte e pakonceptueshme, që nuk do të kishim pasur asnjë ide të saktë të kulturës. Sjellja e kosovarëve ndonjëherë do të na u kish dukur si"spanjolle" ose "kosovare", po do të ndodhte edhe e kundërta ashtu që kosovarët të mos kuptonin mentalitetin tonë. Zonja Fatime është e shkëlqyer "

Çfarë janë qëllimet e organizatës tuaj për të ardhmen?

Dr. Schödermayr: "Qëllimi është që të ndihmojmë sa më shumë fëmijë, sa më shpejt dhe në mënyrë efektive. Ne vetëm shpresojmë që sa më pak fëmijë do të kenë nevojë për ne. "

Çfarë ju rekomandoni lexuesve tanë, veçanërisht shqiptarëve, për të ardhmen?

Dr. Schödermayr: "Rekomandimi im është që të vazhdojnë të punojnë si gjer me tani. Njerëzit janë të hapur dhe kureshtar. Punoni dhe arsimohuni korrekt, ajo do të ju ndihmojë ta zhvilloni vendin. Shqiptarët duan të bëjnë diçka për vendin e tyre dhe unë mendoj se është e mundur me mbështetjen tonë, ata pastaj në të vërtet mund të bëjnë çdo gjë në vendin e vet, edhe operacionet më të rënda.
Unë mendoj se kosovarët dhe shqiptarët janë në rrugën e duhur.
Ajo rrugë është e rëndë dhe është e ngadalshme, por unë i shoh ata në rrugën e duhur."

Unë ju falënderoj për intervistën dhe kohën që ndatë për neve!

Dr. Schödermayr: "Unë them faleminderit juve!"Falënderimi është për ju!


Marrë nga "Malli" në FB