Montag, 21. November 2016

Nga Shoqata „Ilirët“ në Linz të Austrisë

DO TË KREMTOHET DITA E FLAMURIT
DHE PËRVJETORI I KRIJIMIT TË SHTETIT SHQIPTAR

Shoqata kulturore e sportive „Ilirët“ e formuar para disa muajsh ne Linz të Austrisë, e cila ka mbledhur rrethetes një numer të konsidderueshem veprimtarësh të vyer, ka bërë përgatitje serioze për kremtimin deinjitoz të ditës së flamurit dhe përvjetorit të krijimit të shtetit shqiptar.

Kryetari i shoqatës z. Nazmi Raci na njofton se është berë punë e madhe në përgatitjen e grupeve artistike që veprojnë në kuader të kësaj shoqate, në mënyre që programi të jetë sa më i pasur për nga përmbajtja dhe të kënaq  kërshërinë e pjesëmarrësve të manifestimit.

Kësisoj, atë ditë, secili grup do ta dëshmoj punën dhe angazhimin e vet duke u paraqitur para publikut më atë çfarë ka përgatitur. Prandaj, pjesëmarrërit do të kenë se çka të shohin e dëgjojnë, sepse balerinet e shoqatës do të paraqiten me vallëzimet e tyre të përgatitura më shume shije, kurse solistet me këngët e tyre të përzgjedhura. Po ashtu, do të paraqitet edhe grupi i recitatoreve me vargje poetike kushtuar ditës së flamurit dhe të pavarsisë.

Gjithashtu, me reportuarin e tyre të përzgjedhur do të paraqiten edhe këngëtaret e deshmuar Lirie e Malush e Krasniqi dhe Bekim Çaka.

Manifestimi mbahet diten e dielë më 27.11.2016 në ora 15:00 dhe hyerja është gratis.
Adresa e sallës ku mbahet manifestimi është kjo: Altdorferstrasse 2, 4050 Traun (Oberösterreich), prapa MAXI market.