Samstag, 23. Dezember 2017

Haxhi Muhaxheri: VARGJE ME GRIP



VARGJE ME GRIP

Kot bredh 
Brigjeve të mendjes
Ënd֝ërr më ëndërr
Viteve
Miteve
Lëgjendave
E historisë
Në kërkim të fjalës
Së humbur planeteve

Edhe nëntë bijat e Zeusit
I ka zën gripi
E dashur
Më nuk i ndihmon 
Vitamina C
E as çaji 
Me lëng limoni

Mbaje veten
Perëndeshë (I)lirie
Merr ngrohtësinë
E trupit tim
Puth diellin 
Mëngjeseve
Shpirt jepu Lirikave
Që dashuria 
Ta vrasë sëmundjen
E kënga 
Ta mund vajtimin

22 dhjetor 2017

Dienstag, 17. Oktober 2017

Ju prezantojmë poeten e talentuar Yllka Sheqiri

Yllka Sheqiri
Yllka Sheqiri u lind në Prishtinë me 13 shtator 1987. Ishte vetëm katërvjeçare kur bashkë me prindërit mërgoi në Suedi. Shkollën fillore dhe të mesme, drejtimin natyror, i kreu në qytetin e bukur Karlskrona. Në këtë qytet një kohë të gjatë qe aktive në grupin e vallëtareve ”Fëmijët e Lirisë”mtë Shoqatës kulturore shqiptare ”Ardhmëria”. Më pas u aktivizua Në shoqatën ”Muzik i Blekinge” e në grupin ”Spaider”. më vonë ajo themelore dhe udhëhoqi grupin e fëmijëve ”Gliter”. Në Universitetin e Lundit Yllka  ka studiuar dramaturgjinë. E më pas  ka studiuar për film, regji, skenar dhe produksion filmik. Yllka si fëmijë ka ilustruar disa libra për fëmijë të babait të saj. Arti, vallja dhe krijimtaria letrare qysh herët u bënë pasion i saj i veçantë. Është prezantuar në disa antologji me poezi për fëmijë, p.sh. në antologjinë ”Atdheun e kam në Zemër”, në librin shkollor ”Urat tona”, etj. Disa vite me radhë ka shkruar skenarë për teatër me grupin e skenarit të shkollës. Gjatë vitit shkollor 2007/2008 ka udhëheq kursin themelor për gjuhën ”Gjuha çelës për integrim” në gjuhën shqipe dhe suedeze në Karlskrona.

Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore” e Dantes (2006) që është vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.

 Në vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e parë me poezi në gjuhën suedeze  ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë nuk dëgjoj gjithmonë) për të vazhduar pastaj me përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por), të botuar tre vjet më vonë - më 2008. Poezia e Yllkës është vlerësuar nga kritika e poashtu është përfshirë edhe nëpër shumë antologji.
  
Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hedh në shkretëtirë)” Yllka është prezantuar në përmbledhjen antologjike ”Via Mystica” /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Ek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të Shtëpisë Botuese Verbum. Një antologji me krijime letrare që botohet në qindra mijëra kopje dhe shpërndahet te të rinjtë suedezë që hyjnë në moshën e pjekurisë. Më 2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe “Vulkan”. Yllka është përfshirë edhe në antologjinë e poezisë ”Poesiplanken – Göteborg 2010” botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm. Më 2010, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit në Göteborg është shpërblyer në Konkursin për poezi të gazetës ditore suedeze Göteborg Posten. Poezia e Yllkës u shpërblye edhe në konkursin e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani. Ndërsa në Festivalin e VIII-të të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2010 Yllka Sheqiri u shpërblye me Vendin e dytë për poezinë ”Pa titull”.Yllka Sheqiri u prezentua me poezitë e veta edhe në Festivalin e Poezisë e të Këngës të Blekinges që u mbajt në Karlshamn të Suedisë më 23 tetor 2010. Pastaj në Festivalin e Poezisë Poetry Slam në Borås në pranverën e vitit 2011, etj. Poezitë e Yllkës në shqip e suedisht janë publikuar gjithandej nëpër revistat e gazetat më prestigjioze letrare e kulturore në gjuhën shqipe dhe në atë suedeze, siç janë revista letrare ”Pelegrin”, revista ”Metafora”, revista letrare ”Groblad”, gazeta ”GP”, si dhe në shumë revista letrare e artistike që botohen edhe në mënyrë digjitale gjithandej në botë.Yllka u prezentua me poezitë e veta në Festivalin e pestë  të  Poezisë dhe të Këngës të Blekinges që u mbajt më 23 tetor 2010 në Karlshamn  në Suedi. Ndërsa më 8 tetor 2011 Yllka ishte pjesëmarrësja, poetja nikoçire dhe moderatorja e këtij Festivali (Blekinge Vis- och poesifestival 2011 që këtë vit u mbajt në Karlskrona).  ”Lotët e virgjër” është edhe njëra nga antologjitë ku janë prezantuar babë e bijë Rizah dhe Yllka Sheqiri e ku kanë marrë pjesë 143 poetë. Në Festivalin e Filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn, Çmimin e  publikut  në kategorinë senior, për film të shkurtër artistik, e mori filmi ”Në pus  pa fund” me skenar dhe në regji  të Yllka Sheqirit. Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” nga juria profesionale Yllka u nderua me Çmimin për  aktrim. Në festivalin e filmit “Tellus 2009”( 18-20 shtator 2009) u nderua  me Çmimin  e  publikut. Më vonëfilmi "Pikat budallaqe" /”Dumma prickar”/ me skenar dhe regji të Yllka Sheqirit bën jehonë në gjithë Suedinë.Ky filmi është recensuar nga BTJ dhe është shpërndarë nëpër shumë biblioteka dhe filmoteka të vendit. Filmi është i luajtur në gjuhën suedeze, por me titrim në gjuhën shqipe dhe në atë angleze. Për filmin kanë shkruar edhe masmediat e njohura elektronike, portalet elektronike dhe wbsajtet e njohura. Për filmin janë shkruar, xhiruar e transmetuar reportazhe në gazetat ditore e reviale, nga më të mëdhat në Suedi, si në ”Expressen”, “Aftonbladet”, ”Metro”, “BLT”, ”Sydostran”, ”Commercen”, ”Vårt Göteborg”, ”Göteborgs fria” si dhe ”Göteborg nonstop”. Pastaj në  Radio Blekinge, P-4, Sveriges Radio P 2, SVT 1, SVT 4, në revistën “Barn & Cancer” si dhe në revistën më të njohur për gra“ “Amelia”, etj.

Më 2014 Yllka dhe Rizah Sheqiri janë prezentuar në një antologji poetike suedeze bashkë me 38 poet e krijues tjerë suedez të cilën e botoi Klubi i Krijuesëve Letrar të Blekinges.Yllka Sheqiri ka shkruar edhe skenare filmi të shkurtër që janë realizuar nga kolegët e saj gjatë studeimeve, ka ralizuar edhe një varg shfaqejesh me Grupin fëmijëve në Göteborg, ka përgatitur, organizuar dhe moderuar Mini shown vjetor për festat e fundvitit, etj. Është edhe anëtare e Klubit Letrar të Blekinges dhe vitin 2011 ka qenë e deleguara e këtij Klubi në Mbledhjen solemne vjetore të Akademisë Suedeze.
  
Është koautore e një Antologjinë me ese dhe i një libri për fëmijë "Så många jag"  i nominuar për cmimin  " Selmapriset" 2016 dhe nga 200 libra ishte  Top 5 dhe u shpërblye me cmim special.
   
Yllka Sheqiri më 2016 ka qenë producente e Festivalit Ndërkombtar të muzikës teatrit dhe vallimit që   në cdo 2 vjet mbahet në Göteborg të Suedisë. Ka realizuar disa filma të shkurtër artistik, filma të animur e dokumentar. Ka punuar një  kohë edhe si producente teatri Në Gëteborg, ndërsa aktualisht është udhëheqëse e një projekti për integrime kulurore i mbshtetur edhe nga unioni Evropian.  Jeton e punon në qytetin Geteborg të Suedisë.(R.Sh)



Poezi nga Yllka Sheqiri


PARRËNJËSI
  
Mua më janë sosur mendimet 
Ngase e zeza mbetet e zezë 
Sado që mundohem ta mendoj të bardhë? 

Falja nuk bëhet me vetdëshirë  
Kur e ndërron atdheun për më shumë lodra.  
Merrë parrënjësinë dhe shumë varre për të vizituar. 
Lodrat nuk ngushëllojnë netëve  
kur mendimet fermentohen, e   g.u.f.O.J.n.ë 
Kurrë nuk kam zgjedhur vend për vete,  
dhe as që kam menduar ndonjëherë  
se çfarë do të ndodhte sikur të isha mbytur  
në afërsi të detit Mesdhe.  
Heret a vonë njeriu  e gjen rrënjën e vet,  
por kur e ke humbur garën në vrapim 
gjashtëdhjetëmetërsh drejt së ardhmes,  
atëherë e kupton se kjo gjë është goxha e pashpresë. 

Mua më janë sosur ndjenjat 
Një hartë në dorë 
Dhe nuk e gjej dot shtëpinë.



PUTHJE NËNE 

Puthjen që ma dhe sot 
Ishte krejt e papritur 

Megjithatë ishte diçka që e prisja 

Nganjëherë ne s’mirremi vesh  
Thjesht qëndrime të ndryshme 

Nganjëherë qajmë 
Bashkë 

Ti më mëson 
Unë dëgjoj 
Jo gjithmonë 

Kështu që grindemi 

Por sot 

Një puthje e vogël nga ti, nëna ime 
Ndjehej aq e madhe në zemrën time.




MË HIDHË NË SHKRETËTIRË  

Më hidhë në shkretëtirë 
Më lë të kalbem 

Me hidhë në zjarrë 
Më lë të digjem 

Me sill fort 
Më lë të përgjakem 

Më hidhë në det 
Më lë të mbytem 

Më lë të ndjej dhimbje fizike  
Sepse atë psiqike 

S’e duroj dot.




VETMI 

Unë jam e vetëmuar 
Si një diell pa qiell 
Unë jam e zbrazët 
Si një krua pa ujë 
Unë jam tutje e harruar 
Si një ëndërr e ndrydhur në jetën e njeriut 
Unë jam për së gjalli e vdekur 
Si një trup pa zemër 
Ti 
që më mbyte të tërën 
Ishe ti 
Tash të them me çiltërsi 
Të urrej të urrej të urrej 
Vetmi!




UNË FALË PO NUK HARROJ 

Gjurmët e plagëve mbesin 
Për gjithçka që the 
Për gjithçka që bëre 
Gjurmë plagësh gëdhendur përbrenda meje 
Unë mundohem të falë 
Mundohem të harroj 
Mundohem të jem njerëzore 
Unë falë 
Por nuk harroj 
Ti 
Më ke damkosur 
për jetë.




PRINCESHË E FRIKËSUAR

Princesha 
deshi të shkoi 
Dhe shkoi 
Larg tutje 
Shkoi 
Dhe kurrë më nuk u kthye 
Ajo ishte e frikësuar 
E frikësuar 
Të qëndroi 
Dhe 
Ta lë përrallën të rifilloi




KUR JETA TË KETË HARRUAR 

Kur jeta të të ketë harruar tutje 
Dhe ti vetëm ekziston 

Kur shpirti yt të jetë bërë një i huaj 
Dhe ndjenjat t’u kenë bërë vend demonëve 
Brenda teje 

Kur besimi që njëherë e pate 
Nuk të jep më shpresë 

Kur zemra jote të jetë bërë vetëm organ  
që pompon gjak 
Dhe dashuria të jetë fëshehur 
Në hijen e armikut 

Kur  të mos mundësh të frymosh 
Nga dhembja që të ha nga përbrenda 
Dhe kur mendon se s’mund të përballosh 
Më shumë 

Qëndro miku im! 
Qëndro!




MENDIM POETIK 

Nëse ekziston një përpjetëz deri në qiell 
Ajo duhet të jetë jashtëzakonisht e gjatë. 

Tmerrësisht tepër tepër e gjatë!




ANKTH 

Unë nuk kam frikë nga vdekja 
Unë kam frikë nga procesi i vdekjes.

________________
Përgatiti: R. Sheqiri

Mittwoch, 19. April 2017

Mark Juncaj: Kurimi i vartësisë së alkoolit

Nga: Ermira Babamusta

Mark Juncaj është sportist amerikan me origjinë shqiptare që njihet me emrin Mark Superfit. I lindur dhe rritur në Detroit, Miçigan nga dy prindër shqiptar, Kola dhe Tolja Juncaj, nga Hoti, afër Tuzit të Malit të Zi. Ai ka mbaruar diplomën universitare në Manaxhim të Biznesit, dhe tani po ndjek studimet për Teologjji, Bachelor, në Miçigan.

Pas suksesit në katër sporte në bejsboll, futbollin amerikan, basketboll dhe hokei, Mark Superfit tani është ekspert i fitnesit (Instagram: @Marksuperfit) si dhe mbështet kauzën për kurim ndaj alkoolizmit dhe vartësisë. Është kreytari i Komitetit Shqiptar të Alkolizmit/Adiktimit në Detroit, Miçigan, dhe planifikon të themelojë fondacionin e tij po me të njëjtin emër në shërbim të familjeve dhe të rinjve shqiptarë që kërkojnë kurim nga alkoolizmi. Po ashtu ai shërben dhe si “spokesperson” folës motivues për kompani të ndryshme, midis të tjerave edhe “Raising the Bar Detroit”, fondacion bamirës për të rinjtë.
  
Gjatë karrierës së tij të suksesshme në sport ka fituar disa kampionate kombëtare. Në bejsboll ka fituar 2 kampionate, dhe ka thyer çdo rekord të bazës. Ka fituar 5 kampionate të qytetit të Detroitit, dhe dy herë vendin e dytë në ligën verore të kampionatit kombëtar për shtetin e Miçiganit. Në hokei ka fituar 5 kampionate liga të qytetit, dhe ka marrë 5 tituj. Në basketboll ka fituar disa turne kampionate dhe ka drejtuar skuadrën në pikët fituese.

Mark Juncaj (Mark Superfit) shpreson të udhëtojnë nëpër qytete të ndryshme shqiptare të flasi për kurë ndaj abuzimit me alkolin dhe shëndetin. Ai është i pari që mbajti takimin në gjuhën shqipe për shërim dhe kurim me shqiptarët e Miçiganit, aprovuar nga selia qëndrore e Nju Jorkut. Momentalisht ai ka marrë përsipër projektin e përkthimit nga anglishtja në shqip librin “12 hapat”, që nuk është bërë asnjëherë më parë në shqip dhe shpreson ta shpërndajë këtë libër te takimet dhe seminaret që do zhvillojë.

Sportisti amerikan me origjinë shqiptare Mark Jucaj që njihet si Mark Superfit

Intervista me sportistin, dhe ekspertin e fitnesit Mark Superfit

Duke qenë sportist për shumë vite çfarë keni mësuar nga sporti dhe sukseset e arritura?

Mark Juncaj: Si sportist e kam patur për nder dhe privilegj të jem pjesë e ekipit. Duke patur mentorë afër meje, jo vetëm që mësova se lidershipi i jep forcën njeriut për të gjetur motivimin e duhur në vetvete, por dhe jep inspirim që i gjithë grupi të jetë së bashku dhe të arrijë sukses si një ekip i bashkuar. Duke qenë pjesë e disa ekipeve sportiste në Detroit, Miçigan kjo më dha nderin dhe respektin të përfaqësoj qytetin tim dhe shtetin e Miçiganit në shumë kampionate kombëtare dhe të sjell fitore për ekipin tim. 

Çfarë vlerëson në rolin tuaj si mentor me punën me të rinjtë?

Mark Juncaj: Të punoj me të tjerët kjo është pjesa më e rëndësishme e jetës dhe punës time sot. Nëse i zgjasim duart për ndihmë dikujt pa pritur asgjë në kthim, kjo krijon një kulturë të mrekullueshme që influencon çdo person rreth nesh. Ndjehem shumë i lumtur kur shoh që njerëzit përreth meje po arrijnë ndryshime pozitive afatgjate në jetën e tyre, dhe po jetojnë një jetë me qëllim dhe plot kuptim.

Si lindi bashkëpunimi me fondacionin “Raising the Bar Detroit”?

Mark Juncaj: Jam spokesperson dhe model që përfaqësoj imazhin e fondacionit bamirës në Detroit “Raising the Bar Detroit,” që është një kompani e mrekullueshme në shërbim dhe përkrahje të fëmijëve dhe të rinjve në Miçigan. Fondacioni ka për qëllim përmirësimin e kualitetit të jetës dhe ngrejnë fonde si dhe organizojnë aktivitete të tjera për të sjellë mundësi të ndryshme për zhvillimin dhe ecurinë e të rinjëve sot. Themeluesi Marco Polo Italiano ka patur një impakt të madh në jetën e të rinjëve në Detroit. Vështirësitë që kemi kaluar vetë në jetë na bashkon në idealin tonë të përbashkët për të ndihmuar rininë të eci përpara dhe të arrijë sukses.

Në fitnes njiheni me emrin “Mark Superfit”. Cilat janë këshillat tuaja për shëndetin si ekspert dhe këshilltar i fitnesit?

Mark Juncaj: Ruajtja e shëndetit krijon balanc në jetën tonë. E kam trajnuar veten të punoj në dobësitë e mia, dhe jo në pjesët që jam i prirë të avancoj. Po këtë këshillë ia jap edhe të tjerëve sepse është diçka që aplikohet edhe në pjesët e tjera të jetës. Shumica prej nesh bëjmë atë që dimë më mirë apo më të lehtën, sepse kemi frikë të dalim jashtë zonës tonë të rehatisë. Duke u përqendruar në anët tona më të dobëta, kam mësuar se këtë mentalitet ne vetëvetiu e kalojmë edhe në pjesë të tjera të jetës tonë, duke krijuaj balanc.

Një jetë e shëndetshme të çon në një jetë të mrekullueshme të balancuar. Kam vënë re që ato njerëz që avancojnë në dietë të shëndetshme dhe fiskulturë, ato kanë edhe një qëndrim pozitiv që shihen dukshëm në të gjitha pjesët e jetës së tyre.

Gjithmonë i këshilloj klientët e mi të krijojnë vese të mira, të mos hajnë ushqime jo të shëndetshme, të cilat të çojnë në sabotim të vetes. Duke e vënë veten në pozicionin më të mirë për sukses, është mënyra më e mirë për të qëndruar më gjatë në rrugën e duhur të shëndetit, dietës dhe fiskulturës.

Mark, jeni lindur dhe rritur në Amerikë, nga dy prindër shqiptarë. Çfarë nënkupton kultura shqiptare për ju?

Mark Juncaj: Të jesh shqiptar do të thotë të jesh të jesh kampion. Si komb kemi një forcë nga brenda që ia tejkalon të tjerëve. Unë kam lindur shqiptar dhe i dua shumë shqiptarët. Me të vërtetë nuk ka më mirë se të jesh shqiptar. E dua kulturën time shqiptare dhe shqiptarët. Ka aq shumë kuptim po edhe përgjegjësi të qenurit shqiptar. Ne jetojmë, ne duam, ne ecim para! Jemi rritur si komb dhe kemi treguar çdo të thotë të punosh shumë dhe të jetosh një jetë me qëllim. Vlerësoj më tepër nga kultura shqiptare mundësinë dhe vlerat për të dashur miqtë, familjen me gjithë zemër, dashuri dhe mikpriktje. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë dashurinë dhe respektin që kam për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Dua të jap kontributin tim ndaj komunitetit shqiptar.

Cila është marrëdhënia juaj me komunitetin shqiptar?

Mark Juncaj: Jam i përfshirë dhe angazhuar me komunitein shqiptar në Miçigan dhe në Nju Jork. Së shpejti shpresoj të udhëtoj nëpër qytete shqiptare me projektin që po merrem tani. Besoj se Zoti më ka dhënë qëllim jetës time, duke përdorur historinë time të ndihmoj shqiptarët. Unë kam për qëllim të ndihmoj të rinjtë dhe familjet që varen nga alkooli dhe adiktimi. Jam duke përkthyer librin “12 hapat” nga anglishtja në shqip që ndihmon si të largohesh nga alkoolizmi. Dhe dua ta shpërndaj librin kudo për shqiptarët për të ndihmuar të varturit nga alkooli. Vartësia nga alkooli është një problem social dhë sëmundje e dëmshme për shëndetin fizik dhe mendor.

Na trego pak më tepër për angazhimin tuaj me komunitetin shqiptar në luftën kundra alkoolizmit dhe vartësisë ndaj saj?

Mark Juncaj: Të jesh shqiptar vjen me shumë krenari! Shpeshherë kjo na çon të bëjmë gjëra të mëdha. Por nga ana tjetër kemi krijuar një kulturë duke patur frikë në disa tema. Si shqiptarë, besoj që jemi njerëz të mrekullueshëm, me aftësi për të arritur gjëra të mrekullueshme. Por në disa tema tabu, për arsye të turpit, fajit dhe frikës, na mungon mbështetja e duhur për të përballuar disa pjesë të jetës. Kjo është një nga frikët më të mëdha të komuniteti shqiptar kur bëhet fjalë për adiktimin dhe vartësi në alkool. Reputacioni do të thotë gjithçka për ne shqiptarët.

Nganjëherë problemet tona sociale bëhen aq të madhe dhe paralizuese kur kemi frikë se një shqiptar tjetër do i marri vesh problemet tona, saqë disa e kanë më të lehtë të tregojnë se kanë një sëmundje vdekjeprurëse ose vuajnë nga kanceri sesa të tregojnë apo pranojnë që janë vartës të alkoolit. Kjo frikë duhet të ndalojë tani! Ky është qëllimi i punës time, t’i jap fund kësaj frike dhe të ofroj rrugë për shërim dhe kurë. Dua t’i tregoj shqiptarëve që nuk është turp të dështosh dhe se egziston mundësia për të qenë dikushi sërish në jetë, pavarësisht problemeve që njeriu ka kaluar. Njeriu mund ta mbajë kokën lart edhe pas rrëzimit apo dështimit në jetë.

Duke u përpjekur, duke punuar shumë, ne mund të arrijmë shumë gjëra. Nëse ndryshojmë atë çfarë bëjmë apo si veprojmë, ne mund të ndryshojmë atë që mendojmë. Nëse bëjmë gjëra pozitive, atëherë ne do mendojmë pozitivisht, dhe do kemi mundësinë të prekim njerëzit përreth nesh në mënyra të pabusueshme.

Cilat janë planet e tuaja për 2017?

Mark Juncaj: Momentalisht jam kryetar i “Albanian Committee for Alcoholism/Addiction” (Komiteti Shqiptar i Alkolizmit/Adiktimit). Zhvillova takimin e parë mbajtur ndonjëherë në gjuhën shqipe për shërim nga alkoolizmi/adiktimi në Miçigan, që është nëshkruar dhe përkrahur nga kryeqendra e klubit “Alkolikët Anonim” në New York. Planifikoj të themeloj fondacionin tim “Komiteti Shqiptar i Alkolizmit” për të ndihmuar ato që po vuajnë nga adiktime dhe vartësi të ndryshme. Shpresojmë të kemi mbështetje kudo, në mbarë botën, për të ndihmuar në veçanti shqiptarët që vuajnë nga alkoolizmi dhe vartësia dhe për të sjellë kurën e duhur.

Qëllimi i fondacionit është të krijojë një sistem përkrahje dhe mbështetje për shqiptarët, duke i ofruar ndihmën e duhur, dhe të krijojmë një program që të çon në kurim dhe sukses. Do na duhet ndihma e të gjithëve në mënyrë që sistemi që do krijojmë të funksionojë për një kohë shumë të gjatë. Do na duhet kohë, por me kujdes dhe dashuri nga njerëzit mund të arrijmë çdo gjë. Dhe me Zotin asgjë nuk është e pamundur.

Për projektet më të fundit mund të më ndiqni në rrjetet sociale: në Instagram @Marksuperfit https://www.instagram.com/marksuperfit ose në https://www.facebook.com/MarkSuperfit.

Sonntag, 12. Februar 2017

Gjithë jetën në sherbim te qeshtjes kombëtare

Ali Sylejmani
          (Shpeshherë më ka shkuar mendja qe disa njerëz janë te veqant në jetën e tyre.
         Më behet që në ketë botë kanë ardhur me mision te caktuar dhe me ngulm mundohen ta permbushin atë mision pa i  përfillur pengesat dhe sakrificat.
         I till është edhe përsonazhi që po ua prezentojmë në revistën "Mergata"-Ali Sylejmani ,qe jetën e ti e ka venë në sherbim te kauzës kombetaare.)

Shkruan: Agim DRENICA 

Ali Sylejmani, u lind me 15.04.1959 në Gërmovë të Komunës së Vitisë. Shkollën fillore e mbaroi në Goshicë të Vitisë, ndërsa gjimnazin “Boro e Ramizi” në Viti,ishte nxënës shembullor. Studimet i ka filluar në vitin 1980, në kohën më të vështirë kur në Kosovë shtypja dhe represioni, nga ana e pushtuesit serbomadh, kishte arritur kulminacionin kundër kombit tonë duarthatë. Këto Studime i mbaron në vitin 1984, në Fakultetin Filologjik - dega e Gjuhës dhe Letërsisë, me notë mesatare (9,5), gjë e cila  bëri që t´i takoj gjeneratës së bursistëve Universitarë, siç ishin: Bardh Hamzaj, Sali Bashota, Muharrem Nitaj, Hetë Lulaj, Hava Shala Agim Spahiu, etj. Aliu ishte njëri ndër personat e parë të cilët në Mensën e studentëve filluan demonstratën e Marsit ´81. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1984,fillon punën si arsimtar në Gjimnazin e Vitisë. Ndërsa pas një vit pushteti e detyroj të punoi vetëm me gjysmë norme, kështu që u detyrua të gjeja edhe një vend tjetër të punës, në shkollën fillore: “Aca Maroviç” në Fushë Kosovë, ku punoj gjer në kalimin e tij në Fakultet. Në ndërkohë nacionalizmi i tërbuar serb sa vinte dhe po shtohej, kurse, i njëjti, epiqendrën e kishe në Fushë Kosovë. Vlen të përmendet se edhe këtu ishte anëtar i një bërthame shumë te fortë, e cila me sukses u bënte ballë shtypjeve të serbëve, në të ishin: Ali Sylejmani, Zahir Kamberi, Isa Thaqi, Ahmet Lugolli, Njazi Jashari Anton Demaj, Drita Demaj, Haki Bajrami, i ndjeri Ismet Gashi, Njazi Jashri, e të tjerë, që ishin bërë arrë e fortë për pushtuesin serbo-sllav. Kjo vazhdoi deri në vitin 1989 kur Aliu filloj të punoja në Fakultet. Si gjatë studimeve , ashtu edhe këtu Aliu ishte i dalluar në sjelle dhe aftësi për të  bashkuar njerëzit rreth qëllimit  hyjnor, rreth kauzës tonë kombëtare, dhe ishte shumë i afërt me shumë profesor dhe kolegë të tij te punës, si p.sh. me: Dr. Zeqir Sadiku, Dr. Sadik Rashiti, Dr. Murat Bejta, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bajram Elshani, dhe Dr. Ali Dida. Gjithashtu vlen të përmendi se atëbotë kishte kontakte shumë të mira edhe me të madhin Mr. Halil Alidemën dhe Dr. Fehmi Aganin. Në atë kohë, u regjistrua në studimet e shkallës së tretë në gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe me sukses i mbaroj ligjëratat në afatin e parashikuar , dhe i dha  tre nga pesë provimet e parapara,u detyru t'i nderpres studimet. Në ndërkohë, u kishte rënë në sy organeve të pushtuesit dhe me ardhjen e masave te dhunshme erdhi dekan  Dr. Borisav Vukoviç.Dekan i dhunshëm, me të cilin Aliu ishte konfrontuar disa herë, andaj, për këtë arsye, në formë hakmarrjeje Aliun e  latgojnë nga puna.

Por, për Alun ky ishte një motivim edhe më i madh që të vazhdoj të veproj edhe më tutje pas mbylljes së Universitetit nga serbo-shovinistët. Kështu që vazhdoj të punoj, si të gjithë të tjerët, në sistemin paralel shkollor nëpër shtëpi private, deri sa u arrestua gjatë ligjërimit me studentët dhe u mbajta disa ditë në burgim. Me këtë rast, pushtuesit, e përpunuan mirë dhe më vonë e liruan deri në gjykim, por me kusht që të lajmërohet çdo ditë tek organet e sigurimit. Meqë nuk mund ta duronte këtë gjendje të krijuar,u detyrua ta lëshoj atdheun dhe të gjej një vend më të sigurt për jetë. Fati i jetës e përplasi në Republikën Demokratike të Gjermanisë (Gjermaninë lindore). Në skenën e atëhershme politike, Aliu ishte themelues i nëndegës së LDK-së në Fshatin Gërmovë, nëndegë kjo, e cila në atë kohë, kishte marr lëvdata nga Dr. Ibrahim Rugova personalisht, sepse po nga ky fshat ishte edhe Vukashin Jokanoviçi, Ministër i Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Millosheviqit. Dhe kështu, duke qenë se familja e tij kurrë nuk pati raporte të mira me serbët, për këtë arsye, Aliu si kuadër i shkolluar, ishte bërë ferrë në sytë e tyre. Në Gjermani erdhi në vitin 1993 dhe brenda dy tre muajsh filloi aktivitetin e tij rreth bashkimit të shqiptarëve në Landin e Sachsen Anhalt-it., fillimisht me tubime shoqërore me karakter këshillues për të mos u sjellë keq, po të sillemi ashtu, që ne me sjelljen tonë ta fitojmë simpatinë e të tjerëve. Pastaj  formoj Komunitetin shqiptar në Magdeburg, me moton: “Ne jemi pak, dhe nëse ndahemi në baza partiake do jemi edhe më pak”. Aktiviteti i tij ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me Qeverinë në ekzil, përkatësisht me Dr. Mujë Rugovën, në atë kohë, Ministër për Migracion. Dy muaj pas ardhjes se tij në Gjermani,iu dha mundësia që të marr pjesë në Tryezën e Rrumbullaket në krye me Dr. Tomazo, tryezë kjo, e cila për temë kishte jetën e azilkërkuesve në Kampin e Magdeburgut (me afro 800 persona).Aliu me këtë rast, diskutimet i bente në gjuhën ruse, sepse gjuhën gjermane nuk e kisha përvetësuar akoma, mirëpo kjo gjendje shumë shpejt ndryshoi dhe përvetësimi i gjuhës gjermane sa vinte dhe po shtohej. Kështu që, pas afro pesë muajsh, në pjesën e qytetit të Mgdeburgut, ku ndodhej Kampi i refugjateve, Aliu gjeti disa bashkëmendimtar për të themeluar një Shoqatë e cila do të përkujdesej për refugjatet në këtë qytet. Kështu që u themelua shoqata: „Nachbarschaftliches Curacau e. V.“, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Fqinjësia në Curacau” Në këtë shoqatë Aliu u zgjodh anëtarë i kryesisë. Kjo Shoqatë humanitare merrej me përkujdesjen e azilkërkuesve, pa dallim kombi, feje apo race. Por, Aliut, duke qenë se Kosova ishte në gjendje lufte, kryesisht i rrihte zemra për çështjen tonë kombëtare.

Në këtë kontekst, vlen të theksohet se pas dy vitesh pune kjo shoqatë, gjegjësisht kryetari i saj, prifti: Jens - Martin Lagner, dekorohet me “Bundesverdienstkreuz” (Kryqi Fereral për Merita) për punë humanitare. Në ndërkohë, në fund të vitit 94,Aliut i pranohet e drejta e azilit dhe merr lejen e qëndrimit në Gjermani. Menjëherë pas kësaj dërgohet në një kurs të detyruar për mësimin e gjuhës gjermane, në një afat prej 6 muajsh. Kurs, të cilin e mbaroj me nota të shkëlqyeshme. Mirëpo në kohën kur në Shoqatën e lartpërmendur po bente punë vullnetare,iu dha mundësia që të njihet me shumë njerëz dhe intelektual, nga skena politike dhe shoqërore gjermane, si p.sh.: Gjykatës, Avokat, Profesor, dhe disa Politikan të atij Landi, ku arriti të krijoj një reputacion shumë të mirë, si për vetën e tij , gjithashtu edhe për Kosovën. Kështu që, pas pak kohe, arrijti që agjendën e Kosovës ta fus në çdo pore të jetës së atij Landi. Duke qenë se kursi i tij, për mësimin e gjuhës gjermane, përfundoi me datën 01.09.1995,ai një vit më pas, përkatësisht me 10.10.1996, e jep betimin si përkthyes zyrtar gjyqësor- për gjuhet: shqip, serbisht, kroatisht, rusisht dhe gjermanisht. Dy muaj më pas punësohet në Kuvendin Komunal si Punëtor Social dhe dërgohem të punoj në Shoqatën Humanitare „Nachbarschaftliches Curacao e. V.“. Në këtë vend,punon 2 vite. Në ndërkohë ishte bërë shumë punë për ndërlidhjen e Shoqatave Humanitare në një rrjet të përbashkët, e Aliu ishte anëtar i dy i shoqatave tjera si: “Kontakt International” dhe “Ein Welthaus”. Por duke qenë se puna e ti ishte e lidhur me refugjat,ai kisha arritur të bëhem anëtar kryesie në Këshillin e refugjatëve të Sachsen Anhalt-it dhe ta përfaqësoj atë në nivel Federativ, si në: “Pro Asyl” si dhe në Këshillin Federativ të refugjateve, që ishte një pozitë shumë me rëndësi. Falë kësaj, Aliu arrita ta koordinoi shumë mirë edhe aktivitetin kombëtar, dhe pas organizimit të një tubimi informativ në Magdeburg, në të cilin ishte ftuar Dr. Mujë Rugova,ai falë autoritetit që kisha krijuar, arrita ta organizoj edhe një takim zyrtar në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme të Sachsen Anhalt-it dhe Dr. Mujë Rugovës. Kjo pati rëndësi të veçantë, sepse ishte hera e parë, që një zyrtar i Kosovës, të përcillet me Eskortë Policie dhe ku u mbajt edhe Protokolli shtetëror. Në këtë takim ishte i ftuar aktivisti dhe përkthyesi: Kadri Mulaj, Salih Sefa e shumë të tjerë nga Berlini. Është shumë me rëndësi të përmendet takimi i radhës në Qeverinë e Landit për raportim të gjendjes në Kosovë, ku pas kësaj Qeveria e Landit merr vendim dhe kërkon zyrtarisht, nga Qeveria Federale, që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Por kulminacioni i sensibilizimit te ¬çështjes sonë ishte demonstrata paqësore e organizuar nga Ali Sylejmani, që padyshim ishte njëra ndër më të suksesshmet. Ashtu që, përpos Mediave vendore, u përcoll edhe nga TV BBC, kështu që opinioni botëror filloi t´i simpatizoj shumë këto veprime. Përpos aktiviteteve tjera të shumta, Aliu,në dhjetor të vitit 1996 kandidohem për deputet të Këshillit Komunal, për të huaj, dhe zgjidhet me një numër shumë të madh të votave (sa për tre deputet- sipas shtypit të përditshëm) për një mandat 4- vjeçar. Duke e parë nevojën për ndihmë që kishte Kosova,ai jo vetëm në fjalë, por i angazhon edhe vëllezërit e tij dhe disa miq gjerman dhe krijoj Shoqatën humanitare Shqiptaro- Gjermane, e cila shoqatë, vetëm për një muaj, grumbulloi dhe dërgoi për në vendlindje një shumë prej 1.300.000,-- Marka gjermane, prej tyre 950,000 medikamente, (artikulli Bota Sot) si dhe e bëri organizimin e transporteve humanitare për Shqipëri e Kosovë, ku personalisht ishte përgjegjës madje edhe vozitës i kamionit. Kur gjendja në Kosovë po bëhej edhe më e padurueshme karvani i refugjatëve, nga atje s'kishte të ndalur, kështu që shtetet e Evropës, deshën apo jo, ballafaqoheshin me trysnin e këtij fenomeni dhe ndërmerrnin hapa konkret, e në këtë vazhdë, Emisari për të huaj i Landit të Sachsen Anhalt-it,e emërtoj si këshilltar personal për çështjen e shqiptarëve të Kosovës, në nivel të Qeverisë së Landit. Pozitë të cilën e pat mbajtur edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në ndërkohë Shoqata kishte organizuar një transport për në Shqipëri me ç´rast, kanali i televizionit ARD, ia jep një kamerë me vete dhe e autorizon që të raportoj nga vendi i ngjarjes, me këtë rast Aliu e beri incizimin me sukses, por jo edhe raporia jep një kamerë me vete dhe e autorizon që të raportoj nga vendi i ngjarjes, me këtë rast Aliu e beri incizimin me sukses, por jo edhe raportimin, sepse duhej të kthehej për në Gjemani. Në atë kohë, Serbia i kishte dëbuar më shumë se 80% të shqiptarëve nga Kosova, e Landi i Sachsen Anhalt-it, i kishte marrë nga Kampi i Stankovecit disa aeroplan me refugjat, të cilët prisnin sistemimin e tyre. Këtë sistemim, natyrisht, u desh ta bënte shoqata “Shqiptaro-Gjermane”.
Andaj,Aiu isha ai i cili bëri këtë gjë. Pra ky ishte një projekt “Mamut” i cili përfshinte: (kthimin prej aeroportit si dhe vendosjen e refugjatëve nëpër dhomat e tyre). Në mesin e refugjatëve kishte, gra, pleq si dhe fëmijë të sëmur e të plagosur. E tërë kjo do ti kushtonte Landit të përmendur më lartë të paktën, rreth 50.000,-- deri 60,000,-- mijë Marka gjermane. Me këtë rast ai,Autoriteteve të Landit u pata shprehur si gojarisht poashtu edhe me shkrim falënderimet e tija dhe u pata thënë gjithashtu: ¨"se un si shqiptar dhe ne, si komb në përgjithësi, u jemi mirënjohës që po ua zgjatni dorën bashkatdhetarëve tanë, në këto momente kritike". Kurse përkthimin për intervistat e refugjatëve ua ofruam ne falas. Përveç tjerash, pas vendosjes së tyre nëpër dhoma, që nga dita e dytë, e organizuam për ta edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët që kishin ardhur. Meqenëse pas bombardimeve nga NATO u krijuan kushtet që transportet Humanitare të shkojnë drejt në Kosovë,ai personalisht, arrita që ta bëjë organizmin dhe ta dërgoj transportin e parë në Komunën e Vitisë.

Fillimisht,për shkak të nevojës së madhe, ishte i angazhuar me përkthime për refugjat, gjerë në nëntor të vitit 1999, kurse pastaj punësohem në “Shoqatën Gjermano Shqiptare”, si udhëheqës i Projektit për kthim vullnetar të shqiptarëve të Kosovës për në atdhe, në periudhën kohore, prej 20.11.1999 gjer me 19.11.2002. Të tëra këto aktivitete të tijat, të cekura më lartë, lënë të kuptohet cilat janë aftësitë e tija organizativo-udhëheqëse. Lidhur me emrin e tij personal dhe aktivitetet e lartpërmendura kanë shkruar e raportuar Gazeta të ndryshme Gjermane si dhe kanë raportuar disa kanale Televizive, të cilat e patën intervistuar atë botë, si p.sh: një numër i madh i TV- kanaleve gjermane si dhe televizioni francez TV5.