Mittwoch, 15. Juni 2016

Reflektimi i mallit në valët poetike

Poeti Nazmi Rudari
Shkruan Hasan Qyqalla

Nazmi Rudari „Ah kjo jetë", Shtëpia Botuese „Faik Konica“, Prishtinë, 2015.

Poeti Nazmi Rudari, tani më është emër i njohur në krijimtarinë letrare. Kësaj rradhe, na vie më ndryshe kujtoj, seç e njohim, përgjatë tematikës së thurjes poetike. Kjo, nga se, poeti nxjerrë tërë dufin e mallit që ndjen për vendlindjen, njerëzit e dashur nëpër kohë, që i përshkruan me shumë nostalgji. Natyrisht, në disa raste e gjykon edhe fatin ose më mirë thënë pafatësinë e cila vie si shkak i angazhimit të tij krijues e atdhetar. Pra nuk ishte njeri prej atyre që për qellime apo orekse të ndryhsme le atdheun, por pse ndiqet, persekutohet, maltretohet pikërisht për librin e poezive „Helm e gjak“ dhe veprimtarinë shembull në aktivitetin e tij arësimor dhe kulturor, si luftëtar dhe mbrojtës i lirisë, pavarsisë së kombit dhe atdheut, i lirisë së të menduarit, të shkruarit, dhe të vepruarit.që për rrugën që kishte zgjedhur, i bie në qafë dhuna, dhe e dëtyron të marr rrugën e mërgimit. Pak kush ka pasur fatin e vet aq të lidhur më krijimtarin e tij se sa Nazmi Rudari. Pra ajo u bë shkak i ndjekjës, por edhe miku më besnik dhe i pandashëm. Dhuna e drejtpërdrejt telashet e forta njerëzore dhe jetësore për pak e prunë në pikëpyetje krijimtarinë e poetit. Fatbardhësisht ai nuk hoqi dorë dhe krijoj shumë më pak se sa kishte munësi pikërisht se kishte në rend të parë egzistencën dhe atdheun. I pritur mirë në mërgim, poeti u angazhua në aktivitetin e drejtpërdrejt politik dhe asnjë ditë nuk pushoi, por parreshtur i mobilizoj dhe ndihmoj atdhetarët e tij të cilët mundoheshin ta shpëtonin atdheun. Nuk mungoi në aktivitete më të ndryshne politike e kulturore për ta mbajtur të gjall dhe për ta rritur nder bashkatdhetar flakën e dashurisë për liri e atdhe. Ky aktivitet i ndihmoi që t´i kthehet profesionit të tij.Dhe me gjeturinë e tij përsonale dhe më atësitë profesionale arriti të lidh kontratë drejtpërdrejt më ministrin e arsimit të Rainland Falsit dhe prej vitit 1998 kur hapi shkollën shqipe e deri me sot ku edhe punon është njeri prej sukseseve të rralla dhe të veęanta te autorit. Po e përmendem këtë fakt sepse puna e drejtpëdrejt e tij e ndihmoi që të integrohet dhe shumë më shpejt qëndroi në këmbet e veta dhe pastaj rifilloi krijimin e angazhuar të cilin e mendon edhe sot si mjet të fuqishëm për t´i shërbyer mirëqenjës njerëzore e në radh të parë asaj kombëtare e atdhetare. Poetit i ndodh ashtu si u ka ndodhur pjesës më të ndritshme të kulturës botërore,. Pra qindra shkrimtarë në botë janë të dëtyruar ta lënë shtëpinë vendlindjen dhe atdheun dhe kjo ka ndodhur në secilin shekull. Ndalimi i atdheut, mohimi, ndjekja, përsikutimi do të lënë plagë që lënë edhe plagë e vrragë të pasheueshem. Këto dëmtuan dhe e bënë të mundimshme të poetit. I ndjen thellë peripetit, vuajtjet e sfidat nëpër të cilat kaloi vet, hiç më pak e as më shumë se përsonazhi kolektiv i vet popullit shqiptarë.

Ligjërimi poetik përms përshkrimit të tabllove, skenave, nxjerrin në pah mesazhin që poeti e përcjellë tek bashkëbiseduesi, e në këtë rast, lexuesi. Nuk frenon të ngre zërin edhe ndaj dukurive të shëmtuar kur shfaqen në shoqërinë tonë aktuale, e që nuk paragjykon fare; por nxjerrë mllefin përsonal, në formë rrëfyese. Poeti Rudari, del në një mënyrë, nga subjektiviteti, gjithnjë për të evoluar mirësinë, dashurinë, harmoninë, humanen, elemente që i përshkojnë vizualitetit të imazhit poetik. Prandaj, kujtoj, që poeti Rudari, ka krijuar një varshmëri relacionesh me pasionatët e fjalës së bukur artistike, me vargjet e tij të prajshme, të kapshme e komunikative… Kështu, arrinë të ngreh ura afrie , përkunder se disa analist letrearë, e njohin si „zë i fuçishëm i mospajtimit“! Mjetet artistike, figurat stiistike janë përdorur dhe kombinuar dhe i hasim shumë natyrshëm. Aty hasim simbolin, metaforen, krahasimin, hipërbolëen, litotën, e shumë figura tjera. I rëndësishëm dhe i rral është stili dhe qendrimi krijues ku disciplinohet, ndjenja, mendimi, dhe vargu. Poeti ka shfrytëzuar përvojen e tij krijuese dhe më mjeshtri i qaset edhe vargut të lirë i cili fuqizohet më ritëm e rimë të brendshme, por edhe formt klasike ku shquhet sidomos fuqishëm realzimi i sonetit i cili do saktësi vargu dhe rimë të përsosur.

Tematika e krijimtarisë së Nazmiut, është mjaft e larmishme, siç edhe e gjejmë në krijimtarinë e tij të mëhershme. Por, këtu në vellimin poetike “Ah kjo jetë”, shpërfaqen përsiatjet e poetit labirintheve jetësore, mbase nuk i bëjnë shumë përshtypje as dritat ngjyrë ylberta të metropoleve perëndimore. Brumosja e skalitja rinore e poetit, lënë gjurmë të pashlyera në brendësinë e tij, që shoqërojnë apo i barti mbi kurrizin e vet autori në fjalë. Për më tepër, kujtoj se është një vepër që sa të fillosh ta lexosh zgjon këshërin pastaj të bart varg pas vargu e poezi paspoezie sepse në esencë ajo i shërben plotësisht dashurisë. Pra aty dominon dashuria dhe të gjitha llojet e dashurisë.

Paraprinë dashuria për atdheun 
Dashuria për lirinë
Dashuria për gjuhën, dien,
Dashuria familjare: 
Dashuria për partnerin 
dashuria për të afërmit të ngushtë, dashuri për babain, dashuri për nënën 
dhe dashuria për miq, dashuria për vendlidnjën, dashuria për jetën, dashuria për dien, dashuria për poezinë etj. 

Po për këtë që u tha e për ate që do të thuhet më vonë për këtë libër se jam i bindur se do të zgjoj interesimin edhe të lrtëikës sikur që po bënë tek lexuesi libri “ Ah kjo jetë” do ta bëjë jetën e vet të në duart e të gjithëve atyre që jo vetëm e krijojnë poezinë por edhe që duan peozimë e bukur e artistike.

Edhe një fakt e has njeriu tek ky libër. Nuk është dhunuar më kapituj e nënkapituj për të fituar në volum. Ky libër rrjedh si një lum i madh qetë në sipërfaqe por ajo qetësi kur të merr më nuk mund të dalesh aq leht dhe pa i rënë deri në fund.
Autorit, pra poetit Nazmi Rudari i urojmë edhe shumë suksese në fushën e krijimtarisë artistike e letrare…!

Koblenz, 28. 05. 2016