Montag, 22. Oktober 2018

Fillimi i vitit të ri shkollor në Quinto

Hamit Kurti
Shkruan:Hamit Kurti
Shkolla Shqipe "SHËN NËNA TEREZË" në Quinto di Treviso sot solemnisht festoj fillimin e vitit të ri shkollor me emrin e bijës shqiptare të Shenjtës -Nënës Terezë!
Të shoqëruar me prindërit e tyre ishin të pranishëm shumë fëmijë që tashmë disa vite ndjekun mësimet pranë kësaj shkolle , por kishte edhe të tillë që kishin ardhur që të bëhen pjesë e mësimit këtë vit .
Duke parë sukseset e kësaj shkolle dhe sidomos angazhimin e pashoq të mësuesit të kësaj shkolle prof. Bajram Desku i cili e bëri faktor comunitetin kosovaro-shqiptar jo vetëm në këtë qytet ,por edhe bashkëpunëtorëve të tij mësues , natyrisht me përkrahjen e madhe të prindëve të nxënësve , bashkëatdhetarëve dhe bisnesmenëve që dhe veprojnë në këtë zonë të Italisë ku nuk mungoj as përkrahja e institucioneve vendore sidomos komuna e Quintos dhe organet kishtare .
Për respekt takimin e përshëndeti Don Roberto i cili tha se asnjërë nuk do ndalet përkrahja ime në aktivitetet tuaja sepse jeni shembull për të mirë .

Jo vetëm lokalet por gjithçka që është e mundur do ua vë në dispozicion për realizimin e dëshirave tuaja . 
Ai për mungesë kohe u largua , pasi u falënderua nga të pranishmit për përkrahjen i përcjellur me duartrokitje të gjata !
Prof.Bajram Desku shfrytëzoj rastin që të ndaj mirënjohje për prindërit dhe shumë nga ata që ndihmuan dhe nuk ndahen nga asnjë nismë që shkon në mbarëvajtjen e mësimit shqip dhe në dobi të komunitetit shqiptar .

Për ti argëtuar të pranishmit erdhi enkas Grupi Artistik Iliria ku me vallet e tyre kenaqen sit fëmijët ashtu edhe të rriturit .
Për të pranishmit ishte organizuar edhe një koktel rasti nga ana e afaristit z.Hetem Zogaj , njërit ndër sponzorët kryesor te Shkollës Shqipe dhe të të gjitha nismave dhe aktiviteteve shqiptare .
Me dëshirën e të gjithëve u vendos të vizitohej shtatorja e Shën Nënës Terezë emrin e së cilës që nga sot me krenari e mban Shkolla Shqipe në Quinto di Treviso dhe bashkërisht u marshua deri aty ku pranë shtatores Grupi Artistik Iliria me veshje kombëtare ekzekutuan valle nga çdo trevë shqiptare sikur donin ti thonin "nëna e shejtë jemi nga çdo cep i Shqipërisë " dhe ajo ashtu me duartë e bashkuara sikur i bekonte të gjithë .

Quinto di Treviso 
20 Tetor 2018

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen