Freitag, 26. Oktober 2018
Katër poezi nga Agim Gashi
JETA MBAN EMRIN TËND
(Njeriut që më dhuroi mëlçinë )
Akoma jetoj me frikën,
Dhe bisedoj me ty
Vëlla a motër ishe nuk e di.
Ne mua jeton edhe ti.
Bashkë me endrrat dhe shpresën
Për të ardhmën
Ti
Jetën deshe
Më shumë nga të gjithë
E dashurisë i dhe shpirt
Jeton në frymen time
Në këngët që po lindin
Jeton në Formulën e Dhembjës
Në Planetin e Dashurisë
Jeta mban emrin tënd
Dhe lutjen për të nesërmen
KUR BIE SHI
Kur ngryset qielli
Ngryset zemra ime
Kur bie shi
Lotojnë edhe sytë
Sa shpesh
Erret qielli
Dhe bies hi
Bubullimë
Në shpirtin tim
ATDHEU
Atdheut i fala dashurinë,
Ishte pak
Ia fala lumturinë
aq sa kisha
I fala djalin
Oh…
Te bukurin e babit.
Do ia falë të gjitha përbesë
Për një varr e një bajrak
BIJA IME, SHQIPJA IME.
Emer të shenjtë të pata dhënë
E shqip derdha edhe lotet për Ty
Kur ike për ta takuar perëndinë
Bija ime Shqipja ime Dielli im
Më janë shuar rrezet e zemrës
Jetës i humbën të gjitha ngjyrat
E dhembja mi dogji damarët e shpirtit
Po keq e le babin moj bij
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen