Samstag, 21. März 2015

Rapsodi i mëgatës që ju këndon ngjarjeve historike.

  • Agim Gashi, është padyshim një nga rapsodet me te njohur të mërgatës shqiptare. Ai merret edhe me gazetari, shkruan poezi dhe është njëri nga veprimtarët e palodhur. E duan dhe e respektojnë të gjithë ata që mendojnë dhe jetojnë shqiptarisht, sepse ai një jetë të tërë e kaloj duke i shërbyer me vendosmëri kulturës shqiptare dhe të mirës sonë të përgjithshme. Ai i këdon me dashuri atdheut, ngjarjeve historike dhe bijve e bijave më të mirë të kombit.

Agim Gashi ka lindur më 27.07.1954 në fashatin Akllap të Komunës së Lipjanit. Shkollën fillore katër klasëshe e kreu në vendlindje, ndersa katër klasët tjera në Janjevë dhe Sllovi. Akademinë e mësuesisë e kreu në vitin 1973 dhe u punoj si mësues, në fshatin e lindjes dhe mëpastaj në Janjevë. Ndërkohë vazhdoi studimet në gjuhë dhe letërsi.
Meqenëse Agimi në shpirt e kishte këngën dhe muzikën, që nga viti 1973 ishte edhe këngëtar i rregull i RTP-së. Kjo e rrëmben për ta shkëputë nga studimet dhe për të vazhduar shkollimin e zërit tek profesori i njohur Terpkov nga Shkupi, që ishte baritonisti më i njohur i kohës. Në këtë periudhë, Agimi merret me folklorin dhe ishte bashkpuntor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës, seksioni i etnomuzikologjisë dhe i folklorit. Aty pati rastin të bashkpunoj ngusht me Prof. Anton Çetten, Bahtrir Shehollin, Anton Berishen, Dr. Zekiria Canen, Rexhep Munishin etj. Krahas këngës, Agimi merrej edhe me letërsi. Poezinë e parë Agimi e botoi në moshën dhjetë vjeçare në gazetën „Pionieri“.
Jasht veprimtarive kulturore. Agimi merr pjesë edhe në protestat dhe demonstratat e vititi 1968, 1981, 1989 etj. Kjo bëi që ai nga regjimi komunist të denohet me vite burgim, maltretohet, persekutohet dhe izolohet. Përderisa në fund në janarin e vitit 1994 ai detyrohet të marrë rrugën e mërgimit. Atij më 21 janar 1994 ia vrajnë djalin, Ninelin 17 vjeçar dhe që atëherë nuk i dihet as varri.
Agimi nuk e ndal aktivitetin asnjëherë Përseri merr pjese ne demostrata, ne pajtimin e gjaqeve dhe te gjitha veprimtarite atdhetare te kohës. Ai për ti përjetësuar ngjarjet historike te kombit, shkruante tekste dhe këndonte. Janë të njohura ëngët e tij kushtuar demostratave te vitit 1981, pajtimit të gjaqeve, 2 korrikut, Skënderbeut, Adem Jasharit, Ibrahim Rugovës, Nënës Tereze, Anton Çettës etj. Buçima e këngës së tij jehonte fuqishëm në të gjitha trojet etnike. 

Agim Gashi edhe sot e vazhdon veprimtarinë e vet, duke marrë pjesë në manifestime të shumëta kulturore e letrare qe mbahen në diaspore, Kosovë dhe Shqipëri.
Jeton dhe krijon në Düren të Gjermanisë.

Librat:
1. „Me grykë pushke këndon Kosova“, Klubi letrar "Fahri Fazliu" Kastriot , 2010
2. „Epoka e nderit“, SHB „SAGA“ Prishtinë, 2011
3. „Kohë e pakohë e vendit tim“, Publisher- Lulu -United States of Amerika, 2011


Një cikël poetik nga Agim GASHI


JETA MBAN EMRIN TËND
(Njeriut që më dhuroi mëlçinë )

Akoma jetoj me frikën,
Dhe bisedoj me ty
Vëlla a motër ishe nuk e di.

Ne mua jeton edhe ti.
Bashkë me endrrat dhe shpresën
Për të ardhmën

Ti
Jetën deshe
Më shumë nga të gjithë
E dashurisë i dhe shpirt

Jeton në frymen time
Në këngët që po lindin

Jeton në Formulën e Dhembjës
Në Planetin e Dashurisë

Jeta mban emrin tënd
Dhe lutjen për të nesërmen



KUR BIE SHI

 Kur ngryset qielli
 Ngryset zemra ime

 Kur bie shi
 Lotojnë edhe sytë

 Sa shpesh
 Erret qielli
 Dhe bies hi

 Bubullimë
 Në shpirtin tim


 
ATDHEU

 Atdheut i fala dashurinë,
 Ishte pak

 Ia fala lumturinë
 aq sa kisha

 I fala djalin

Oh…
Te bukurin e babit.

 Do ia falë të gjitha
 Veç një varr të jap
 Dhe një bajrak
 Për mbulesë!



VIGANEVE TË POEZISË

 Kur na iku Azem Shkreli
 Edhe rrezet i ndali dielli,
 U ngrysen fushat e u ngrys mali
 Qau zemra e çdo shqiptari.

 E poeti Ali Podrimja,
 Diamant lotin në sy,
 I shkruen vargjet e me lot i lan
 Vargje vaji për mikune tij.

 Sot nuk është as Ali Podrimja
 Te Azemi ai ka shku,
 Erdhi n´Francë e mori Lumi
 Me mik të vjeter me u taku.

 E atje në jetë t´amshueshme
 Janë ba bashkë shumë poet,
 Kush gënjye
 Se poetët kan vetëm një jetë?

 
Düren, 30.05.13


 

NUK T`HARROJ ALI PODRIMJA

Seç u zgjova sot me Ty
 N´këtë mëngjes të ftoftë pranvere
 Për Ty ndeza një qiri
 Pranë një lule manaferre
 Eja o poeti ynë

 Bashkë po dalim në sheti

 Sëpari shkuam atje në Maeinz
 Mu te kisha e Shën Albanit
 Kah u kthyem u ndalëm n´Köln
 Me e pa edhe „King Domin“
Katedrales gjithsesi

Një vizitë bashkë unë e Ti

 Pastaj shkuam në Heinrich Böll
 N´shtëpi t´Nobelistit me pushu
 Ku ke ndej me muaj të tërë
 Poezi ti kah ke shkru
 E unë miku me sharki
 Ia thoja këngës për Ty

 Shkuam edhe në Ellener Straße
 Në hajm ku rrinë azilantët
 E ku banoje bashkë me mu
 Aty dy libra i ke shkru
 Si te vllau më pate ardhë
 Me bukë, kripë e zemër t´bardhë

 Shkuam së bashku edhe në Francë
 Në atë pyll ku ndrrove jetë
 Mblodhe malit lule shumë
 Atëherë u ndave ti nga unë
 Unë u ktheva te lumi Rur
 Me të thanë se s´tharroj kurr
 Düren, 29.04.13


 
ZEMËRBUJARES TROPOJANE

(Mikes Hatixhe Bytyçit)
 

Larg atdheut por pranë detit

Me vale çdo ditë ke shoqni,
 Ta freskojnë atë zemër t´madhe
 Ta mbushin plot me dashuni.

 Fluturon përmbi valë t´larta
 Moj e mira e Arbnisë,
 Me ata krahë si të shqiponjës
 Ti je nuri i bukurisë.

 Je e mbushur me bujari
 Tropojane e Arbnisë,
 Pesdhjet vite larg vendlindjes
 S’e ndryshove dashurinë.

 Prite miq nga bota mbarë
 I përcolle me dashuri,
 Ma të dashurit për ty ishin
 Prej Kosovës e nan´s Shqipni.

 Ma i përzemërti që nuk harrohet
 Ishte trimi nga Kosova,
 Arkitekti i Pavarësisë
 Doktor Ibrahim Rugova.

 Edhe trimi i demokracisë
 Që për Shqipni ishte i pari,
 Tropojani sypatrembuni
 Zemërçeliku Azem Hajdari.

 Jeto qetë e mos ke frikë
 Se me atë zemër që ke ti,
 Edhe zanat pranë Shkëlzenit
 Gjithmonë ty ta kanë lakmi.

 Kur të nderojnë zanat e malit
 Që je shkri ti për atdhe,
 Që i dole në ndihmë varfërisë
 Bekim nga Zoti gjithmonë ke.

 Nderon vendin dhe familjen
 Grua e mbushur me shumë vlera,
 Gjithmonë do t´jesh lule e freskët
 Kur shkon dimni e vjen pranvera.

 Do t‘i them unë detit pranë
 Me të dashtë, me të nderue,
 Me ato valë që ngre çdo ditë
 Nga nji zemër me ta dhurue.

 E me u lutë për jetën tande
 Që ta kalosh me lumtrni,
 Plot shëndet e çaste të mira
 Shumë suksese e dashuri.

 

ENGJËLLORJA E MIRËSISË
(Kushtuar Priv. Doz. Dr. med. Claudia Rudroff-it,
 e cila më ktheu në jetë)

 Një yll dritë në ballin tënd
 Sytë e tu i mbush shkëlqim.
 I afrohesh dhimbjes heshtur,
 Jetë dhuron edhe gëzim.

 Ti je engjëll në shpirt e zemër,
 Je paqe, je mirësi,
 Të gjitha jetët që shpëton,
 Urime të japin pa kufi.

 Si ta harroj buzëqeshjen tënde,
 Engjëllorja, mjeke Claudia ?
 Kur nga kthetrat e mizores vdekje,
 Më tërhoqe me ato duar të arta?

 Falemnderit, falemnderit,
 Zemërarta e Gjermanisë,
 Ti i ngjan kaq madhërishëm,
 Nënë Terezës të Arbërisë.

 
Düren-Lendersdorf, 04.10.2012




UNË DHE AI

 Unë më nuk jamë si ai
 As ai më nuk është si unë
 Ndryshuam

 Ai në botën e amshimit
 Unë pa u varrosur
 Në  kalanë e vuajtjës

 Fati nuk na eci
 Me të bukrat gratë
 Harruar e kam
 Muzikën e shtratit

 Dashirinë hyjnore prita
 Udhet e kerkimit
 Nuk kan të sosur

 Shpejt po kalon jeta
 E njerezit
 Përditë harrojne te luten
 Për njëri tjetrin

 Unë dhe Ai
 Dy botë që flasin

 
Düren-Parku i Rurit, 02.06.2013

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen