Freitag, 27. März 2015
Mërgimtari dukagjinas i dashuruar me artin
Fran Tanushi lindi në Dukagjin (ish Novosellë) në vitin 1963. Shkollimin fillestar dhe atë të mesem i përfundoj në vendlindje – Gjakovë, kurse studimet për Filozofi dhe Sociologjii ndoqi në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 1989 u largua nga atdheu dhe u vendos në Bavari (Gjermani). Aty filloj edhe veprimtarinë e vet si mërgimtar në organizimet kulturore, humanitare dhe politike të komunitetit shqiptarë.
Fran Tanushi qysh heret ka ndjerë një dashuri të veqantë për artin në pergjithesi. Ai me shumë përkushtim e shkruan poezinë, por njëkohësisht shkruan edhe prozë, merret me pikturë dhe publikon shkrime gazetarie.
Frani ishte themelues, editor dhe për tri vjet drejtues i Revistës “Libertas”. Ai ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunoj me shumë gazeta e revista të shkruara dhe elektronike. Është anetar i Lidhjës së Shkrimtarëve te Kosovës dhe njëri nga themeluesit dhe njëherit Sekretrar i Lidhjës së krijueseve Shqiptarë në Mergatë (LKSHM).
Jeton dhe vepron në Augsburg të Gjermanisë.
Veprat:
"Jeta e censuruar", poezi
"Ishulli im", poezi
"Shkarpa" , që sipas autorit, gjendet në botim.
Pezi nga Fran Tanushi
DARDANIA
Emër i vjetër
shekujve të tërbuar
çmendurisht
Nën gurë muranash
fshehtësinë e historisë
tënde e ruan
Me gishtat e gjymtyrëve
sakat
vitet për në rilindje numëron
Dardania
dardhania
kopshti i Edenit tim
(Poezia ime e parë
Dardani - Prishtinë, 1982)
NË VEND TË LETRËS
Nënës
Kot më pret tek dera
si netëve të vona dikur
kur isha gjimnazist
Kot më pret rreth sofrës
mes vëllezërve
t’bekuemen me shijua
Kot mos derdh lotin
s´është ashtu si thonë
se pesha e jetës më është rënduar
Vetë Ti më ke thënë
jeta është luftë
që duhet fituar
MOS MË KËRKONI NDËR VARRE
Mos më kërkoni ndër varre
edhe pse nga afër i kam parë
të thella
të ftohta
të errëta ishin
krye varrit të hapur
e lexova emrin
u përkula të shkruaj datën
kur hija në të u thye
mortin duke e vrarë
shumë gjatë
mbetëm
pa u parë
pa u dëgjuar
që kur ftesa e trisht’ erdhi
ju kujtohet
kur e thashë
kam rrugë të gjatë për të bërë
nëse vonohem
ndër varre mos më kërkoni
DIALOG
para pasqyrës së vjetër
larg syve të botës
gjatë kuvenduam
kohën duke e kthyer
unë dhe ti
si dy miq
njëri tjetrin e besuam
sa herë ngacmuar jemi
duke kërkuar
fillin e lëmshit të dredhur
në trasenë e motit të brishtë
MUZGU I NJË NATE TË GJATË
mbi portën e madhe
të një kulle të vjetër
shpendkeqja krrokate
krra krra krra
gjuajeni megurë
(thanë plakat)
të liga ndjellë ajo
loti i Mrikës mbi të vëllanë
Gjinin nga agonia e zgjoi
djali e ngre shtatin e këputur
prej shtatë plagësh
por plaga e tradhtoi
duke e puthur të vëllanë në ballë
Mrika e mallkoj vetën
qe (s)lindi djalë
pushka zëshem jehoi
krushqit mbrapa Bajloz
ky vënd ska nuse për ty
BISEDË E PA ZAKONSHME
në një kënd të errët
të qytetit zhurmues
lapidari kalimtarit i flet
sa shumë dimrat i kaluam bashkë
në borë
në shi
me qiellin çati
ngrohur me ëndrrën për diell
terur nga era
i gjatë qe dimri
larg ishte pranvera
qe kur ike e me le vetëm
të gjithë dimrat supeve më mbetën
KOSOVË
Historinë tënde
të mbytur n’gjak
ta njoha
dhe shtatin me plagë ta pashë
me sytë e zemrës i kam përcjell
rënjet dhe ngritjet tua
me rënkime dhe me shpresë
hedhi mbrapa krahëve të lodhur
rrugët e dhembjës
zhgënjimt zbrazja rrufetë
hark mbi qërpikun tënd
le të bie ylberi
buzëqeshja jote
diellin e përshëndet
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen