Tregim nga Sabit Abdyli
U shemb si shkëmb prej karrige. Gjoksi i shkoi lart – poshtë dhe lëshoi një ofshamë të thellë. Pas tij gota u përplas në dysheme duke u bërë copë e grimë. Kapela i fluturoi tutje te këmbët e tavolinës. Sahati dhe një si kulet e vjetër i dolën nga xhepi i poshtëm i jelekut. Mejhanexhiu nxitimthi u afrua për ta ndihmuar bashkë me dy mysafirë të rastit. E shtrinë për toke, ia shpërthekuan këmishën, e lagën me ujë...
-“Kush është ky njeri” – pyeti mysafiri me këmishë mëngë përveshur, tej mase i shqetësuar.
-“Nuk e njoh” - gënjeu kafexhiu dhe vetëtimthi i kujtoi një për një fjalët, që ia kishte thënë të shtunën e kaluar:
-“Në këtë moshë s’munda ta duroj dot burgun, represionin e komunistëve, prandaj u arratisa nga vendi im. Si kalova kufirin, jugosllavët së pari na strehuan në Serbi, pastaj na transferuan këtu në Kosovë. Këtu e kam paksa më mirë. Flas e merrem vesh me njerëz shqip. Ja, vendi im, prej këtu e shoh, tani po të më lejohet do nisëm në këmbë. Është krejt afër. Me siguri një ditë kam për t’u kthyer. Ky regjim, me drapër e çekan, s’duhet ta ketë jetën e gjatë. Po ndodhi ndryshe, mjerë shqiptarët. Djali im, ai i dyti, iku... mirë bëri, i lumtë.. u kthye në vendin e vet. Kam marrë vesh se e kanë fut në burg. Medet! Burg e lot këtu, burg e mjerim atje... ”
Dyqanxhiu e kujtoi rrëfimin e njeriut që tani ishte i shtrirë përtokë gjerë e gjatë para tij, me mustaqe të thinjura, hundë të drejtë, me vrima paksa të theksuara, gjoks gjerë e leshator, mollëzat e faqeve të fryra, buzët e mavijosura. U kërrus mbi trupin pa jetë, ia hoqi shallin bojë kafe të zgafulluar rreth qafe dhe ia mbuloi fytyrën.
- “Të shtunave, i tha klientit të tij me çizme llastiku, gjithnjë vinte në mejhane rreth orës nëntë, sikur edhe sot, porosiste një byrek dhe gati në të njëjtën tavolinë ulej, ishte pika e burrit, fjalëpakë, dinjitoz, sa herë ngrihej për të shkuar e shikonte orën e xhepit.”
Burri me këmishë mëngë të përvjel dhe Ai tjetri me çizme llastiku morën gjësendet e shkapërderdhura dhe fët e fët hapën kuletën e saftjanit, gjetën dy bankënota letre të vogla dhe tri monedha metalike, kurse në shaminë e xhepit një flamur të kuq me shqiponjë dy krenare pa yllin pesëcepësh dhe një hartë të trojeve etnike shqiptare. Të frikësuare, shikuan përnjëherë drejt dritarezës së kuzhinës. Flamurin e hartën mezi i palosën duke u dridhur se mos i vërejti Ruzha, kuzhiniere, e cila sipas rastit prezantohej edhe me emrin Rufa. Ndërkohë zhurmshëm erdhën me një xhip të vjetër: një polic, një mjek dhe hetuesi. Mjeku, pasi shikoi pulsin, bebëzat e syrit, i tha hetuesit: “Shoku Zumer, si duket ka pësuar infarkt në zemër, sulmi ka qenë i fortë, prandaj goditjen nuk e ka përballuar dot”.
Hetuesi me policin bënë fotografimin, morën deklaratat e të pranishmëve, mblodhën me kujdes plaçkat, gjësendet, që mund të shërbenin si prova dhe u larguan. Sapo e ngarkuan arkivolin në qerre, në derë u duk inspektori i sigurimit shtetëror, truphollë, sylarashë e thinjak.
-“Hë, ti je dyqanxhiu?”- pyeti ai me përçmim duke u shtirë se nuk e njihte.
-“Po, unë jam”. - u përgjigj pronari.
-“Ka ardh shpesh në dyqan... ke pas far lidhje ti me të?”
- “Jo, shoku Aziz, pasha Zotin... ”
- “Mbylle! Ku ka Zot!? - e ndërpreu larashi, ktheu shpinën, dhe, pa trokit fare në derë, u fut brenda në kuzhinë. Pëshpësh bisedoi diç me Ruzhën, dhëmbëzhveshur u nda nga ajo dhe me një ecje arrogante doli. Grumbulli i njerëzve kureshtar, të mbledhur para dyqanit, me përulësi ia hapën rrugën.
Inspektori thinjak, posa mbërrini në zyre, hapi dosjen e të ndjerit dhe me kujdes lexoi të dhënat: “A. L. Emigrant nga RPSH, i ardhur më 1949, antikomunist i përbetuar, njohës i mirë i zonës kufitare, me gjendje të mirë shëndetësore, parapëlqen ecjen në këmbë, shumë i rrezikshëm, i kemi ofruar privilegje nëse vihet në shërbim të organeve tona, por nuk ka pranuar. Të mbahet nën kontroll... “ Sa mbaroi së lexuari, i ra me laps të kuq dy herë tejpërtej dosjes dhe e sistemojë në një raft tjetër.
Montag, 11. Mai 2015
Freitag, 1. Mai 2015
Agim Gashi - Shtigjeve të plisit
SHTIGJEVE TË PLISIT
Linda qava e qesha vetëm shqip
Dhe këngën kurrë nuk e ndala
Edhe kur diellin
Provuan të ma vërbojnë
Jetën e bëra krejt natyrshëm
Ashtu si vet desha
Edhe pse helmuar mi kanë ëndrrat
E pritë më zinin djallëzisht
Shtatë plagë në zemër i kam marrë
Si Gjegj Elez Alia në trup
Po shpirtin s’ma vranë dot
Miqtë… më lëkurën e qoftëlargut veshur
Sërish ngarend shtigjeve të plisit
E mbi shpinë të Pegasit
Loz valle me muzat
Kjo nuk është kënga ime e fundit
29.04.2015
Linda qava e qesha vetëm shqip
Dhe këngën kurrë nuk e ndala
Edhe kur diellin
Provuan të ma vërbojnë
Jetën e bëra krejt natyrshëm
Ashtu si vet desha
Edhe pse helmuar mi kanë ëndrrat
E pritë më zinin djallëzisht
Shtatë plagë në zemër i kam marrë
Si Gjegj Elez Alia në trup
Po shpirtin s’ma vranë dot
Miqtë… më lëkurën e qoftëlargut veshur
Sërish ngarend shtigjeve të plisit
E mbi shpinë të Pegasit
Loz valle me muzat
Kjo nuk është kënga ime e fundit
29.04.2015
Poetikë e trekëndshit mërgim-atdhedashuri-vendlindje
Nga Rrahim Sadiku
- Fetah Musli Maliqi: “S´të harroj vendlindje”, poezi, SHB “Zgjimi”, Ferizaj, 2015
“Kosovës ia vura Kurorë
Zemrën time,
mallin tim –
t’i tregoja se sa e dua
edhe kur e kisha afër,
edhe tashti në mërgim!”
Janë këto vargje kushtuar Kosovës nga mërgimtari, aktivisti e poeti Fetah Musli Maliqi, që e shprehin në mënyrë të veҫantë ndjeshmërinë e tij për vendlindjen, me afri plotësisht jetësore ndaj saj; vargje këto që bëhen shtytje e tij programatike për krijime të reja dhe që mbesin madhështi shpirtërore e artistike. Janë ato vazhdimësi e trajtimit të mërgimit në artin imagjinativ shqiptar, si plagë shekullore dhe si mundësi e vetme për ikje nga varfëria; si shtytëse që të mos ndodh e të harrohet vendlindja, të mos bëhet asimilimi dhe që vendlindja të mbetet rrugë e dëshiruar kthimi në vatrën e të parëve, ashtu si kanë vepruar gjeneratat e gjenerata shqiptarash, në vazhdimësi dhe që kanë lënë gjurmë të dukshme kudo.
Gjithnjë dhe në të gjitha trojet shqiptare i është kënduar mërgimit, me mallë e me lotë, po ajo rrugë nuk është ndalur, as nga vuajtjet e as nga thirrjet e familjarëve, sepse ishin robëria e varfëria ato që e bënin të domosodshme daljen rrugëve të botës, duke mbetur me zemër e me mendje në atdhe. Por kohët kanë ndryshuar, mundësia e kthimit të shpeshtë në atdhe është bërë realitet dhe komunikimi shumë i lehtë, megjithatë, atdheu për mërgimtarin mbetet gjithnjë larg dhe me shumë ndodhi. Andaj te poeti është aq e pranishme dashuria për tokën e Kosovës, për historinë e saj, për të mirat e të këqijat që ndodhin këtu. Ai këndon për minatorët që detyrohen të mbyllen sërish nëpër zgafella dhe ka oprimizëm që ky problem do të zgjidhet, sepse Kosova ka rini të shkëqyeshme, ka njerëz që e duan, kudo janë dhe që japin krejt që kanë për të. Por, ka edhe njerëz të interesit, që Kosovën e shohin si mundësi pasurimi pa punë e përmes keqpërdorimesh pa fund, prandaj vargjet kushtuar atyre janë përplot sarkazëm e humor, po edhe të mbushur urrejte për pushtetaret e korruptuar.

Frymëzim tjetër i vazhdueshëm i Fetahut është vendlindja, bukuritë e saj të mëdha, veҫoritë e stinëve që ka përjetuar këtu. Me mallë e respket të thellë poetik e njerëzor ai këndon për Busovatën, fshatin e tij të lindjes, mësuesin, për dëshmoret e lirisë, për 28 Nentorin, për flamurin kombëtar, për ditën e pavarësisë së Kosovës, për vlerën e lirisë dhe traditës në të kaluarë e sot:
“Dhe ashtu e ruajtën porosinë e të parëve,
Atdheu ishte i të vdekurve sa i të gjallëve
Dhe gjysh stërgjyshi i Arbërisë
Ndër breza përcolli etjen e lirisë.”
Dhe shpërthimin e kësaj etje për liri poeti e gjen te lufta në Kosovë, te vendosmëria e treguar dhe te fitorja e arritur, sepse para kësaj ishte treguar se:
“Këtu nuk ka kushte normale
Këtu normale është vetëm
Lufta për Atdhe
Dhe kënga për liri!”
Në këtë këngë për liri hyjnë fuqishëm Beteja e Kosharjës dhe heronjë e saj të prirë nga heroi dhe legjendari Agim Ramadani.
Cikli për prindërit, të afërmit, shokët e fëmijërisë, kujtimet e hershme e të reja; për plisin si shenjë kohe e tradite; përshkrimi i familjes Fetahaj dhe i veҫorive që ka ajo në jetën e përditshme e në imagjinatën e poetit, zënë vend me rëndësi në vargjet e këtij libri. Po, me një ndjenjë të thellë e të rrallë janë vargjet kushtuar nënë e babait të tij. Ai babain e sheh në kujtime:
“Të shoh larë nga djersët
Me shikime ardhmërie.
Emri baba sa të kishte hije!”
Por, babai ngërthen në kujtime më shumë se një prind, ai është simbol për poetin e për të gjithë ata që e kanë njohur, po edhe më madhështor del i skalitur me fjalë:
„Babai Musli,
Njeri i rrallë,
Hije i kishte
Plisi mbi ballë.
Ia shtonte
Krenarinë,
ia zbukuronte
bukurinë!
Tek qeshte ai,
qeshte dhe plisi,
dukja e tij
si e një lisi!”
kurse për nënën poeti ligjëron:
„Dhe kujtimi yt
Do të jetë në mua,
kujtim i përjetshëm:
Nënë, të dua!“
Vargjet që cituam më lart nuk ngelin vetëm imagjinim poetik, ato kanë në nëntekstin e tyre një mallë të thellë, shtuar me vite e vite ndarjeje, vetmie, etje për të qenë në familje, në shoqëri, aty ku mendohet e fitet shqip.
Nje poezi e veҫantë, shumë e fuqishme, që dallon për vlera artistike, atdhedashurie e dhembjeje është ajo për Ҫamërinë, për të cilën Fetahu thot:
„Me gjak të bijëve,
me flijim të bijave
ece kujtimeve
hyre historisë,
Ҫamëri krenari
Ҫamëri dhembje,
na je më e madhja dashuri!“
Dhe për këtë dashuri të pafund, e cila është larë me lumenj gjaku e lumenj lotësh, poeti krijon vargje të qëndrueshme e plot kthesa artistike. Prandaj, këtë recension për librin “S´të harroj vendlindje”, po e përfunoj ma fjalët e dala nga zemra e krijuesit, Fetah Musli Maliqi:
„Na zgjatet dita,
na zgjatet viti,
O, zemra jonë
Priti e priti.
Dhe pret e pret
Këtu në mërgim,
Vetëm në Atdhe
Ajo gjen shërim!“
Duke e falënderuar Fetahun që shërimin fizik e poetik e ka jetur dhe e gjen në atdhe, ne urojmë që penda e tij të mos hesht kurrë dhe që vendlindja e tij dhe e jona, të bëhet vend i mirësive e i mbarësive, i arritjeve dhe i ardhmërisë, mu ashtu si do, ëndërron dhe për ҫka angazhohet ai.

Samstag, 25. April 2015
Shoqata "Anadrini" dhe sukseset e veprimtarisë së saj
Shkruan: Miftar Zagragja, Steyr (Austri)
Më 27 mars të vitit 2010- të në Hinzenbach - Eferding të Austrisë është themeluar Shoqata kulturore “Anadrini”. Shoqata është pagëzuar me ketë emër për faktin se shumica mërgimtarëve që jetojnë në Eferding me rrethinë vijnë nga trevat e anës së Drinit të Bardhë. (Emri origjinal me të cilin është regjistruar kjo shoqatë është ky: “VEREIN ZUR ERHALTUNG DER KOSOVARISCHEN KULTUR , "ANADRINI”, që shqipërohet kështu: “SHOQATA PËR RUAJTJEN E KULTURËS KOSOVARE”. Shoqata jonë është e regjistruar sipas ligjit për Shoqata në Republikën e Austrisë më ketë numër portokoli: Der ZVR-Zahl: 901099862.
Pothuajse në të gjitha vendbanimet e Eferdingut të Austrisë, tash e disa vite, jetojnë edhe shqiptarët. Në vendbanimet e kësaj ane, numëri më i madh i tyre kanë ardhur nga komunat Rahovec, Prizren, Suharekë dhe Malishevë, por ka edhe nga qytetet e tjera të Kosovës. Bashkëkombasit tonë janë të ardhur nga Kosova në fillim të viteve të 90-ta, si pasojë e dhunës nga pushteti i atëhershëm policor e ushtarak serb, i udhëhequr nga politika shoviniste e Milosheviqit. Kësisoj, shqiptarët e përndjekur kanë gjetur strehim dhe ngrohtësi edhe në qytetin, Eferding i cili gjendet në Austrinë e Epërme.
Eferdingu njihet si qyteti i tretë më i vjetër në Austri (statuti i qytetit 1212). Vetë qyteti i Eferdingut ka rreth 4000 mijë banorë, por në mesin e tyre janë rreth 500 mërgimtarë nga trojet shqiptare, kurse në nivel komune me një madhësi prej 259,46 km², ka rreth31.743 banorë. Prej tyre, rreth 80 familje janë shqiptare, me rreth 2000 anëtarë të moshave, gjinive dhe të profesioneve të ndryshme.
Shumica e bashkëkombësve tanë që janë vendosur në Eferding, kanë ardhur nga ana e Rahovecit, por ka edhe nga qytetet tjera të Kosovës, si dhe trojet tjera të banuara me shqiptarë. Që nga koha kur kanë ardhur e deri tash, këta bashkëkombës, kanë arritur të integrohen në jetën dhe shoqërinë austriakë, por duke ruajtur edhe gjuhën, kulturën dhe traditën kombëtare shqiptare. Numri më i madh i të rriturve, tashmë kanë gjetur vende pune, punojnë, fitojnë dhe me djersë mbajnë anëtarët e familjes. Kurse bashkëkombësit tanë të moshës të re, të gjithë, pa përjashtim, ndjekin mësimet në të gjitha nivelet e shkollimit, duke përfshirë këtu edhe studimet universitare.
Si shoqatë, por edhe si komunitet shqiptar në përgjithësi, kanë bërë përpjekje për të qenë aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive. Janë zhvilluar aktivitete të shumta, si në veprimtaritë kulturore po ashtu edhe në ato sportive. Veprimtarët e shoqatës dhe komuniteti shqiptar gjithmonë bashkarisht i kanë shënuar ditët e lavdishme të historisë shqiptare, siç janë: 28 Nëntori - Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëndësi kombëtare. Poashtu, shqiptarët që jetojnë këtu, kanë kontribuar për grumbullimin e ndihmave për Kosovën. Ata njihen për të mirë në organizimin e mjeteve materiale të njohura si “Fondi i Trepërqindëshit” dhe ai “Vendlindja Thërret”. Po ashtu nuk kanë munguar as aksionet tjera në të cilat kanë kontribuar bashkëkombësit tanë nga Eferdingu.
Me nismën e një grupi të të rinjve, në këtë qytet është themeluar Shoqata e Kulturore Shqiptare ”Anadrini”. Në kuvendin themelues është zgjedhur kryesia dhe organet tjera që do të udhëheqin shoqatën. Kryetar është zgjedhur Sherif Hajredini, Randubravë - K.K.Prizrenit. Kryesia e Shoqatës “Anadrini”, përbëhet nga gjithsej 10 anëtarë të kryesisë, ku nga këta 6 janë aktiv si dhe 4 si këshillëdhënës të cilët punojnë ngushtë dhe kanë të drejtën e votës në vendimmarrje. Shoqata ka dy auditorë (kontrollorë) të cilët e bëjnë auditimin dhe arsyetimin e fondit dhe të punës në shoqatë.
Kryesia e shoqatës është kjo:
Auditorë të shoqatës “Anadrini” janë:
Shoqata “Anadrini” deri më tani ka mbajtur 3 takime të Asamblesë së përgjithshme, me tre Kuvende zgjedhore. Mandati i kryesisë dhe auditorit ka afat 3 vjeçar.
Veprimtarër e Shoqatës “Anadrini” gëzojnë respektin dhe përkrahjen e të gjithë bashkëkombësve në Eferding. Kësisoj janë regjistruar edhe 115 anëtarë të rinj, të cilët njëherit e kanë pranuar Statutin dhe Planin e punës së shoqatës. Ata janë të moshave dhe gjinive të ndryshme, ndonëse pjesa më e madhe e anëtarësisë, tash për tash i takojnë brezit të ri. Presim që në shoqatë të anëtarësohen edhe bashkëkombës të tjerë.
Në planin e veprimtarisë për këtë vit (2015) janëi paraparë disa aktivitete. Do të behën përpjekje për të qenë sa më aktiv në lojën e futbollit, të tenisit, shahut e të biljardit. Pastaj do të organizohen veprintari dhe aktivitete me fëmijë e rini. Ndërkaq në bashkëpunim me organet kompetente të komunës dhe me anëtarët e shoqatës, do të organizohën edhe kurse të ndryshme me qëllim të ngritjes profesionale të anëtarësisë.
Gjithashtu, integrimi i mëtejmë në jetën dhe shoqërinë austriake, do të jetë pikësynim i përhershëm, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm që mërgimtarët të ruajnë pikësepari identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën tonë kombëtare. Shoqata ”Anadrini” do të bashkojë bashkëkombësit e sidomos të rinjtë këtu në Eferding dhe do të kontribojë që ata të krijojnë miqësi ndërmjet veti, të kenë respekt për njëri tjetrin dhe të angazhohën sa më shumë në zhvillimin e veprintarive të mirëfillta kulturore e sportive. Sëkëndejmi, shoqata jonë do të jetë sofër e përbashkët për parandalimin e ngjarjeve të padëshirueshme, në të cilatfat nganjëherë për fatin e keq po përfshihen edhe të rinjtë shqiptarë.
Adresa:
Shoqata Kulturore-Sportive ”Anadrini”
Linzerstrasse 8
4074 Alkoven
Tel.0043-664/5456681
E-mail: shoqata-anadrini@live.com
Më 27 mars të vitit 2010- të në Hinzenbach - Eferding të Austrisë është themeluar Shoqata kulturore “Anadrini”. Shoqata është pagëzuar me ketë emër për faktin se shumica mërgimtarëve që jetojnë në Eferding me rrethinë vijnë nga trevat e anës së Drinit të Bardhë. (Emri origjinal me të cilin është regjistruar kjo shoqatë është ky: “VEREIN ZUR ERHALTUNG DER KOSOVARISCHEN KULTUR , "ANADRINI”, që shqipërohet kështu: “SHOQATA PËR RUAJTJEN E KULTURËS KOSOVARE”. Shoqata jonë është e regjistruar sipas ligjit për Shoqata në Republikën e Austrisë më ketë numër portokoli: Der ZVR-Zahl: 901099862.
Pothuajse në të gjitha vendbanimet e Eferdingut të Austrisë, tash e disa vite, jetojnë edhe shqiptarët. Në vendbanimet e kësaj ane, numëri më i madh i tyre kanë ardhur nga komunat Rahovec, Prizren, Suharekë dhe Malishevë, por ka edhe nga qytetet e tjera të Kosovës. Bashkëkombasit tonë janë të ardhur nga Kosova në fillim të viteve të 90-ta, si pasojë e dhunës nga pushteti i atëhershëm policor e ushtarak serb, i udhëhequr nga politika shoviniste e Milosheviqit. Kësisoj, shqiptarët e përndjekur kanë gjetur strehim dhe ngrohtësi edhe në qytetin, Eferding i cili gjendet në Austrinë e Epërme.
Eferdingu njihet si qyteti i tretë më i vjetër në Austri (statuti i qytetit 1212). Vetë qyteti i Eferdingut ka rreth 4000 mijë banorë, por në mesin e tyre janë rreth 500 mërgimtarë nga trojet shqiptare, kurse në nivel komune me një madhësi prej 259,46 km², ka rreth31.743 banorë. Prej tyre, rreth 80 familje janë shqiptare, me rreth 2000 anëtarë të moshave, gjinive dhe të profesioneve të ndryshme.
Si shoqatë, por edhe si komunitet shqiptar në përgjithësi, kanë bërë përpjekje për të qenë aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe sportive. Janë zhvilluar aktivitete të shumta, si në veprimtaritë kulturore po ashtu edhe në ato sportive. Veprimtarët e shoqatës dhe komuniteti shqiptar gjithmonë bashkarisht i kanë shënuar ditët e lavdishme të historisë shqiptare, siç janë: 28 Nëntori - Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëndësi kombëtare. Poashtu, shqiptarët që jetojnë këtu, kanë kontribuar për grumbullimin e ndihmave për Kosovën. Ata njihen për të mirë në organizimin e mjeteve materiale të njohura si “Fondi i Trepërqindëshit” dhe ai “Vendlindja Thërret”. Po ashtu nuk kanë munguar as aksionet tjera në të cilat kanë kontribuar bashkëkombësit tanë nga Eferdingu.
Me nismën e një grupi të të rinjve, në këtë qytet është themeluar Shoqata e Kulturore Shqiptare ”Anadrini”. Në kuvendin themelues është zgjedhur kryesia dhe organet tjera që do të udhëheqin shoqatën. Kryetar është zgjedhur Sherif Hajredini, Randubravë - K.K.Prizrenit. Kryesia e Shoqatës “Anadrini”, përbëhet nga gjithsej 10 anëtarë të kryesisë, ku nga këta 6 janë aktiv si dhe 4 si këshillëdhënës të cilët punojnë ngushtë dhe kanë të drejtën e votës në vendimmarrje. Shoqata ka dy auditorë (kontrollorë) të cilët e bëjnë auditimin dhe arsyetimin e fondit dhe të punës në shoqatë.
Kryesia e shoqatës është kjo:
- Kryetar, Haxhi Krasniqi, Xërxë - Rahovec. (Kryetar i mëhershëm për katër vite ishte Sherif Hajredini, Randubrave - Prizren)
- Nënkryetar, Isuf Qeperlaku, Hoçë e Vogël-Rahovec
- Sekretar, Bajram Sallashi, Prizren
- Zv. sekretar, Bujar Kryeziu, Xërxë-Rahovec
- Arkëtar, Rizaj Mustafa, Potoqan - Rahovec
- Zv. arkëtar, Qamil Haxhimustafa, Rahovec
- Këshilltar për muzikë, Haxhi Krasniqi, Xërxë-Rahovec
- Këshilltar për marëdhënie me shoqata tjera, Bekim Thaqi, Retijë e Ulët-Rahovec
- Këshilltar për sport, Bujar Kryeziu, Xerxe-Rahovec
- Këshilltar i përgjithshëm, Agim Berisha, Brestovc-Rahovec
Auditorë të shoqatës “Anadrini” janë:
- Halit Gashi, Sapniq - Rahovec
- Eshref Gashi, Sapniq - Rahovec
Shoqata “Anadrini” deri më tani ka mbajtur 3 takime të Asamblesë së përgjithshme, me tre Kuvende zgjedhore. Mandati i kryesisë dhe auditorit ka afat 3 vjeçar.
Veprimtarër e Shoqatës “Anadrini” gëzojnë respektin dhe përkrahjen e të gjithë bashkëkombësve në Eferding. Kësisoj janë regjistruar edhe 115 anëtarë të rinj, të cilët njëherit e kanë pranuar Statutin dhe Planin e punës së shoqatës. Ata janë të moshave dhe gjinive të ndryshme, ndonëse pjesa më e madhe e anëtarësisë, tash për tash i takojnë brezit të ri. Presim që në shoqatë të anëtarësohen edhe bashkëkombës të tjerë.
Në planin e veprimtarisë për këtë vit (2015) janëi paraparë disa aktivitete. Do të behën përpjekje për të qenë sa më aktiv në lojën e futbollit, të tenisit, shahut e të biljardit. Pastaj do të organizohen veprintari dhe aktivitete me fëmijë e rini. Ndërkaq në bashkëpunim me organet kompetente të komunës dhe me anëtarët e shoqatës, do të organizohën edhe kurse të ndryshme me qëllim të ngritjes profesionale të anëtarësisë.
Gjithashtu, integrimi i mëtejmë në jetën dhe shoqërinë austriake, do të jetë pikësynim i përhershëm, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm që mërgimtarët të ruajnë pikësepari identitetin, gjuhën, kulturën dhe traditën tonë kombëtare. Shoqata ”Anadrini” do të bashkojë bashkëkombësit e sidomos të rinjtë këtu në Eferding dhe do të kontribojë që ata të krijojnë miqësi ndërmjet veti, të kenë respekt për njëri tjetrin dhe të angazhohën sa më shumë në zhvillimin e veprintarive të mirëfillta kulturore e sportive. Sëkëndejmi, shoqata jonë do të jetë sofër e përbashkët për parandalimin e ngjarjeve të padëshirueshme, në të cilatfat nganjëherë për fatin e keq po përfshihen edhe të rinjtë shqiptarë.
Adresa:
Shoqata Kulturore-Sportive ”Anadrini”
Linzerstrasse 8
4074 Alkoven
Tel.0043-664/5456681
E-mail: shoqata-anadrini@live.com
Freitag, 17. April 2015
Shoqata "Hasan Ramadani" në Steyr të Austrisë
- Gjithnjë në sherbim të zhvillimit të jetës kulturore e sportive dhe kontribuese serioze në ruajtjën e vlerave shpirtërore e kombetare të mërgimtarëve.
Shkruan: Miftar Zagragja, Steyr (Austri)
Me 1 tetor të vitit 1996 në Steyr të Austrisë është themeluar Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare "Hasan Ramadani". U pagëzua me emrin Hasan Ramadani, pasi ai ështe njëri prej heronjve të Kosovës, që prejardhjen e kishte nga rrethina e Podujevës. Prandaj, fakti që shumica e mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë në Steyr dhe rrethinën e tij vijnë nga trevat e anës së Podujevës, e bën edhe më adekuat emërtimin e kësaj shoqate me emrin e patriotit dhe heroit kombëtar shqiptar, Hasan Ramadani. Emri i plotë, me të cilin kjo shoqatë është e regjistruar në organet zyrtare në Austri është: "SHOQATA KULTURORE SPORTIVE SHQIPTARE "HASAN RAMADANI". Shoqata në fjalë është e regjistruar, sipas Ligjit për Shoqata në Republikën e Austrisë: gjermanisht: Albanischer Kultur und Sportverein "Hasan Ramadani” - Steyr.
Heroi Hasan Ramadani dhe veprimtaria e tij atdhetare.
Heroi Hasan Ramadani është i lindur më 1 tetor të vitit 1948 në Albanik (ish-Shajkovc) të Podujevës. Ishte pjesëtar i lëvizjeve çlirimtare që nga viti 1980. Ramadani ishte aktiv në lëvizjet ilegale qysh si i ri, por ajo që dihet zyrtarisht është se ai iu bashkua Lëvizjes për Republikën e Kosovës.
Hasani kishte grumbulluar armatim në shtëpinë e tij në Albanik dhe kishte qëndruar në gjysmëilegalitet. UDB-ja serbe i kishte rënë në gjurmë, kështu ajo e sulmoi në shtëpinë e tij, më 7 gusht të vitit 1994. Beteja ishte e pabarabartë, Hasan Ramadani rezistoi heroikisht në shtëpinë e tij, me të gjithë anëtarët e familjes, duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij.
Në kohën kur popullit tonë i kanosej rrezikimi I zhbërjes fizike të servuara nga planet famëkeqe të Akademisë serbe, atëherë shkrepi pushka e heroit Hasan Ramadani, i cili u vu në mbrojtje të së drejtës legjitime të popullit për Liri e Pavarësi. Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi dhe e cila pati jehonë të madhe edhe për qarqet ndërkombëtare në kohën kur në Kosovë po thuajse shqipja mezi po frymonte nga robëria dhe pushtimi klasik i Serbisë. Hasani që në rini kishte nisur rrugën e tij të drejtë duke qenë anëtarë i lëvizjes dhe organizator i demonstrative të vitit 1981.
Në vitin 1984 Hasani dënohet për veprimtari bashkë me shokët e tij. Edhe pas daljes nga burgu ai vazhdoi veprimtarinë e tij duke u bërë më vonë anëtar i Çetës së Llapit i cili njëherësh pas rënies së Ali Ajetit udhëhoqi këtë çetë. Hasani është njëri ndër ata dëshmorë të parë që veproi sikur Oso Kuka në Vraninë, veproi sikur Tahir Meha në Prekaz e shumë trima tjerë shqiptarë anekënd trojeve të okupuara shqiptare, duke iu bërë të ditur pushtuesve se shqipja donë liri dhe dinë të luftojë për atdhe.
Kulla e rezistencës së këtij dëshmori është shndërruar në shtëpi-muze dhe vizitorët nga të gjitha viset shqiptare sot bëjnë nderime për vendin ku ra ky dëshmor.
Rënia e Hasan Ramadanit na kujton të gjithëve se rezistenca e armatosur e UÇK-së nuk ndodhi rastësisht, pasi që njësi të tëra guerile shqiptare vepronin për dekada të tëra duke bërë bashkimin e atdhetarëve dhe grupeve ilegale në një ushtri çlirimtare që rezultoi me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Kryesia dhe anëtarësia e shoqatës
Në kuvendin themelues të shoqatës është zgjedhur kryesia dhe organet tjera udhëheqëse. Kryesia e shoqatës së zgjedhur ka këtë përbërje: Negjip Haliti, Besim Aruqaj, Rrahim Jupolli, Miftar Zagragja, Haki Qeriqi, Gjevdet Regjepi, Naser Beqa, Hakif Mehmeti, Naim Mekolli.
Anëtarë tjerë të Shoqatës janë: Naim Muqolli, Naser Islami, Muharrem Kodraliu, Musli Gaxhiqi, Mehdi Mekolli, Avdi Qetaj, Ali Bytyqi, Muhamet Januzaj, Cen Rama, Ekrem Raci, Xhezmi Kaljisi,Shaban Haxhijaj, Daut Mekolli, Muhamet (Av) Mekolli, Muhamet(Ad) Mekolli, Agim Abdullahu, Tefik Qeriqi, Avdyl Beshi, Adem Raqi, Ramadan Berisha, Ruzhdi Maksuti, Met Rama, Feriz Berisha, Avni Babatinca, Bujar Balaj, Bekim Raci, Bekim Zhabota, Ruzhdi Shala, Valdet Nikqi, Vesel Rama, Haxhi Morina, Nehat Qeriqi, Adem Kuleta, Enver Maliqi, Bashkim Fazlia, Remzi Gashi, Isuf Gashi, Florim Rexhepi, Milazim Blakqori, Sami Vishaj, Valon Ibrahimi, Ramadan Gashi, Ali Rrustemi, Ramadan Zhabota, Remzi Ramadani, Ramadan Ramadani, Bashkim Bala, Skënder Shala, Shaban Bytyqi, Bajram Gjekaj, Bajram Flugaj, Adem Kodraliu, Sadie Krasniqi, Skënder Raci, Selatin Ademi, Sylejmon Bytyqi, Sadik Bytyqi, Gani Berisha, Sherif Ganiu, Shemsi Vuthaku, Fatmir Haxhiaj, Hamdi Abdullahu, Hysen Fazliu, Hairush Latifi, Hazyr Hoti, Hysni Qerimi, Ilaz Gagjiqi, Imer Mekolli, Ahmet Shenaraj, Ilir Raci,Ilaz (Shyari) Hoti, Faik Mehmeti,Enver Maliqi, Albert Abdullahu, Ramadan Blakqori, Bashkim Gashi, Ferid Januzaj, Amir Mekolli, Fatime Blakaj, Adem Kuleta, Rasim Gashi, Raqip Sahiti, Rrust Mamusha, Rrahmon Abazi, Plurat Beqa, Dem Llablani, Rexhep Zejna, Naim Elshani, Fadil Kadriu, Fidaim Kadriu, Agron Hoti etj.
Veprimtaria e shoqatës
Gjatë gjithë kohës janë bërë përpjekje serioze për të qenë sa më aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe Sportive. Janë zhvilluar aktivitete të shumta si në veprimtaritë kulturore, ashtu edhe ato sportive. Kemi qenë të bashkuar përherë e posaçërisht kur kemi shënuar ditët e lavdishme të hisorisë sonë kombëtare, siç janë: 28 Nëntori - Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëndësi kombëtare.
Shqiptarët që jetojnë këtu, kanë kontribuar edhe për grumbullimin e ndihmave për Kosovën, në organizimin e “Fondit të Trepërqindëshit” dhe atij “Vendlindja thërret”.
“Ndihma për Drenicën”, “Ndihma për Shkollën Shqipe”, “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, “Fondit të Universitetit të Tetovës”, Fondit "Liria Kombëtare-Kosova Lindore, Shoqatës Presheva, por nuk kanë munguar as aksionet tjera në të cilat kanë kontribuar bashkëkombasit tanë nga qyteti Steyr i Austrisë.
Me një fjalë, Shoqata "Hasan Ramadani" që nga themelimi i saj e deri më tash ka qenë gjithnjë në sherbim të zhvillimit të jetës kulturore e sportive të bashëatdhetareve tonë dhe ka dhënë kontribut të vleshëm në ruajtjën e vlerave shpirtërore e kombetare të mërgimtarëve.
Sonntag, 12. April 2015
Ditiramb për mikun dhe poetin Haxhi Muhaxheri
Nga AGIM GASHI
DITIRAMB PËR MIKUN
/ Poetit Haxhi Muhaxheri /
I
Kam një mik e shkuar mikut
Zemërbujar e burr besnik,
Për poezi art e atdhe
Zemërndezur është Orfe!
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
II
Në shpirt ka veç dashuri
E me fjalë i ndezë rrufetë
Është poet në dhe t´mërgimit,
Shpatë Skënderi kunder krimit.
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
III
Po ku je o miku im
Që i shpall luftë edhe perëndisë,
Kur e sheh farën e keqe
Duke mbirë në tokë t’Arbërisë.
Zemra jote, zemrër e trimit,
Rrahë n´thellësi të Dukagjinit.
IV
Ti poeti ynë i dashur
N´mërgim erdhe djal i ri,
Shpejt u plake në këtë dhe,
Mallin zjarr për atdhe.
Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.
V
Fluturim ti çoj këto vargje
Si në kohen e Rilindjës,
Që të jemi të vllëzëruar
E krenar ball ti bëjmë dhimbjes.
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
VI
O Haxhi, o mik` e vëlla
Sa shumë plagë i ranë atdheut,
N´varre i vranë dëshmort e kombit
Thikë pas shpine Skënderbeut.
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
VII
A t´ka marrë malli për “Kohën”,
Kur „Rilindjën“ përballë e kishim,
Edhe pse të robruar,
N’shpirt krenarë gjithmonë ishim
Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.
VIII
A t´kujtohet Anton Çetta,
Azem Shkreli e Ali podrimja
Fehmi Agani e Ibrahim Rugova?
Sa krenare ishte Kosova.
Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.
IX
A t´kujtohet Aziz Ruhani
Xhepin plot me çebapa të nxehta,
Gjithnjë flitej për lirinë
E n´robri s’përkulj jeta,
Do të rrojmë për komb e atdhe
Vëlla të kam e vëlla më ke.
X
A t'kujtohet Mirko Gashi,
Rifat Kukaj e Beqir Musliu
Ramiz Bala e Nehat Hoxha,
Agim Gashi e Ismet Bogujevci
Rrahman Dedaj e Anton Pashku
Kam një mik e shkuar mikut
Zemërbujar e burr besnik,
Për poezi art e atdhe
Zemërndezur është Orfe!
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
II
Në shpirt ka veç dashuri
E me fjalë i ndezë rrufetë
Është poet në dhe t´mërgimit,
Shpatë Skënderi kunder krimit.
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
III
Po ku je o miku im
Që i shpall luftë edhe perëndisë,
Kur e sheh farën e keqe
Duke mbirë në tokë t’Arbërisë.
Zemra jote, zemrër e trimit,
Rrahë n´thellësi të Dukagjinit.
IV
Ti poeti ynë i dashur
N´mërgim erdhe djal i ri,
Shpejt u plake në këtë dhe,
Mallin zjarr për atdhe.
Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.
V
Fluturim ti çoj këto vargje
Si në kohen e Rilindjës,
Që të jemi të vllëzëruar
E krenar ball ti bëjmë dhimbjes.
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
VI
O Haxhi, o mik` e vëlla
Sa shumë plagë i ranë atdheut,
N´varre i vranë dëshmort e kombit
Thikë pas shpine Skënderbeut.
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
VII
A t´ka marrë malli për “Kohën”,
Kur „Rilindjën“ përballë e kishim,
Edhe pse të robruar,
N’shpirt krenarë gjithmonë ishim
Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.
VIII
A t´kujtohet Anton Çetta,
Azem Shkreli e Ali podrimja
Fehmi Agani e Ibrahim Rugova?
Sa krenare ishte Kosova.
Ndrrohet moti e kalon jeta
Zemra jote është e vërteta.
IX
A t´kujtohet Aziz Ruhani
Xhepin plot me çebapa të nxehta,
Gjithnjë flitej për lirinë
E n´robri s’përkulj jeta,
Do të rrojmë për komb e atdhe
Vëlla të kam e vëlla më ke.
X
A t'kujtohet Mirko Gashi,
Rifat Kukaj e Beqir Musliu
Ramiz Bala e Nehat Hoxha,
Agim Gashi e Ismet Bogujevci
Rrahman Dedaj e Anton Pashku
Tahir Desku e Atdhe Gashi
Muslim Mulliqi e Ramiz Kelmendi
Muslim Mulliqi e Ramiz Kelmendi
Dhe shumë tjerë që s’po i përmendi?
Ishte “Koha”, ishte vendi;
Madhështor bëhej kuvendi.
Ishte fjala, besa e nderi,
Ishte miku Haxhi Muhaxheri.
XI
Tash të tretur n’dhe të huaj
S’na ka mbetur gjë në jetë,
Veç t’kujtojmë vitet e shkuara
Kur n’atdhe kishim foletë!
Miku i mire mbetet i njëjtë,
Edhe tash si përhera
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
XII
Ëndrrat i sheh në vendlindje
Malli e djeg për Arbërinë
Netët i zbardh duke shkruar
Vargje të bukura për Ilirinë
Ku është fjala, besa e nderi,
Është poeti Haxhi Muhaxheri
Düren, 12.04.15
Ishte “Koha”, ishte vendi;
Madhështor bëhej kuvendi.
Ishte fjala, besa e nderi,
Ishte miku Haxhi Muhaxheri.
XI
Tash të tretur n’dhe të huaj
S’na ka mbetur gjë në jetë,
Veç t’kujtojmë vitet e shkuara
Kur n’atdhe kishim foletë!
Miku i mire mbetet i njëjtë,
Edhe tash si përhera
Ku është fjala, besa e nderi,
Aty është Haxhi Muhaxheri.
XII
Ëndrrat i sheh në vendlindje
Malli e djeg për Arbërinë
Netët i zbardh duke shkruar
Vargje të bukura për Ilirinë
Ku është fjala, besa e nderi,
Është poeti Haxhi Muhaxheri
Düren, 12.04.15
Montag, 6. April 2015
Mërgimtari që e mban gjallë shpirtin dhe zërin arbëror.
- Imri Trena është njeriu që më shpirt e zemër është vënë në shërbim të komunitetit shqiptarë, për ti ndihmuar ata në ruajtjën e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Është poeti që më shumë mall i këndon atdheut. Është mësimdhënësi që më pëkushtim të madh pëcjell të nxënësit mërgimtar mesazhin e rilindasve tonë për ta mësuar sa më bukur gjuhën shqipe dhe për të mos harruar as pë një të vetmin çast atdheun. Është themeluesi dhe kryeredaktori i radiokanalit "Zëri i Arbërit", i kësaj radio që pothuajse tashmë dëgjohet në të gjitha familjet shqiptare që jetojnë jasht atdheut.
Shkruan: Haxhi MUHAXHERI
Imri Trena u lind më 1961 në fshatin Begracë të Kaçanikut. U diplomua në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Imriu, si çdo i ri tjetër, kishte shumë dashuri dhe dëshira në jetë, por njëra nga dashuritë e tij ishte më e veqantë dhe kishte zën vnd që herët në zemrën e tij. Ishte dashuria për gjuhën e pastër shqipe, dashuria për artin dhe fjalën artistike. Kjo ishte edhe arsyeja që ai qysh në rininë e tij të hershme filloj të merret me krijimtari letare dhe të krijoj vargje të bukura që i buronin nga shpirti. Kësisoj, Imriu shkruante dhe u kushtonte vargje e vjersha mësuesve dhe atyre që jepnin kontribut në përhapjën e dijës, bukurive të atdheut dhe vendlindjës së tij, heronjëve dhe ngjarjeve historike, dashurisë dhe ndjenjës për të bukurën. Krijimet e tij letrare i dërgonte dhe i botonte në gazetat dhe revistat e kohës. Kështu zë fill bashkëpunimi i tij me shumë media shqiptare dhe Imriu bëhet emer i njohur në rrethet e krijuesve të artit letrar.
Në vitin 1999, Imriu migroi në Norvegji. Atje, duke parë nevojn e domosdoshme të komunitetit shqiptarë të mërgatës për ruajtjë e kulturës, dokeve, zakone, traditave dhe identitetit kombëtar, ai merr inisiativën për të themeluar një radiostacion. Qellimi ishte që përmes zerit të kësaj radio të jepte kontribut në mbrojtjën e mërgimtarëve nga asimilimi dhe në ruajtjën gjuhës e dashurisë për atdheun nga brezat më të rinj. Kështu, Imri Trena e themeloi, u bë edhe kryeredaktor dhe udhëheqës i Radiostacionit që u pagëzua më emrin “Zëri i Arbërit”. Radio "Zëri Arbërit" menjëherë filloj ta kryej misionin për të cilin ishte krijuar. U bë zëri arbëror i shqiptarisë në diasporë. U bë radiokanali më i dëgjuar në familjet shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë atdheut. U bë radio me skemën programore shumë të qëlluar dhe që fliste veç shqiptarisht. Radio ku sot degjohet muzika e përzgjedhur nga tabani i vlerave kombëtare, degjohet fjala artistike dhe paraqitet fuqishem shpirti i muzës shqiptare, dëgjohet nga goja e plqeqëve të urtë krijimtaria gojore e popullit tone, si: fjalët e urta dhe urimet, anekdotat dhe proverbat, tregimet popullore dhe rrëfiet humoristike., që gjithmonë përcjellin mesazh të fuqishem për zhvillimin dhe ruajtjën e vetive të mira njerëzore. Radio "Zëri i Arbërit", e krijuar tash e katërmbdhjetë vjet më parë, është bërë shembull për të mirë. Shembull se qysh duhet punuar njeriu kur ka dëshirë të sinqertë, vizion të qartë e qëllim fisnik për ti dhënë hrah të mirës së përgjithshme të komunitetit të mërgatës dhe shpirtit shqiptar. Radio "Zëri i Arbërit" pothuajse tashmë dëgjohet në të gjitha familjet shqiptare që jetojnë jasht atdheut.
Veç veprimtarive tjera të shumëta, Imri Trena u angazhua që të jepte kontribut pë të mirë edhe në Shkollën Shqipe në Oslo, ku punon si arsimtarë që nga viti 2000. Ai punon me shumë përkushtim me nxënësit, duke pëcjell të ata mesazhin e rilindasve shqiptarë, për të mos e harruar as për një të vetmin çast atdhun, për ta dashur e mësuar sa më mirë gjuhën shqipe dhe për ta vizituar sa më shpesh që është e mundur vendlindjën e tyre.
Imri Trena është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe ka botuar këto vepra: “Buzëqeshja e tretur”, “Plagë në zemër”, „Shtegtimi i shqipeve”, “Prapa grilave”, “Kosova ime e madhe”, “Andej është Kosova”, „Rruga e hidhur”, “Dhembje e lot”, “Në Kampin Bjonerbek”, “Aromë manushaqeje”, “Mall i (pa)shuar" dhe “Me zërat e Zërit të Arbërit”.
Poezitë e tij janë perfshirë në disa antologji dhe janë përkthyer në disa gjuhë.
Poezi nga autori Imri Trena
MALL
Më dogj malli Gërlica ime,
pa ty si zogu çerdhe prishur,
bora ma zbardhi flokun,
kthimin në vendlindje duke pritur.
SFIDA IME
Të jap sa të mundem dashuri
në këtë jetë të ashpër u rreka,
edhepse të mbetesh vetvetja,
për ironi nuk u shpërbleka.
Krevat të të florinjtë mund të blej dikush,
po si unë ëndërrimesh s´bën gjumë,
paqja në shpirt të madh çmim ka,
në sfidën time ua provoj unë.

PËR TY JAM KOSTANDINI
Për ty jam Kostandini,
i ngritur prej balte,
i rënduar nga betimi
i fjalës së dhënë!
Kostandin dhe Besnik.
dy emra burrërie,
me fjalën e shenjtë Besë,
lidhur me një fije fisnikërie!
Për ty jam Kostandini,
i ngritur prej balte,
i rënduar nga betimi
i fjalës së dhënë!
Kostandin dhe Besnik.
dy emra burrërie,
me fjalën e shenjtë Besë,
lidhur me një fije fisnikërie!
MESNATË KORRIKU PA HËNË
(Mikut të ndjerë, Shaban Cakolli)
Mbrëmë para mesnate në Gjermani
...e n`Krilevë n`atë vendbanim Dardan
telefonat e zënë rënkojnë
mesazhe pas mesazhi
miqët njëri-tjetrin informojnë:
- Shaban Cakolli, i urti, zemërmiri...
fizikisht u largua prej nesh
por, kurr përgjithmonë!
kujtimi e vepra e tij jeton;
Përballoi plagët e mërgimit
nga dashuria e madhe për Gollakun,
për Rapuhë, Kulinë, Litec...
Qykajt... e Gurin e Lamës
....dhe të Krilevë nënës;
Në Koblenz ca muaj më parë
shtrënguam duart miqësisht ne dy
tani zemërthyer e me lot në sy
si t`i rendis këto kujtime për Ty?
28 korrik, 2014
(Mikut të ndjerë, Shaban Cakolli)
Mbrëmë para mesnate në Gjermani
...e n`Krilevë n`atë vendbanim Dardan
telefonat e zënë rënkojnë
mesazhe pas mesazhi
miqët njëri-tjetrin informojnë:
- Shaban Cakolli, i urti, zemërmiri...
fizikisht u largua prej nesh
por, kurr përgjithmonë!
kujtimi e vepra e tij jeton;
Përballoi plagët e mërgimit
nga dashuria e madhe për Gollakun,
për Rapuhë, Kulinë, Litec...
Qykajt... e Gurin e Lamës
....dhe të Krilevë nënës;
Në Koblenz ca muaj më parë
shtrënguam duart miqësisht ne dy
tani zemërthyer e me lot në sy
si t`i rendis këto kujtime për Ty?
28 korrik, 2014
GRUAS
Aq shume jemi bere nje
Ne gezime
E stuhi jete
Sa ne mengjes kur zgjohemi
Kuptojme se kemi lindur bashke
DEGJUESVE TE “ZERIT TË ARBËRIT”
Më zgjoni
Kur të gjithë kanë fjetur
Me therritni
Kur të tjeret kanë ikur
Kur të gjithë kanë fjetur
Me therritni
Kur të tjeret kanë ikur
Shtratin do braktis rrufeshëm
Ndez një dritë në studio
Mikrofoni-si dardhë dimri kosove
Me të emblen gjuhën tonë do ju flas
Vendlindjen ju sjell pranë
Ndez një dritë në studio
Mikrofoni-si dardhë dimri kosove
Me të emblen gjuhën tonë do ju flas
Vendlindjen ju sjell pranë
Fjala shqip nuk vetmohet
Si burim që nuk shteret
Deri sa të ketë shtrat lumi
Si burim që nuk shteret
Deri sa të ketë shtrat lumi
Më zgjoni
Kur të gjithë kanë fjetur
E pagjumesia ju rri në sy
“Zëri i Arbërit”
Strehe paqeje,urë lidhese
Kur të gjithë kanë fjetur
E pagjumesia ju rri në sy
“Zëri i Arbërit”
Strehe paqeje,urë lidhese
Abonnieren
Posts (Atom)