Montag, 16. Dezember 2024

Xheva SALIHAJ : FALNI DASHURI MBI TË GJITHA

Xheva SALIHAJ

 








(Bëhuni të mirë 

se nuk na kushton asgjë!

Njihni njëri-tjetrin 

Jepni dorën njeri- tjetrit !)


FALNI DASHURI MBI TË GJITHA 


Kemi harruar të bëhemi të mirë të qenurit i mirë!

Bota bēhet e bukur vetëm duke dashur..

E dhimbshme për t'mos përdorë terme të ashpërta karshi një fenomeni që po po dalldiset Shoqeria jonë,fatkeqesisht per të keq!

Më kanë  trondit këto ditë njerezit e veçanerisht disa" këngëtar" se si nuk deshën nuk e mirëpritën ndryshimin e gjendjes aktuale  mënyres se te jetuarit të Zonjës Parashqevi Simaku!

Ne ndoshta ishim treni i fundit që e kuptuam se një Nënë mbi të gjitha po bredhej prej vitesh e pa strehë rrugëve tē botës, rrugëve të Nju-Jorkut,nje megametropol ku aty mund  humbin yjet e mēdhenjë ,mund të humbet fëmiju i seicilit prej nesh dhe vështirë të identifikohet kaq lehtë!

E dini çka do të thotë të mbetesh udhekryqeve në njē pus të madh ku askujt nuk i intereson se kush e nga vjen po nuk u zotove i vetem!

Për mendimin tim  shoqeria Shqiptare ka humbur ekuilibrin ka humbur te qenurit me dinjitet,ka humbur me te bukuren ate të NJERËZORES ku parasegjithash ne duhet të jemi Human dhe Njerezorë!

Shqiptarët shquhen për mikeprites bujari e fisnikeri pse kur vjen puna tek vet shqiptari ne behemi UJQËR!!!

Mbaj mend që e vogël DY PRINDËRIT e mi tē cilët e kishin derën hapur për udhetarin e pazakontē hallegjinjë halleligshtë!

Kujtoj Babain tim ku në Odën e Burrave ode mysafirësh qe sahere trokisnin njerez te cilet o i kishte zën nata o ishte borë o ishte shi o ishte mbetur pa ngrene e pa pi pa veshmbathje, Babai i hapte derën dhe i sherbenim me gjithcka me aq sa kishim!

Ngrohtesia ishte mbi te gjitha se nje zemer e mirë kaq mjafton!

Njeriu nuk vdes per te ngrene e pire se i gjindet halli por rendesi ka momenti i duhur ne kohe dhe vendin e duhur!

Ata nuk mbaheshin me kafshaten apo nje nate konaku qe  i beri babai por ne veshtiresite we gjendeshin ata ia puthnin duart!

Dalë nga modestia..

Prandaj krenaria ime per prinderit e mi per tere familjen eshte mbi çdo lartesi!

Lum kush bën mirë!

Parashqevi kishte më shumë se kurre nevojë për tju buzeqeshur buza per tu lumturua per tu gezuar  per tu rrethuar me dashuri dhe kthyer dinjiteti qe ajo edhe ne kete gjendje mbahej si Zonjë!

Të uroj shumë shëndet e jetë sa më të gjatë Zëri i kēngës se bukur Shqipe!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen