Yllka Sheqiri |
Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore” e Dantes (2006) që është vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.
Në vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e parë me poezi në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë nuk dëgjoj gjithmonë) për të vazhduar pastaj me përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por), të botuar tre vjet më vonë - më 2008. Poezia e Yllkës është vlerësuar nga kritika e poashtu është përfshirë edhe nëpër shumë antologji.
Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hedh në shkretëtirë)” Yllka është prezantuar në përmbledhjen antologjike ”Via Mystica” /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Ek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të Shtëpisë Botuese Verbum. Një antologji me krijime letrare që botohet në qindra mijëra kopje dhe shpërndahet te të rinjtë suedezë që hyjnë në moshën e pjekurisë. Më 2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe “Vulkan”. Yllka është përfshirë edhe në antologjinë e poezisë ”Poesiplanken – Göteborg 2010” botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm. Më 2010, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit në Göteborg është shpërblyer në Konkursin për poezi të gazetës ditore suedeze Göteborg Posten. Poezia e Yllkës u shpërblye edhe në konkursin e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani. Ndërsa në Festivalin e VIII-të të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2010 Yllka Sheqiri u shpërblye me Vendin e dytë për poezinë ”Pa titull”.Yllka Sheqiri u prezentua me poezitë e veta edhe në Festivalin e Poezisë e të Këngës të Blekinges që u mbajt në Karlshamn të Suedisë më 23 tetor 2010. Pastaj në Festivalin e Poezisë Poetry Slam në Borås në pranverën e vitit 2011, etj. Poezitë e Yllkës në shqip e suedisht janë publikuar gjithandej nëpër revistat e gazetat më prestigjioze letrare e kulturore në gjuhën shqipe dhe në atë suedeze, siç janë revista letrare ”Pelegrin”, revista ”Metafora”, revista letrare ”Groblad”, gazeta ”GP”, si dhe në shumë revista letrare e artistike që botohen edhe në mënyrë digjitale gjithandej në botë.Yllka u prezentua me poezitë e veta në Festivalin e pestë të Poezisë dhe të Këngës të Blekinges që u mbajt më 23 tetor 2010 në Karlshamn në Suedi. Ndërsa më 8 tetor 2011 Yllka ishte pjesëmarrësja, poetja nikoçire dhe moderatorja e këtij Festivali (Blekinge Vis- och poesifestival 2011 që këtë vit u mbajt në Karlskrona). ”Lotët e virgjër” është edhe njëra nga antologjitë ku janë prezantuar babë e bijë Rizah dhe Yllka Sheqiri e ku kanë marrë pjesë 143 poetë. Në Festivalin e Filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn, Çmimin e publikut në kategorinë senior, për film të shkurtër artistik, e mori filmi ”Në pus pa fund” me skenar dhe në regji të Yllka Sheqirit. Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” nga juria profesionale Yllka u nderua me Çmimin për aktrim. Në festivalin e filmit “Tellus 2009”( 18-20 shtator 2009) u nderua me Çmimin e publikut. Më vonëfilmi "Pikat budallaqe" /”Dumma prickar”/ me skenar dhe regji të Yllka Sheqirit bën jehonë në gjithë Suedinë.Ky filmi është recensuar nga BTJ dhe është shpërndarë nëpër shumë biblioteka dhe filmoteka të vendit. Filmi është i luajtur në gjuhën suedeze, por me titrim në gjuhën shqipe dhe në atë angleze. Për filmin kanë shkruar edhe masmediat e njohura elektronike, portalet elektronike dhe wbsajtet e njohura. Për filmin janë shkruar, xhiruar e transmetuar reportazhe në gazetat ditore e reviale, nga më të mëdhat në Suedi, si në ”Expressen”, “Aftonbladet”, ”Metro”, “BLT”, ”Sydostran”, ”Commercen”, ”Vårt Göteborg”, ”Göteborgs fria” si dhe ”Göteborg nonstop”. Pastaj në Radio Blekinge, P-4, Sveriges Radio P 2, SVT 1, SVT 4, në revistën “Barn & Cancer” si dhe në revistën më të njohur për gra“ “Amelia”, etj.
Më 2014 Yllka dhe Rizah Sheqiri janë prezentuar në një antologji poetike suedeze bashkë me 38 poet e krijues tjerë suedez të cilën e botoi Klubi i Krijuesëve Letrar të Blekinges.Yllka Sheqiri ka shkruar edhe skenare filmi të shkurtër që janë realizuar nga kolegët e saj gjatë studeimeve, ka ralizuar edhe një varg shfaqejesh me Grupin fëmijëve në Göteborg, ka përgatitur, organizuar dhe moderuar Mini shown vjetor për festat e fundvitit, etj. Është edhe anëtare e Klubit Letrar të Blekinges dhe vitin 2011 ka qenë e deleguara e këtij Klubi në Mbledhjen solemne vjetore të Akademisë Suedeze.
Është koautore e një Antologjinë me ese dhe i një libri për fëmijë "Så många jag" i nominuar për cmimin " Selmapriset" 2016 dhe nga 200 libra ishte Top 5 dhe u shpërblye me cmim special.
Yllka Sheqiri më 2016 ka qenë producente e Festivalit Ndërkombtar të muzikës teatrit dhe vallimit që në cdo 2 vjet mbahet në Göteborg të Suedisë. Ka realizuar disa filma të shkurtër artistik, filma të animur e dokumentar. Ka punuar një kohë edhe si producente teatri Në Gëteborg, ndërsa aktualisht është udhëheqëse e një projekti për integrime kulurore i mbshtetur edhe nga unioni Evropian. Jeton e punon në qytetin Geteborg të Suedisë.(R.Sh)
Poezi nga Yllka Sheqiri
PARRËNJËSI
Mua më janë sosur mendimet
Ngase e zeza mbetet e zezë
Sado që mundohem ta mendoj të bardhë?
Falja nuk bëhet me vetdëshirë
Kur e ndërron atdheun për më shumë lodra.
Merrë parrënjësinë dhe shumë varre për të vizituar.
Lodrat nuk ngushëllojnë netëve
kur mendimet fermentohen, e g.u.f.O.J.n.ë
Kurrë nuk kam zgjedhur vend për vete,
dhe as që kam menduar ndonjëherë
se çfarë do të ndodhte sikur të isha mbytur
në afërsi të detit Mesdhe.
Heret a vonë njeriu e gjen rrënjën e vet,
por kur e ke humbur garën në vrapim
gjashtëdhjetëmetërsh drejt së ardhmes,
atëherë e kupton se kjo gjë është goxha e pashpresë.
Mua më janë sosur ndjenjat
Një hartë në dorë
Dhe nuk e gjej dot shtëpinë.
PUTHJE NËNE
Puthjen që ma dhe sot
Ishte krejt e papritur
Megjithatë ishte diçka që e prisja
Nganjëherë ne s’mirremi vesh
Thjesht qëndrime të ndryshme
Nganjëherë qajmë
Bashkë
Ti më mëson
Unë dëgjoj
Jo gjithmonë
Kështu që grindemi
Por sot
Një puthje e vogël nga ti, nëna ime
Ndjehej aq e madhe në zemrën time.
MË HIDHË NË SHKRETËTIRË
Më hidhë në shkretëtirë
Më lë të kalbem
Me hidhë në zjarrë
Më lë të digjem
Me sill fort
Më lë të përgjakem
Më hidhë në det
Më lë të mbytem
Më lë të ndjej dhimbje fizike
Sepse atë psiqike
S’e duroj dot.
VETMI
Unë jam e vetëmuar
Si një diell pa qiell
Unë jam e zbrazët
Si një krua pa ujë
Unë jam tutje e harruar
Si një ëndërr e ndrydhur në jetën e njeriut
Unë jam për së gjalli e vdekur
Si një trup pa zemër
Ti
që më mbyte të tërën
Ishe ti
Tash të them me çiltërsi
Të urrej të urrej të urrej
Vetmi!
UNË FALË PO NUK HARROJ
Gjurmët e plagëve mbesin
Për gjithçka që the
Për gjithçka që bëre
Gjurmë plagësh gëdhendur përbrenda meje
Unë mundohem të falë
Mundohem të harroj
Mundohem të jem njerëzore
Unë falë
Por nuk harroj
Ti
Më ke damkosur
për jetë.
PRINCESHË E FRIKËSUAR
Princesha
deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi
KUR JETA TË KETË HARRUAR
Kur jeta të të ketë harruar tutje
Dhe ti vetëm ekziston
Kur shpirti yt të jetë bërë një i huaj
Dhe ndjenjat t’u kenë bërë vend demonëve
Brenda teje
Kur besimi që njëherë e pate
Nuk të jep më shpresë
Kur zemra jote të jetë bërë vetëm organ
që pompon gjak
Dhe dashuria të jetë fëshehur
Në hijen e armikut
Kur të mos mundësh të frymosh
Nga dhembja që të ha nga përbrenda
Dhe kur mendon se s’mund të përballosh
Më shumë
Qëndro miku im!
Qëndro!
MENDIM POETIK
Nëse ekziston një përpjetëz deri në qiell
Ajo duhet të jetë jashtëzakonisht e gjatë.
Tmerrësisht tepër tepër e gjatë!
ANKTH
Unë nuk kam frikë nga vdekja
Unë kam frikë nga procesi i vdekjes.
________________
Përgatiti: R. Sheqiri
Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe vajzën tonë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Më duhej një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ai bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje
AntwortenLöschen1) Kthehu i dashuri
2) Ribashkoni burrin ose gruan
3) Nëse keni pela të natës
4) Kurë për HIV dhe Hepatit
5) Unaza e fuqishme magjike
6) Magji për fat të mirë
7) Thyerja e obsesionit
8) Steriliteti tek meshkujt dhe femrat.
WhatsApp: +2349132180420/
+2348155926512
Email: drediomo77@gmail.com