Portreti i një
mergimtari dhe veprimtaria e një klubi
FEHMI SPAHIU, VEPRIMTAR I SHQUAR I MERGATËS
Fehmi Spahiu nga Shipashnica e Ultë e Kamenicës, në vitin
2002 mori rrugën e kurbetit . Kushtet e vështira ekonomike dhe pamundësia
për të siguruar një vend pune, ishte arsyeja që Fehmiu e mori vendimin për tu larguar
nga atdheu së bashku me familjen e tij. Ai u vendos ne Austri ku falë punës dhe perpjekjeve te tij te shumeta e
fitoj lejen e qëndrimit në këtë shtet.
Fehmiu, ishte shembull për të mirë në punë dhe shume i afert me komunitetin e
bashkeatdhetareve. Kjo bëri qe atë ta respektonin të gjithë. Njëherësh, ai përkrahte të gjitha veprimtaritë kulturore
e sportive që organizoheshin nga mergimtaret. Duke e parë gatishmërinë e tij për të kontribuar për te
mirën e komunitetit, miqtë e tij
te shumtë i propozuan që ai të formonte një shoqate apo klub ku do të
bashkoheshin për ta
zhvilluar aktivitetin e tyre.
Klubi „Selina“
Pas kësaj, në emer të klubit filluan të organizoheshin veprimtari të ndryeshme që ishin me interes për komunitetin shqiptar. U fillua me orgaizimin dhe mbajtjën e turnireve të dartit. Ky organizim mori përkrahje të madhe. Kësisoj, bëheshin turnire pothuajse çdo muaj dhe gjithnjë jepeshin shpërblime për tri vendet e para.
Mëpastaj, u formua edhe Klubi i Futbollit „Selina“ . Fehmiu bleu ndërresat për të gjithë anëtaret e klubit dhe kurdohere ishte i gatshem ti pëkrahte ata. Futbollistet e këtij klubi merrnin pjesë në të gjitha turniret që organizoheshin në Bizirkun e Wöcklabruck-ut e me gjerë. Kjo ishte edhe mundësia për zbulimin e talenteve të rinj në këtë sport.
Sekëndejmi, me nismën e Fehmi Spahiut, në kuader të Klubit „Selina“ që nga viti 2009 jan organizuar dhe mbaajtur me sukses edhe veprimtari të kulturore, jan shënuar pëvjetorët e pavarësisë së dy shteteve shqiptare dhe jan mbajtur koncerte të ndryshme.
Në vazhden e ketij aktiviteti, me 16 shkurt 2013 u shenua edhe Pesëvjetori i Pavarësisë së Kosovës. Ishin tubuar atë ditë në Attnang Pucheim qindra bashkatdhetar nga të gjitha trojet shqiptare. Salla ku mbahej manifestimi ishte stolisur me flamuj kombëtar. Pragrami ishte i pasur me këngë e valle popullore, me humor e recitime. Kënduan për të pranishmit Agnesa Kasumi, Verllezerit Limani, Ekzona Morava dhe Burim Kasumi. Pastaj me vargjet e tyre u prezantuan edhe poetet Izri Rexha dhe Haxhi Muhaxheri, kurse Esat Tahiri interpretoj për të pranishmit valle instrumentaliste me qifteli.
Me ketë rast nga organizatori u dhane edhe mirnjoheje për veprimtarët, kontribuesit dhe bashkepunëtorët e ndryshem, si: Avni Ibraj - Almi, Mursel Avdyli, Shkelzen Tahiri, Miftar Kastrati, Shqiprim Rizahi, Shpend Nitaj, Faruk Loshi, Ibush Jashari, Alban Thaqi, Sherif Sadiku, Kujtim Tahiri, Lulzim Fejzullahu, Arif Veselaj etj. Mirnjohjet i dha publikisht vet kryetari i klubit Fehmi Spahiu. Poashtu, vlen cekur se familja Spahiu kishte përgatitur atë ditë për mysafiret specialitete shqiptare, si fli, byrek etj.
Në fund të programit, nga bashkatdhetarët u propozua që veprimtari Fehmi Spahiu
të shpallet qytetar nderi i komunitetit shqiptar në Austri.
(h.m.)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen