Montag, 28. Januar 2013

Thoma Duka: Prolog


Prolog

 Kur ra regjimi komunist dhe fitoi demokracia dhe unë si gjithë të tjerët emigrova,”ashtu si shtegëtojnë dallandyshet për në vendet e ngrohta dhe rikthen përsëri kur ngrohet koha”.Kështu mendova edhe unë, por sot vazhdoj të jetoj akoma emigrant në Greqi.


45
E premte 3 maj 1991
Pasi mora vizë në Ambasadën Greke në Tiranë, u nisa me autobuz për në Sarandë, sepse do të ikja me anije për në Korfuz. I hipa autobuzit tek Stacioni i Autobuzave. Po largohesha nga Vlora ime e dashur, një nyje mu bë në grykë dhe sytë mu përlotën, sepse po ikja qyteti ku u linda dhe u rrita dhe po shkoja në një vend të huaj. Autobuzi kaloi Orikumin me bazën detare të Pashalimanit, Dukatin fushë dhe po ngjitej rrugës që vete në Dukat mal dhe në Llogara.
Rrugës me autobus për në Sarandë zogjtë që cicëronin në pemët e çelura më dukej “sikur më përshendsnin që po ikja”. Kaluam Llogaranë me ajrin e freskët nga pishat dhe pishën “flamur”,që është shpallur monument natyre dhe u shfaq plazhi “i virgjër” i Palasës. Pasi kaluam Palasën aritëm në Dhërmi me shtëpitë që dukeshin sikur të ishin ndërtuar mbi njëra-tjetrën. Autobuzi ecte dhe kaluam fshatrat Iliaz, Vuno dhe Himarë. Kur dolëm nga Himara na u shfaq pamja e mrekullueshme e Porto-Palermos me keshtjellën e saj, më duket e ndërtuar në kohën e Ali pashë Tepelenës, me tunelet e nëndetseve që mos t’i zbulonte”armiku”. Më përpara regjimi komunist nuk lejonte të kalonte asnjë makinë nga ajo rrugë, por të kaloje nga rruga tjetër që të çon në Pilur, sepse e quante “zone ushtarake”. Rruga për në Sarandë kalon në mes të fshatit të Qeparoit, në hyrje të fshatit rruga kalon mes ullinjve dhe portokalleve. Pasi lamë Qeparoin aritëm në Borshin e ujrave të shumtë dhe të kristaltë. Kur aritëm në Lukovë më bënë përshtypje tarracat me ullinj dhe agrume që ishin bërë me punë”vullentare”. Pasi kaluam fshatrat e Sarandës më në fund aritëm në Qafën e Gjashtës dhe me të kalur atë u shfaq qyteti i bukur i Sarandës. Në mbrëmje dola me kunatin. Qyteti i Sarandës dukej akoma më i bukur me dritat që vezullonin. Dritat në largësi dukeshin si yje, kurse dritat që reflektonin në detin e qetë jepnin një pamje mahnitëse. Të nesërmen do te ikja nga vendi im për në Greqi. Zemrën e kisha të rëndë që po largohesha nga vendi im dashur, por nga ana tjetër isha kurioz të shikoja zhvillimet e “sistemit kapitalist”siç thoshte propaganda komuniste.
E dielë 5 maj 1991
Nisem nga Saranda më datë 4 me anijen turistike “Petraqis”, anija çante detin e kaltër dhe mua më dukej sikur më “çahej zemra”që po largohesha nga vendi im dhe shkoja në një vend të huaj.
Pas një ore e ca arrita në Korfuz dhe isha si i humbur, sepse për herë të pare dilja jashte vendit. Pyes për fshatin Perulladhes, sepse atje kishte ardhur dhe jetonte një mik i kunatit, që quhej Ilia dhe ishte nga Himara. Më thanë që autobus për në fshatin Perulladhes ka ditën e dielë dhe unë arita në Korfuz ditën e shtunë. Tek stacioni i autobuzave takova disa shqiptar. Meqënëse nuk kishte autobuz, u detyrova të kërkoj taksi. Pasi gjeta taksi, i hipi asaj dhe shkoj në fshatin Perulladhes, e cila është larg nga porti 40km. Përpara fshatit Perulladhes është fshati i Sidarit një fshat turistik me vila shumë të bukura, kishin ardhur dhe turistët e parë. Kur zbrita nga taksia pyes për mikun e kunatit, 7më treguan shtëpinë dhe vajta. Ju prezantova se kush isha. Pastaj dola me Ilian dhe vajtëm në Sidar. Gjatë rrugës për në Sidar, të cilën e bëmë me këmbë, sepse është afër nga fshati Perulladhes, më bëri përshtypje gjelbërimi i shumtë. Në Sidar takuam një pronar për punë, i cili më tha :unë i kam dhënë llafin një tjetri, megjithatë hajde njëherë nesër nga dreka. Puna që do të bëj nëqoftëse filloj te pronari, i cili quhet Aleks do të jetë kjo: turistët marin vetura me qira dhe unë do tu them disa gjëra në anglsht që kanë lidhje me veturat, pasi t’i sjellin unë do t’i fus brenda në garazh, do t’i pastroj do t’i kontrolloj për vaj dhe për ujë.



Marrë nga "Malli" në FB

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen