Samstag, 23. Dezember 2017
Haxhi Muhaxheri: VARGJE ME GRIP
VARGJE ME GRIP
Kot bredh
Brigjeve të mendjes
Ënd֝ërr më ëndërr
Viteve
Miteve
Lëgjendave
E historisë
Në kërkim të fjalës
Së humbur planeteve
Edhe nëntë bijat e Zeusit
I ka zën gripi
E dashur
Më nuk i ndihmon
Vitamina C
E as çaji
Me lëng limoni
Mbaje veten
Perëndeshë (I)lirie
Merr ngrohtësinë
E trupit tim
Puth diellin
Mëngjeseve
Shpirt jepu Lirikave
Që dashuria
Ta vrasë sëmundjen
E kënga
Ta mund vajtimin
22 dhjetor 2017
Dienstag, 17. Oktober 2017
Ju prezantojmë poeten e talentuar Yllka Sheqiri
![]() |
| Yllka Sheqiri |
Gjatë studimeve ka qenë asistente e regjisë për dramën ”Komedia hyjnore” e Dantes (2006) që është vënë në skenë nga studentët në Teatrin e Studentëve në Lund.
Në vitin 2005 ka debutuar me përmbledhjen e parë me poezi në gjuhën suedeze ”Jag lyssnar inte alltid” (Unë nuk dëgjoj gjithmonë) për të vazhduar pastaj me përmbledhjen tjetër me poezi me titull ”Men” (Por), të botuar tre vjet më vonë - më 2008. Poezia e Yllkës është vlerësuar nga kritika e poashtu është përfshirë edhe nëpër shumë antologji.
Në vitin 2007 me poezinë ”Kasta mig i öknen (Më hedh në shkretëtirë)” Yllka është prezantuar në përmbledhjen antologjike ”Via Mystica” /Përmes mistikës/ nga autorët Jonas Ek, Stefan Klint, Beata Åhrman-Ekh në botim të Shtëpisë Botuese Verbum. Një antologji me krijime letrare që botohet në qindra mijëra kopje dhe shpërndahet te të rinjtë suedezë që hyjnë në moshën e pjekurisë. Më 2008 është përfshirë në antologjinë ”Revansch 2008”, botim i Shtëpisë Botuese ”Skrivarsidan” dhe “Vulkan”. Yllka është përfshirë edhe në antologjinë e poezisë ”Poesiplanken – Göteborg 2010” botuar nga Författares Bokmaskin në Stockholm. Më 2010, gjatë Panairit Ndërkombëtar të Librit në Göteborg është shpërblyer në Konkursin për poezi të gazetës ditore suedeze Göteborg Posten. Poezia e Yllkës u shpërblye edhe në konkursin e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Gjermani. Ndërsa në Festivalin e VIII-të të Poezisë dhe Muzikës Krijuese Shqiptare në Diasporë organizuar nga Unioni i Shoqatave Shqiptare, në qytetin e Malmës, në Suedi, më 2010 Yllka Sheqiri u shpërblye me Vendin e dytë për poezinë ”Pa titull”.Yllka Sheqiri u prezentua me poezitë e veta edhe në Festivalin e Poezisë e të Këngës të Blekinges që u mbajt në Karlshamn të Suedisë më 23 tetor 2010. Pastaj në Festivalin e Poezisë Poetry Slam në Borås në pranverën e vitit 2011, etj. Poezitë e Yllkës në shqip e suedisht janë publikuar gjithandej nëpër revistat e gazetat më prestigjioze letrare e kulturore në gjuhën shqipe dhe në atë suedeze, siç janë revista letrare ”Pelegrin”, revista ”Metafora”, revista letrare ”Groblad”, gazeta ”GP”, si dhe në shumë revista letrare e artistike që botohen edhe në mënyrë digjitale gjithandej në botë.Yllka u prezentua me poezitë e veta në Festivalin e pestë të Poezisë dhe të Këngës të Blekinges që u mbajt më 23 tetor 2010 në Karlshamn në Suedi. Ndërsa më 8 tetor 2011 Yllka ishte pjesëmarrësja, poetja nikoçire dhe moderatorja e këtij Festivali (Blekinge Vis- och poesifestival 2011 që këtë vit u mbajt në Karlskrona). ”Lotët e virgjër” është edhe njëra nga antologjitë ku janë prezantuar babë e bijë Rizah dhe Yllka Sheqiri e ku kanë marrë pjesë 143 poetë. Në Festivalin e Filmit “Tellus 2009” që u mbajt në Karlshamn, Çmimin e publikut në kategorinë senior, për film të shkurtër artistik, e mori filmi ”Në pus pa fund” me skenar dhe në regji të Yllka Sheqirit. Në Festivalin e filmit të shkurtër artistik “Alfredgalan 2009” nga juria profesionale Yllka u nderua me Çmimin për aktrim. Në festivalin e filmit “Tellus 2009”( 18-20 shtator 2009) u nderua me Çmimin e publikut. Më vonëfilmi "Pikat budallaqe" /”Dumma prickar”/ me skenar dhe regji të Yllka Sheqirit bën jehonë në gjithë Suedinë.Ky filmi është recensuar nga BTJ dhe është shpërndarë nëpër shumë biblioteka dhe filmoteka të vendit. Filmi është i luajtur në gjuhën suedeze, por me titrim në gjuhën shqipe dhe në atë angleze. Për filmin kanë shkruar edhe masmediat e njohura elektronike, portalet elektronike dhe wbsajtet e njohura. Për filmin janë shkruar, xhiruar e transmetuar reportazhe në gazetat ditore e reviale, nga më të mëdhat në Suedi, si në ”Expressen”, “Aftonbladet”, ”Metro”, “BLT”, ”Sydostran”, ”Commercen”, ”Vårt Göteborg”, ”Göteborgs fria” si dhe ”Göteborg nonstop”. Pastaj në Radio Blekinge, P-4, Sveriges Radio P 2, SVT 1, SVT 4, në revistën “Barn & Cancer” si dhe në revistën më të njohur për gra“ “Amelia”, etj.
Më 2014 Yllka dhe Rizah Sheqiri janë prezentuar në një antologji poetike suedeze bashkë me 38 poet e krijues tjerë suedez të cilën e botoi Klubi i Krijuesëve Letrar të Blekinges.Yllka Sheqiri ka shkruar edhe skenare filmi të shkurtër që janë realizuar nga kolegët e saj gjatë studeimeve, ka ralizuar edhe një varg shfaqejesh me Grupin fëmijëve në Göteborg, ka përgatitur, organizuar dhe moderuar Mini shown vjetor për festat e fundvitit, etj. Është edhe anëtare e Klubit Letrar të Blekinges dhe vitin 2011 ka qenë e deleguara e këtij Klubi në Mbledhjen solemne vjetore të Akademisë Suedeze.
Është koautore e një Antologjinë me ese dhe i një libri për fëmijë "Så många jag" i nominuar për cmimin " Selmapriset" 2016 dhe nga 200 libra ishte Top 5 dhe u shpërblye me cmim special.
Yllka Sheqiri më 2016 ka qenë producente e Festivalit Ndërkombtar të muzikës teatrit dhe vallimit që në cdo 2 vjet mbahet në Göteborg të Suedisë. Ka realizuar disa filma të shkurtër artistik, filma të animur e dokumentar. Ka punuar një kohë edhe si producente teatri Në Gëteborg, ndërsa aktualisht është udhëheqëse e një projekti për integrime kulurore i mbshtetur edhe nga unioni Evropian. Jeton e punon në qytetin Geteborg të Suedisë.(R.Sh)
Poezi nga Yllka Sheqiri
PARRËNJËSI
Mua më janë sosur mendimet
Ngase e zeza mbetet e zezë
Sado që mundohem ta mendoj të bardhë?
Falja nuk bëhet me vetdëshirë
Kur e ndërron atdheun për më shumë lodra.
Merrë parrënjësinë dhe shumë varre për të vizituar.
Lodrat nuk ngushëllojnë netëve
kur mendimet fermentohen, e g.u.f.O.J.n.ë
Kurrë nuk kam zgjedhur vend për vete,
dhe as që kam menduar ndonjëherë
se çfarë do të ndodhte sikur të isha mbytur
në afërsi të detit Mesdhe.
Heret a vonë njeriu e gjen rrënjën e vet,
por kur e ke humbur garën në vrapim
gjashtëdhjetëmetërsh drejt së ardhmes,
atëherë e kupton se kjo gjë është goxha e pashpresë.
Mua më janë sosur ndjenjat
Një hartë në dorë
Dhe nuk e gjej dot shtëpinë.
PUTHJE NËNE
Puthjen që ma dhe sot
Ishte krejt e papritur
Megjithatë ishte diçka që e prisja
Nganjëherë ne s’mirremi vesh
Thjesht qëndrime të ndryshme
Nganjëherë qajmë
Bashkë
Ti më mëson
Unë dëgjoj
Jo gjithmonë
Kështu që grindemi
Por sot
Një puthje e vogël nga ti, nëna ime
Ndjehej aq e madhe në zemrën time.
MË HIDHË NË SHKRETËTIRË
Më hidhë në shkretëtirë
Më lë të kalbem
Me hidhë në zjarrë
Më lë të digjem
Me sill fort
Më lë të përgjakem
Më hidhë në det
Më lë të mbytem
Më lë të ndjej dhimbje fizike
Sepse atë psiqike
S’e duroj dot.
VETMI
Unë jam e vetëmuar
Si një diell pa qiell
Unë jam e zbrazët
Si një krua pa ujë
Unë jam tutje e harruar
Si një ëndërr e ndrydhur në jetën e njeriut
Unë jam për së gjalli e vdekur
Si një trup pa zemër
Ti
që më mbyte të tërën
Ishe ti
Tash të them me çiltërsi
Të urrej të urrej të urrej
Vetmi!
UNË FALË PO NUK HARROJ
Gjurmët e plagëve mbesin
Për gjithçka që the
Për gjithçka që bëre
Gjurmë plagësh gëdhendur përbrenda meje
Unë mundohem të falë
Mundohem të harroj
Mundohem të jem njerëzore
Unë falë
Por nuk harroj
Ti
Më ke damkosur
për jetë.
PRINCESHË E FRIKËSUAR
Princesha
deshi të shkoi
Dhe shkoi
Larg tutje
Shkoi
Dhe kurrë më nuk u kthye
Ajo ishte e frikësuar
E frikësuar
Të qëndroi
Dhe
Ta lë përrallën të rifilloi
KUR JETA TË KETË HARRUAR
Kur jeta të të ketë harruar tutje
Dhe ti vetëm ekziston
Kur shpirti yt të jetë bërë një i huaj
Dhe ndjenjat t’u kenë bërë vend demonëve
Brenda teje
Kur besimi që njëherë e pate
Nuk të jep më shpresë
Kur zemra jote të jetë bërë vetëm organ
që pompon gjak
Dhe dashuria të jetë fëshehur
Në hijen e armikut
Kur të mos mundësh të frymosh
Nga dhembja që të ha nga përbrenda
Dhe kur mendon se s’mund të përballosh
Më shumë
Qëndro miku im!
Qëndro!
MENDIM POETIK
Nëse ekziston një përpjetëz deri në qiell
Ajo duhet të jetë jashtëzakonisht e gjatë.
Tmerrësisht tepër tepër e gjatë!
ANKTH
Unë nuk kam frikë nga vdekja
Unë kam frikë nga procesi i vdekjes.
________________
Përgatiti: R. Sheqiri
Sonntag, 12. Februar 2017
Gjithë jetën në sherbim te qeshtjes kombëtare
![]() |
| Ali Sylejmani |
Më behet që në ketë botë kanë ardhur me mision te caktuar dhe me ngulm mundohen ta permbushin atë mision pa i përfillur pengesat dhe sakrificat.
I till është edhe përsonazhi që po ua prezentojmë në revistën "Mergata"-Ali Sylejmani ,qe jetën e ti e ka venë në sherbim te kauzës kombetaare.)
Shkruan: Agim DRENICA
Ali Sylejmani, u lind me 15.04.1959 në Gërmovë të Komunës së Vitisë. Shkollën fillore e mbaroi në Goshicë të Vitisë, ndërsa gjimnazin “Boro e Ramizi” në Viti,ishte nxënës shembullor. Studimet i ka filluar në vitin 1980, në kohën më të vështirë kur në Kosovë shtypja dhe represioni, nga ana e pushtuesit serbomadh, kishte arritur kulminacionin kundër kombit tonë duarthatë. Këto Studime i mbaron në vitin 1984, në Fakultetin Filologjik - dega e Gjuhës dhe Letërsisë, me notë mesatare (9,5), gjë e cila bëri që t´i takoj gjeneratës së bursistëve Universitarë, siç ishin: Bardh Hamzaj, Sali Bashota, Muharrem Nitaj, Hetë Lulaj, Hava Shala Agim Spahiu, etj. Aliu ishte njëri ndër personat e parë të cilët në Mensën e studentëve filluan demonstratën e Marsit ´81. Pas mbarimit të studimeve në vitin 1984,fillon punën si arsimtar në Gjimnazin e Vitisë. Ndërsa pas një vit pushteti e detyroj të punoi vetëm me gjysmë norme, kështu që u detyrua të gjeja edhe një vend tjetër të punës, në shkollën fillore: “Aca Maroviç” në Fushë Kosovë, ku punoj gjer në kalimin e tij në Fakultet. Në ndërkohë nacionalizmi i tërbuar serb sa vinte dhe po shtohej, kurse, i njëjti, epiqendrën e kishe në Fushë Kosovë. Vlen të përmendet se edhe këtu ishte anëtar i një bërthame shumë te fortë, e cila me sukses u bënte ballë shtypjeve të serbëve, në të ishin: Ali Sylejmani, Zahir Kamberi, Isa Thaqi, Ahmet Lugolli, Njazi Jashari Anton Demaj, Drita Demaj, Haki Bajrami, i ndjeri Ismet Gashi, Njazi Jashri, e të tjerë, që ishin bërë arrë e fortë për pushtuesin serbo-sllav. Kjo vazhdoi deri në vitin 1989 kur Aliu filloj të punoja në Fakultet. Si gjatë studimeve , ashtu edhe këtu Aliu ishte i dalluar në sjelle dhe aftësi për të bashkuar njerëzit rreth qëllimit hyjnor, rreth kauzës tonë kombëtare, dhe ishte shumë i afërt me shumë profesor dhe kolegë të tij te punës, si p.sh. me: Dr. Zeqir Sadiku, Dr. Sadik Rashiti, Dr. Murat Bejta, Dr. Ibrahim Rugova, Dr. Bajram Elshani, dhe Dr. Ali Dida. Gjithashtu vlen të përmendi se atëbotë kishte kontakte shumë të mira edhe me të madhin Mr. Halil Alidemën dhe Dr. Fehmi Aganin. Në atë kohë, u regjistrua në studimet e shkallës së tretë në gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe me sukses i mbaroj ligjëratat në afatin e parashikuar , dhe i dha tre nga pesë provimet e parapara,u detyru t'i nderpres studimet. Në ndërkohë, u kishte rënë në sy organeve të pushtuesit dhe me ardhjen e masave te dhunshme erdhi dekan Dr. Borisav Vukoviç.Dekan i dhunshëm, me të cilin Aliu ishte konfrontuar disa herë, andaj, për këtë arsye, në formë hakmarrjeje Aliun e latgojnë nga puna.
Por, për Alun ky ishte një motivim edhe më i madh që të vazhdoj të veproj edhe më tutje pas mbylljes së Universitetit nga serbo-shovinistët. Kështu që vazhdoj të punoj, si të gjithë të tjerët, në sistemin paralel shkollor nëpër shtëpi private, deri sa u arrestua gjatë ligjërimit me studentët dhe u mbajta disa ditë në burgim. Me këtë rast, pushtuesit, e përpunuan mirë dhe më vonë e liruan deri në gjykim, por me kusht që të lajmërohet çdo ditë tek organet e sigurimit. Meqë nuk mund ta duronte këtë gjendje të krijuar,u detyrua ta lëshoj atdheun dhe të gjej një vend më të sigurt për jetë. Fati i jetës e përplasi në Republikën Demokratike të Gjermanisë (Gjermaninë lindore). Në skenën e atëhershme politike, Aliu ishte themelues i nëndegës së LDK-së në Fshatin Gërmovë, nëndegë kjo, e cila në atë kohë, kishte marr lëvdata nga Dr. Ibrahim Rugova personalisht, sepse po nga ky fshat ishte edhe Vukashin Jokanoviçi, Ministër i Punëve të Jashtme, në Qeverinë e Millosheviqit. Dhe kështu, duke qenë se familja e tij kurrë nuk pati raporte të mira me serbët, për këtë arsye, Aliu si kuadër i shkolluar, ishte bërë ferrë në sytë e tyre. Në Gjermani erdhi në vitin 1993 dhe brenda dy tre muajsh filloi aktivitetin e tij rreth bashkimit të shqiptarëve në Landin e Sachsen Anhalt-it., fillimisht me tubime shoqërore me karakter këshillues për të mos u sjellë keq, po të sillemi ashtu, që ne me sjelljen tonë ta fitojmë simpatinë e të tjerëve. Pastaj formoj Komunitetin shqiptar në Magdeburg, me moton: “Ne jemi pak, dhe nëse ndahemi në baza partiake do jemi edhe më pak”. Aktiviteti i tij ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me Qeverinë në ekzil, përkatësisht me Dr. Mujë Rugovën, në atë kohë, Ministër për Migracion. Dy muaj pas ardhjes se tij në Gjermani,iu dha mundësia që të marr pjesë në Tryezën e Rrumbullaket në krye me Dr. Tomazo, tryezë kjo, e cila për temë kishte jetën e azilkërkuesve në Kampin e Magdeburgut (me afro 800 persona).Aliu me këtë rast, diskutimet i bente në gjuhën ruse, sepse gjuhën gjermane nuk e kisha përvetësuar akoma, mirëpo kjo gjendje shumë shpejt ndryshoi dhe përvetësimi i gjuhës gjermane sa vinte dhe po shtohej. Kështu që, pas afro pesë muajsh, në pjesën e qytetit të Mgdeburgut, ku ndodhej Kampi i refugjateve, Aliu gjeti disa bashkëmendimtar për të themeluar një Shoqatë e cila do të përkujdesej për refugjatet në këtë qytet. Kështu që u themelua shoqata: „Nachbarschaftliches Curacau e. V.“, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Fqinjësia në Curacau” Në këtë shoqatë Aliu u zgjodh anëtarë i kryesisë. Kjo Shoqatë humanitare merrej me përkujdesjen e azilkërkuesve, pa dallim kombi, feje apo race. Por, Aliut, duke qenë se Kosova ishte në gjendje lufte, kryesisht i rrihte zemra për çështjen tonë kombëtare.
Në këtë kontekst, vlen të theksohet se pas dy vitesh pune kjo shoqatë, gjegjësisht kryetari i saj, prifti: Jens - Martin Lagner, dekorohet me “Bundesverdienstkreuz” (Kryqi Fereral për Merita) për punë humanitare. Në ndërkohë, në fund të vitit 94,Aliut i pranohet e drejta e azilit dhe merr lejen e qëndrimit në Gjermani. Menjëherë pas kësaj dërgohet në një kurs të detyruar për mësimin e gjuhës gjermane, në një afat prej 6 muajsh. Kurs, të cilin e mbaroj me nota të shkëlqyeshme. Mirëpo në kohën kur në Shoqatën e lartpërmendur po bente punë vullnetare,iu dha mundësia që të njihet me shumë njerëz dhe intelektual, nga skena politike dhe shoqërore gjermane, si p.sh.: Gjykatës, Avokat, Profesor, dhe disa Politikan të atij Landi, ku arriti të krijoj një reputacion shumë të mirë, si për vetën e tij , gjithashtu edhe për Kosovën. Kështu që, pas pak kohe, arrijti që agjendën e Kosovës ta fus në çdo pore të jetës së atij Landi. Duke qenë se kursi i tij, për mësimin e gjuhës gjermane, përfundoi me datën 01.09.1995,ai një vit më pas, përkatësisht me 10.10.1996, e jep betimin si përkthyes zyrtar gjyqësor- për gjuhet: shqip, serbisht, kroatisht, rusisht dhe gjermanisht. Dy muaj më pas punësohet në Kuvendin Komunal si Punëtor Social dhe dërgohem të punoj në Shoqatën Humanitare „Nachbarschaftliches Curacao e. V.“. Në këtë vend,punon 2 vite. Në ndërkohë ishte bërë shumë punë për ndërlidhjen e Shoqatave Humanitare në një rrjet të përbashkët, e Aliu ishte anëtar i dy i shoqatave tjera si: “Kontakt International” dhe “Ein Welthaus”. Por duke qenë se puna e ti ishte e lidhur me refugjat,ai kisha arritur të bëhem anëtar kryesie në Këshillin e refugjatëve të Sachsen Anhalt-it dhe ta përfaqësoj atë në nivel Federativ, si në: “Pro Asyl” si dhe në Këshillin Federativ të refugjateve, që ishte një pozitë shumë me rëndësi. Falë kësaj, Aliu arrita ta koordinoi shumë mirë edhe aktivitetin kombëtar, dhe pas organizimit të një tubimi informativ në Magdeburg, në të cilin ishte ftuar Dr. Mujë Rugova,ai falë autoritetit që kisha krijuar, arrita ta organizoj edhe një takim zyrtar në mes të Ministrit të Punëve të Brendshme të Sachsen Anhalt-it dhe Dr. Mujë Rugovës. Kjo pati rëndësi të veçantë, sepse ishte hera e parë, që një zyrtar i Kosovës, të përcillet me Eskortë Policie dhe ku u mbajt edhe Protokolli shtetëror. Në këtë takim ishte i ftuar aktivisti dhe përkthyesi: Kadri Mulaj, Salih Sefa e shumë të tjerë nga Berlini. Është shumë me rëndësi të përmendet takimi i radhës në Qeverinë e Landit për raportim të gjendjes në Kosovë, ku pas kësaj Qeveria e Landit merr vendim dhe kërkon zyrtarisht, nga Qeveria Federale, që ta njoh pavarësinë e Kosovës. Por kulminacioni i sensibilizimit te ¬çështjes sonë ishte demonstrata paqësore e organizuar nga Ali Sylejmani, që padyshim ishte njëra ndër më të suksesshmet. Ashtu që, përpos Mediave vendore, u përcoll edhe nga TV BBC, kështu që opinioni botëror filloi t´i simpatizoj shumë këto veprime. Përpos aktiviteteve tjera të shumta, Aliu,në dhjetor të vitit 1996 kandidohem për deputet të Këshillit Komunal, për të huaj, dhe zgjidhet me një numër shumë të madh të votave (sa për tre deputet- sipas shtypit të përditshëm) për një mandat 4- vjeçar. Duke e parë nevojën për ndihmë që kishte Kosova,ai jo vetëm në fjalë, por i angazhon edhe vëllezërit e tij dhe disa miq gjerman dhe krijoj Shoqatën humanitare Shqiptaro- Gjermane, e cila shoqatë, vetëm për një muaj, grumbulloi dhe dërgoi për në vendlindje një shumë prej 1.300.000,-- Marka gjermane, prej tyre 950,000 medikamente, (artikulli Bota Sot) si dhe e bëri organizimin e transporteve humanitare për Shqipëri e Kosovë, ku personalisht ishte përgjegjës madje edhe vozitës i kamionit. Kur gjendja në Kosovë po bëhej edhe më e padurueshme karvani i refugjatëve, nga atje s'kishte të ndalur, kështu që shtetet e Evropës, deshën apo jo, ballafaqoheshin me trysnin e këtij fenomeni dhe ndërmerrnin hapa konkret, e në këtë vazhdë, Emisari për të huaj i Landit të Sachsen Anhalt-it,e emërtoj si këshilltar personal për çështjen e shqiptarëve të Kosovës, në nivel të Qeverisë së Landit. Pozitë të cilën e pat mbajtur edhe pas përfundimit të luftës në Kosovë. Në ndërkohë Shoqata kishte organizuar një transport për në Shqipëri me ç´rast, kanali i televizionit ARD, ia jep një kamerë me vete dhe e autorizon që të raportoj nga vendi i ngjarjes, me këtë rast Aliu e beri incizimin me sukses, por jo edhe raporia jep një kamerë me vete dhe e autorizon që të raportoj nga vendi i ngjarjes, me këtë rast Aliu e beri incizimin me sukses, por jo edhe raportimin, sepse duhej të kthehej për në Gjemani. Në atë kohë, Serbia i kishte dëbuar më shumë se 80% të shqiptarëve nga Kosova, e Landi i Sachsen Anhalt-it, i kishte marrë nga Kampi i Stankovecit disa aeroplan me refugjat, të cilët prisnin sistemimin e tyre. Këtë sistemim, natyrisht, u desh ta bënte shoqata “Shqiptaro-Gjermane”.
Andaj,Aiu isha ai i cili bëri këtë gjë. Pra ky ishte një projekt “Mamut” i cili përfshinte: (kthimin prej aeroportit si dhe vendosjen e refugjatëve nëpër dhomat e tyre). Në mesin e refugjatëve kishte, gra, pleq si dhe fëmijë të sëmur e të plagosur. E tërë kjo do ti kushtonte Landit të përmendur më lartë të paktën, rreth 50.000,-- deri 60,000,-- mijë Marka gjermane. Me këtë rast ai,Autoriteteve të Landit u pata shprehur si gojarisht poashtu edhe me shkrim falënderimet e tija dhe u pata thënë gjithashtu: ¨"se un si shqiptar dhe ne, si komb në përgjithësi, u jemi mirënjohës që po ua zgjatni dorën bashkatdhetarëve tanë, në këto momente kritike". Kurse përkthimin për intervistat e refugjatëve ua ofruam ne falas. Përveç tjerash, pas vendosjes së tyre nëpër dhoma, që nga dita e dytë, e organizuam për ta edhe mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët që kishin ardhur. Meqenëse pas bombardimeve nga NATO u krijuan kushtet që transportet Humanitare të shkojnë drejt në Kosovë,ai personalisht, arrita që ta bëjë organizmin dhe ta dërgoj transportin e parë në Komunën e Vitisë.
Fillimisht,për shkak të nevojës së madhe, ishte i angazhuar me përkthime për refugjat, gjerë në nëntor të vitit 1999, kurse pastaj punësohem në “Shoqatën Gjermano Shqiptare”, si udhëheqës i Projektit për kthim vullnetar të shqiptarëve të Kosovës për në atdhe, në periudhën kohore, prej 20.11.1999 gjer me 19.11.2002. Të tëra këto aktivitete të tijat, të cekura më lartë, lënë të kuptohet cilat janë aftësitë e tija organizativo-udhëheqëse. Lidhur me emrin e tij personal dhe aktivitetet e lartpërmendura kanë shkruar e raportuar Gazeta të ndryshme Gjermane si dhe kanë raportuar disa kanale Televizive, të cilat e patën intervistuar atë botë, si p.sh: një numër i madh i TV- kanaleve gjermane si dhe televizioni francez TV5.
Abonnieren
Kommentare (Atom)


