Freitag, 20. November 2015
Bisedë me z. Heset Ahmeti, veprimtar në Slloveni
Bisedës i priu gazetari Beqir M. Cikaqi
BASHKËVEPRIMI ME SINQERITET –
STIMULIM PËR AKTIVITET…!
Emri i z. Heset Ahmeti nuk është i pa njohur, jo vetëm në Slloveni ku jeton e vepron, po gjithë andej e këndej diasporës shqiptare, madje edhe në atdhe. Bisedën me zotin Ahmeti kësaj radhe e fokusuam kryesisht rreth aktivitetit të tij kombëtar që po zhvillon ai dhe Shoqata ILIRIA e Koprit, kryetar i së cilës është tani e disa vjet. Fillimisht një biografi të shkurt për të kuptuar lexuesi se cili është bashkëbiseduesi ynë i intervistës.
Heset Ahmeti ka lindur në Sllatinë të Epërme, komuna e Vitisë, si 5 vjeçar familja shpërngulet në Shkup, atje e kaloi fëmijërinë dhe kreu filloren në shkollën “LIRIA” të Çairit në Shkup. Shkollën e Mesme e kreu ne Viti, pasi që me familje u kthyen ne vendlindje. Ndërkaq në Universitetin e Prishtinës u regjistrua ne vitin 1981 dhe pa i mbaruar studimet në vitin 1983 si shumë të rinj shqiptar morri rrugën e mërgimit. Se pari në Lubjanë, edhe atë “për një sezon” me qëllim të kthehet e ti mbarojë studimet! Ajo sezon po zgjat ende tash e 32 vite! Është baba i katër fëmijëve (dy djem dhe dy vajza) të gjithë të rritur, djali ka kryer fakultetin e Informatikës në Lubjanë, të tjerët ende shkollohen.
* Zoti Heset, e kuptuam se cili është profili juaj, a mund të na tregoni në pika të shkurta se cili është profili për Shoqatën Kulturore ILIRIA të Koprit?
Kanë ekzistuar edhe shoqata tjera, ku bashkatdhetarët tan në vitet e 90-ta kanë ndihmuar arsimin në Kosovë me 3% dhe në forma të ndryshme... Shoqata Kulturore ILIRIA e Koprit, është themeluar në vitin 1998. Shoqata funksionon në bregdetin slloven, apo me mire të them në Istren Sllovene. Gjatë kësaj kohe, shoqata ka ndërmarrë shumë aktivitete të ndryshme, shumë aksione humanitare, si dhe grumbullimin i mjeteve materiale në periudhën e luftës së fundit çlirimtare në Kosovë. Shoqata numëron një numër të madh të anëtarëve. Në kuadër të shoqatës veprojnë këto seksione: letrarë, muzikorë, dramaturg, sportivë dhe informativë. Më aktiv janë grupi i valltarëve, grupi recitues, si dhe grupi sportiv. Të gjitha këto grupe kanë arritur suksese shumë të lakmueshme nëpër festivale të mbajtura, ndërkaq sportistet kanë fituar trofe te ndryshme...
* Kush janë drejtuesit e tjerë të Shoqatës, që ti je kryetar tash e sa vjet?
Heset Ahmeti-kryetar, Bashkim Zyba-nënkryetar, Driton Shehu-sekretar, Sabit Behrami-arkëtar,etj. Ndërsa, udhëheqësi i sektorit letrar dhe muzikor janë Mexhid Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj; udhëheqës i sektorit sportivë është Urim Spahiu; kryetari i këshillit disiplinor është Qerim Elshani. Për të gjithë këta drejtues, i kemi edhe ndihmësit e tyre. Ne kemi një bashkërendim të veprimeve me sinqeritet në mes vete, por edhe me bashkatdhetar tjerë, që e konsideroj si stimulim për aktivitete.
* Cilat janë aktivitetet kulturore e sportive të Shoqatës ILIRIA?
Aktivitete tona janë vërtetë të shumta e të llojllojshme, duke filluar nga aksionet humanitare që organizojmë çdo herë kur paraqitet nevoja, e sidomos për festat kombëtare. Nga themelimi i Shoqatës, asnjë herë nuk kemi humbur rastin pa i shënuar festat dhe gjithnjë me program të begatshëm të përgatitur nga grupi artistik i Shoqatës, duke sjellë edhe artistë e këngëtar të estradës shqiptare e kosovare. Bëjmë promovime librash disa herë në vit, marrim pjesë në festivale të ndryshme që organizohen në Slloveni, mandej shkojmë edhe jashtë territorit slloven, disa herë kemi qen edhe në Trevizo të Italisë si mysafirë me grupin e valltareve të ftuar nga Shoqata si motër që emërohet me të njëjtin emër “Iliria” në Trevizo. Kemi ekipin sportiv në futboll, që disa vite ka qen kampione në Ligen Rajonale të Koprit, etj.
* Shkolla shqipe e Mësimit Plotësues, kur ka filluar dhe si funksionon?
Shoqata jonë ka organizuar shkollën shqipe qysh ne vitin 1998 dhe pat funksionuar tre vite, në at kohë nuk kishim lokalet tona dhe për mësim paguanim lokalin. Pas lufte kishim mungesë të mësimdhënësve dhe nxënësve, pasi shumë u kthyen në Kosovë... Kur vitin e kaluar përfituam lokalet për Shoqatën, rihapem shkollën shqipe me mësim plotësues. Tani kemi tri mësuese vullnetare në krye me znj. Magbule Behrami. Puna me SHSH të MP është për çdo lëvdatë, sepse pas përfundimit të vitit shkollor 2014/2015, Shoqata jonë ”Iliria” në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës, morëm pjesë në Kuisin e diturisë 2015, ku shkolla jonë ishte pjesëmarrëse për herë të parë. Në finalen e mbajtur me 25 korrik në Prishtinë, ekipi i shkollës sonë në saje të pikëve të fituara, ndamë vendin e parë me ata të Austrisë, në mesin e gjashtë shteteve pjesëmarrëse. Ne duhet të punojmë me shkollën edhe në të ardhmen në mënyrë që fëmijët të cilët kanë lindur në Slloveni, ta mësojnë gjuhën e bukur, historinë e lavdishme, gjeografinë e kulturën ton të begatshme.
* Keni një “shtëpi” që është e njohur me emrin “Kulla e Koprit”, si keni arritur ta fitoni këtë, që nuk e ka asnjë shoqatë shqiptare në migracion?!
Po shumë e vërtet, më duhet të lavdërohem pak gjë që nuk është në natyrën time. Ishim ne drejtuesit e shoqatës me një takim tek kryetari i komunës së Koprit, bëmë kërkesën për një lokal, meqenëse e dinte mirë organizimin tonë, kërkesa u miratua menjëherë. Komuna na i ndau një shtëpi të lënë pas dore. Në shoqatë u organizuam, fillimisht bëmë projektin se si do të riparohet e të aftësohet. Menjëherë filluam zbatimin e projekti, ku i kryem punët në një afat rekord, për më pak se një muaj. Nëse pyetni pse me aq shpejtësi i kryem punimet, përgjigjja është gjithashtu e shpejt dhe e arsyeshme, pasi ishte fillimi i muajit nëntor, e ne u zotuam që të jetë e gatshme për 28 Nëntor –Festen tonë Kombëtare që e konsideronim me rëndësi të madhe të bëhej përurimi për atë festë. Ashtu edhe ndodhi! U bashkuam me punë vullnetare dhe investime me mjetet-donacione të bashkatdhetarëve, duke ia arritur qëllimit. Në përurim prezent ishin edhe autoritete të rëndësishme vendore e kombëtare, si ministri atëhershëm në Ministrin e Diasporës, z. Ibrahim Makolli, ambasadoret tanë në Lubjanë, autoritetet komunale, etj. Ishte një kënaqësi e vërtetë, rast i vetëm në diasporën shqiptare, që me punë vullnetare ta kemi “Shtëpinë e kulturës” në Kopër të Sllovenisë, sikur njihet “Kulla e Kopërit”. Tani kemi kushte shumë ma të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të llojllojshme.
* Bashkëpunimi me shoqatat si motra?
Kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me disa shoqata kulturore, si në Slloveni, ashtu edhe jashtë Sllovenisë. Shoqata si motër që emërohet me të njëjtin emër si e jona “Iliria” në Trevizo të Italisë, me të cilën kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm në shumë aktivitetet të përbashkëta. Bashkëpunojmë edhe me Shoqatën “Migjeni” nga Lubjana , mandej me Shoqatën Teatrale "Mërgimtari" nga Zagrebi po ashtu bashkëpunojmë ngushtë, të cilët dy herë kanë shfaq drama në Teatrin e Koprit. Vitin e kaluar ishin me dramën historike “Dy krisma në Paris”, dhe në këtë vit komedinë e njohur shqiptare "8 persona plus". Komedi e cila u përshtat për tu paraqitur në skenë nga regjisori dhe aktori Leonard Hamitaj. Kemi bashkëpunim edhe me shoqatat tjera këtu në Slloveni, sikur janë: Shoqata “Besa” nga Celja, “Bashkimi” nga Maribori. Më duhet të ceki edhe bashkëpunimin me Shoqatat vendore siç janë Shoqata “Pina” dhe “Zavod Krog” që kemi pas disa projekte të përbashkëta. Kemi bashkëpunim edhe me revistën “Žar” që ka dal në disa numra ne bashkëpunim.
* Nga publikimet në faqet e internetit vërehet se shpesh keni zyrtaret e dy ambasadave shqiptare në Lubjanë, për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë?
Po është e vërtet, kemi bashkëpunim të mirë dhe përkrahje të pa rezervë nga dy ambasadat: Ambasada e Republikës Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës Kosovës. Unë mendojë kështu, kur vepron e punon me sinqeritet, e vërehet nga të tjerët i gjithë ky aktivitet i mirëfilltë, është shumë normale që të shpërblehesh me të mira. Dhe, jo vetëm me ambasadat tona që kemi një mirëkuptim, por kemi bashkëpunim të mirë edhe me Ministrin e Diasporës Kosovës. Mandej, me individ krijuese, sportistë, etj.
* Këtë shtator në Kopër u mbajt simpoziumi për Familjet Fisnike Shqiptare në Koprin e Venedikut. Ju ishit organizator apo bashkorganizator të këtij evenimenti?
Po ne ishim bashkorganizator, në shkurt të këtij viti kur Biblioteka e Qarkut të Koprit shënoi 300 vjetorin e pallatit Bruti, familje kjo Fisnike Shqiptare. Më dërguan ftesën ne cilësinë e kryetarit të shoqatës. Të ju them të vërtetën isha i hutuar dhe nuk ju besoja fjalëve qe lexoja në ftesë. Ftesa ishte në gjuhën sllovene, e kam përkthyer dhe e ruajë si një ftesë më të veçanet, më të mirë në jetën time. Nëse nuk është e tepërt për ju, do të iu prezantojë përmbajtjen e plotë të sajë:
I nderuar zoti Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës Kulturore “ Iliria “ Kopër, Ju njoftojmë se të premten në ora 10.00, në Pallatin Pretorio do të festojmë 300-vjetorin e Pallatit Bruti në Kopër, selia e bibliotekës në sheshin Brolo nr. 1. Do prezantojmë librat e peshkopit të Koprit, monsinjor Agostino kont de Bruti, kurse në ora 12.00 do mbahet mesha në kujtim të peshkopit në pagëzimoren e Koprit (Rotunda).
Duke pasur parasysh se anëtaret e familjes Bruti ishin zhvendosur nga Shqipëria (Durrësi) në Kopër, dhe kishin pranuar shtetësinë e Venedikut dhe kishin marr titullin e Kontit (mesi i shekullit 16), peshkopi Agostino gjithashtu ishte shambellan i madh, Maestro di Kamera në pallatin e Papa Klementit XI, i lindur si Xhon Francisko Albani, të cilët ishin me prejardhje shqiptare. Unë do isha shumë i lumtur në qoftë se merreni pjesë në jubileun e lartë të pallatit dhe librave të peshkopit Agostino, ku me praninë tuaj do i nderoni paraardhësit e juaj nga Shqipëria.
Familja fisnike Bruti edhe në stemën e saj e ka shqiponjën në mesin e mburojës. Në stemën me formë katrore ndodhet feniksi i pozicionuar drejt diellit, në fushën e dytë është dora me shpatë të zgjatur dhe me mbishkrim Libertas – liri.
Bashkëlidhur gjeni ftesën,
Me nderime, mag. Peter Štoka, Biblioteka e Koprit
Dhe që at dite me z. Peter Shtoka u akorduam se duhet të bëjmë diçka të tillë në mënyrë
që bashkatdhetarët tan të informohen për këtë histori të këtyre familjeve, dhe jo vetëm ata, por, edhe vendasit e këtushëm, pasi shteti komunist këto fakte i kishte heshtur.
* Për cilat familje Fisnike bëhet fjalë dhe në cilën periudhë kohore kanë jetuar?
Shqiptarët janë përmendur në Kopër që në shekullin 13, me prezencën e familjes fisnike të kontëve Albanese, pak më vonë asaj i janë bashkangjitur edhe dy familje tjera fisnike të kontëve Brati dhe Albani. Më në fund, shkaku i prezencës së disa familjeve fisnike shqiptare emërohet edhe njëra nga rrugët e Koprit "Calle Albanese" (Rruga Shqiptare). Këtu jemi vendosur në periudha të ndryshme kohore për arsye të ndryshme politike ose shoqërore apo bindjeve fetare, edhe pse ne shqiptarët kryesisht jemi të njohur me aktivitete që kanë të bëjnë me gastronomi dhe ndërtimtari, por si popull ne jemi një komb i paraardhësve të kontëve, fisnikëve dhe eminencave tjera të rëndësishme, të cilët kanë lënë gjurmë të dukshme dhe të prekshme anë e mbanë botës. Kjo është krenaria jonë për çfarë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm. Strukturat administrative dhe ushtarake të Republikës Venedikase kanë sunduar vendeve përtej bregdetit, "lo Stato da mar", dhe me ndihmën e fisnikërisë lokale, shqiptare, vendoset edhe Shqipëria Venedikase. Më vonë, për shkak të kërcënimit turk këto familje fisnike kanë qenë të shpërndara në vende të ndryshme, gjithashtu edhe në veri të detit Adriatik. Këtë ishin të detyruar të bëjnë familjet fisnike Borisi, Bruti dhe Bruni, disa familje tjera kanë ardhur këtu nga kryeqyteti i Venecias, siç ishte familja Carpaccio, e cila në Kopër kishte marrë porosi të mëdha, dhe më pastaj i kishte lënë qytetit veprat më të rëndësishme të pikturës. Në këtë pikë, unë do t’iu kujtoja dëshminë e heshtur të shqiptarëve te thjeshtë, të cilët gjatë fatkeqësive të mëdha shëndetësore të mortajës në shekullin 17, u vendosën në periferinë e Koprit, dhe me zell kanë ruajtur imazhin e frytshëm të Istrës.
* A mendoni se është thënë e tëra për kontributin dhe rolin e Familjeve Borisi, Bruti, Bruni, etj.?
Jo nuk është thënë e tëra, kjo është vetëm fillimi, për shtatë muaj është siguruar kjo punë dhe janë gjetur këto materiale, tani mendoj që ne kemi bërë vetëm hapin e parë në mënyrë që historianët dhe personat adekuat të merren me hulumtimin e materialeve që jam sigurt se janë në përmasa ma të mëdha, ku duhet të zbardhet e vërteta dhe të njoftohet opinioni shqiptar dhe botëror.
* Me gjithë këto aktiviteteve tuaja individuale, e kolektive përmes Shoqatës dhe bashkëpunëtorëve, cilat janë planet-projektet tjera që presin të realizohen?
Tani jemi në vlugun përgatitjeve të festës kombëtare 28 Nëntori, dhe aktivitetet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që nuk do të jen të pakta, si vazhdimësinë me Shkollën shqipe të MP, organizimin e promovimit edhe të dy librave, pjesëmarrjen tonë së bashku me vendoret edhe në festat e fundvitit, etj. Ndërsa për vitin e ardhshëm së shpejti do të dalim me një projekt interesant...!
* Jemi në muajin nëntor, muajin e festave kombëtare, cili është mesazhi i juaj?
Po mesazhi im do te ishte ky: që të punojmë të gjithë, secili në mënyrën dhe aftësitë e veta për të mirë tonë dhe në llogari të kombit, atëherë do të jemi më të fuqishëm. Urojë të integrohemi aty ku edhe e kemi vendin si popull, pra në Bashkësinë Evropiane. Ju bëjë apel të gjithë udhëheqësve politik në të gjitha trojet shqiptare që të punojnë në të mirë të Kombit. Një përshëndetje të sinqertë për lexuesit dhe urime festat e 28 Nëntorit - të gjithë bashkëkombëseve të mijë kudo që janë.
Në emrin e lexuesve të falënderohemi për këtë bashkëbisedim.
Nëntor, 2015
Bashkëbisedoi: Beqir M. Cikaqi
Freitag, 9. Oktober 2015
Poetja që i këndon me mall dhe dashuri atdheut
Miradije Zymberi Avdullahi është lindur më 31 tetor të vitit 1965 në Kapit të Medvegjës, aty ku pushtuesi po mundohej të shuaj gjuhë e kulturë me anë të dhunës së hekurt,vështirë ishte të shkolloheshin vashat shqiptare. Po prindërit e Miradijes si atdhetarë që ishin,si dashamirë të arsimit u shpërngulën në Fushë Kosovë ku Miradija kreu pesë vjet të shkollës fillore, pastaj në Prishtinë kreu shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi studimet. Miradija filloj të mirret me shkrime qysh si fëmijë në bankat shkollore. Ajo shkruan poezi dhe publicistikë, shkrimet e saja i hasim në shumë gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net.
Miradije Zymberi kishte disa përmbledhje poetike që po i ruante me kujdesë për të i hedhur në dritën e botimit, por në kohët e pa kohë iu konfiskuan. Ajo nuk u ndal për asnjë çast, ka filluar me të madhe punën e saj në poezi dhe po hapëron tejet bukurnë fushën e poezisë. Si shumë krijues të tjerë edhe zonja Miradije vepron dhe krijon në mërgim. Ajo ka tema mjaft të begatshme nga mërgimi, për vendlindjen, mallin, atdheun, kombin, njerëzit e dashur të vendlindjes, shkollën... e kjo është e shprehur më së miri në vëllimin e saj të parë poetik "Shtigjeve të heshtjes". /Përgatitur nga Shaban Cakolli/
Poezi nga Miradie Zymberi Avdullhi
SHTIGJEVE TË HESHTJES
U shoqëruam bashkë nga e imja fëmijëri
Shëtitëm gjithë botën pa fjalë
Të ndrydha në letër të hollë të mbylla në zemër
Po ti e ëmbla ime nuk u ankove se të lash pa emër
Qëndrove në errësirë pa parë dritë me sy
Se na kishin vjedhur diellin mua dhe ty
Në gjunjë të bie falje të kërkoj se s'kisha mundësi
Të sjellë pak rreze as të të ndez qiri
Deshën të të zhdukin barbarët ti e fortë qëndrove
Deshën të të heshtin ti dhe e mbyllur zërin s'e shterrove
Shtigjeve me heshtjen së bashku ndër vite rrugëtuam
Të ndrydhura të ngrira por nga njëra-tjetra s'u larguam
Poezia ime të mbajta në shpirt me kujtime
Ishe ligjërimi i heshtur i zemrës time
Me vite të tëra gjithkund më ndoqe pas
Këtu në mërgim për ty gjeta një laps
Grilat e hapur i kishim për të dal në liri
Çelësin e prangave ta përdorim na mungonte guximi
U trimëruam të fuqishme u ngritëm bashkë
Heshtjes i dhamë fund tash pa të shtegtojmë kah agimi
Sot bëj festë në të madhin nëntor
Për herë të parë t'largova nga vetja ime t'përcolla me dashuri
Drejtë shtypëshkronjës t'bëhesh nuse me kurorë
Të kthehesh prapë tek unë e artë në fletë libri
E lumtur do të jem atë ditë
Kur ti më në fund do të shohësh pak dritë
Errësirës e heshtjes i dhe fund e imja poezi
Krahëhapur në kthim të pres të ledhatoj me dashuri
NËNA SHQIPTARE
Më preu rrugën djalli
Nuk munda të shtegtoj
Sot nuk ndalem dot
Jetës 'i këndoj
Isha gurrë derdhesha lumë
Shëndërrohesha në ujëvarë
Sërish jam rrugë pafund
Hapin kush s'mund t'ma ndalë
E pamposhtur -plotë fuqi
Si mal i lartë shkëmbgur
Do të bëhem përjetësi
Si Shqiponjë në Flamur,
Më lindi nëna Shqiptare
Mirësinë ma mësoi
Të ruaj nderin të jem krenare
Ballëlartë të qëndroj.
SI SHQIPONJË MAJEMALEVE
( I kushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës,
Trimit të Kapitit, Florim Rushitit)
Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pa mposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti
I urtë për vëllezër e shok
U bë shqipe mali trimi
Në luftë kundër pushtuesit
U nis kur doli kushtrimi
Si shqiponjë majmaleve
Me pushkë e me flamur
Kapiti e Medvegja e halleve
Nuk e harrojnë kurrë
Në vargan të viganëve
Kingj e njohu altari
U dha barot e plumb tiranëve
Si hero Adem Jashari.
Lum Medvegja e lum Kapiti
Ty o Kingj që të rriti
Me trimëri armikun luftove
Për Liri gjakun dhurove
HASHIM HAJDINI
Armiku krime bëri
Deshi të na shfarojë
Një gjë ai se priti
Tha: S'ka kush t'i mbrojë
Çka mendove or shkja
Se Medvegja trima s'ka
Hashim Hajdini shqipe mali
Mori pushkën në krah
Zakon e ka shqiptari
Pret mikun me bujari
Por nëse ia robron vendin
E ndjek me trimëri
Si Baca Adem qëndrove
Hashim trim shqiptar
Vdekja nuk të mposhti
Jeton në lapidar
ATDHEU NA FTON
Kam lapsin në dorë
Më vërtitet një frymëzim
Të shkruaj vargje malli
Apo të bëj kujtim
Atje ku linda dhe u rrita
Tani dua të rri
Ka nisur tufani të fryj
Me erë borë e shi
Fjalët s'më vijnë sonte
Nuk i gjej dot rimat
Po mundohem kot
Të shkruaj për trimat
Mendja më është tretur
Nuk di pse vallë
Humbëm nëpër botë
Dhe jam shumë me mall
Të shkojmë në Kosovë
Atje të bëjmë gjallëri
Të jetojmë t'bashkuar
Me Nënën Shqipëri.
TRIMAT DHE FLAMURI
Shtat i kuq i larë në gjak
Janë bijtë që ranë u ngritën n'altar
Marigona shqipes n'qëndismë i dha hak
Kur valo në Vlorë simboli Komëtar.
Atje u mblodhën shqipet
Të shpallin Pavarësinë
Ismail Qemali me trimat
Ringjallën Shqipërinë
Të bashkuar rreth Flamurit
Më të fortë se çeliku
Jemi shkëmb i Arbërit
Nuk na thyen armiku
Trojet e ndara në copa
Do t'i bashkojmë të bejmë fuqi
Të bindet gjithë Evropa
Të mos bëjë më padrejtësi
Jemi të gjithë Shqiptarë
Flamur me shkabë në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s'vdes
VETËM PËR TY
A jam fajtore pse të dua
Më vret i trishtimit çdo çast
çdo mëngjes pres e zgjuar
çdo natë emrin ta thërras
Vetëm ty të desha në këtë jetë
Vetëm ty të shikjonë sytë,e mi
Në qiell emrin ta shkruaj mbi re
Vetëm për ty akoma marrë frymë
Të dhuroj buzëqeshje vetëm ty
Faqe të lagura treten një ditë
Pa ty ditët nuk bëjnë dritë
Pa ty unë nuk shëndritë
SONETE
Sonte ua hap portën ëndrrave
Ato këtë natë si dorëzoj
As dhimbjes e ndjenjave
Në krahëror errësirës s'ia lëshoj
Sonte do marr me buzët e mia
Frymëmarrjen tënde si erën e pranverës
Të fundosem mes yjesh nga dashuria
Pa asnjë fjalë veç me përkëdheljen e hijes
Sonte do të zhytem mes krahëve të tu
Do të ledhatoj petalet e dashurisë
Të ëndërroj se të kam pranë këtu
Ti burimi im i lumturisë
Sonte të dua pranë meje
Kambana e natës fundin të lajmërojë
Mes përkëdheljesh t' i shkrijmë ëndrrat
Derisa aurora e agut ditën e re të fillojë
DIKUR
Çdo ditë ngapak mundohem
Me laps të shkarravis
Ndjenjat seç më zgjohen
Për ditët e rinisë
Pa brenga kur shëtisja
Rrugëve në vendin tim
Për ardhmërinë kur flisja
Çfarë kisha qëllim
Shpirtin kam të bardhë si borë
Por nuk ndiej ftohtësi
Kam zemrën plotë dashuri e mbaj në dorë
Të jetojmë të pandarë deri n' përjetësi
THËRRET LUGINA
Jam Lugina,
Sërbisë i çoj fjalë
Mos u afro
Mos më prek në Lapidar
Mos më lëndo plagët e janarit
Se i kam dhembje e krenari
Në damar kam gjak të shqiptarit
E të djeg të bëj shkrumb e hi
Fjala ime udhëto qiellit të shqiptarisë
Mos të më lënë në mëshirën e sllavisë
Nuk e lëshoj djepin ku u përkunda
Pa ia mbush armikut ballin plumba
E të flijohem për këtë vatan
Si dëshmorët jetën që kanë dhënë
Se në krahërorët tanë
E trimave na rrah zemra
Që sot n’lapidar me shkronja ari
U janë gdhendur emrat
Në këtë tokë ku u është derdhur gjaku
Veq lulëkuqe mbijnë pranë çdo pragu
17.01.2013
KOHË E SHQELMUAR
Sikur të kishte
pak çaste të rastësisë
së bashku me kohën
të i këndonim,lumturisë
një ditë apo natë
së paku,një baladë
po,koha nuk ndalet
ikën,pa pyetur
për hallet
kohë e netëve me yje
fryje hallin,fryje
ikë dhe shtegëton
plot iluzion
hijet e jetës
me ëndrra i mbulon
kohë e marrë djalli
hijeshon pëlhura
me shkëlqim ngjyrë ari
botë e çmendur,
merr kthesa
ofron mijëra shpresa
e prej këtij ofrimit
hedh në dyshemet e injorimit
mendje e zemër
në lojën e vallëzimit
një hap,
pastaj i dyti
nga tundjet shpirti
të vjen te fyti
ngushëllim i jetës
si shami valvitë
në këtë lojë
vdekja,jetën e gëlltitë.
JAM KËTU...
Jam këtu ku jam
Tek ti Medvegjë vi rrallë
Që nga mëngjesi deri në mbrëmje
Me mendje të sillem vërdallë
Jam këtu ku jam
Larg nga ti o vendi im
Tek ti shetisë nëpër ëndrra
Që nga mbrëmja deri në agim
Për t’i mbuluar rrugët e yjeve me hi
Shpresat nuk i lëmë të digjen në flakë
Po një ditë do t’i flakim ata kufi
Se në damar i shqiptarit na rrjedh gjak
Le të mbesin vetëm ura kujtimesh
Mbi lumin e përditësisë , gurgullimë e ujvarë
Do ta largojë era tymin e idhtësisë
Do t’sjellë gëzime, kur t’festojmë Bashkimin Kombëtar!
ME LINDI NENA SHQIPTARE
Më preu rrugën një djall,
nuk munda të shtegëtoj,
Sot, nuk ndalem dot,
jetës do t’i këndoj!
Isha gurrë, derdhesha lumë,
shndërrohesha në ujëvarë,
Sërish jam rrugë pafund,
hapin kush s’mundtet ta ndalë.
E pamposhtur - plot fuqi,
si mal i lart me shkëmbgur,
Do të bëhem përjetësi,
Si Shqiponjë në Flamur.
Më lindi nëna Shqiptare,
Mirësinë ajo më mësoj,
Të ruaj nderin, të jem krenare,
ballëlartë të qëndroj.
UNË TË DUA
Pranvera - me blerim,
lulet , lulezojne,
nje shprese e nje premtim,
ne qiell, fluturojne.
Fjalet i bartë era,
shkresat i djeg flaka,
ditet - berë te zeza,
netet shume te gjata.
Ne fytyren shoh,
buzeqeshjen magjike,
ne syte e tu gezime,
Gezuae pra mike!
Vazhdo, pa vese,
më nuk të trazoj,
se ti je rrezeshprese,
nuk dua te lendoj.
Une te dua shume,
dua te me besosh,
me këtë rrjedhe lumë
gjithkah të blerosh.
NGANJËHERË
Nganjëherë -
dua te kuptoj, at qe Ti do,
të permbush me njomësi deshirën tënde!
Nganjëherë -
me duket, fare s’te kuptoj,
të spikas domethenien e mendimit me frymëzim!
Nganjëherë -
pyes çfare po ndodh ?
të hap shtigje për zgjidhje!
Nganjëherë -
Me behet, se s’të njof !
Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje
KOSOVË-DASHURIA
Një ditë të takohemi
ta plotësojmë atë shpresë,
aty do të përbetohemi
vepra kurrë mos vdese!
Eshte qëllim dinjiteti
më shumë se përmallimi,
kohë me thellësi deti,
si ndjenjat - përqafimi.
Kjo deshirë do të zgjasë
le të bëhet jeta ime,
armiku le të plasë
ne krijojmë kuptime .
Sa e fuqishme ndjesia
nuk na mposht furtuna
është Kosovë - dashuria
që s’e mposhti dhuna!
LARGOHESH
Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë
t’u afrova te nis kuvendimin
më pelqeu pritja me thjeshtesine,
e nisa perzemërsisht rrëfimin!
Pastaj, gjithmonë të kisha pranë
e ndjeva sa shume te dua,
frynë stuhi sa herë me murlanë
s’me largonin prej teja kurre mua!
Nisie fillimi , të mbarojë kurrë
ta nderpres jo, s’ka kuptim,
më ndez diçka ne brendi si furrë
se çdo nate te kam në ëndërrim !
Kjo ishte e tera, ja si ec jeta
mendova endërra u bë realitet,
por doli në shesh e vërteta
ndaj , zemra ime të pret !
NJË KOMB JEMI-NJË FLAMUR KEMI
Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak
janë bijtë që ranë u ngritën n’altar
Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak
Kur valoj në Vlorë - simbol Kombtar.
Atje u mblodhen shqipet
Të shpallin Pavarësinë,
Ismail Qemali me trimat
ringjallën Shqipërinë !
Te bashkuar rreth Flamurit,
Ma të fortë se celiku,
Jemi shkemb i Arberit,
Nuk na then armiku.
Trojet e ndara në copa
Do t’i bashkojme - të bejmë fuqi,
Të bindet gjithë Evropa,
Mos bëjë padrejtësi !
Jemi të gjithë Shqiptarë,
Flamur me shkabe në mes
Fusha e kuqe është gjaku
i trimave që kurrë s’vdes!
ENDE JAM GJALLË
Ja! Më prek ne faqe,
Unë, ende jam e gjallë.
Jam si manushaqe,
dua, ere t’më marre.
Dua ! Po çfare dua?
As vete nuk di!
Shpresa ime ndizet,
të ndriçojë n’lartesi.
Jeta ime ngjallet
fiton një kuptim
Jam shqipe qe s’mposhtem,
fitoj ne dyluftim!
TY
Leter të shkruaj,
Tani shumë kujtoj,
Nje fjale e jotja,
Më bëri të mendoj.
S’ kam nevojë të mbytem,
Më krijoj Perëndia,
Në jetë nëse vyshkem,
janë ndjenjat e mia.
Por, fjalet e tua,
Sa më ngjallën shpresë,
Me vrragë kam luftuar
shpresa mos të vdese.
Sa kohë jam menduar,
I forte je! Ke zemer !
Vargje të kam shkruar
Te mbesish me emër
ME FALE ZHGENJIMIN
Brigjeve te detit,
M’shetisin mendimet,
Seç’ m’u keput shpresa,
Mbaruan dhe enderrimet.
Kaltersine e qiellit,
Erresira e perpiu,
Lulja ne kopsht,
u tha, e nuk biu.
Si do t’me zbardh agimi,
Drite me s’vjen pr mua,
Ndalet dhe burimi,
Larg te nje krua.
Me pranveren me ike,
Nuk e shof gjelberimin,
S’me deshe as për mike,
Me falë zhgenjimin.
UNË JAM MEDVEGJA
Unë jam nga Medvegja
Me plagë në krahët e mij,
Mbi trojet e mia stërgjyshore
Ende sillen korbat e zinjë!
Në këtë qindvjetor Lirie
Nuk munda të mos vij,
Të jem me ju motra
Kosovë, Malësi...
Iliridë e Çamëri.
Të shkojmë të bashkuara
Në prehërin e nënës Shqipëri,
Për të festuar një shekull Pavarësie
E të Flamurit Kuq e Zi.
Atje ku rreze Lirie
Sot më shumë lëshon dielli,
Kuq e zi ku janë veshur
Edhe toka e qielli!
Ku merr fluturimin shqiponja dykrenare
Të shetisë në trojet e Arbërisë,
Të nderoj gjithandej ku ka lapidarë
Dëshmorët e rënë të Lirisë.
Vij me ju bashkë motra këtë ditë
Me dallgën vigane të dashurisë,
Mos më lini n`mëshirë t`shkjaut
Jam rrënjë e trojeve të shqiptarisë.
E kemi një gjuhë e një gjak,
Një tokë e një diell që na ndriçon,
Kem flamurin në mes me shkabë
Kuq e Zi në qiell krenar t`valon
MEDVEGJË KRENARE
Medvegjë, për ty kam shumë dashuri,
dorën time mbi gjoks e qes,
në zemër, që ka aq kënaqësi,
të mbaj ty, në kujtesë.
Si të mundem të të rrëfej,
për ty kam shume mall,
nuk humba ashtu pa shenjë,
s' vdes, dhe njëherë, tek ti pa ardhë.
Medvegjë, me ty ne zemër jetoj,
si dikur, dhe tash ne kujtim
nga mjerimi, të lirë të mendoj,
do te vi tek ti me nxitim.
Çdo dite e lodhur nga puna vi,
kam mall të jem në kullën e vjetër,
ofshaj dhimbshëm, mendoj ate bukuri,
lodhjen e zëvendëson një ndjenjë tjetër.
Qëndro Medvegjë, e fortë, krenare,
djem e bija përshëndetje të dërgojnë,
do të kthehen tek ti, me këngë e valle,
aty në shesh, Lirinë tënde të festojnë.
KAPITIT
Nje dhembje m'shtrengon,
ketu larg ne kurbet,
Pikellimi shume rendon,
se jemi humbur, jemi tret.
Refugjatë, e shume ne azil,
jemi ne vend te huaj,
t'huajit i behemi servil,
e mallin s'ka kush te na e shuaj.
Ketu, larg, pak jam gjallë,
s'mund t'a shpreh sa jam merzit,
malli shume me ka marre,
per ato kodra ne Kapit.
Aty ku shqiptarinë,
s'e la ta ze gjumi,
edhe pse ne gjuhe te huaj,
mesues, Rahim Kosumi.
Aty ku s'la t'i ze terri,
te tijet bashkefshatarë,
Arsimtar, Sahit Zymberi,
per Medvegje u be fanar.
Ku na lindi dhe poeti,
me pene duke shkruar,
Ramiz Kadriu, frymezim gjeti,
trojeve duke u kenduar.
Me ndegjoni o rini:
Vendin e huaj mos e lakmoni !
Shpejt dita do t'ju vij,
balten e vendlindjes, ta doni.
ZËRI DHE MALLI I ATDHEUT
I SHPREHUR PËRMES VARGJEVE
/ Shkruar nga Shaban Cakolli /
Miradie Zymberi - Avdullahu: “Shtigjeve të heshtjes”, Klubi letrar”NOSITI”, Dardanë, 2012.
Librat e miqëve tanë që po radhiten në vitrinat e bibliotekave tona, për ne janë gëzim i papërshkrueshëm dhe begati shpirtërore. Këto ditë falemnderuar mikes sonë dhe poetës Miradie Zymberi - Avdullahi, në vitrinën e librit tonë u begatuam me librin e radhës të Miradie Zymberi - Avdullahi “Shtigjeve të heshtjes”, për të cilën e përgëzojmë dhe i jemi mirënjohës.
Miradie Zymberi - Avdullahi vjen para lexuesit me një përmbledhje vargjesh letrare, artistike dhe atdhetare. Malli ndaj atdheut është tema qëndrore e kësaj vepre ku defilon dashuria ndaj kombit dhe identiteti kombëtar. Miradie Zymberi - Avdullahi shkruan për mallin e atdheut dhe mungesën e tij nga fëmijëria kur familja e saj qe detyruar, të shpërngulet nga vendlindja Kapiti i Medvegjës atë botë kur mbi popullin shqiptar të atjeshëm, u përplasën dallgë të egra shoviniste, me dhjetëra-mijëra ushtarak e polic të huaj të armatosur deri në dhëmbë, ku erdhen me tanke e avione. Kjo furtunë erdhi të shkatërroi çdo gjë shqiptare, para së gjithash shpirtërat dhe zemrat e zjarrta patriotike e revolucionare të rinisë sonë shqiptare. Dashuria për këtë tokë të Luginës, e kanë nxitur Miradien të mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen dhe njerëzit e saj. Nga fëmijëria Miradija mësoj rreth ogjaqeve të Kapitit se sa e rëndësishme është dashuria për atdheun, si jetohet dhe vdiset për këtë dashuri, si mbrohet nderi dhe dinjiteti kombëtar, ajo kuptoj sa e madhe është fuqia e atdheut, dhe kështu në fëmijëri u frymëzua të lexoj e të mësoj shumë për heroizmin e popullit, dëshmorëve të kombit dhe ky frymëzim nuk i erdhi vetëm nga guximi i veprimtarëve të Kapitit, por u frymëzua nga heroizmi i Teutës, Skënderbeut, Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Ibe Palikuqi, Avni Rrustemi, Mic Sokoli, Idriz Seferi etj…
Aty poetja mësoj sa e shejtë është dashuria për atdheun, si jetohet dhe vdiset me nderë, pastaj nga mosha rinore nisi të i përkushtohej me vargje dashurisë së atdheut dhe kombit,e ndër të parat poezi që iu botuan atëhere të kësaj natyre ishin në revistën”Shëndeti". .Ajo ka botuar një gjerdan poezishë nëpër revista, gazeta, faqe interneti, po edhe fletore me poezi që ka vargëruar nga fëmijëria.Ndryshe nga shumë krijues tanë, Miradia na u është paraqitur më rrallë me krijimtarinë e saj,por për asnjë moment nuk iu është ndarë leximit, duke lexuar krijues të mëdhenj ajo jo që ka mësuar shumë gjëra,por është aftësuar bindshëm në fushën e poezisë dhe prozës, edhe pse pasionin më të madh e gjenë tek përkushtimi i poezisë.
Vargjet e Miradie Zymberit vijnë me një ndriçim të lartë poetik pavarësisht se në përbajtëjen e tyre dominojnë ngjyrërat e dhimbjeve, në shpirtin e saj buron fuqia poetike. Poezia për Miradie Zymberi - Avdullahi, e cila gjindet në mërgimështë qetësi e shpirtit dhe shërim i plagës.
Poetja me një ndjenjë dashamirësie, figura artistike të goditura, i thurr vargje çdo gjë që e rrethon, vëndlindjen e saj po edhe në mërgim ku jeton dhe krijon, duke mos harruar asnjëherë të kaluarën e dhimbshme historike. Shkrimet e Miradie Zymberi-Avdullahi sikur për një kohë patën rënë në heshtje, diçka po e trazonte shpirtin e saj poetik, por fatbardhësisht e hetoi se me heshtjen e penës së saj fillonin të shuheshin ndjenjat, e që këtë poetja nuk mund të e duronte. Pavarësisht se”Shtigjeve të Heshtjes” është përmbledhja e parë poetike e Miradie Zymberit, kjo nuk do të thotë se poetja jonë nuk ka arritur nivele të mbara në rrafshin poetik. Në letërsi nuk luan asnjëherë rol sasia e botimit, por cilësia e vlerave, e në këto vlera Miradia është nyje që bashkon aspektin letrar, ka të shprehur të nuancave të sakta kuptimore, ka mesazhe e ide të qarta, trajton tema historiko-letrare, shpreh emocione dhe i përkushtohet dashurisë kombëtare, vendlindjes ku urrit, kur u dëbua nga ajo, mallin e kujtesën që ruan për te etj…Fundja Miradia mund të ketë edhe shumë përmbledhje tjera poetike për botim,të cilat në të ardhmen dhimbshëm do të i shpërthej para lexuesëve. E themi këtë bindshëm, nga se Miradija është një poete dhe veprimtare me vullnet të pathyeshëm, të cilën e hasim kudo në letrat tona, në faqet e internetit, pastaj në një Forum i cili mbanë emrin e vendlindjes së saj”MEDVEGJA”, forum në të cilin Miradia ka bërë një punë të paepur.
Trajtimi i temave dhe mesazheve të Miradies është i dhimbshëm. I dhimbshëm si hasim temat e shumë poetëve tanë, nga se asaj i bie të dëbohej dy herë nga viset shqiptare, njëherë e dëbuar nga Medvegja ku strehohet në Fushë Kosovë dhe së dyti në Kosovën e viteve 90-ta, kur pushtuesi i cili
ngazhohej në zhdukjen fizike të shqiptarëve, po ua prishte çerdhën zogjëve të shqiponjave me breshëri automatikësh të gjarpërinjëve shovinist sërbomadh. Atëbotë kur rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona po ujiteshin me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të kombit tonë, katili sllav
nuk u kënaqte me kaq por na dëboi pamëshirshëm nga trojet tona, fat të cilin e ndoqi edhe poeten tonë Miradie Zymberin, e cila jeton e vepron në Itali, e zhuritur me mall atdheu. Këtë mall e përjetim, këtë dhimbje e pikëllim, kujtim e qëndresë,lexuesi i vëmendshëm mund të e gjejë të tërin në përmbledhjen poetike "SHTIGJEVE TË HESHTJES ” të Miradie Zymberi - Avdullahi. Fillimisht pak fjalë për poetën:
Miradie Zymberi - Avdullahi u lind më 31 tetor 1965 në fshatin Kapit të Komunës së Medvegjës. Qysh në moshën e saj fëmijërore familja e saj u shpërngul nga Medvegja për në Fushë Kosovë, ku Miradija kreu shkollën fillore, kurse të mesmen -gjimnazin e përgjithshëm e mbaroi në Prishtinë.
Me shkrime letrare filloi të mirrej nga klasa e gjasht fillore, ku së pari botoi në revistën “Shëndeti”, shkruan poezi dhe prozë. shkrimet e saja i ka botuar në gazetat dhe revistat shqiptare dhe faqe të internetit. Kryesisht mirret me poezi dhe përkohësisht jeton dhe krijon në Itali. Tërësia poetike
e kësaj përmbledhje”Shtigjeve të Heshtjes” shtron mallin, dashurinë, plagën e kurbetit, heroizmin e njerëzve të vendlindjes së saj, ku me një ndjenjë të pashuar proteston mes vargjeve për padrejtësitë mbi popullin e vet, shkruan dashuri e mall, për tokën e të parëve, miqët e besës… Libri”Shtgjeve të Heshtjes i Miradie Zymberi - Avdullahi në brendinë e vet ka nëntëdhjetë poezi, ku temat dhimbshëm trajtohen duke filluar nga Nënat Shqiptare, Shqiponjë Majëmaleve, Mall Mërgimtari, Atdheu na fton,Trimat dhe Flamuri, gjuha, gjaku, Medvegja, Adem Jashari e shumë tema tjera kurbeti, malli për atdheun ku bukur vargërisht shpreh emocionet ndaj mallit dhe dashurisë së atdheut me mesazhe të qarta e stil tërheqës, me varg të fuqishëm e përkujdesëje gjuhësore.Tek poezia”SHQIPONJË MAJË MALEVE”, poetja i përkushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës, trimit të Kapitit, Florim Rushiti(Kingji) ku poetja shprehet:
Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pamposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti…
Me një mall të ndezur mërgimi, të cilin e hasim te çdo poet i mërguar, edhe Miradia gjejmë mungesën e nënës te poezia me titull ”MË MUNGON NËNË”
Kaluan kaq shumë vera
S´më pret oj Nënë te dera
Po më gërryan kjo mërzi
Që s´të gjejë kur kthehem n´shtëpi.
Më tej poetja jonë Miradie Zymberi lëngon edhe për humbëjen e poetëve të cilët vdekja na i mori para kohe, kohën kur aq shumë na u deshën, si poetit Ferit Ramadanit, i cili bëri shumë për letërsinë tonë, i cili na la shumë vepra,të cilin e kujtojmë me mall shumë nga poetët tanë, ashtu edhe poetja Miradije. Një poezi tjetër”YLL NË PËRJETËSI” i kushtohet humbëjes së Diellza Berishës në një fatkeqësi komunikacioni, mbesës së poetit tonë të madh dhe të dashur Adem Berishës, i cili pësoi të njejtin fat si Djellza.
Sido që të jetë në librin”SHTIGJETVE TË HESHTJES”,vjen një ligjërim lirik, një nivel i bukur artistik, mesazhi i shtegëtimit nga ruajtja e ekzistencës të Luginës, trojeve amnore në veçanti Kapitit ku ndjeu fëmijërinë prej nga u dëbua pa e rritur shtatin.
Edhe pse ne bëmë disa venerime rreth këtij libri të bukur, lexuesit mbesin gjëthnjë vlerësuesit dhe mbështetësit kryesor të krijuesëve,por që ky libër meriton të jetë në duart e çdo lexuesi të vemendshëm. Me të e lexuar tërësisht “SHTIGJEVE TË HESHTJES”, kanëpër të lindur dëshira shpirtërisht që lexuesit të tregojnë interesim të dukshëm, për të njohur edhe më shumë shpirtin e më tejmë poetik të poetës sonë Miradie Zymeri - Avdullahi, e cila që tani na lë të kuptojmë se nga tani e tutje nga kjo poete do të njohim shpërthime të fuqishme poetike që do të na gëzojnë me ndriçime të mëdha në fushën e poezisë.

Mittwoch, 5. August 2015
Gjaku nuk bëhet ujë
GJAKU NUK BËHET UJË
Nga Sabit ABDYLI
Qe nga dita kur u arratiset Islami prindërit, motrat, farefisi humbin lidhjet me të, duke jetuar me vite të tëra në ankth pa ditur është apo nuk është gjallë Islami
Në fund të vitit 1975, kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e Islamit motrat kanë qarë në fshehtësi, në fshehtësi janë djegur e përvëluar për të mësuar se vërtet ndërroi jetë Islami, apo ndoshta është gjallë, nëse ka vdekur a pati kush ta varrosë, ku prehet trupi i tij pa jetë, çka u bë me trashëgimtarin e tij...?
Gjatë qëndrimit në Tiranë mësova pse isha me “karakter ndryshe” nga rrethi ku u rrita, në Shqipëri mësova se në dejtë e mi rrjedh gjak shqiptari dhe për ketë jam krenar. Ja shihe, më thotë, duke hequr xhaketën dhe me tregon tatuazhin, shqiponjën me dy krerë, në krahun e majtë, kurse në veturë kish varur flamurin shqiptar.
Derisa po bisedoja për ardhjet e para të shqiptareve në Zelandë të Re dhe në mesin e ardhësve sa përmenda emrin e Islam Kullës, bashkëbiseduesi Enis Baçova i ardhur nga Tirana, me shtetësi neozelandeze, student i magjistraturës në Shkollën e Ligjit pranë Universitetit te Aucklandit, më thotë:
“E di historinë e këtij personi që e përmende?”
Po - i them – ishte nga Korça, në moshën 16-vjeçare arratiset së pari në Greqi, 1948 dhe pastaj me grupin e emigrantëve shqiptarë vjen më 1 maj 1951 këtu në Zelandë, tashmë i ndjerë.
Për ketë jam i informuar nga Petrit Alliu, /1930/ person i cili edhe vetë është arratisur nga Shqipëria, së pari në Stamboll dhe pastaj ka udhëtuar me të njëjtin vapor me Islam Kullën dhe emigrantët e tjerë. Duhet pranuar se secili prej këtyre emigrantëve, si pasojë e përndjekjeve të egra të regjimit komunist u detyruan të merrnin në sy çdo rrezik dhe u arratisën kush si mundën. Fundja kush nuk ka dëgjuar, lexuar rrëfimet e tyre rrëqethëse e të dhimbshme.
“Ka gati një vit që po merrem me historinë e Islamit, ndërhyri Enisi. Historia e tij është tepër e dhimbshme. Që nga dita kur u arratiset Islami prindërit, motrat, farefisi humbin lidhjet me të, duke jetuar me vite të tëra në ankth pa ditur është apo nuk është gjallë Islami, kurse në anën tjetër, regjimi komunist i burgosi e i persekutoj pamëshirshëm. Motrën e madhe të Islamit e mbajnë, e torturojnë për 8 muaj rresht në hetuesi. Tri ditë pasi e lirojnë si të pafajshme, vdes. Familjarët e saj nuk u lejuan të marrin pjesë në varrimin, lamtumirën e fundit të së ndjerës. Kullajt u goditën në mënyrë më barbare nga vorbulla e luftës së klasave duke i trajtuar si armiq e kundërshtarë të shtetit për 50 vjet me radhë. Në fund të vitit 1975 kur morën lajmin e hidhur për vdekjen e Islamit, motrat kanë qarë në fshehtësi, në fshehtësi janë djegur e përvëluar për të mësuar se vërtet ndërroi jetë Isalmi apo ndoshta është gjallë, nëse ka vdekur a pati kush ta varroste, ku prehet trupi i tij pa jetë, çka u bë me trashëgimtarin e tij...? Me hapjen e Shqipërisë, mbesa e Islamit vendoset në Belgjikë. Nga Belgjika vajza e mbesës Erisa, nis gjurmimet për të mësuar të vërtetën ne lidhje me Islam Kullën. Me të marrë vesh për këtë iniciativë të Erisës dhe i prekur shpirtërisht me ketë dramë të dhimbshme iu përvesha punës për ta ndihmuar motrën Diture, gjyshen e Erisës.
E kërkoja trashëgimtarin e Islamit me emrin Arben e gjeta me emrin Richard. Pas shumë peripecive, hulumtimeve gati njëvjeçare në zyrat e gjendjes civile, në Arkivat e Departamentit të Punëve te Brendshme, në... pata sukses dhe gjeta të dhënat se: Islami është martuar me Patrica Walton në vitin 1966. Po atë vit ata janë bërë me një djalë, i cili është regjistruar me emrin Richard Xhemali Kulla, pra jo Arben siç mendohej. Ne vitin 1974 Isalmi e Patrica janë ndarë. Në vitin 1975 Islami është ndarë nga kjo jetë. Pas ndarjes Patricia ia ka ndryshuar të birit prej Richard Xhemali Kulla ne: Richard Thomas Mulvena. Ky ndryshim më nxori shume telashe gjatë kërkimit, por sidoqoftë me 29.3.2006, enigma u zbardh, arrita ta kisha në dorë adresën, numrin e telefonit të Richardit, trashëgimtarit të Isalm Kulles. E thërras në telefon Richardin. U befasua. Mbeti pa fjalë. Megjithatë e mori veten shpejt... kujtoj që tha – një sekondë Enis, sa ta marr një karrige. U gëzua jashtë mase. Ndër të tjera më tha se qysh si fëmijë ka dashur të gjejë rrënjët, trungun, gjakun, fisin e vet, por nuk ka mundur. Me nuanca të paqëndrueshme të zërit përfundoi – ky lajm është dhuratë më e ëmbël, më e mirë, me e shtrenjtë për ditëlindjen time të 40-të, që po përgatitem ta festoj më 2 prill. Ja pra, edhe një arsye më shumë për Richardin që më 2 prill të jetë dyfish i lumtur – mendova dhe, i trazuar mezi e mbaja receptorin e telefonit në dorë. Sidoqoftë, tashmë Richardi është në lidhje me hallën Diturie, kushërirën Erisa, me ... dhe po bëhet gati që sa me shpejt të jetë e mundur te niset për te halla, kushërinjtë, te njerëzit e gjakut të tij në Shqipëri, të cilët gjashtë dekada po presin një lajm prej Ishullit të largët dhe, mirësia e Zotit deshi që ky lajm të jete i gëzuar për ta.” – përfundoi Enisi. Richard Thomas Mulvena këto ditë u kthye nga vizita në Shqipëri, atje Richardi ka takuar njerëzit e babait, hallën, kushërinjtë dhe i ngazëllyer me pritjen flet me admirim, entuziazëm për gjithë ato që i ka përjetuar, parë në Tiranë. “Gjithmonë nëna, shokët me thoshin prej nga ti me këtë karakter ndryshe nga të tjerët, i rrëmbyer, i dhembshur, inatçi, dorëlirë, i afërt me njerëz, i gatshëm për t’i dalë në ndihmë të ligshtit, të pambrojturit, asnjëherë nuk dija si t’u thosha, si t’u përgjigjesha. Gjatë qëndrimit në Tiranë mësova pse isha me “karakter ndryshe” nga rrethi ku u rrita, në Shqipëri mësova se në dejtë e mi rrjedh gjak shqiptari dhe për këtë jam krenar.
Ja shihe, - më thotë, duke hequr xhaketën dhe me tregon tatuazhin, shqiponjën me dy krerë, në krahun e majtë, kurse në veturë kishte varur flamurin shqiptar. Do të kthehem në Tiranë, atje do të jem për Vitin e Ri, gjaku ujë nuk bëhet. Gëzohem që tashmë nuk jam fill i vetëm, por kam shumë njerëz të fisit tim, mburrem me historinë aq të bujshme të babait, gjyshit tim, kënaqesha kur më thoshin “pinjolli i Isalm Kullës”. Sa e sa herë, vazhdoi Richardi, më kujtohet momenti kur takova babin për herë të fundit. Ngrohtësinë e atij takimi kurrë nuk e harroj. Më qafoi e ledhatoi, më foli ëmbël-ëmbël sa nuk mund ta imagjinoni, prandaj këto ditë do ta nis procedurën për kthimin e mbiemrit Kulla dhe do ta mbaj me nder për jetë të jetës. Do ta mësoj edhe gjuhën shqipe. Këto ia kam borxh babait.... Të ju them edhe këtë, pas vizitës në Tiranë për mua ka filluar një jetë më dinamike, më e vrullshme dhe shumë interesante – më tha në fund të bisedës Richardi.
Sonntag, 19. Juli 2015
Harmonia fetare dhe kombëtare e mërgimtarëve
Nga Makfire Maqedonci Canolli
Në qytetzën ku banoj unë dhe familja ime e quajtur Canajoharie e cila ndodhet jo shumë larg kryeqytetit të New Yorku-t me emrin Albany, jetojnë 6-8000 banorë amerikanë ku në mesin e tyre ishim edhe tri familje shqipëtare ku për ironi të fatit ishim që të trija me religjione të ndryshme, muslimane, katolike dhe orthodokse, por jo vetëm kaq njëra nga këto familje ishte me të dy fetë e bashkuar kryefamiljari Aleksandri i përkiste fesë orthodokse ndërsa bashkëshortja e tij ishte nga feja katolike. Bashkëshorti ishte nga Shqipëria ndërsa zonja e tij vinte nga Mali i Zi dhe së bashku i kishin edhe dy vajza të bukura qe quheshin Aleksandra dhe Albana!
Ata e kishin edhe biznesin e tyre të cilin e kan edhe sot, një restoran mesatar qe quhet "Mercato"! Ne në fillim banonim në një vend tjetër nja 18 mile larg këtu dhe për fat ishim të vetmit shqipëtarë në atë vend dhe një ditë një mik amerikan i tregon bashkëshortit tim se jo larg jush ndodhet edhe një familje tjetë shqipëtare. Ne u gëzuam dhe menjëhere u përpoqem t'i gjenim dhe të binim në kontakt me ta. Një ditë familjarisht u nisëm pë në restoranin e tyre të drekojmë dhe të njihemi nga afër me ta. na pritën ashtu siq e ka zakon shqipëtari me buzëqeshje e përqafime dhe thua se njiheshim prej kohësh por qe nuk ishim takuar një kohë të gjatë. ndenjëm e drekuam së bashku, u çmallëm e i harruam brengat e hallet e mërgimit dhe u përqafuam me lotë në sy me shpresën dhe dëshirën qe të takohemi sërish. Pas asaj vizite unë menjëherë u interesova qe edhe ne të bëhemi banorë të kësaj qytetze pasi dëgjova fjalë të mira nga ata dhe ajo që më bëri përshtypje ishte shkolla për fëmijët kur dëgjova se mbrenda saj është një staf i mrekullueshëm i mësueseve dhe ishte një ndër shkollat më të dalluara në gjithë Amerikën! Nga ana tjetër kisha dëshirë të jemi bashk me këtë familje të mrekullueshme. Kuptova se nuk ishin vetëm ata ishte edhe një familje tjetër shqiptare por qe edhe ajo i përkiste besimit krishter pra ishte znj. Maria me dy vajzat e saj dhe një djalë. Pas disa ditësh ne e vendosëm ta blejmë shtëpinë tonë dhe pas procedurave të plotësimit të dokumenteve dhe kontratës mes shitësit dhe neve s'i blerës përfundimisht u vendosëm në shtëpi dhe u bëmë banorë të kësaj qytetze ku jetojmë edhe sot.
Unë fillova të punoj në një fabrikë ku për fat punonte edhe Maria me vajzën e saj dhe dita kalonte për mrekulli sa qe shpesh harroja se ndodheshim në Amerikë, më dukej se ishim në Kosovë për vetë faktin se ishim nonstop bashk s'i në punë, ashtu edhe gjat pushimeve qe i bënim ndërmjet orarit të punës dhe çkado qe kishim për të ngrënë e pirë e ndanim së bashku s'i motra. Por edhe pas orarit të punës e vizitonim njëra tjetrën, bashkoheshim për drek apo darkë në fundjavë pa e harruar edhe familjen tjetër të Aleksandrit dhe Shaqes! Kur kishim festa si kjo e stomja e Bajramit ata vinin dhe na uronin me dashamirësi e bashkoheshin me ne por edhe ne kur ishte festa e pashkëve apo ajo e Kërshëndellave ishim aty në mesin e tyre. E bëmë traditë qe kur ishte festa e Bajramit ku për fat ne i kemi dy lloj Bajramash ata ishin gjithmonë te ne dhe festonim së bashku, kur ishin Pashkët ishim të ftuar në restoranin e familjes së Shaqes dhe kur ishin Kërshëndellat shkonim te Marija! Një natë ishim të tri familjet bashkarisht në restoranin e Aleksandrit dhe ne të rriturit ishim në një tavolinë, ndërsa fëmijët tanë ishin ulur bashkarisht në një tavolinë tjetër. Të gjithë qeshnim, bisedonim, tregonim ndonjë barcoletë, darkonim bashkarisht dhe herë pas here une ia merrja këngës:
Moj e bukura moreee si të lash e më s'të pashë,
si të lashë, si të lashë, si të lashë e më s'të pashë!
E pastaj e filloja këngën:
Ne jem tosk e ne jem gegë
jem një lis o me dy degë,
nuk ka fe as s'ka parti
qe përqanë këtë shqiptari!!!
Ata duke qeshur e vazhdonin s'i refren pas meje dhe kështu shpesh herë na zinte mesi i natës gjer në oret e para të mëngjesit duke kënduar e duke u kënaqur mes veti të tri familjet tona pavarësisht qe i takonim besimeve të ndryshme ishte gjuha, gjaku, Flamuri e Atdheu qe na bashkonin!
Shpeshë herë mysafirët amerikanë aty në restoran na shiqonin duke qeshur dhe na pyesnin ç'farë po këndoni dhe kur pronari i lokalit u tregonte se ç'farë po këndojmë dhe se ne ishim me besime të ndryshme fetare por qe ishim të gjithë shqipëtarë ata buzëqeshnin dhe na duartrokisnin duke na thënë: JU LUMTË!
Kështu filloi ta kuptoj e gjithë qytetza se pavarsisht se i takonim tri feve të ndryshme ne ishim shqiptarë dhe se pak kishte rëndësi ajo çështje pasi qe të gjithë ne e thonim me krenari se ne na bashkon një Zot dhe një Atdhe bashk me Flamurin kuq e zi dhe kjo është ajo qe ne kemi dashuri dhe respekt për njëri tjetrin!
Sot i kujtoj me mallë ato ditë dhe sa do të doja qe sërish të bashkohemi por familja e Maries u largua pas disa vitesh dhe u vendosë në një qytet tjetër larg neshë pasi ju rritën fëmijët. Vajzat e Aleksandrit dhe Shaqes edhe ato u larguan për studime, po ashtu edhe vajzat tona i morrë krahët s'i zogjët shtegtarë, Shaqja ka mbetur e vetme me biznesin e saj dhe sa herë bëhemi bashk i kujtojmë me nostalgji ato ditë e netë qe i kaluam së bashku!
Një gjë më bënë krenare qe sa herë i takoj fqinjët dhe viztiroët e lokalit " Mërcato" e pamundur është pa më thënë: " Ju shqiptarët jeni shembulli më i mirë i tolerancës fetare"1 Dhe unë me buzëqeshje u themë;
Faleminderit, por kështu na mësuan prindërit tanë dhe ne e kemi obligim ta përcjellim te fëmijët tanë këtë dashuri, pavarësisht cilit religjion i takojmë ne jemi shqipëtarë dhe e duam njëri tjetrin!
Pra, pavarësisht se ishim të krahinave të ndryshme apo i përkisnim feve të ndryshme mjaftonte për ne qe të gjithë e kishim nënë Shqipërinë!!!
17 Korrik 2015

Freitag, 22. Mai 2015
Haxhi Muhaxheri - Tetë poezi
SHQIPËRIA
Ishte nuse
që ia kishin zili perënditë
Nga shkëlqim i nurit të saj
dritë merrte edhe dielli
Kahmot e lakmonin
kodoshet e Olimpit
Ajo nuk jepej
ajo nuk merrej
Ata e mallkuan
trupin ia gjymtuan
Ishte nuse
që ia kishin zili perënditë
Nga shkëlqim i nurit të saj
dritë merrte edhe dielli
Kahmot e lakmonin
kodoshet e Olimpit
Ajo nuk jepej
ajo nuk merrej
Ata e mallkuan
trupin ia gjymtuan
Thonë se atëbotë
Europa qeverisej nga djalli
21. 03. 2014
KOSOVËS
Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
Pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
E bimën dardane
Këngën e mortit
Ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie
ÇAMËRIA
Çamëria është
Lumë i Loteve që nuk shteron
Malli i të dëbuarve që përvelon
Kënga e Shpresës që gjallëron
Ora e lutjeve që nuk mbaron
Është ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i shenjtë i etërve
Emblema jonë e krenarisë
21. 03. 2014
KOSOVËS
Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
Pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
E bimën dardane
Këngën e mortit
Ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie
ÇAMËRIA
Çamëria është
Lumë i Loteve që nuk shteron
Malli i të dëbuarve që përvelon
Kënga e Shpresës që gjallëron
Ora e lutjeve që nuk mbaron
Është ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i shenjtë i etërve
Emblema jonë e krenarisë
Çamëria
Është damari i ngushtuar i atdheut
Tregimi ynë për barbarinë
Plaga ime e pashëruar
Libri i papërfunduar i historisë
Çamëria është
Kodi i pazbërthyer i perëndisë
29.04.2013
NE DHE LISAT
Kemi diçka të përbashkët
Rrënjët thellë në tokë
Kokën lart në qiell!
Lisat lëshojnë shtatin
Ne rrisim hapin
Ata i përkund era e moteve
E fëmijët tonë
Djepat me ninullat e lokeve
Lisat puthin qiellin
Ne lutemi për diellin
Të sotmën dashuri
Të ardhmën lumturi
Ata bartin historine e moshës
Ne kujtimet e trishta
Të kohëve me grip
Tokën tonë
E madhërojnë lisat
Shekujve
E zbardhin plisat!
25. 02. 2014
LISAT DHE PLISAT
Askush mund t‘i numëroj lisat
Askush mund t‘i përulë plisat
Me lisat flasin legjendat
Me plisat flet historia
Në gjokset tona
Shpesh u thyen stuhitë
Të mos na priteshin lisat
E kokën të na e zbardhnin plisat
26. 02. 2014
POETI
Fle me të gjitha të dashurat
Dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë
Merr Udhën e Qumshtit
E gjuhën e yjve e mëson
Për vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
Në kërkim
Të fjalës së pa thënë
Një këngë e re po vjen
ZGJOHU POET
(Ose: Thirrje për poetin Ali Podrimja)
Nuk jam engjull
Në tempullin e durimit
As memec i përgjumur
Zotin mallkoj
Që as kokën e ktheu
Kur Kosovës ia lidhje plagët
Zgjohu poet
Se përseri
Po „Tkurret Atdheu“
Zgjohu e zhvishi
Të gjitha marrëzitë e kësaj bote
Europa prap fle
Dhe djalli lirshem ngre krye
Zgjohu për tokën dardane
E për „gjakun që nuk falet“
Zgjohu ore burr i dheut
E ti zëm pusi të keqës
Se koha nuk pret
17.06.2013
E MAGJISHMJA POEZI
Dritën ia vodha diellit
Hënës bukurinë
Fillikat i vetëm
Hënës bukurinë
Fillikat i vetëm
Rrugëtova planeteve
E luftë ju shpalla edhe perëndive
E luftë ju shpalla edhe perëndive
E në mes rrufesh
Futur e kam kokën
Qe shpirt ti jepja fjalës
Linda e vdiqa
Disa herë për Ty
Po prapë e virgjër mbete
E loze me mua
Si me një fëmijë
Ti e dashura ime
E magjishmja pozi
21. 03. 2015 - 18:30 h
Linda e vdiqa
Disa herë për Ty
Po prapë e virgjër mbete
E loze me mua
Si me një fëmijë
Ti e dashura ime
E magjishmja pozi
21. 03. 2015 - 18:30 h
Abonnieren
Posts (Atom)