Freitag, 13. März 2015

Vasil Marku - Poezi

Amaneti
(Prej nji t’burgosunit)

Vjeti njimijë e nandqind e katerdhetepesë
Shtetrrethim n’Shkoder
Burgjet t’mbushuna plotë
Sillen e persillen si t’terbuem
Vrasin e lidhin sa e sa t’pafajshem, duer e kambë
Por s’mrrijnë me e arrestue t’madhin Zot.
T’paknaqun shtojnë gardhet e telit
Spiunat I paguejn tash dyfish…
Se ujku, n’kete nate pa hanë s’lype yjë qiellit
Edhe unë ngujue keqas N’Giuhadol
Pres çastin e arrestit, e fjalt e perzieme n’kupë t’zehrit
Le ta çoj deri n’fund pra t’temen gotë
E hekrat ner duer mos ti ndiej njaqë
Edhe pse n’shpirt kam zjarmë, zjarmë e kerkund paqë
Nata ikë edhe nadja n’rrkena gjakut asht perndezë
Rrugicat veshun n’zi
Percjellin njana tjetren deri n’Rrmaj
Mue m’shoqnojnë tringllimat vajtuese t’zinxhirve
N’sa veç me sy i a shkruej amanetin asaj…

2013



Per hirë t'vertetes…

Nji diell i skalitun n’gurë mbi harkun e deres

Tek shpija jonë e vjetra
Herë duket se qesh e herë; se kjanë...
Në ditë me diell,
Pafundsi rrezesh puqen e kthehen
E i gzohen vehtes
Koha persillet rreth vedit pa kohë
Vetem ky shpirt s'di pse m’ka deshirë
me u stampue nen té
Per hirë t'vertetes… 




Si vdekja n’kryq

U ktheva perseri tek vdekja n’kryq
E poezive t’mija t’hershme...
Atje ku me sy e morme detin ballafaqe
Ata u banë kurban, neper syrtare ndrye n’kyç
Që une edhe nji dite ma shume t’i u gzojshe fatit
Pa pranga n’duer, nen t’shpates teh
Pa gardian burgjesh, gryksa vargjesh
Pa hajna strofash t’fresta, a t't'veshna keq
Me emna t’çudishem lapsaxhishe nen té

Dhe tash kur kjo rezistence ka marr tjeter ngjyre
Heshtje, perçmim, nxjerrje dhambsh
Kajhere edhe perdalje deri n’harrese
Sidokjofte
Pak kanë mbete prej hijeve t’gardes së vjeter
Që sa here m’lexojne noj t’temen vjerrshe
Ufullohen e t’plotfuqishem se ndijne ma vedin
N’sa permes flakve t’deshtimit, se di
Pse pa e kuptue kohen,,,as ata vete,
U lot neper boshllek, tepeleku i kres’.

2013



Pa u prekë…

Nji rreshqitje si e gjethit kur rizgjohet prej rrezes së parë
Dhe ti ndeze diellin e prekjes
Gojet tona shkembejne vale tingujsh pa kuptim
Prej shkembimit të flakve
Fjalet mezi gjejne rruge kah me dale
Gjysa gjysa,
I japin kuptim ikjes,
Njisoj si fmije t’vegjel t’harruem n’oborr lojnash
Sa here na e ndijme mungesen e shuemjes…
Tash edhe ajri i drille perdet e mundashta
Koha ngurron me ece ner kamb t’veta
Veten tingallat e plotsojne ma s’mirit
Harmonine e marrveshjes tone zanore
Me ritem t’pa ndiem asnji here.
Prekje neper prekje, vlojme
Pa u preke…
Nuk e dijm' a asht dimen apo vere.

2013
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen