Samstag, 14. März 2015

Urime të shumëta për faqën e mërgatës shqiptare

Faqës së posathemeluar të mërgatës shqiptare po i arrijnë shumë urime të sinqerta nga intelektual, krijues të artit dhe bashkëatdhetarë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut. Krijimin e kësaj faqeje e përgezojnë poashtu edhe njerëz të penës dhe vepritarë nga të dy shtetet tona shqiptare, Shqipëria dhe Kosova. Të gjithë janë shumë optimistë se faqja MËRGATA do të ketë sukses dhe i urojnë asaj mbarësi.


SALI ZOGIANI, studiues i folklorit:
Z. Haxhi Muhaxheri, ju pergëzojë për ketë iniciativë. Mergimtarët tanë kanë kontribuar dhe po kontribojnë në vazhdimsi, në të mirë të atdheut. Ata, nuk janë më vetëm sharrëxhinjtë e dikurshëm, siç i përshkruante Esat Mekuli në poezitë e tij, por janë edhe veprimtarë e krijuestë lëmenjve të ndryshëm, si: shkenctarë, shkrimtarë, gazetarë, artistë e sportistë të dalluar. Unë, librin e pestë, me anekdota shqiptare, ua kam kushtuar mërgimtarëve dhe e kam filluar me fjalinë: DOJENI ATDHEUN SA E DUAN MËRGIMTARËT.



NIKO NUSHI, artist:
Pershendetje z. Haxhi Muhaxheri. Gezohem per kete iniciative te re intelektuale dhe patriotike qe keni marre. Ju falenderoj qe me keni bere edhe mua pjese te kesaj faqeje elektronike. Do jem nji mbeshtetes i zellshem i kesaj faqeje te veprimtareve vullnetare e patriote. Mbaresi pacim ne kete rrugetim demonstrues te shqiptarizmes artistike, intelektuale e patriotike....
Ju Falemnderit!




JANAQ PANI, shkrimtare:
Përshëndetim dhe I urojmë sukses blogut e ri Mërgata. Çdo nismë e juaja I nderuar Haxhi është një vlerë e shtuar e shpirtit tuaj krijues dhe atdhetar. Krenohemi me një intelektual si ju dhe na ngrohet zemra se shqiptarizma ka gjithmonë apologjetët e saj, URIME!






FAKETE REXHA, poete:
Haxhi, urime faqja e re! Unë jam e sigurtë se do t'ia dalim ta mbajmë gjallë e t'i sigurojmë një rrugë të mbarë, të drejtë, pa ndërskambëza, e shtruar me lule. Sikurse, çdo faqe tjetër e jotja. Faleminderit, e t'paqim me shëndet e me jetë, miku im i miri.






MEVLYDE MEZINI SARAÇI, poete:
Përshëndetje shumë i nderuari z. Haxhi Muhaxheri! Uroj nga zemra për hapjen e kësaj dritareje të re që krijon lidhje shpirtërore të krijuesve, pa kufi! Uroj që edhe ky hap i madh të përmbushë mungesat dhe bashkërisht të vazhdojmë ecjen pa pasaportë dhe të koordinuar! Suksese të pafund!







Krijimin e faqes MËRGATA e uruan edhe prof. Ibrahim Egriu (Suedi), poeti Musa Jupolli (Francë), poeti Agim Gashi - Drenica (Francë), poeti Xhavit Gasa (Angli), shkrimtari Ramadan Mehmeti (Kosovë), shkrimtari Xheladin Mjeku (Kosovë), poeti Maxhun Osmanaj (Kosovë) poeti Petraq Kote, (Shqipëri), shkrimtari Hamit Taka (Shqipëri), poetja Farida Zmijani Ramadani (Shqipëri), poetja Liliana Bendo (Shqipëri), poeti Naim Berisha (Angli), poeti Sabit Abdyli (Zelandë e Re)ushtaraku Neil Ruci (Shqipëri), publicisti Fahri Xharra (Kosovë), mësimdhënësi Beqir N. Sulejmani (Maqedoni) poetja Maki Maqedonci Canolli (SHBA), poetja Zyrafete Manaj (Kosovë) gazetari dhe publicisti Tahir Neziri (Kosovë), poeti Valon Rashica (Gjermani) etj. Faqen e përgezuan edhe veprimtarët dhe intelektualet Ismail Kera, Ferderova Dauti, Xhevair Xhonaj, Miftar Zagragja, Dodona Qose etj.

Pas urimeve të shumëta, ne vërtetë u ndjemë mirë. Ndaj na mbanë shpresa se, falë mbështetjës dhe bashkëpunimit me të gjithe ata që duan të kontribuojnë për mbarvajtjën e kësaj faqeje, suksi nuk do të mungoj. Dhe, nuk na mbetet tjetër veç të themi: NA PRIFTË E MBARA!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen