Samstag, 28. März 2015

Miku i mirë dhe të qeshurat që ta zgjatin jetën!

Nga Makfire Maqedonci Canolli, New York

Libri është miku më i mirë dhe nuk plaket kurrë! Por kur edhe autorin e librit e ke mik atëherë libri të bëhet dy fish mik edhe më i mirë dhe më i dashur! E unë për fat, të tillë miq kam shumë e një ndër ta është edhe Profesori i nderuar Salih Zogiani!

Para pak ditësh më erdhën librat e tij të mbushura përplot thesare të Kombit dhe Atdheut tonë dhuratë nga vetë dora e autorit qe i kishte nisur përmes një mikut tonë të përbashkët Shaban Mehmetit i cili jeton e vepron këndej oqeanit. Ne mërgimtarët jemi mësuar të qajmë edhe në raste gëzimi edhe atëherë kur duhet të qeshim ne qajmë sepse largësia dhe malli po e bëjnë të vetën dhe ne jemi si ai fëmiu qe është me vaj në buzë!. Por ,të qeshi me lotë ka kohë të gjatë qe nuk më ka ndodhur dhe falë librave dhe anekdotave të profesor Salih Zogianit unë këto ditë pranvere qe nuk të ngjajnë aspak me pranverën dhe të shkakton një lloj mërzitjeje, malli e nostalgjie i kalova duke u çmallur me pasuritë shpirtërore dhe trashëgëminë tonë të lashtë qe falë profesorit të nderuar z. Zogiani ajo sot ruhet dhe bartët tek brezat e rinjë. Edhe pse ndodhem larg Atdheut e na ndajnë mijëra kilometra, male, fusha dete e oqeane në mes,unë përmes librave të profesorit Zogiani shëtita gjithë andej në trojet tona dhe më dukej vetja si një shqiponjë duke fluturuar në çdo cep të Atdheut tonë.


Sado që lexuesi të jetë i pa disponuar dhe ndoshta e ka filluar një ditë pa humor të mirë anekdotat e profesor Salihut lexuesin e bëjnë për vete qysh në fillim dhe vështirë e ka të ndalet së lexuari. Ato jo vetëm qe të sjellin disponim dhe të qeshurat e ke vështirë t'i ndalësh por në vete bartin edhe mesazhe edukative. Profesori ynë i nderuar me një talent prej një mjeshtri të rrallë që ia di rendin dhe peshën fjalës i ka gdhendur dhe skalitur aq bukur anekdotat dhe ka arritur qe lexuesin ta mëshiroj nga afër sa me anekdotën aq edhe me personazhet e tyre apo vetë rrëfyesit e anekdotave. Këto ditë dimri ndiehsha shumë e mërzitur dhe shpesh herë më dukej se po më përfshinë thellë në shpirt një lloj depresioni por falë anekdotave të profesorit të nderuar unë tani ndihem sikur të kisha ngrënë mjaltin e të gjitha bletëve të cilat e kan thithur nektarin e të gjitha luleve të Shqipërisë! Hoqa mallë për Prishtinën, Prizerenin, Gjakovën, Pejën, Llapin e Gollakun e të gjitha fshatrat e Kosovës, pa i harruar ato andej nga Presheva, Kumanova e deri në Shqipëri!


Me të drejtë autori thotë se "Anekdota nuk i tregohet gjithkujt dhe gjithkund"! Prandaj ai që nuk e kupton anekdotën dhe nuk e zbërthen formulën e saj ai i lexon kotë sepse në disa raste ndodh edhe ta ngatërron me barcoletën. Unë falë babait tim i cili shpesh mbrëmjeve na tregonte anekdota, ato i dua dhe me kënaqësi i dëgjoj e i lexoj.


Shpesh herë më dukej se pranë meje ndodhet i ulur babai im i ndjerë dhe më bëhej se po e dëgjoja zërin e tij kur e lexoja ndonjë anekdotë qe ai ma kishte treguar dhe kështu e hoqa edhe mallin e tij e më dukej se po bisedonim e po qeshnim së bashku. Ndieja emocione edhe kur hasja në ndonjë anekdot të treguar nga ndonjë mik i babait dhe më dukej se po e shoh të ulur në konakun e babait tim! Te anekdotat e profesorit Salih Zogiani gjejmë shumë virtyte njerëzore si trimërinë, bujarinë, mikpritjen, zgjuarsinë, etj. por edhe gjejmë anët negative si dembelinë, kopracinë, gënjeshtrën, mendjemadhësinë e disa veti tjera negative.


Ajo që më bëri përshtypje është se duke i lexuar anekdotat nga profesor Salih Zogiani shpesh herë lexuesit i duket se po i sheh bashkëbiseduesit e asaj ngjarje dhe vetvetiu të pasqyrohej skena çka i jepte shpirtë akoma më shumë me plot humor, pa e harruar edhe dialektin apo të folurën e gjuhës pavarsisht se cilit rajon apo zonë i takonte anekdota.
Kur ka ndërruar jetë i pavdkeshmi bacë Anton Çeta të gjithë kemi menduar se aty morrën fund edhe anekdotat dhe trashëgimia jonë gojore, por nuk e kemi ditur se krah i djathtë i tij paska qenë Profesor Salih Zogiani dhe ai do ta vazhdon rrugëtimin dhe do të ecë gjurmëve të bacës Anton për të mbledhur margaritarë të çmuar gjithë andej në trojet tona dhe trashëgimin kulturore gojore nuk do ta lë të mbulohet me pluhurin e harresës por do ta stolisë e do ta hedhë në letër për të mbetur përjetssisht si thesar i kombit trashëgim për brezat e rinjë!


Ne mërgimtarët jemi mësuar t'i nderojmë të tjerët, të japim për Atdheun, t'i presim e t'i nderojmë politikanët tanë sa her vinë në vizita në diasporë por nuk jemi mësuar qe dikush nga ata të ketë bë diçcka për nder tonin. Për ne mërgimtarët nder dhe respekt pati profesori ynë Salih Zogiani kur një libër përplot anekdota ua dedikoi mërgimtarëve në shenjë respekti dhe dashurie!


Thonë se e qeshura ta zgjatë jetën! Prandaj profesori ynë i nderuar anekdotat që ai i mbledh gjithandej trojeve tona si thesar dhe trashëgimi gojore e shpirtërore dhe na i sjell neve lexuesve dhe admiruesve të tyre duke e përcjellur mesazhin e tyre sa edukativ aq edhe humoristik ai edhe na e zgjatë jetën secilit nga ne, prandaj uroj nga zemra që të të ketë shëndet, lumturi familjare dhe mbarësi e suksese në rrugëtimin e mbledhjeve të thesareve tona kombëtare gjithandej trojeve tona!


Ju e pasuruat jo vetëm bibliotekën time por edhe mendjen dhe mbi të gjitha shpirtin tim duke i sjellur freski, frymëzim dhe aromë Shqipërie!


T'u zgjat'të jeta profesori ynë i nderuar Salih Zogiani ashtu siq po i zgjatni Ju jetët tona duke na sjellur humor dhe ëmëlsi shpirti përmes anekdotave dhe po e bartni këtë pasuri kombëtare ndër breza me radhë. Ne mërgimtarët nuk duam para, as nuk kemi nevojë pë asgjë më shumë se sa për dashuri dhe një fjalë të ngrohtë e të ëmbël e ato na i dhuruat Ju përmes librit tuaj "Anekdota shqiptare 5" dedikuar mërgimtarëve!


Faleminderit profesor i nderuar për këto dhurata me shumë vlerë dhe për mjaltin që ma dhurove si mehlem shpirti nga trojet e Atdheut tonë!



Në shenjë respekti këto vargje dhuratë për Prof. Salih Zogiani 


LUM KOSOVA QE TË KA DJALË

Kush gjithë jetën nëpër oda
mblodhi për ne anekdota,
fjalë me peshë, fjalë shqiptare
bacë Salihi me zemër të madhe!


Qysh i vogël në fëmijëri
me urtësi e mençuri
kur moshatarët loznin me lodra
Profesorit në shpirt i flinte anekdota!


Fjalët ne oda qe i dëgjonte
në shpirt e mendje i strehonte,
kur në dritë me libra i qiti
na i dhuroi s'i mehlem shpirti!


Ja dinë vlerën tanë Kosova
por më së shumti diaspora,
mërgimtarët të gjithë i nderoi
enkas për ta librin e botoi.


E nderon gjithë shqiptaria
me të krenohet Shqipëria,
brezat shekujve do ta kujtojnë
Profesorin me anekdotë!


Mos të shterroftë mendja e pena
njëqind vite t'u zgjatë jeta,
për të mbledhur gjithmonë thesar
anë e kënd trojeve mbarë.


Ju tregove gjuhëve tjera
se ne kemi më shumë vlera,
gjuha jonë me margaritarë
i ka fjalët përplot thesar!


Dritë pastë nëna qe të lindi
bekuar djepi qe të rriti,
nder për kombin shqipëtarë
lum Kosova qe të ka djalë!


Nga Diaspora, motra mërgimtare!

Makfire M Canolli
New York

1 Kommentar:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe gjeta një faqe ku pashë që Dr Ediomo një magjistar, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ediomo, një magjistar i fuqishëm për zgjidhje
    1) Kthehu i dashuri
    2) Ribashkoni burrin ose gruan
    3) Nëse keni pela të natës
    4) Kurë për HIV dhe Kancerin
    5) Unaza e fuqishme magjike
    6) Magji për fat të mirë
    7) Thyerja e obsesionit
    8) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë
    9) numri me fat i lotarisë
    Kontaktoni EMAIL:drediomo77@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp atë +2349132180420/+2348155926512

    AntwortenLöschen