Shkruan: Haxhi MUHAXHERI
Në organizim të Shoqatës „28 Nëntori“, në Kirchdorf am der Krems të Austrisë, u kremtua denjësisht 11 vjetori i pavarësisë së Kosovës. Pikërisht, të shtunën me 23 shkurt, në lokalin hotelier të bashkatdhetarit Fatmir Hasani, kishin ardhur bashkëatdhetarë nga e gjithe hapsira shqiptare, të cilët jetojnë e punojnë në Austri, me dëshirën që bashkarisht të kremtonin përvjetorin e njëmbdhjetë të pavarsisë së Kosovës. Aty ishin edhe shumë veprimtarë dhe përfaqësues të shoqatave tjera simotra që veprojnë në Austri. Aty ishte edhe konsulli i Republikës së Kosoves, z. Isa Kosumi. Aty ishte edhe Radio LIRIA… Ambienti ku mbahej manifestimi ishte stolisur me flamuj dhe me portrete të figurave të ndritura kombëtare.
![]() |
Imer Aliu |
Fillimisht, manifestimin e hapi dhe e udhëhoqi veprimtari i shquar Besart Ramabaja. Ai pasi ua uroj festën te gjithë atyre qe kishin ardhur për të marrë pjesë në ketë veprimtari kulturore, ia dha fjalën kryetrit të shoqates z. Imer Aliu, i cili foli për rëndësinë që kanë veprimtaritë e shoqatave shqiptare në mërgatë në ruajtjën e vlerave të gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare. Ai, më ketë rast foli edhe per punën organizative qe bëhet në shoqatën "28 Nëntori" dhe premtoj se ko shoqate do t'i gëzoj bashkëatdhetaret edhe në ardhmen me organizimin dhe mbajtjen e veprimtarive tjera kulturore e sportive. Njëkohësisht, Imer aliu tha se kurrë nuk kemi qenë me të lire, prandaj tash kemi mundësi qe të bëjmë edhe më shumë pr atdheun.
![]() |
Isa Kosumi |
Gjithashtu, me një fjalë rasti u paraqit edhe veprimtarja e shquar, znj. Adriana Kelmendi, nënkryetare e Unionit të Shoqatave shqiptare për Austri të Epërme. Sekëndejmi, organizatori nuk harroj për t’i falënderuar edhe mbeshtetësit qe e ndihmuan shoqatën për organizimin dhe mbajtjen e manifestimit.
![]() |
Fëmijët valltarë të Shoqatës ""28 Nëntori" në Kirchdorf am der Krems të Austrisë |
Në funksion të manifestimit ishin edhe këgëtarët Erlinda Balaj dhe Burim Kosumi, të cilët me këngët e tyre arritën të kënaqin kërshërinë e dëgjuesve. Por. duhet veçuar patjetër muzika e bërë nga Mexhit Makiqi, cili me interpretimin brilant të valleve ritmike shqiptare, pjesëmarrësit të vallëzojnë hareshëm.
Urojmë që shoqata “28 Nëntori” ta vazhdoj veprimtarinë e saj kësisoj, për të arritur edhe më shumë suksese!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen