Freitag, 17. April 2015

Shoqata "Hasan Ramadani" në Steyr të Austrisë

  • Gjithnjë në sherbim të zhvillimit të jetës kulturore e sportive dhe kontribuese serioze në ruajtjën e vlerave shpirtërore e kombetare të mërgimtarëve.

Shkruan: Miftar Zagragja, Steyr (Austri)

Me 1 tetor të vitit 1996 në Steyr të Austrisë është themeluar Shoqata Kulturore Sportive Shqiptare "Hasan Ramadani". U pagëzua me emrin Hasan Ramadani, pasi ai ështe njëri prej heronjve të Kosovës, që prejardhjen e kishte nga rrethina e Podujevës. Prandaj, fakti që shumica  e mërgimtarëve shqiptarë që jetojnë në Steyr dhe rrethinën e tij vijnë nga trevat e anës së Podujevës, e bën edhe më adekuat emërtimin e kësaj shoqate me emrin e patriotit dhe heroit kombëtar shqiptar, Hasan Ramadani. Emri i plotë, me të cilin kjo shoqatë  është e regjistruar në organet zyrtare në Austri është: "SHOQATA  KULTURORE SPORTIVE SHQIPTARE "HASAN RAMADANI". Shoqata në fjalë është e regjistruar, sipas Ligjit për Shoqata në Republikën e Austrisë: gjermanisht: Albanischer Kultur und Sportverein "Hasan Ramadani” - Steyr.


Heroi Hasan Ramadani dhe veprimtaria e tij atdhetare.

Heroi Hasan Ramadani është i lindur më 1 tetor të vitit 1948 në Albanik (ish-Shajkovc) të Podujevës. Ishte pjesëtar i lëvizjeve çlirimtare që nga viti 1980. Ramadani ishte aktiv në lëvizjet ilegale qysh si i ri, por ajo që dihet zyrtarisht është se ai iu bashkua Lëvizjes për Republikën e Kosovës.

Hasani kishte grumbulluar armatim në shtëpinë e tij në Albanik dhe kishte qëndruar në gjysmëilegalitet. UDB-ja serbe i kishte rënë në gjurmë, kështu ajo e sulmoi në shtëpinë e tij, më 7 gusht të vitit 1994. Beteja ishte e pabarabartë, Hasan Ramadani rezistoi heroikisht në shtëpinë e tij, me të gjithë anëtarët e familjes, duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij.

Në kohën kur popullit tonë i kanosej rrezikimi I zhbërjes fizike të servuara nga planet famëkeqe të Akademisë serbe, atëherë shkrepi pushka e heroit  Hasan Ramadani, i cili u vu në mbrojtje të së drejtës legjitime të popullit për Liri e Pavarësi. Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi dhe e cila pati jehonë të madhe edhe për qarqet ndërkombëtare në kohën kur në Kosovë po thuajse shqipja mezi po frymonte nga robëria dhe pushtimi klasik i Serbisë. Hasani që në rini kishte nisur rrugën e tij të drejtë duke qenë anëtarë i lëvizjes dhe organizator i demonstrative të vitit 1981. 

Në vitin 1984 Hasani dënohet për veprimtari bashkë me shokët e tij. Edhe pas daljes nga burgu ai vazhdoi veprimtarinë e tij duke u bërë më vonë anëtar i Çetës së Llapit i cili njëherësh pas rënies së Ali Ajetit udhëhoqi këtë çetë. Hasani është njëri ndër ata dëshmorë të parë që veproi sikur Oso Kuka në Vraninë, veproi sikur Tahir Meha në Prekaz e shumë trima tjerë shqiptarë anekënd trojeve të okupuara shqiptare, duke iu bërë të ditur pushtuesve se shqipja donë liri dhe dinë të luftojë për atdhe. 

Kulla e rezistencës së këtij dëshmori është shndërruar në shtëpi-muze dhe vizitorët nga të gjitha viset shqiptare sot bëjnë nderime për vendin ku ra ky dëshmor. 

Rënia e Hasan Ramadanit na kujton të gjithëve se rezistenca e armatosur e UÇK-së nuk ndodhi rastësisht, pasi që njësi  të tëra guerile shqiptare vepronin për dekada të tëra duke bërë bashkimin e atdhetarëve dhe grupeve ilegale në një ushtri çlirimtare që rezultoi me lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.


Kryesia dhe anëtarësia e shoqatës

Në kuvendin themelues të shoqatës është zgjedhur kryesia dhe organet tjera udhëheqëse. Kryesia e shoqatës së zgjedhur ka këtë përbërje: Negjip Haliti, Besim Aruqaj, Rrahim Jupolli, Miftar Zagragja, Haki Qeriqi, Gjevdet Regjepi, Naser Beqa, Hakif Mehmeti, Naim Mekolli. 

Anëtarë tjerë të Shoqatës janë: Naim Muqolli, Naser Islami, Muharrem Kodraliu, Musli Gaxhiqi, Mehdi Mekolli, Avdi Qetaj, Ali Bytyqi, Muhamet Januzaj, Cen Rama, Ekrem Raci, Xhezmi Kaljisi,Shaban Haxhijaj, Daut Mekolli, Muhamet (Av) Mekolli, Muhamet(Ad) Mekolli, Agim Abdullahu, Tefik Qeriqi, Avdyl Beshi, Adem Raqi, Ramadan Berisha, Ruzhdi Maksuti, Met Rama, Feriz Berisha, Avni Babatinca, Bujar Balaj, Bekim Raci, Bekim Zhabota, Ruzhdi Shala, Valdet Nikqi, Vesel Rama, Haxhi Morina, Nehat Qeriqi, Adem Kuleta, Enver Maliqi, Bashkim Fazlia, Remzi Gashi, Isuf Gashi, Florim Rexhepi, Milazim Blakqori, Sami Vishaj, Valon Ibrahimi, Ramadan Gashi, Ali Rrustemi, Ramadan Zhabota, Remzi Ramadani, Ramadan Ramadani, Bashkim Bala, Skënder Shala, Shaban Bytyqi, Bajram Gjekaj, Bajram Flugaj, Adem Kodraliu, Sadie Krasniqi, Skënder Raci, Selatin Ademi, Sylejmon Bytyqi, Sadik Bytyqi, Gani Berisha, Sherif Ganiu, Shemsi Vuthaku, Fatmir Haxhiaj, Hamdi Abdullahu, Hysen Fazliu, Hairush Latifi, Hazyr Hoti, Hysni Qerimi, Ilaz Gagjiqi, Imer Mekolli, Ahmet Shenaraj, Ilir Raci,Ilaz (Shyari) Hoti, Faik Mehmeti,Enver Maliqi, Albert Abdullahu, Ramadan Blakqori, Bashkim Gashi, Ferid Januzaj, Amir Mekolli, Fatime Blakaj, Adem Kuleta, Rasim Gashi, Raqip Sahiti, Rrust Mamusha, Rrahmon Abazi, Plurat Beqa, Dem Llablani, Rexhep Zejna, Naim Elshani, Fadil Kadriu, Fidaim Kadriu, Agron Hoti etj.  


Veprimtaria e shoqatës

Gjatë gjithë kohës janë bërë përpjekje serioze për të qenë sa më aktivë në jetën shoqërore, kulturore dhe Sportive. Janë zhvilluar aktivitete të shumta si në veprimtaritë kulturore, ashtu edhe ato sportive. Kemi qenë të bashkuar përherë e posaçërisht kur kemi shënuar ditët e lavdishme të hisorisë sonë kombëtare, siç janë:  28 Nëntori -  Dita e Flamurit, 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe festat tjera me rëndësi kombëtare.

Shqiptarët që jetojnë këtu, kanë kontribuar edhe për grumbullimin e ndihmave për Kosovën, në organizimin e  “Fondit të Trepërqindëshit” dhe atij “Vendlindja thërret”.

“Ndihma për Drenicën”, “Ndihma për Shkollën Shqipe”, “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, “Fondit të Universitetit të Tetovës”, Fondit "Liria Kombëtare-Kosova Lindore, Shoqatës Presheva, por nuk kanë munguar as aksionet tjera në të cilat kanë kontribuar bashkëkombasit tanë nga qyteti Steyr i Austrisë. 

Me një fjalë, Shoqata "Hasan Ramadani" që nga themelimi i saj e deri më tash ka qenë gjithnjë në sherbim të zhvillimit të jetës kulturore e sportive të bashëatdhetareve tonë dhe ka dhënë kontribut të vleshëm në ruajtjën e vlerave shpirtërore e kombetare të mërgimtarëve. 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen