Montag, 23. Februar 2015

”Ambasadori” i shkronjës shqipe në Austri

 Nga Namik Selmani
 

Me profesorin Izri Rexha që i përket brezit të intelektulëve të Kosovës kam kohë që njihemi e shkëmbejmë mendime për arsimin, letërsinë, jetën Intelektualë të tillë që kanë qenë dhe janë aktualisht në të njëjtën kohë dhe pjesa më e bukur e qytetërimit austriak duke qenë në të njëjtën kohë dhe Ura të forta të bukura, pse jo dhe emocionale mes kombit shqiptar dhe atij austriak në ditët tona. Edhe tradita e së kaluarës e shton dhe më shumë këtë lidhje. Që prej gati 20 vitesh ai e ka lidhur jetën me atë të Austrisë. Me gjuhën dhe kulturën e saj. Me historinë dhe gjeografinë e saj, me shkencën që rrezaton në çdo qelizë të zhvillimit ekonomik të atij vendi pa harruar asnjëherë rrënjët e forta të qytetërimit shqiptar që shkojnë deri në kohëra shumë të vjetra e të vëretuara për fat të mirë dhe nga shumë albanalogë austriakë. Pa harruar dhe kohën e ngjizjes së parë të arsimimit të tij në Kosovën e luftës, të ëndrrave më të guximshme të këtij populli duke nisur nga liria e nga shkronja e saj që ishte shumë e goditur. E vrarë. Jo më kot do ta quanim atë “ambasadori i shkronjës shqipe në Austri.”
Pas shkollimit në Kosovë mori dhe një specializim në Austri që mund të quhet një nga vatrat më të fuqishme të kulturës perëndimore. Bashkëjetesa e kulturave tek formimi dhe përditshmëria shkronjore e kanë bërë atë prej kohësh dhe një qytetar të mirëfilltë evropian.
Në të njëjtën kohë ai ka bërë në këto gati dy dekada edhe punën e mësuesit të gjermanishtes dhe shqipes. Në vitet 2004-2007 ka zhvilluar mësim në gjuhën gjermane dhe atë bën dhe punën e mësuesit të gjuhës shqipe për ata shqiptarë të Kosovës të Shqipërisë dhe kohët e fundit dhe për shumë shqiptarë të Maqedonisë që nuk duan që të harrohet gjuha shqipe. Izri është i gëzuar se ky numër ka ardhur përherë e e më shumë në rritje. Dashurinë për historinë e Evropës dhe sidomos atë të Austrisë, Profesor Izri e ka marrë që në rininë e tij nga profesori i nderuar i brezave të Kosovës Ali Hadri.
Tregimet e Ali Hadrit për historinë e Austrisë sidomos për monarkinë e saj dhe për lidhjen me popullin shqiptar e kishin ndezur shumë fantazinë e djaloshit nga Kosova. Ky ishte shkaku që u ndal në këtë vend duke qenë i bindur se do të jetonte pranë një popull mik të shqiptarëve dhe shumë të kulturuar.. Më 16 shtator të vitit 1998 ka emigruar së bashku me gruan dhe vjazën Ronën. Pastaj i lindën edhe tre fëmijë të tjerë. Atje u përshtat shpejt dhe mirë me ligjet e shoqërisë, kulturës dhe rregullave të jetesës austriake. Mendon se qyteti me rrethinë ka më shumë se pesëmbëdhjetë mijë shqiptarë . Megjithëse nuk ka statistikë të saktë, por në krejt Austrinë supozon se do dalin rreth 50 mijë..
Austriakët gjenden në mes të Evropës, prandaj i çmojnë të gjitha gjuhët e botës sepse nevoja për komunikim është çdo herë më e madhe. Kështu ai na thotë se i kanë mundësuar të mbajnë mësimin e gjuhës amtare nëpër shkolla. Publikisht ai falenderon për qasjen shumë të afërt dhe respektimin e gjuhëve amtare. Edhe shqiptarët kanë luajtur rolin etyre pozitiv për integrimin e tyre në këtë shoqëri me rregulla të sakta e të nevojshme. . Në kuadër të këtij programi ka shumë financime nga qeveria e shtetit austriak. Literaturën e marrin nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë, por këtë e financon kryesisht Qeveria e Kosovës, kurse me Shqipërinë thotë se ende nuk keanë sa duhet kontakte të afërta. Arsyeja është se deri tash kanë qenë emigrantët kryesisht nga Kosova, kurse tani kanë ardhur edhe shumë nga Shqipëria. Ai punon që nga viti 2007 si mësues i gjuhës shqipe duke ju mundësuar të gjithë atyre që dëshirojnë të mësojnë të arrijnë me sukses këtë mundësi. Është interesante se disa fëmijëve nga Maqedonia që prindërit e tyre nuk flasin shqip, por e ndiejnë se janë shqiptarë dhe i dërgojnë fëmijët të mësojnë te ai duke besuar në suksesin e së ardhmes. Ai ka kontribuar edhe në programet e ndryshme festive duke u munduar që të lënë një përshtypje shumë të afërt për miqtë austriakë. Shqiptarët kanë shumë miq austriakë, por megjithat, për fat të keq, nuk kanë ndonjë shoqatë shqiptaro-austriake të përbashkët. Sa i takon integrimit kulturor dhe gjuhësor ata ndjekin hapat që organizon shteti austriak. Çdo njeri këtu ka një fond nga Qeveria e shtetit për ndjekjen e kurseve të ndryshme. Ky fond ju mundëson sidomos të mësojnë gjuhën si element i parë për t’’i njohur vlerat, kulturën, ligjësitë dhe të tjera. Kontributi i tij është i dukshëm në firmen BFI ku punon si profesor i gjermanishtes nga viti 2004 e deri në vitin 2011 në një program për shqipatarë, i cili ishte mjaft i përmendur si shumë i suksesshëm. Ka shumë shoqata që ka dhënë programe me fëmijë për çdo vit për festa kombëtare të 28 Nëntorit, 17 Shkurtit, Ditëve të Shkollave Austriake etj.

Izri Rexha e di dhe e kupton se është jeta është nganjëherë stres dhe për atë ritëm të lartë që ka lëvizja, jeta. dhe shumë herë pa asnjë shkak mundet njeriu të humbë punën , ose edhe pse mund të jetë shumë i suksesshëm. Kjo përjetohet vështirë. Dhe kur njeriu bën maksimumin, dhe mandej zhgënjehesh. Por megjithatë ai nuk është ndjerë asnjëherë i zhgënjyer. Është optimist në jetë dhe është shumë me rëndësi të përmendë edhe kontributin e ti që e çmojnë bashkëkombasit. Shumë shqiptarë dhe austriakë e përshëndesin plot respekt e kjo e gëzon. Kjo punë ,kjo bashëjetesë me miqtë austriakë i ka dhë shumë mbresa Edhe pse nuk është përfshirë në politikë e kupton se në jetën e tyre dhe në atë të bashëatdhetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë jo gjithmonë politika ka patur një ndikim pozitiv Ky vit ishte për gjithë shqipëtarët një fillim jo i marë. E shqetëson një largim masiv nga Kosova. Ka më shumë azilkërkues dhe nuk ka shumë bashkëunim mes dy qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë që të frenohet ky largim, mendon ai. Është i mendimit që të tregohet respekt ndaj figurave të mëdha në politikë, edhe kur ata gabojnë dhe nuk e meritojnë.
Izri Rexha është dhe një krijes i talentuar i letërsisë. Ka botuar tekste mësimore për gjuhën shqipe e vazhdon që të bëjë dhe libra të tjera. Mendon se ky vit do jetë një vit i frytshëm në punën e tij krijuese, së cilës i është përkushtuar më shumë. Poezia është diçka që e gjen vetën. Ka mbaruar edhe dy libra të rinj me poezi si dhe një libër me përralla..

Në një shtet me ligje të forta, me mirëqënie të gjithë shqiptarët e Kosovës e më tej e ndjejnë si të gjithë mërgimtarët mallin për atdheun dhe nuk e harrojnë bashkëpunimin me të. Ai është vazhdimisht në kontakt përmes Shoqatës së Mësuesve me Ministrinë e Diasporës së Kosovës. Me familje kontakton rregullisht në telefon. Shfrytëzon dhe një faqe interneti me titull “Të mësojmë gjuhën” ku propogandon vlerat pedagogjike dhe vlera të tjera kulturore të dy kombeve. Shpesh me shkrimet e tij gjen kontaktet mes dy kombeve. E kupton se nuk mund të jetojë pa kontaktet me atdheun. E thotë shpesh mes miqve se atdheu si nëna. Me Shqipërinë është aktiv gjithashtu me disa poetë që shkëmbejmë shumë informata. Megjithatë mendon se lidhjet me shtetin shqiptar duhet të jenë më të forta.
Austriakët kanë kulturë të formuar me rrënjë të thella. Kultura e punës është në rend të parë. Kjo zë vendin kryesor se njeriun që punon e respektojnë. Kanë një kulturë të qetë edhe pse nuk janë të gjithë njerëzit e njëjtë. Këtu secili duhet të punojë pa marrë parasysh afërsinë dhe farefisin. Ka shumë miq austriakë dhe ata janë në shumicë janë intelektualë zakonisht mësues, juristë ose politikanë, të cilët e vizitojmë dhe ai i viziton. Në mënyrë të veçantë ai ka miqësi me familjen e z. Haslinger dhe shumë herë shkëmbejnë traditat e gatimit, të përshëndetjes, mendimet për problemet e ndryshme shoqërore e veçanërisht për punë. Kjo miqësi është gati dhe familjare.. E gëzon shumë fakti se austriakët janë të mahnitur me bukuritë natyrore të Shqipërisë. Megjithatë në bisedë me ta mëson një fakt jo shum të këndshëm. Shumë austriakë kalojnë shpesh nëpër Shqipëri dhe pushimet i bëjnë në Greqi. Arsyeja është se këtu nuk ka një axhensi që do ju garantonte atyre hotel, ushqim, siguri, miqësi dhe shumë të tjera. Shqetësuese është dhe jehona e punës së politikanëve në jetën e shtetit. Çdo zënkë në politikë reflektohet në turizëm, në biznes dhe në çdo fushë të jetës. E shqetëson dhe fakti se ka rënë dëshiura për lexim sidomos te rinia që harxhojnë shumë para në loto sportive e jo për të blerë libra të nevojshme me poezi, me tregime, për historinë etj.
Sa bukur do ishte që shumë austriakë të vinin në pushime këtu të rrinë shumë më tepër se tani e jo të shkojnë në Egjipt, Tunizi. Puna e Izri Rexhës në Austri e në Kosovë nuk mund të merret e shkëputur nga jeta e shqiparëve në këtë diasporë të fuqishme në shtetin austriak. Bashkë me punën e tij në këtë shtet ka dhe shumë të tjerë. Krenaria e të qënit shqiptar po dhe obligimi për të bërë dhe më shumë për atdheun e tyre, i jep atyre atë medalje shpirtërore që do ta lakmojnë të gjithë për të qenë “ambasadorë të kulturës e të arsimit shqiptar” në Austri e në botë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen