Mittwoch, 13. März 2019

"Iliret", kremtuan ditën ndërkombëtare të gruas.


Organizuar nga shoqata "Iliret", në Linz të Austrisë për të parën herë është kremtuar 8 Marsi, dita ndërkombëtare e gruas. Në ketë ngjarje kulturore merrnin pjesë femrat shqiptare qe jetojne, punojne dhe veprojne ne Linz dhe rrethinë.

Fillimisht, pjesmarreset i përshendeti me një fjalim rasti kryetarja e shoqatës, znj. Adriana Sherifi; e cila ndër të tjera tha se 8 marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 10 dekada.
Bashkë kemi bërë një rrugëtim të gjatë dhe më shumë arritje! Por të drejtat e grave janë ende një punë e papërfunduar! Ne nuk dorezohemi, ne do ia dalim!
Duke ua uruar me krenari dhe dashuri të gjitha femrave ketë ditë, le të zotohemi se do të vazhdojmë betejen tonë për barazinë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vëllait; vendimtare kjo për emancipimin e familjës, shoqerisë dhe kombit tonë.

Mëpastaj, në sallën ku mbahej ky manifestim, nisi kënga dhe vallja. Dhe, pa humbur kohe, gratë filluan ta tregojnë veten dhe të dëshmojnë se janë të zonjat në vallëzim. Për kënaqësinë e tyre u përkujdesen Grupi "Pro Band" dhe këngëtarja Ganimete Abazi - Ganja. Njëherit, në program mori pjesë edhe grupi i vallëzimit "Atdheu", njofton Radio Liria.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen