SHKA „17 SHKURTI“ në Baden të Austrisë, kremtoi Ditën e Flamurit dhe 103 vjetorin e Pavarësisë së Shqipėrisë.
Shkruan: Miftar Zagragja Manifestimi fillojë me intonimin e himnit kombëtar. Në sallën, të stërmbushur me mërgimtarë, në një sallë të stolisur me flamuje dhe piktura, e foto të burrave te mdheje te kombit,kushtuar kësaj feste. Moderatorja: z.Kaltrina Durmishi, hapi manifestimin, me urimin përshëndetës drejtuar të pranishmëve. Pastaje në pika të shkurtra foli mbi rëndësinë e 28 Nëntorit dhe pavarësinë e Shqipërisë. Dita e 28 nëntorit të vitit 1912, ishte ditë e lumtur dhe e paharruar për Vlorën heroike, sepse patrioti i mençur i kombit tonë, heroi i popullit Ismail Qemali Vlora, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe ngriti dhe ngriti me krenari flamurin kuq e zi. Si çdo vend që po përkujtohet kjo ditë madhështore e flamurit kombëtar ditës se Pavarësisë së Shqipërisë. Shqiptarët në të gjitha trevat ku jetojnë sot festojnë 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, daljen e parë publike të pjesëtarëve të UÇK-së dhe ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari. Pastaj ia dha fjalën kryetarit të ,,SHKA 17 SHKURTI" të Badenit të Austrisë z.Tahir Turkaj, i cili iu uroi mirëseardhje bashkatdhetarëve me këto fjalë: Zonja dhe zotërinj, të dashur fëmijë, të rinj dhe të reja, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, ish-luftëtarë, veprimtarë, mirë se keni ardhur në festën e madhe, ditën e Flamurit Kombëtar dhe 103 vjetorin e pavarësisë të Shtetit Shqiptar. Falënderojmë sponsorët si. Z.Basri Miftaraj, dhe Firma ,,IAT". Të cilët me përkrahjen e tyre financiare e ndihmuan këtë tej mase. Një falënderim i veçantë për Ambasadorin Roland Bimo, dhe shoqatat e aktivist te diasporës shqiptare në Austri, pastaj për SHKA "17 Shkurtin" në Baden i falënderojnë dhe i përshëndetin të gjithë pjesëmarrësit, për nder të festës 28 nëntorit dites se Flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin edhe autoritetet shqiptare të akredituara në Vjenë.Ambasadori Roland Bimo, në emër të stafit të Ambasadës së Shqipërisë në Austri i përshëndeti dhe i uroi të pranishmit aji mes tjerash tha: Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë - 28 Nëntor 1912, ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t'ua ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Mbasi ky ishte flamur i luftëtareve heroik, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur,për një Shqipëri, te lire, sovrane e te pavarur. Gëzuar, për shume mote 28 Nëntori 1912, Dita Flamurit - Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Pastaj tubimi vijoi më Mësuesin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe z. Ibrahim Hasani me programin e nxënësve të shkollës shqipe, një program të pasur artistik më recitale, vjersha dhe këngë. Manifestimi vijoi më valle e këngë të përgatitura nga SHKA „17 SHKURTI". Baden me programe të pasura kulturore, muzikore, valltare, edhe më shumë me grupin artistik te kengve dhe valleve më Korografja: Djellza Turkaj me programin e u ngroh edhe më shumë atmosfera e kësaj kremteje, me valle e këngë dasmë, që paraqesin një thesar të vërtetë kulturor. Krenarinë ja shtua ,edhe grupi artistik i valltarëve nga Austria, të cilët u duartrokiten nga te pranishmit. Pastaj programi vazhdoj më këngëtarët e mirënjohur Homdi Hyseni, Bajram Gigolli dhe Arben Bunjaku, të cilët me këngët e tyre ngrohën atmosferën, duke ngritur në valle gjithë të pranishmit në sallë. Kremtuan të gjithë së bashku dhe kjo dëshmoi se shqiptarët janë të bashkuar pasi që në mynifestim pati pjesëmarrës nga shoqatat shqiptare nga e gjithë Austria. Këta aktivistë, bashkëatdhetarë tanë nga SHKA "17 Shkurti" e Badenit, meritojnë respekt pasi që me punën e tyre treguan se si duhe të punohet me dashur e përkushtim për nder të festës së 28 nëntori ditës të Flamurit kombëtar. Salla ku u mbajt manifestimi, ishte e mbushur përplot, kishte mbi 1.200 bashkëatdhetarë, në sytë e të cilëve vërehej gëzimi e krenaria. Organizimi i shqiptarëve është i domosdoshëm për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.Roli i mërgatës shqiptare për Kosovën dhe trojet shqiptare ka qenë dhe mbetet shumë i fuqishëm. Këta njerëz të vyeshëm gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë në emër të përkushtimit për atdheun e tyre, për ta gëzuar neve këtë ditë aq te shtrenjte për shqiptarët. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një dite e shenjtë për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë, të bashkohen rreth flamurit, të jetë mesazhi ma i mire i kësaj dite të shenjtë.
Bisedës i priu gazetari Beqir M. Cikaqi BASHKËVEPRIMI ME SINQERITET – STIMULIM PËR AKTIVITET…! Emri i z. Heset Ahmeti nuk është i pa njohur, jo vetëm në Slloveni ku jeton e vepron, po gjithë andej e këndej diasporës shqiptare, madje edhe në atdhe. Bisedën me zotin Ahmeti kësaj radhe e fokusuam kryesisht rreth aktivitetit të tij kombëtar që po zhvillon ai dhe Shoqata ILIRIA e Koprit, kryetar i së cilës është tani e disa vjet. Fillimisht një biografi të shkurt për të kuptuar lexuesi se cili është bashkëbiseduesi ynë i intervistës. Heset Ahmeti ka lindur në Sllatinë të Epërme, komuna e Vitisë, si 5 vjeçar familja shpërngulet në Shkup, atje e kaloi fëmijërinë dhe kreu filloren në shkollën “LIRIA” të Çairit në Shkup. Shkollën e Mesme e kreu ne Viti, pasi që me familje u kthyen ne vendlindje. Ndërkaq në Universitetin e Prishtinës u regjistrua ne vitin 1981 dhe pa i mbaruar studimet në vitin 1983 si shumë të rinj shqiptar morri rrugën e mërgimit. Se pari në Lubjanë, edhe atë “për një sezon” me qëllim të kthehet e ti mbarojë studimet! Ajo sezon po zgjat ende tash e 32 vite! Është baba i katër fëmijëve (dy djem dhe dy vajza) të gjithë të rritur, djali ka kryer fakultetin e Informatikës në Lubjanë, të tjerët ende shkollohen.
* Zoti Heset, e kuptuam se cili është profili juaj, a mund të na tregoni në pika të shkurta se cili është profili për Shoqatën Kulturore ILIRIA të Koprit? Kanë ekzistuar edhe shoqata tjera, ku bashkatdhetarët tan në vitet e 90-ta kanë ndihmuar arsimin në Kosovë me 3% dhe në forma të ndryshme... Shoqata Kulturore ILIRIA e Koprit, është themeluar në vitin 1998. Shoqata funksionon në bregdetin slloven, apo me mire të them në Istren Sllovene. Gjatë kësaj kohe, shoqata ka ndërmarrë shumë aktivitete të ndryshme, shumë aksione humanitare, si dhe grumbullimin i mjeteve materiale në periudhën e luftës së fundit çlirimtare në Kosovë. Shoqata numëron një numër të madh të anëtarëve. Në kuadër të shoqatës veprojnë këto seksione: letrarë, muzikorë, dramaturg, sportivë dhe informativë. Më aktiv janë grupi i valltarëve, grupi recitues, si dhe grupi sportiv. Të gjitha këto grupe kanë arritur suksese shumë të lakmueshme nëpër festivale të mbajtura, ndërkaq sportistet kanë fituar trofe te ndryshme...
* Kush janë drejtuesit e tjerë të Shoqatës, që ti je kryetar tash e sa vjet? Heset Ahmeti-kryetar, Bashkim Zyba-nënkryetar, Driton Shehu-sekretar, Sabit Behrami-arkëtar,etj. Ndërsa, udhëheqësi i sektorit letrar dhe muzikor janë Mexhid Hoxhaj dhe Suela Hoxhaj; udhëheqës i sektorit sportivë është Urim Spahiu; kryetari i këshillit disiplinor është Qerim Elshani. Për të gjithë këta drejtues, i kemi edhe ndihmësit e tyre. Ne kemi një bashkërendim të veprimeve me sinqeritet në mes vete, por edhe me bashkatdhetar tjerë, që e konsideroj si stimulim për aktivitete.
* Cilat janë aktivitetet kulturore e sportive të Shoqatës ILIRIA? Aktivitete tona janë vërtetë të shumta e të llojllojshme, duke filluar nga aksionet humanitare që organizojmë çdo herë kur paraqitet nevoja, e sidomos për festat kombëtare. Nga themelimi i Shoqatës, asnjë herë nuk kemi humbur rastin pa i shënuar festat dhe gjithnjë me program të begatshëm të përgatitur nga grupi artistik i Shoqatës, duke sjellë edhe artistë e këngëtar të estradës shqiptare e kosovare. Bëjmë promovime librash disa herë në vit, marrim pjesë në festivale të ndryshme që organizohen në Slloveni, mandej shkojmë edhe jashtë territorit slloven, disa herë kemi qen edhe në Trevizo të Italisë si mysafirë me grupin e valltareve të ftuar nga Shoqata si motër që emërohet me të njëjtin emër “Iliria” në Trevizo. Kemi ekipin sportiv në futboll, që disa vite ka qen kampione në Ligen Rajonale të Koprit, etj. * Shkolla shqipe e Mësimit Plotësues, kur ka filluar dhe si funksionon? Shoqata jonë ka organizuar shkollën shqipe qysh ne vitin 1998 dhe pat funksionuar tre vite, në at kohë nuk kishim lokalet tona dhe për mësim paguanim lokalin. Pas lufte kishim mungesë të mësimdhënësve dhe nxënësve, pasi shumë u kthyen në Kosovë... Kur vitin e kaluar përfituam lokalet për Shoqatën, rihapem shkollën shqipe me mësim plotësues. Tani kemi tri mësuese vullnetare në krye me znj. Magbule Behrami. Puna me SHSH të MP është për çdo lëvdatë, sepse pas përfundimit të vitit shkollor 2014/2015, Shoqata jonë ”Iliria” në bashkëpunim me Ministrin e Diasporës, morëm pjesë në Kuisin e diturisë 2015, ku shkolla jonë ishte pjesëmarrëse për herë të parë. Në finalen e mbajtur me 25 korrik në Prishtinë, ekipi i shkollës sonë në saje të pikëve të fituara, ndamë vendin e parë me ata të Austrisë, në mesin e gjashtë shteteve pjesëmarrëse. Ne duhet të punojmë me shkollën edhe në të ardhmen në mënyrë që fëmijët të cilët kanë lindur në Slloveni, ta mësojnë gjuhën e bukur, historinë e lavdishme, gjeografinë e kulturën ton të begatshme.
* Keni një “shtëpi” që është e njohur me emrin “Kulla e Koprit”, si keni arritur ta fitoni këtë, që nuk e ka asnjë shoqatë shqiptare në migracion?! Po shumë e vërtet, më duhet të lavdërohem pak gjë që nuk është në natyrën time. Ishim ne drejtuesit e shoqatës me një takim tek kryetari i komunës së Koprit, bëmë kërkesën për një lokal, meqenëse e dinte mirë organizimin tonë, kërkesa u miratua menjëherë. Komuna na i ndau një shtëpi të lënë pas dore. Në shoqatë u organizuam, fillimisht bëmë projektin se si do të riparohet e të aftësohet. Menjëherë filluam zbatimin e projekti, ku i kryem punët në një afat rekord, për më pak se një muaj. Nëse pyetni pse me aq shpejtësi i kryem punimet, përgjigjja është gjithashtu e shpejt dhe e arsyeshme, pasi ishte fillimi i muajit nëntor, e ne u zotuam që të jetë e gatshme për 28 Nëntor –Festen tonë Kombëtare që e konsideronim me rëndësi të madhe të bëhej përurimi për atë festë. Ashtu edhe ndodhi! U bashkuam me punë vullnetare dhe investime me mjetet-donacione të bashkatdhetarëve, duke ia arritur qëllimit. Në përurim prezent ishin edhe autoritete të rëndësishme vendore e kombëtare, si ministri atëhershëm në Ministrin e Diasporës, z. Ibrahim Makolli, ambasadoret tanë në Lubjanë, autoritetet komunale, etj. Ishte një kënaqësi e vërtetë, rast i vetëm në diasporën shqiptare, që me punë vullnetare ta kemi “Shtëpinë e kulturës” në Kopër të Sllovenisë, sikur njihet “Kulla e Kopërit”. Tani kemi kushte shumë ma të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve të llojllojshme.
* Bashkëpunimi me shoqatat si motra? Kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me disa shoqata kulturore, si në Slloveni, ashtu edhe jashtë Sllovenisë. Shoqata si motër që emërohet me të njëjtin emër si e jona “Iliria” në Trevizo të Italisë, me të cilën kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm në shumë aktivitetet të përbashkëta. Bashkëpunojmë edhe me Shoqatën “Migjeni” nga Lubjana , mandej me Shoqatën Teatrale "Mërgimtari" nga Zagrebi po ashtu bashkëpunojmë ngushtë, të cilët dy herë kanë shfaq drama në Teatrin e Koprit. Vitin e kaluar ishin me dramën historike “Dy krisma në Paris”, dhe në këtë vit komedinë e njohur shqiptare "8 persona plus". Komedi e cila u përshtat për tu paraqitur në skenë nga regjisori dhe aktori Leonard Hamitaj. Kemi bashkëpunim edhe me shoqatat tjera këtu në Slloveni, sikur janë: Shoqata “Besa” nga Celja, “Bashkimi” nga Maribori. Më duhet të ceki edhe bashkëpunimin me Shoqatat vendore siç janë Shoqata “Pina” dhe “Zavod Krog” që kemi pas disa projekte të përbashkëta. Kemi bashkëpunim edhe me revistën “Žar” që ka dal në disa numra ne bashkëpunim. * Nga publikimet në faqet e internetit vërehet se shpesh keni zyrtaret e dy ambasadave shqiptare në Lubjanë, për çfarë bashkëpunimi bëhet fjalë? Po është e vërtet, kemi bashkëpunim të mirë dhe përkrahje të pa rezervë nga dy ambasadat: Ambasada e Republikës Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës Kosovës. Unë mendojë kështu, kur vepron e punon me sinqeritet, e vërehet nga të tjerët i gjithë ky aktivitet i mirëfilltë, është shumë normale që të shpërblehesh me të mira. Dhe, jo vetëm me ambasadat tona që kemi një mirëkuptim, por kemi bashkëpunim të mirë edhe me Ministrin e Diasporës Kosovës. Mandej, me individ krijuese, sportistë, etj.
* Këtë shtator në Kopër u mbajt simpoziumi për Familjet Fisnike Shqiptare në Koprin e Venedikut. Ju ishit organizator apo bashkorganizator të këtij evenimenti? Po ne ishim bashkorganizator, në shkurt të këtij viti kur Biblioteka e Qarkut të Koprit shënoi 300 vjetorin e pallatit Bruti, familje kjo Fisnike Shqiptare. Më dërguan ftesën ne cilësinë e kryetarit të shoqatës. Të ju them të vërtetën isha i hutuar dhe nuk ju besoja fjalëve qe lexoja në ftesë. Ftesa ishte në gjuhën sllovene, e kam përkthyer dhe e ruajë si një ftesë më të veçanet, më të mirë në jetën time. Nëse nuk është e tepërt për ju, do të iu prezantojë përmbajtjen e plotë të sajë: I nderuar zoti Heset Ahmeti, kryetar i Shoqatës Kulturore “ Iliria “ Kopër, Ju njoftojmë se të premten në ora 10.00, në Pallatin Pretorio do të festojmë 300-vjetorin e Pallatit Bruti në Kopër, selia e bibliotekës në sheshin Brolo nr. 1. Do prezantojmë librat e peshkopit të Koprit, monsinjor Agostino kont de Bruti, kurse në ora 12.00 do mbahet mesha në kujtim të peshkopit në pagëzimoren e Koprit (Rotunda). Duke pasur parasysh se anëtaret e familjes Bruti ishin zhvendosur nga Shqipëria (Durrësi) në Kopër, dhe kishin pranuar shtetësinë e Venedikut dhe kishin marr titullin e Kontit (mesi i shekullit 16), peshkopi Agostino gjithashtu ishte shambellan i madh, Maestro di Kamera në pallatin e Papa Klementit XI, i lindur si Xhon Francisko Albani, të cilët ishin me prejardhje shqiptare. Unë do isha shumë i lumtur në qoftë se merreni pjesë në jubileun e lartë të pallatit dhe librave të peshkopit Agostino, ku me praninë tuaj do i nderoni paraardhësit e juaj nga Shqipëria. Familja fisnike Bruti edhe në stemën e saj e ka shqiponjën në mesin e mburojës. Në stemën me formë katrore ndodhet feniksi i pozicionuar drejt diellit, në fushën e dytë është dora me shpatë të zgjatur dhe me mbishkrim Libertas – liri. Bashkëlidhur gjeni ftesën, Me nderime, mag. Peter Štoka, Biblioteka e Koprit
Dhe që at dite me z. Peter Shtoka u akorduam se duhet të bëjmë diçka të tillë në mënyrë që bashkatdhetarët tan të informohen për këtë histori të këtyre familjeve, dhe jo vetëm ata, por, edhe vendasit e këtushëm, pasi shteti komunist këto fakte i kishte heshtur. * Për cilat familje Fisnike bëhet fjalë dhe në cilën periudhë kohore kanë jetuar? Shqiptarët janë përmendur në Kopër që në shekullin 13, me prezencën e familjes fisnike të kontëve Albanese, pak më vonë asaj i janë bashkangjitur edhe dy familje tjera fisnike të kontëve Brati dhe Albani. Më në fund, shkaku i prezencës së disa familjeve fisnike shqiptare emërohet edhe njëra nga rrugët e Koprit "Calle Albanese" (Rruga Shqiptare). Këtu jemi vendosur në periudha të ndryshme kohore për arsye të ndryshme politike ose shoqërore apo bindjeve fetare, edhe pse ne shqiptarët kryesisht jemi të njohur me aktivitete që kanë të bëjnë me gastronomi dhe ndërtimtari, por si popull ne jemi një komb i paraardhësve të kontëve, fisnikëve dhe eminencave tjera të rëndësishme, të cilët kanë lënë gjurmë të dukshme dhe të prekshme anë e mbanë botës. Kjo është krenaria jonë për çfarë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm. Strukturat administrative dhe ushtarake të Republikës Venedikase kanë sunduar vendeve përtej bregdetit, "lo Stato da mar", dhe me ndihmën e fisnikërisë lokale, shqiptare, vendoset edhe Shqipëria Venedikase. Më vonë, për shkak të kërcënimit turk këto familje fisnike kanë qenë të shpërndara në vende të ndryshme, gjithashtu edhe në veri të detit Adriatik. Këtë ishin të detyruar të bëjnë familjet fisnike Borisi, Bruti dhe Bruni, disa familje tjera kanë ardhur këtu nga kryeqyteti i Venecias, siç ishte familja Carpaccio, e cila në Kopër kishte marrë porosi të mëdha, dhe më pastaj i kishte lënë qytetit veprat më të rëndësishme të pikturës. Në këtë pikë, unë do t’iu kujtoja dëshminë e heshtur të shqiptarëve te thjeshtë, të cilët gjatë fatkeqësive të mëdha shëndetësore të mortajës në shekullin 17, u vendosën në periferinë e Koprit, dhe me zell kanë ruajtur imazhin e frytshëm të Istrës.
* A mendoni se është thënë e tëra për kontributin dhe rolin e Familjeve Borisi, Bruti, Bruni, etj.? Jo nuk është thënë e tëra, kjo është vetëm fillimi, për shtatë muaj është siguruar kjo punë dhe janë gjetur këto materiale, tani mendoj që ne kemi bërë vetëm hapin e parë në mënyrë që historianët dhe personat adekuat të merren me hulumtimin e materialeve që jam sigurt se janë në përmasa ma të mëdha, ku duhet të zbardhet e vërteta dhe të njoftohet opinioni shqiptar dhe botëror.
* Me gjithë këto aktiviteteve tuaja individuale, e kolektive përmes Shoqatës dhe bashkëpunëtorëve, cilat janë planet-projektet tjera që presin të realizohen? Tani jemi në vlugun përgatitjeve të festës kombëtare 28 Nëntori, dhe aktivitetet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen që nuk do të jen të pakta, si vazhdimësinë me Shkollën shqipe të MP, organizimin e promovimit edhe të dy librave, pjesëmarrjen tonë së bashku me vendoret edhe në festat e fundvitit, etj. Ndërsa për vitin e ardhshëm së shpejti do të dalim me një projekt interesant...! * Jemi në muajin nëntor, muajin e festave kombëtare, cili është mesazhi i juaj? Po mesazhi im do te ishte ky: që të punojmë të gjithë, secili në mënyrën dhe aftësitë e veta për të mirë tonë dhe në llogari të kombit, atëherë do të jemi më të fuqishëm. Urojë të integrohemi aty ku edhe e kemi vendin si popull, pra në Bashkësinë Evropiane. Ju bëjë apel të gjithë udhëheqësve politik në të gjitha trojet shqiptare që të punojnë në të mirë të Kombit. Një përshëndetje të sinqertë për lexuesit dhe urime festat e 28 Nëntorit - të gjithë bashkëkombëseve të mijë kudo që janë. Në emrin e lexuesve të falënderohemi për këtë bashkëbisedim. Nëntor, 2015 Bashkëbisedoi: Beqir M. Cikaqi
Miradije Zymberi Avdullahi është lindur më 31 tetor të vitit 1965 në Kapit të Medvegjës, aty ku pushtuesi po mundohej të shuaj gjuhë e kulturë me anë të dhunës së hekurt,vështirë ishte të shkolloheshin vashat shqiptare. Po prindërit e Miradijes si atdhetarë që ishin,si dashamirë të arsimit u shpërngulën në Fushë Kosovë ku Miradija kreu pesë vjet të shkollës fillore, pastaj në Prishtinë kreu shkollën e mesme të daktilografisë dhe vazhdoi studimet. Miradija filloj të mirret me shkrime qysh si fëmijë në bankat shkollore. Ajo shkruan poezi dhe publicistikë, shkrimet e saja i hasim në shumë gazeta dhe revista si dhe në faqet shqiptare në net. Miradije Zymberi kishte disa përmbledhje poetike që po i ruante me kujdesë për të i hedhur në dritën e botimit, por në kohët e pa kohë iu konfiskuan. Ajo nuk u ndal për asnjë çast, ka filluar me të madhe punën e saj në poezi dhe po hapëron tejet bukurnë fushën e poezisë. Si shumë krijues të tjerë edhe zonja Miradije vepron dhe krijon në mërgim. Ajo ka tema mjaft të begatshme nga mërgimi, për vendlindjen, mallin, atdheun, kombin, njerëzit e dashur të vendlindjes, shkollën... e kjo është e shprehur më së miri në vëllimin e saj të parë poetik "Shtigjeve të heshtjes". /Përgatitur nga Shaban Cakolli/ Poezi nga Miradie Zymberi Avdullhi SHTIGJEVE TË HESHTJES U shoqëruam bashkë nga e imja fëmijëri Shëtitëm gjithë botën pa fjalë Të ndrydha në letër të hollë të mbylla në zemër Po ti e ëmbla ime nuk u ankove se të lash pa emër Qëndrove në errësirë pa parë dritë me sy Se na kishin vjedhur diellin mua dhe ty Në gjunjë të bie falje të kërkoj se s'kisha mundësi Të sjellë pak rreze as të të ndez qiri Deshën të të zhdukin barbarët ti e fortë qëndrove Deshën të të heshtin ti dhe e mbyllur zërin s'e shterrove Shtigjeve me heshtjen së bashku ndër vite rrugëtuam Të ndrydhura të ngrira por nga njëra-tjetra s'u larguam Poezia ime të mbajta në shpirt me kujtime Ishe ligjërimi i heshtur i zemrës time Me vite të tëra gjithkund më ndoqe pas Këtu në mërgim për ty gjeta një laps Grilat e hapur i kishim për të dal në liri Çelësin e prangave ta përdorim na mungonte guximi U trimëruam të fuqishme u ngritëm bashkë Heshtjes i dhamë fund tash pa të shtegtojmë kah agimi Sot bëj festë në të madhin nëntor Për herë të parë t'largova nga vetja ime t'përcolla me dashuri Drejtë shtypëshkronjës t'bëhesh nuse me kurorë Të kthehesh prapë tek unë e artë në fletë libri E lumtur do të jem atë ditë Kur ti më në fund do të shohësh pak dritë Errësirës e heshtjes i dhe fund e imja poezi Krahëhapur në kthim të pres të ledhatoj me dashuri
NËNA SHQIPTARE Më preu rrugën djalli Nuk munda të shtegtoj Sot nuk ndalem dot Jetës 'i këndoj Isha gurrë derdhesha lumë Shëndërrohesha në ujëvarë Sërish jam rrugë pafund Hapin kush s'mund t'ma ndalë E pamposhtur -plotë fuqi Si mal i lartë shkëmbgur Do të bëhem përjetësi Si Shqiponjë në Flamur, Më lindi nëna Shqiptare Mirësinë ma mësoi Të ruaj nderin të jem krenare Ballëlartë të qëndroj. SI SHQIPONJË MAJEMALEVE ( I kushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës, Trimit të Kapitit, Florim Rushitit) Në shekuj mbet kreshniku Kapiti këtë trim e rriti I pa mposhtur në beteja Hero Florim Rushiti I urtë për vëllezër e shok U bë shqipe mali trimi Në luftë kundër pushtuesit U nis kur doli kushtrimi Si shqiponjë majmaleve Me pushkë e me flamur Kapiti e Medvegja e halleve Nuk e harrojnë kurrë Në vargan të viganëve Kingj e njohu altari U dha barot e plumb tiranëve Si hero Adem Jashari. Lum Medvegja e lum Kapiti Ty o Kingj që të rriti Me trimëri armikun luftove Për Liri gjakun dhurove HASHIM HAJDINI Armiku krime bëri Deshi të na shfarojë Një gjë ai se priti Tha: S'ka kush t'i mbrojë Çka mendove or shkja Se Medvegja trima s'ka Hashim Hajdini shqipe mali Mori pushkën në krah Zakon e ka shqiptari Pret mikun me bujari Por nëse ia robron vendin E ndjek me trimëri Si Baca Adem qëndrove Hashim trim shqiptar Vdekja nuk të mposhti Jeton në lapidar ATDHEU NA FTON Kam lapsin në dorë Më vërtitet një frymëzim Të shkruaj vargje malli Apo të bëj kujtim Atje ku linda dhe u rrita Tani dua të rri Ka nisur tufani të fryj Me erë borë e shi Fjalët s'më vijnë sonte Nuk i gjej dot rimat Po mundohem kot Të shkruaj për trimat Mendja më është tretur Nuk di pse vallë Humbëm nëpër botë Dhe jam shumë me mall Të shkojmë në Kosovë Atje të bëjmë gjallëri Të jetojmë t'bashkuar Me Nënën Shqipëri. TRIMAT DHE FLAMURI Shtat i kuq i larë në gjak Janë bijtë që ranë u ngritën n'altar Marigona shqipes n'qëndismë i dha hak Kur valo në Vlorë simboli Komëtar. Atje u mblodhën shqipet Të shpallin Pavarësinë Ismail Qemali me trimat Ringjallën Shqipërinë Të bashkuar rreth Flamurit Më të fortë se çeliku Jemi shkëmb i Arbërit Nuk na thyen armiku Trojet e ndara në copa Do t'i bashkojmë të bejmë fuqi Të bindet gjithë Evropa Të mos bëjë më padrejtësi Jemi të gjithë Shqiptarë Flamur me shkabë në mes Fusha e kuqe është gjaku i trimave që kurrë s'vdes VETËM PËR TY A jam fajtore pse të dua Më vret i trishtimit çdo çast çdo mëngjes pres e zgjuar çdo natë emrin ta thërras Vetëm ty të desha në këtë jetë Vetëm ty të shikjonë sytë,e mi Në qiell emrin ta shkruaj mbi re Vetëm për ty akoma marrë frymë Të dhuroj buzëqeshje vetëm ty Faqe të lagura treten një ditë Pa ty ditët nuk bëjnë dritë Pa ty unë nuk shëndritë SONETE Sonte ua hap portën ëndrrave Ato këtë natë si dorëzoj As dhimbjes e ndjenjave Në krahëror errësirës s'ia lëshoj Sonte do marr me buzët e mia Frymëmarrjen tënde si erën e pranverës Të fundosem mes yjesh nga dashuria Pa asnjë fjalë veç me përkëdheljen e hijes Sonte do të zhytem mes krahëve të tu Do të ledhatoj petalet e dashurisë Të ëndërroj se të kam pranë këtu Ti burimi im i lumturisë Sonte të dua pranë meje Kambana e natës fundin të lajmërojë Mes përkëdheljesh t' i shkrijmë ëndrrat Derisa aurora e agut ditën e re të fillojë DIKUR Çdo ditë ngapak mundohem Me laps të shkarravis Ndjenjat seç më zgjohen Për ditët e rinisë Pa brenga kur shëtisja Rrugëve në vendin tim Për ardhmërinë kur flisja Çfarë kisha qëllim Shpirtin kam të bardhë si borë Por nuk ndiej ftohtësi Kam zemrën plotë dashuri e mbaj në dorë Të jetojmë të pandarë deri n' përjetësi
THËRRET LUGINA Jam Lugina, Sërbisë i çoj fjalë Mos u afro Mos më prek në Lapidar Mos më lëndo plagët e janarit Se i kam dhembje e krenari Në damar kam gjak të shqiptarit E të djeg të bëj shkrumb e hi Fjala ime udhëto qiellit të shqiptarisë Mos të më lënë në mëshirën e sllavisë Nuk e lëshoj djepin ku u përkunda Pa ia mbush armikut ballin plumba E të flijohem për këtë vatan Si dëshmorët jetën që kanë dhënë Se në krahërorët tanë E trimave na rrah zemra Që sot n’lapidar me shkronja ari U janë gdhendur emrat Në këtë tokë ku u është derdhur gjaku Veq lulëkuqe mbijnë pranë çdo pragu 17.01.2013 KOHË E SHQELMUAR Sikur të kishte pak çaste të rastësisë së bashku me kohën të i këndonim,lumturisë një ditë apo natë së paku,një baladë po,koha nuk ndalet ikën,pa pyetur për hallet kohë e netëve me yje fryje hallin,fryje ikë dhe shtegëton plot iluzion hijet e jetës me ëndrra i mbulon kohë e marrë djalli hijeshon pëlhura me shkëlqim ngjyrë ari botë e çmendur, merr kthesa ofron mijëra shpresa e prej këtij ofrimit hedh në dyshemet e injorimit mendje e zemër në lojën e vallëzimit një hap, pastaj i dyti nga tundjet shpirti të vjen te fyti ngushëllim i jetës si shami valvitë në këtë lojë vdekja,jetën e gëlltitë. JAM KËTU... Jam këtu ku jam Tek ti Medvegjë vi rrallë Që nga mëngjesi deri në mbrëmje Me mendje të sillem vërdallë Jam këtu ku jam Larg nga ti o vendi im Tek ti shetisë nëpër ëndrra Që nga mbrëmja deri në agim Për t’i mbuluar rrugët e yjeve me hi Shpresat nuk i lëmë të digjen në flakë Po një ditë do t’i flakim ata kufi Se në damar i shqiptarit na rrjedh gjak Le të mbesin vetëm ura kujtimesh Mbi lumin e përditësisë , gurgullimë e ujvarë Do ta largojë era tymin e idhtësisë Do t’sjellë gëzime, kur t’festojmë Bashkimin Kombëtar! ME LINDI NENA SHQIPTARE Më preu rrugën një djall, nuk munda të shtegëtoj, Sot, nuk ndalem dot, jetës do t’i këndoj! Isha gurrë, derdhesha lumë, shndërrohesha në ujëvarë, Sërish jam rrugë pafund, hapin kush s’mundtet ta ndalë. E pamposhtur - plot fuqi, si mal i lart me shkëmbgur, Do të bëhem përjetësi, Si Shqiponjë në Flamur. Më lindi nëna Shqiptare, Mirësinë ajo më mësoj, Të ruaj nderin, të jem krenare, ballëlartë të qëndroj. UNË TË DUA Pranvera - me blerim, lulet , lulezojne, nje shprese e nje premtim, ne qiell, fluturojne. Fjalet i bartë era, shkresat i djeg flaka, ditet - berë te zeza, netet shume te gjata. Ne fytyren shoh, buzeqeshjen magjike, ne syte e tu gezime, Gezuae pra mike! Vazhdo, pa vese, më nuk të trazoj, se ti je rrezeshprese, nuk dua te lendoj. Une te dua shume, dua te me besosh, me këtë rrjedhe lumë gjithkah të blerosh. NGANJËHERË Nganjëherë - dua te kuptoj, at qe Ti do, të permbush me njomësi deshirën tënde! Nganjëherë - me duket, fare s’te kuptoj, të spikas domethenien e mendimit me frymëzim! Nganjëherë - pyes çfare po ndodh ? të hap shtigje për zgjidhje! Nganjëherë - Me behet, se s’të njof ! Dhe meditoj në vetmi, pa lidhje KOSOVË-DASHURIA Një ditë të takohemi ta plotësojmë atë shpresë, aty do të përbetohemi vepra kurrë mos vdese! Eshte qëllim dinjiteti më shumë se përmallimi, kohë me thellësi deti, si ndjenjat - përqafimi. Kjo deshirë do të zgjasë le të bëhet jeta ime, armiku le të plasë ne krijojmë kuptime . Sa e fuqishme ndjesia nuk na mposht furtuna është Kosovë - dashuria që s’e mposhti dhuna! LARGOHESH Me buzeqeshje, ashtu si kam miresinë t’u afrova te nis kuvendimin më pelqeu pritja me thjeshtesine, e nisa perzemërsisht rrëfimin! Pastaj, gjithmonë të kisha pranë e ndjeva sa shume te dua, frynë stuhi sa herë me murlanë s’me largonin prej teja kurre mua! Nisie fillimi , të mbarojë kurrë ta nderpres jo, s’ka kuptim, më ndez diçka ne brendi si furrë se çdo nate te kam në ëndërrim ! Kjo ishte e tera, ja si ec jeta mendova endërra u bë realitet, por doli në shesh e vërteta ndaj , zemra ime të pret ! NJË KOMB JEMI-NJË FLAMUR KEMI Shtat ‘i kuq i juaj i larë në gjak janë bijtë që ranë u ngritën n’altar Marigona shqipes n’qëndismë i dha hak Kur valoj në Vlorë - simbol Kombtar. Atje u mblodhen shqipet Të shpallin Pavarësinë, Ismail Qemali me trimat ringjallën Shqipërinë ! Te bashkuar rreth Flamurit, Ma të fortë se celiku, Jemi shkemb i Arberit, Nuk na then armiku. Trojet e ndara në copa Do t’i bashkojme - të bejmë fuqi, Të bindet gjithë Evropa, Mos bëjë padrejtësi ! Jemi të gjithë Shqiptarë, Flamur me shkabe në mes Fusha e kuqe është gjaku i trimave që kurrë s’vdes! ENDE JAM GJALLË Ja! Më prek ne faqe, Unë, ende jam e gjallë. Jam si manushaqe, dua, ere t’më marre. Dua ! Po çfare dua? As vete nuk di! Shpresa ime ndizet, të ndriçojë n’lartesi. Jeta ime ngjallet fiton një kuptim Jam shqipe qe s’mposhtem, fitoj ne dyluftim! TY Leter të shkruaj, Tani shumë kujtoj, Nje fjale e jotja, Më bëri të mendoj. S’ kam nevojë të mbytem, Më krijoj Perëndia, Në jetë nëse vyshkem, janë ndjenjat e mia. Por, fjalet e tua, Sa më ngjallën shpresë, Me vrragë kam luftuar shpresa mos të vdese. Sa kohë jam menduar, I forte je! Ke zemer ! Vargje të kam shkruar Te mbesish me emër ME FALE ZHGENJIMIN Brigjeve te detit, M’shetisin mendimet, Seç’ m’u keput shpresa, Mbaruan dhe enderrimet. Kaltersine e qiellit, Erresira e perpiu, Lulja ne kopsht, u tha, e nuk biu. Si do t’me zbardh agimi, Drite me s’vjen pr mua, Ndalet dhe burimi, Larg te nje krua. Me pranveren me ike, Nuk e shof gjelberimin, S’me deshe as për mike, Me falë zhgenjimin. UNË JAM MEDVEGJA
Unë jam nga Medvegja Me plagë në krahët e mij, Mbi trojet e mia stërgjyshore Ende sillen korbat e zinjë! Në këtë qindvjetor Lirie Nuk munda të mos vij, Të jem me ju motra Kosovë, Malësi... Iliridë e Çamëri. Të shkojmë të bashkuara Në prehërin e nënës Shqipëri, Për të festuar një shekull Pavarësie E të Flamurit Kuq e Zi. Atje ku rreze Lirie Sot më shumë lëshon dielli, Kuq e zi ku janë veshur Edhe toka e qielli! Ku merr fluturimin shqiponja dykrenare Të shetisë në trojet e Arbërisë, Të nderoj gjithandej ku ka lapidarë Dëshmorët e rënë të Lirisë. Vij me ju bashkë motra këtë ditë Me dallgën vigane të dashurisë, Mos më lini n`mëshirë t`shkjaut Jam rrënjë e trojeve të shqiptarisë. E kemi një gjuhë e një gjak, Një tokë e një diell që na ndriçon, Kem flamurin në mes me shkabë Kuq e Zi në qiell krenar t`valon MEDVEGJË KRENARE
Medvegjë, për ty kam shumë dashuri, dorën time mbi gjoks e qes, në zemër, që ka aq kënaqësi, të mbaj ty, në kujtesë.
Si të mundem të të rrëfej, për ty kam shume mall, nuk humba ashtu pa shenjë, s' vdes, dhe njëherë, tek ti pa ardhë.
Medvegjë, me ty ne zemër jetoj, si dikur, dhe tash ne kujtim nga mjerimi, të lirë të mendoj, do te vi tek ti me nxitim.
Çdo dite e lodhur nga puna vi, kam mall të jem në kullën e vjetër, ofshaj dhimbshëm, mendoj ate bukuri, lodhjen e zëvendëson një ndjenjë tjetër.
Qëndro Medvegjë, e fortë, krenare, djem e bija përshëndetje të dërgojnë, do të kthehen tek ti, me këngë e valle, aty në shesh, Lirinë tënde të festojnë. KAPITIT
Nje dhembje m'shtrengon, ketu larg ne kurbet, Pikellimi shume rendon, se jemi humbur, jemi tret.
Refugjatë, e shume ne azil, jemi ne vend te huaj, t'huajit i behemi servil, e mallin s'ka kush te na e shuaj.
Ketu, larg, pak jam gjallë, s'mund t'a shpreh sa jam merzit, malli shume me ka marre, per ato kodra ne Kapit.
Aty ku shqiptarinë, s'e la ta ze gjumi, edhe pse ne gjuhe te huaj, mesues, Rahim Kosumi.
Aty ku s'la t'i ze terri, te tijet bashkefshatarë, Arsimtar, Sahit Zymberi, per Medvegje u be fanar.
Ku na lindi dhe poeti, me pene duke shkruar, Ramiz Kadriu, frymezim gjeti, trojeve duke u kenduar.
Me ndegjoni o rini: Vendin e huaj mos e lakmoni ! Shpejt dita do t'ju vij, balten e vendlindjes, ta doni. ZËRI DHE MALLI I ATDHEUT I SHPREHUR PËRMES VARGJEVE / Shkruar nga Shaban Cakolli / Miradie Zymberi - Avdullahu: “Shtigjeve të heshtjes”, Klubi letrar”NOSITI”, Dardanë, 2012. Librat e miqëve tanë që po radhiten në vitrinat e bibliotekave tona, për ne janë gëzim i papërshkrueshëm dhe begati shpirtërore. Këto ditë falemnderuar mikes sonë dhe poetës Miradie Zymberi - Avdullahi, në vitrinën e librit tonë u begatuam me librin e radhës të Miradie Zymberi - Avdullahi “Shtigjeve të heshtjes”, për të cilën e përgëzojmë dhe i jemi mirënjohës. Miradie Zymberi - Avdullahi vjen para lexuesit me një përmbledhje vargjesh letrare, artistike dhe atdhetare. Malli ndaj atdheut është tema qëndrore e kësaj vepre ku defilon dashuria ndaj kombit dhe identiteti kombëtar. Miradie Zymberi - Avdullahi shkruan për mallin e atdheut dhe mungesën e tij nga fëmijëria kur familja e saj qe detyruar, të shpërngulet nga vendlindja Kapiti i Medvegjës atë botë kur mbi popullin shqiptar të atjeshëm, u përplasën dallgë të egra shoviniste, me dhjetëra-mijëra ushtarak e polic të huaj të armatosur deri në dhëmbë, ku erdhen me tanke e avione. Kjo furtunë erdhi të shkatërroi çdo gjë shqiptare, para së gjithash shpirtërat dhe zemrat e zjarrta patriotike e revolucionare të rinisë sonë shqiptare. Dashuria për këtë tokë të Luginës, e kanë nxitur Miradien të mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen dhe njerëzit e saj. Nga fëmijëria Miradija mësoj rreth ogjaqeve të Kapitit se sa e rëndësishme është dashuria për atdheun, si jetohet dhe vdiset për këtë dashuri, si mbrohet nderi dhe dinjiteti kombëtar, ajo kuptoj sa e madhe është fuqia e atdheut, dhe kështu në fëmijëri u frymëzua të lexoj e të mësoj shumë për heroizmin e popullit, dëshmorëve të kombit dhe ky frymëzim nuk i erdhi vetëm nga guximi i veprimtarëve të Kapitit, por u frymëzua nga heroizmi i Teutës, Skënderbeut, Abdyl Frashërit, Ismail Qemalit, Ibe Palikuqi, Avni Rrustemi, Mic Sokoli, Idriz Seferi etj… Aty poetja mësoj sa e shejtë është dashuria për atdheun, si jetohet dhe vdiset me nderë, pastaj nga mosha rinore nisi të i përkushtohej me vargje dashurisë së atdheut dhe kombit,e ndër të parat poezi që iu botuan atëhere të kësaj natyre ishin në revistën”Shëndeti". .Ajo ka botuar një gjerdan poezishë nëpër revista, gazeta, faqe interneti, po edhe fletore me poezi që ka vargëruar nga fëmijëria.Ndryshe nga shumë krijues tanë, Miradia na u është paraqitur më rrallë me krijimtarinë e saj,por për asnjë moment nuk iu është ndarë leximit, duke lexuar krijues të mëdhenj ajo jo që ka mësuar shumë gjëra,por është aftësuar bindshëm në fushën e poezisë dhe prozës, edhe pse pasionin më të madh e gjenë tek përkushtimi i poezisë. Vargjet e Miradie Zymberit vijnë me një ndriçim të lartë poetik pavarësisht se në përbajtëjen e tyre dominojnë ngjyrërat e dhimbjeve, në shpirtin e saj buron fuqia poetike. Poezia për Miradie Zymberi - Avdullahi, e cila gjindet në mërgimështë qetësi e shpirtit dhe shërim i plagës. Poetja me një ndjenjë dashamirësie, figura artistike të goditura, i thurr vargje çdo gjë që e rrethon, vëndlindjen e saj po edhe në mërgim ku jeton dhe krijon, duke mos harruar asnjëherë të kaluarën e dhimbshme historike. Shkrimet e Miradie Zymberi-Avdullahi sikur për një kohë patën rënë në heshtje, diçka po e trazonte shpirtin e saj poetik, por fatbardhësisht e hetoi se me heshtjen e penës së saj fillonin të shuheshin ndjenjat, e që këtë poetja nuk mund të e duronte. Pavarësisht se”Shtigjeve të Heshtjes” është përmbledhja e parë poetike e Miradie Zymberit, kjo nuk do të thotë se poetja jonë nuk ka arritur nivele të mbara në rrafshin poetik. Në letërsi nuk luan asnjëherë rol sasia e botimit, por cilësia e vlerave, e në këto vlera Miradia është nyje që bashkon aspektin letrar, ka të shprehur të nuancave të sakta kuptimore, ka mesazhe e ide të qarta, trajton tema historiko-letrare, shpreh emocione dhe i përkushtohet dashurisë kombëtare, vendlindjes ku urrit, kur u dëbua nga ajo, mallin e kujtesën që ruan për te etj…Fundja Miradia mund të ketë edhe shumë përmbledhje tjera poetike për botim,të cilat në të ardhmen dhimbshëm do të i shpërthej para lexuesëve. E themi këtë bindshëm, nga se Miradija është një poete dhe veprimtare me vullnet të pathyeshëm, të cilën e hasim kudo në letrat tona, në faqet e internetit, pastaj në një Forum i cili mbanë emrin e vendlindjes së saj”MEDVEGJA”, forum në të cilin Miradia ka bërë një punë të paepur. Trajtimi i temave dhe mesazheve të Miradies është i dhimbshëm. I dhimbshëm si hasim temat e shumë poetëve tanë, nga se asaj i bie të dëbohej dy herë nga viset shqiptare, njëherë e dëbuar nga Medvegja ku strehohet në Fushë Kosovë dhe së dyti në Kosovën e viteve 90-ta, kur pushtuesi i cili ngazhohej në zhdukjen fizike të shqiptarëve, po ua prishte çerdhën zogjëve të shqiponjave me breshëri automatikësh të gjarpërinjëve shovinist sërbomadh. Atëbotë kur rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona po ujiteshin me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të kombit tonë, katili sllav nuk u kënaqte me kaq por na dëboi pamëshirshëm nga trojet tona, fat të cilin e ndoqi edhe poeten tonë Miradie Zymberin, e cila jeton e vepron në Itali, e zhuritur me mall atdheu. Këtë mall e përjetim, këtë dhimbje e pikëllim, kujtim e qëndresë,lexuesi i vëmendshëm mund të e gjejë të tërin në përmbledhjen poetike "SHTIGJEVE TË HESHTJES ” të Miradie Zymberi - Avdullahi. Fillimisht pak fjalë për poetën: Miradie Zymberi - Avdullahi u lind më 31 tetor 1965 në fshatin Kapit të Komunës së Medvegjës. Qysh në moshën e saj fëmijërore familja e saj u shpërngul nga Medvegja për në Fushë Kosovë, ku Miradija kreu shkollën fillore, kurse të mesmen -gjimnazin e përgjithshëm e mbaroi në Prishtinë. Me shkrime letrare filloi të mirrej nga klasa e gjasht fillore, ku së pari botoi në revistën “Shëndeti”, shkruan poezi dhe prozë. shkrimet e saja i ka botuar në gazetat dhe revistat shqiptare dhe faqe të internetit. Kryesisht mirret me poezi dhe përkohësisht jeton dhe krijon në Itali. Tërësia poetike e kësaj përmbledhje”Shtigjeve të Heshtjes” shtron mallin, dashurinë, plagën e kurbetit, heroizmin e njerëzve të vendlindjes së saj, ku me një ndjenjë të pashuar proteston mes vargjeve për padrejtësitë mbi popullin e vet, shkruan dashuri e mall, për tokën e të parëve, miqët e besës… Libri”Shtgjeve të Heshtjes i Miradie Zymberi - Avdullahi në brendinë e vet ka nëntëdhjetë poezi, ku temat dhimbshëm trajtohen duke filluar nga Nënat Shqiptare, Shqiponjë Majëmaleve, Mall Mërgimtari, Atdheu na fton,Trimat dhe Flamuri, gjuha, gjaku, Medvegja, Adem Jashari e shumë tema tjera kurbeti, malli për atdheun ku bukur vargërisht shpreh emocionet ndaj mallit dhe dashurisë së atdheut me mesazhe të qarta e stil tërheqës, me varg të fuqishëm e përkujdesëje gjuhësore.Tek poezia”SHQIPONJË MAJË MALEVE”, poetja i përkushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës, trimit të Kapitit, Florim Rushiti(Kingji) ku poetja shprehet: Në shekuj mbet kreshniku Kapiti këtë trim e rriti I pamposhtur në beteja Hero Florim Rushiti… Me një mall të ndezur mërgimi, të cilin e hasim te çdo poet i mërguar, edhe Miradia gjejmë mungesën e nënës te poezia me titull ”MË MUNGON NËNË” Kaluan kaq shumë vera S´më pret oj Nënë te dera Po më gërryan kjo mërzi Që s´të gjejë kur kthehem n´shtëpi. Më tej poetja jonë Miradie Zymberi lëngon edhe për humbëjen e poetëve të cilët vdekja na i mori para kohe, kohën kur aq shumë na u deshën, si poetit Ferit Ramadanit, i cili bëri shumë për letërsinë tonë, i cili na la shumë vepra,të cilin e kujtojmë me mall shumë nga poetët tanë, ashtu edhe poetja Miradije. Një poezi tjetër”YLL NË PËRJETËSI” i kushtohet humbëjes së Diellza Berishës në një fatkeqësi komunikacioni, mbesës së poetit tonë të madh dhe të dashur Adem Berishës, i cili pësoi të njejtin fat si Djellza. Sido që të jetë në librin”SHTIGJETVE TË HESHTJES”,vjen një ligjërim lirik, një nivel i bukur artistik, mesazhi i shtegëtimit nga ruajtja e ekzistencës të Luginës, trojeve amnore në veçanti Kapitit ku ndjeu fëmijërinë prej nga u dëbua pa e rritur shtatin. Edhe pse ne bëmë disa venerime rreth këtij libri të bukur, lexuesit mbesin gjëthnjë vlerësuesit dhe mbështetësit kryesor të krijuesëve,por që ky libër meriton të jetë në duart e çdo lexuesi të vemendshëm. Me të e lexuar tërësisht “SHTIGJEVE TË HESHTJES”, kanëpër të lindur dëshira shpirtërisht që lexuesit të tregojnë interesim të dukshëm, për të njohur edhe më shumë shpirtin e më tejmë poetik të poetës sonë Miradie Zymeri - Avdullahi, e cila që tani na lë të kuptojmë se nga tani e tutje nga kjo poete do të njohim shpërthime të fuqishme poetike që do të na gëzojnë me ndriçime të mëdha në fushën e poezisë.