VARGJE ME GRIP Kot bredh Brigjeve të mendjes Ënd֝ërr më ëndërr Viteve Miteve Lëgjendave E historisë Në kërkim të fjalës Së humbur planeteve Edhe nëntë bijat e Zeusit I ka zën gripi E dashur Më nuk i ndihmon Vitamina C E as çaji Me lëng limoni Mbaje veten Perëndeshë (I)lirie Merr ngrohtësinë E trupit tim Puth diellin Mëngjeseve Shpirt jepu Lirikave Që dashuria Ta vrasë sëmundjen E kënga Ta mund vajtimin 22 dhjetor 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen